OSBE nxit mediat shqiptare të informojnë në mënyrë më të pavarur
Tiranë, 8 korrik - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka nxitur dje mediat shqiptare të informojnë në mënyrë më të pavarur nga interesat e pronarëve të tyre, duke thënë se animi në informim ka komprometuar kredibilitetin e mediave, njofton AP. Osmo Liponen, shef i misionit të OSBE-së në Shqipëri, i ka thënë një grupi të botuesish dhe redaktorësh se shqiptarët janë bërë "shumë skeptikë për të vërtetën e prezentuar në media." Shqipëria me rreth 3.1 milion banorë, ka 126 radio dhe stacione televizive dhe 22 gazeta të përditshme, që janë botuar në vitet e fundit. Liponen ka thënë se "punonjësit e mediave duhet të kenë më shumë profesionalizëm, pavarësi dhe përgjegjësi në punën e tyre."
8 Korrik 2004,
QIK Online.
Krijoni Kontakt