Po lexoja dy dite me pare disa kapituj nga libri "Ushtari i mire Shvejk " i Jarosllav Hashek.
Po jap ketu poshte pjese nga libri duke ftuar cdo admirues te Shvejkut te shkruaj ketu
batutat dhe pjeset qe i kane pelqyer me teper.
Pasi na u vra Ferdinandi yne ne Sarajeve sic dihet filloi Lufta Boterore.Shvejkun e futen ne burg se beri ca komente pa vend ne lidhje me Ferdinandin e Austrise.
Pastaj Shvejkun e cuan para komisionit psikiatrik
Pjese nga kap. III (Shvejku para gjykates)
- Pra ju qenkeni ai zoti Shvejk?
- Une mendoj se ai duhet te jem,meqe edhe babai im quhej Shvejk dhe nena gjithashtu thirrej zonja Shvejk.Une atyre s'mund tu bej nje turp te atille sa tu mohoj edhe emrin.
Hetuesi i gjykates:
- Ama ju keni bere shume pune te bukura! Shume gjera jua rendojne ndergjegjen.
-Une gjithmone kam shume gjera ne ndergjege- tha Shvejku-
Une ,ndoshta,kam ne ndergjegje shume me teper gjera se c'mund te keni ju,shkelqesi.
Hetuesi i gjykates
- Mos vuani nga semundja e tokes?
Jo ,por vetem njehere ,ne Sheshin e Karlit,per pak qe duke me shtypur nje automobil.
Me kaq mori fund hetimi.
Shvejku tha:
Keshtu ,per hir te asaj vrasjes se arkidukes Ferdinandit,mua do te me vizitojne mjeket e
gjykates....
Mjeket e gjykatave jane njerrez te poshter,kerma te gjalla-tha gungaci-Para disa kohesh
ne livadhin tim nxoren nga dheu skeletin e nje njeriu dhe mjeket e gjykates deklaruan se
ai njeri ishte vrare para dyzet vjetesh.Une jam tridhjet e tet vjec dhe,prapeseprape me arrestuan,megjithese kam dokumentin e pagezimit,certifikaten e lindjes dhe figuroj ne rregjistrin e gjendjes civile.
- Une mendoj ,-tha Shvejku,- se keto gjera ne duhet ti shohim pa anuar as andej as ketej.
Cdo njeri mund te gaboje,por ,po qe se per ndonje gje do te rrije e te mendoje per nje kohe te gjate ,atehere gabon me siguri...
Krijoni Kontakt