Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935

    Dramė dashurie

    sapo lexova kete histori qe me ishte ardhur ne email para disa minutash edhe me jane mbushur syte me lot,thjeshte mendoj qe eshte 1 shkrim shum i bukur me 1 histori shum te trishtuar...
    Edhe nga kjo histori ngrej pytjen,pse valle nuk jemi te sinqerte kundra ndjenjave te jona..pse kokfortesia/Krenaria(pride)/Inati etj etj duhet gjithmone te na dalin para... te cilet na kushtojne neve jeten..lotet qe derdhim...

    “ DRAME DASHURIE ”

    Tek po prisja ne qetesi,ne trotuar me shoket e mi,
    U merzita thashe c’te bej,valle me ke te bisedoj,
    Kur papritur aty prane nje vogelueshe me shikon,
    Thashe te shkoj te bisedoj me te ,e pastaj me te te lodroja.

    Por, jo pastaj s’munda te flas,sepse dy syte e saj plot gaz
    Dicka me kujtonin,kohen e shkuar me afronin
    Ne syte e kesaj vogelushje,ngjyre qielli si kristal
    Gjindeshin syte e EDES, qe kisha dashur, e me vone ishim ndare.

    O EDA ku je ti,per pak kohe te harrova
    Ty te shoh vetem ty,EDA ti ta dish se sa te dua une prape.
    Ju afrova une vogelushes,si e ke emrin une e pyeta
    LINDA,LINDA mu pergjigj,me zerin e saj te bute e te lehte.

    O moj LINDA bukuroshe me mua a mund te flasesh
    As me thua mua ti,ke po pret me kaq lumturi
    LINDA e vogel buzeqeshi,une foli e pastaj qeshi
    Po pres mamin une tani,te shkojme te lodrat perseri.

    Po kush eshte valle mami yt,ti nga syte kuj I ngjan,
    Dhe ne balle syte e bukur,te EDES qe dua ti mban
    Ja ku eshte mami im,thirri LINDA e vrapoi
    Nje grua e kapi per dore dhe e perqafoi.

    Oh ne cast sec ndjeva,syte mu erresuan
    Se ne duart e mia pak me pare vajza e ime kish qendruar
    Ne te dy ne ate cast si statuja po qendronim
    EDA me shihte me inat,dhe ne syte e saj nje lot I bukur vezulloi.
    Fryma me merrej me ngulm, shpirti me ish copetuar
    Prane meje, fare prane qendronte EDA qe shume e dua.

    Si vegim ne ate cast,koha e shkuar mu kujtua
    Kur EDA tha se priste femije,dhe une ika e lashe si te huaj,
    Shume kohe me pare kisha kerkuar ,ne lagje e qytet
    Por jo se kisha gjetur,dhe mundohesha qe ne zemren time ta mbyllja kete plage,
    Duke thene se ajo kash vdekur!
    Dhe tani pas 5-vjetesh,para meje me qendronte
    Duke me pare me cudi,si nje te huaj qe nuk deshiron ta shikonte.

    EDA belbezova lehte,ta dish sa te kam kerkuar
    Cdo dite per ty kam menduar,cdo nate per ty kam enderruar
    LINDA eshte vajza ime,me thuaj EDA mos hesht me
    Me thuaj pra ki meshire,te lutem mos me ler te vdes.
    Ajo me pa e inat,dhe filloj te fliste,
    Kete femije qe sot e dashke,pse para 5-vjetesh e braktise.
    Na le e u largove,me le dhe me tradhove
    Duke jetuar ne vetmi,rrita vajzen femi.

    Tani c’pret nuk dua te te shohe,largohu ik sa me larg
    Shpirtin me, mos ma copeto,20 vjece mu me le,fat te zi e jeten ma nxive!!
    Mos valle nuk u ngope e don t’ja nxish jeten edhe kesaj femije.

    Atehere I mallengjyer u ktheva nga LINDA ,hapa krahet me mallengjim
    Qe ti jepja pak ngrohtesi,
    LINDA I thashe jam babai yt,te lutem te pakten ti
    Te lutem mos me braktis,une tha LINDA nuk kam baba
    Babai im a vdekur,mjaft thirri EDA ,LINDA,hajde sot ne rruge helmin kemi gjetur,
    LINDA e vogel ne ate cast,mua me inat me pa,dhe filloj te vajtonte
    Mamin e saj te perqafonte .

    Shkoj shume kohe dhe LINDEN se pashe me,EDEN shihja ne enderr cdo nate,
    Veshur me fustan te bardhe,dhe me pyste perseri ,Pse ke ardhe??
    Nje dite ne lulishte kalova,si gjthmone me melankoli
    Kur pa pritur c’te shikoja LINDA ecte ne vetmi
    LINDA thirra fort vrapova,hapa krahet dhe e perqafova,perhere te pare kur e pushtova
    Ne kraharorin tim tik-taket e zemres se saj degjova.

    Ne duar mbante nje tuf me lule,trendafila gjak te kuq,ne sy cudi kish lot
    Valle mos ishte e semure apo kish lumturi plot
    Mendova se ne syte e saj,lotet nuk ishin vetem gaz,prandaj I thashe me qetesi,hajde te ulemi te dy bashke.
    I ngrita floket e saj kacurrela,dhe e pyeta LINDA lulet kuj po ja dergon??
    Mos mami ka ditelindjen dhe asaj po ja dhuron
    Jo tha LINDA me ze te dridhur, mamit vertet lule po I coj
    Por jo per ditelindje po ne varreza po ja dergoj!!!

    Mami im nuk rron me,vdiq plot trishtim,tek po vdiste plot hidherim,thirri ku je GONI im??!!
    Nuk e di se si ne kembe qendrova,shpirtin se si e frenova,shpirtin qe donte te dilte,sesi e ndalova
    Kapa LINDEN I fshiva lotet,dhe me te per dore ne trotuar,kalova dhe per nga varrezat u drejtova
    Ne te dale te varezave,ish nje varr I ri ,ku me germa floriri ish shkruar EDA, EDA qe vdiq ne rini!
    U afrova dhe u ula, lotet me nuk I durova,varrin filloja ta pushtoja me te puthura ta mbuloja.

    EDA- EDA thirra me ngushellim,te lutem ngrihu vetem njehere, te te shoh ato sy plot zjarr e te vdesim te dy penjehere!
    EDA te lutem ngrihu LINDA te kerkon,EDA-EDA lotet tane nuk degjon
    O ti dhe dhe I zi,te lutem vetem per nje cast,te lutem lere EDEN te dale,te mos rri aty ne varr.
    Pse mes eshtrash e krimbash ,trupi I saj duhet te qendroj,pse valle engjell si ajo s’duhet te shohe drite perseri !!

    Mire pra kete lutje nuk po ma degjon,mesazhin tim plot me lot,dergoja EDES ne ate bote,dhe tregoj plot me gjate,
    se sa shume e dashurova,dhe dhuroj shpirtin tim po se pranoi
    EDA e di mire se une ne varr ty te cova,ndaj I lutem zotit shpirtin tim ne ferr ta coje
    Deshiroj qe shume shpesh te vdes,qe me ty te takohem,qe me ty te bashkohem
    Ne kete cast me lot e ngasherim,ne faqe dicka po luante,ishte buza e LINDES qe me embelsi me foli
    Babi babi ti mos qaj,shpirtin tim mos e copeto,zemren time te vogel ,ti mos e lendo.fjala babi me tronditi,
    O sa shume e kisha pritur,sepse edhe ne enderr kjo fjale me kish ikur,
    Ne kete cast,me gishtin e vogel LINDA dicka po me tregonte,sepse loti im e I saj,mbi fjalet e pistafit te bardhe kishin rene!

    Mos qaj ti LINDA mos qaj se babai ty do te te marre.mora LINDEN per dore,nga varezat te dy dolem
    Ktheva koken menjane sepse dashurine atje kisha lene,bashke me dashurine ,kisha lene edhe shpirtin tim.
    Tani zemra per LINDEN me punonte,qe asaj lumturi ti dhuronte,mora LINDEN une per krah,dhe fot e perqafova,
    Lotet rridhnin curk,ne syte e saj nje shprese shikoja.

    LINDA – LINDA zemra ime,sa fat keqe paske qene
    Njehere e vogel pa baba dhe tani je pa mama.

    Mora LINDEN per dore dhe I mora nje akullore,por nuk e donte rrinte e shikonte
    Po pse nuk e do akulloren LINDA, oh more babi si kur te ishte dhe mami,sa bukur….dhe te tre ne lulishte tani te shkonim,
    Dhe ne zemren tone krahe do te merrte enderrimi!

    Oh ta dish ti o babi,sa shume mami te donte,sa here te kujtonte me te puthura e lot fotografine tende mbulonte!
    Ne ate moment,akullorja LINDES nga duat sec I ra,dhe filloj pas ne gruaje te vraponte
    Mami mami ti me prit,mami mami ti mos ik,
    Kur e pa qe s’ishte ajo
    U kthye nga une me ngasherim, koken mbi trupin tim mbeshteti,ngasherimi I saj me rreshqethi!!

    Qe te dy ne trishtim,
    Ne krahe te njeri tjetrit rrinim
    Dhe yjet lart ne qiell
    Lotet tone shihnin…..!!
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  2. #2
    N Sync with U
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    HoNeYmOoN
    Postime
    48
    Bunny, s'besoj se mund ta quash pride sjelljen e Edes. Ai e braktisi ne momentet me kritike, atehere kur kjo kishte me shume nevoje per te (aq me teper qe ajo kishte femijen e tij) dhe tani qe ju tek ketij te kthehej, ajo duhej te hidhej si e cmendur ne krahet e tij? Please!!! Jeta eshte shume e shkurter per gabime te tilla. Kush ti beje, ti gezoje sepse rob i pasojave do mbetet deri ne fund. Why o' why?

    Mami im nuk rron me,
    vdiq plot trishtim,
    tek po vdiste plot hidherim,
    thirri ku je GONI im??!!
    Firma e dashurise se vertete sepse te gjithe e dime qe ne momente te veshtira, mendja na shkon tek ato qe jane banues te zemrave tona.

    Babi babi ti mos qaj,
    shpirtin tim mos e copeto,
    zemren time te vogel ,
    ti mos e lendo
    So cuteeeeee and unfortunate at the same time!

  3. #3
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Una nuk po them qe jeta eshte e lehte (saqe ajo ti hidhet ne qafe atija).Eshte e qarte qe Goni akoma e donte Eden, edhe fakti qe edhe ajo tha emrin e Gonit para se te vdiste tregon qe edhe ajo ndihej njesoj.Po te ishin treguar te sinqerte keto njerez mos valle do ndodhte vdekja e saj???(tani flas qe mbase ajo vdiq nga zemra e vvvrare..)
    Jemi ne ato qe e bejme jeten ne komplikuar,edhe jane pride/kokfortesia et etj qe nuk na lejne neve te shprehim ato qe duam.
    PrideNPrejudgice pse thua ti cdo mashkull/femer eshte i sinqerte me ndjenjat e tyre ne ket bote(po flas per realitetin..se per mrekullira...pfff)
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  4. #4
    N Sync with U
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    HoNeYmOoN
    Postime
    48
    Jane te gjithe te sinqerte sinqerte? Jo! Megjithate une e konsideroj veten me fat sepse s'me ka genjyer kurre deri me sot dhe kjo me ben ta dua me shume

  5. #5
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    lol...nuk me kuptove..kur them qe nuk tregohen te sinqerte (ose sinqeriteti i tyre limitohet nga pride/kokfortesi)pyetja qe a te do ai person apo jo nuk eshte ne konsiderate fare.
    Une po flisja per ato njerez qe duan por ama jane pjese si kokfortesia/pride et etj qe nuk e lejne shumicen e njerezve te shprehin/ose te hapen.
    konkretisht po mar 1 shembull, 1 mashkull mund ta doje 1 femer aq shum por ama pride i tija nuk e len ate qe te shprehet ashtu si duhet (si ne historine me lart fajsimi qe ka bere Goni nuk e len ate qe ti thote asaj qe akoma te dua ku mbase vdekja e saj do ishte evituar)per kete e kisha gjith fjalen PrideNpre...
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  6. #6
    N Sync with U
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    HoNeYmOoN
    Postime
    48
    yeah, ke te drejte. I guess pride egziston ne secilin nga ne ca me pak e ca me shum. Eshte e lindur. Cfare ti besh. Pastaj jemi shqipo..jeten japim per krenarine Plus eshte fiction...tip Romeo dhe Juliet...

    be cool, bunny

  7. #7
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    loool..e di,kok shkrete fare...
    gezohem qe ne fund u kuptuam......
    gjith te mirat..
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  8. #8
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Normalisht qe historia duket.... dhe eshte e trilluar nga ndonjeri qe nuk ka mundur te shfryj emocionet dhe i ka leshuar freret imagjinates qe e ka sorollatur nga mendimi per te pasur nje femije me objektin e dashuruar e deri tek varrezat dhe tufat e luleve.Pamvaresisht se shumica qenkan prekur nga ky trillim emailesh mua nuk me ben aspak pershtypje pasi nuk ka sensin e origjinalitetit njerezor por eshte nje revansh imagjinativ .(mos me keqkupto ti bunny lol)

    Dashuria e bere strumbullar ne mbrendine e nje personi behet nje kangren i vertet imagjinativ nese nuk i leshon rruge te shkarkohet spontanisht ne fjale dhe ne gjeste.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  9. #9
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Pamvaresisht se shumica qenkan prekur nga ky trillim emailesh mua nuk me ben aspak pershtypje pasi nuk ka sensin e origjinalitetit njerezor por eshte nje revansh imagjinativ
    Ok secili eshte i lire per mendimin e tija,edhe aspak nuk te kam keqkuptua edhe ashtu shpresoj edhe per ty per citimin qe po te bej...por thjeshte dua te bej 1 pyetje..
    mos valle fakti qe shum meshkuj largohet nga partneret e tyre kur ato e marin vesht qe ajo mbeti me barre eshte thjeshte nje imagjinate????Ti thua qe cdo mashkull kur e mer vesht qe e dashura e tyre mbeti me barre te gjithe thone ' ska gje mbaje se gati jam una te behem baba'.?????????
    une thjeshte mendoj se kjo histori reflekton realitetin (mbase jam edhe naive)por eshte fakt qe shum meshkuj sa e marin vesht qe e dashur e tyre mbeti me barre ato o largohen thone qe nuk ka te bej me mua,(dmth te heqi ate krijese qe ato vete sollen ne ket bote)po ashtu ka edhe nga ato qe jane me te matur...(Goni nuk eshte 1 i tille fatkeqesisht ne ket rast)!
    Ty mbase nuk te ben pershtypje ngaqe histori te tilla ke degjuar aq shume saqe nuk te ben vone??lool..
    shpresoj te mos me keqkuptoshe...
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  10. #10
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    bunny

    Pergjigja ime nuk ishte ne kontekstin qe ti e ke kuptuar.Pergjigja ime kishte te bente dic me menyren e erret te disa qenieve te shtypura nga emocionet dhe qe nuk gjejne asgje tjeter pervec imagjinates qe te shprehin talentet e tyre .Mos u habit kam njohur boll persona te tille qe ishin te dashuruar tmerresisht dhe objekti dashurise se tyre as qe e dinte qe nje debil andej matane thurte endrra per te.Me ka qelluar njehere e nje kohe kur kam lexuar nje ditar te nje torollaku qe kishte zbrazur nje strumbullar te vertete emocionesh mbi leter """jam habitur""" cdo gje e shkruar aty nuk kishte asgje te perbashket me rrjedhen normale qe ka nje dashuri ku mund te perfitohet prej saj.Cdo gje arrinte nje kulminacion imagjinativ aq sa te krijonte nje emocion mes perqeshjes dhe keqardhjes dhe deshires per te tymosur sa me shpejt nje cigare dhe per ta larguar mendjen nga ai lemsh imagjinativ,per vete faktin se vajza qe i kushtohej i tere ai ditar nuk pertonte ta dridhte belin me lloj lloj debili andej matane.Ndoshta do te vije koha dhe do te kuptosh qe ""Historite qe jane vertete te dhimbshme jane larg ditareve dhe poezive.......Ato ndodhen ne skutat e shpirtit sepse atje gjejne sinqeritetin e plote dhe vleresimin maksimal qe u takon"".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 06-07-2004 mė 07:07
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letra dhe histori dashurie.
    Nga Era1 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 25-07-2014, 18:05
  2. Ardian-Christian Kyēyku
    Nga Eagle nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  3. Letėr dashurie -- Dhaskal
    Nga Arbushi nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 10:26
  4. A mund tė jetė njė marrėdhėnie dashurie «demokratike»?
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 13:18
  5. SMS dashurie
    Nga two-head-eagle nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 120
    Postimi i Fundit: 21-07-2004, 14:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •