Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Ushtari I Mire Shvejk

    Po lexoja dy dite me pare disa kapituj nga libri "Ushtari i mire Shvejk " i Jarosllav Hashek.
    Po jap ketu poshte pjese nga libri duke ftuar cdo admirues te Shvejkut te shkruaj ketu
    batutat dhe pjeset qe i kane pelqyer me teper.

    Pasi na u vra Ferdinandi yne ne Sarajeve sic dihet filloi Lufta Boterore.Shvejkun e futen ne burg se beri ca komente pa vend ne lidhje me Ferdinandin e Austrise.
    Pastaj Shvejkun e cuan para komisionit psikiatrik

    Pjese nga kap. III (Shvejku para gjykates)

    - Pra ju qenkeni ai zoti Shvejk?
    - Une mendoj se ai duhet te jem,meqe edhe babai im quhej Shvejk dhe nena gjithashtu thirrej zonja Shvejk.Une atyre s'mund tu bej nje turp te atille sa tu mohoj edhe emrin.

    Hetuesi i gjykates:

    - Ama ju keni bere shume pune te bukura! Shume gjera jua rendojne ndergjegjen.

    -Une gjithmone kam shume gjera ne ndergjege- tha Shvejku-
    Une ,ndoshta,kam ne ndergjegje shume me teper gjera se c'mund te keni ju,shkelqesi.

    Hetuesi i gjykates

    - Mos vuani nga semundja e tokes?
    Jo ,por vetem njehere ,ne Sheshin e Karlit,per pak qe duke me shtypur nje automobil.

    Me kaq mori fund hetimi.
    Shvejku tha:
    Keshtu ,per hir te asaj vrasjes se arkidukes Ferdinandit,mua do te me vizitojne mjeket e
    gjykates....
    Mjeket e gjykatave jane njerrez te poshter,kerma te gjalla-tha gungaci-Para disa kohesh
    ne livadhin tim nxoren nga dheu skeletin e nje njeriu dhe mjeket e gjykates deklaruan se
    ai njeri ishte vrare para dyzet vjetesh.Une jam tridhjet e tet vjec dhe,prapeseprape me arrestuan,megjithese kam dokumentin e pagezimit,certifikaten e lindjes dhe figuroj ne rregjistrin e gjendjes civile.

    - Une mendoj ,-tha Shvejku,- se keto gjera ne duhet ti shohim pa anuar as andej as ketej.
    Cdo njeri mund te gaboje,por ,po qe se per ndonje gje do te rrije e te mendoje per nje kohe te gjate ,atehere gabon me siguri...

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Shvejkun e debojne nga cmendina(Kap IV)

    Me vone,kur Shvejku tregonte per kohen qe kishte kaluar ne cmendine,e levdonte shume jeten qe behej atje:

    _ Me te vertete cuditem se perse zemerohen te cmendurit kur i mbajne te mbyllur atje.Njeriu
    ne cmendine mund te zvarritet lakuriq mbi dysheme,mund te ulerije si cakall,bile edhe mund te
    kafshoj.Sikur t'i bente njeriu keto ne shetitjen e mbremjes,te gjithe do te habiteshin.Kurse atje nje gje e tille eshte krejt e zakonshme.Atje ka nje liri te atille qe socialistet s'e kane pare as ne enderr.... Atje nganjeherre tregonin perralla,pastaj ziheshin me grushte,kur perfundonte keq historia e ndonje princeshe.Me i eger ishte nje zoteri qe thoshte se ishte vellimi i gjashtembedhjete i fjalorit shkencor te Otos.
    Ne cmendine mund te therrisni ,te ulerini,te kendoni,te rrokulliseni,te ecni me te katra,te kerceni me nje kembe,te vraponi perreth,te vallezoni,te hidheni ,te qendroni tere diten ne bisht dhe te hipni mbi mure.Askush s'do t'ju afrohet qe t'ju thote :" Kete gje s'duhet ta beni.Kjo zoteri,s'ju ka hije ,te keni turp,ama qenkeni edhe njeri me kulture".Por ,ne te vertet atje ka edhe te cmendur te urte.Bie fjala ,ishte atje nje shpikes i njohur i cilir pareshtur kruante hundet dhe nje here ne dit thoshte:" Tani sapo zbulova elektricitetin." ...

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Endrra e kadetit Bigler ne te hyre te Budapestit

    Natyra perreth ishte si ne ato ilustrimet e revistes vieneze.

    -Ku po na coni keshtu.
    - Po fluturojme ne qiell,zoti gjeneral,e duhet te kemi kujdes nga kometat.

    Gjeneral Biglerin e zbriten nga automobili dy engjej me uniformen e xhandarmerise fushore.
    - Silluni mire para te madhit perendi i thane kur vajten e lane para nje dere dhe e shtyne brenda.
    Ne mure ishin varur portretet e Franz Jozefit,arkidukes Fridrik dhe shefit te shtabit Konrad von
    Hodgendorf.
    - Kadet Bigler - i thane
    - ju nuk po me njihni.Une jam ish kapiteni juaj,Sagneri,nga kompania e 11 te e marshimit.
    Bigleri ngriu ne vend.
    - Kadeti Bigler me cfare te drejte pervetesuat titullin e gjeneral- majorit.
    Me cfare te drejte,kadet Bigler keni udhetuar me automobilin e shtabit neper xhadene qe te shpinte ne pozicionet e armikut.

  4. #4
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    - ''Kur ne niseshim per marshim,
    ku'rvat qanin me ngasherim..''

    - ''Ne Jarovesh ne po vemi,
    kush nuk beson,borxh nuk ja kemi..''
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 09:25
  2. Ushtari i Epshit
    Nga Kryeplaku nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2007, 19:06
  3. Ai, ushtari, dhe teknologjia
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-12-2004, 19:47
  4. Ushtari dhe cobani
    Nga DEBATIKU nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-05-2003, 16:21
  5. Ushtari vetėvritet me tre plumba
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-12-2002, 07:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •