Partitė e vogla, kundėr marrėveshjes PS-PD

Partitė parlamentare, me pėrjashtim tė PS dhe PD,kundėrshtojnė marrėveshjen e arritur pėr reformėn elektorale dhe Komisionin Parlamentar. Pėrfaqėsuesit e tyre do tė bojkotojnė pjesmarrjen nė kėtė komision

Elton METAJ

Partitė e vogla parlamentare kanė deklaruar zyrtarisht mospjesmarrjen e tyre nė komisionin parlamentar pėr pėrmirėsimet nė Kodin Elektoral. Ato e kanė cilėsuar komisionin, e ngritur nė bazė tė njė marrėveshje mes Partisė Socialiste dhe asaj Demokratike, si njė institucion antikushtetues dhe qė nuk garanton barazi ndėrmjet forcave politike parlamentare.

Gjatė njė tryeze, Kryetari i Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi, ka cilėsuar ngritjen e komisionit, si njė konflikt mes procedurės demokratike dhe jodemokratike, kushtetuese dhe jokushtetuese. “E gjithė procedura ėshtė antikushtetuese dhe nuk garanton barazinė e votės sė deputetėve e si rrjedhojė nuk garanton as barazinė e votės sė qytetarėve”, ka deklaruar Gjinushi. Nga ana e tij, kreu i republikanėve, Fatmir Mediu, ka propozuar qė deri nė momentin e shprehjes sė Gjykatės Kushtetuese, mbi legjitimitetin e komisionit parlamentar, asnjė nga partitė e vogla parlamentare tė mos jetė pjesė e kėtij komisioni. Njė propozim, i cili pas pak diskutimesh u pranua.

Gjithashtu, Mediu ka kėrkuar, qė nė deklaratėn pėrfundimtare tė mos shtrohej pika, nė tė cilėn tė theksohej se partitė duhet tė vėzhgojnė punėn e komisionit, nėse kushtetuesja nuk u jep tė drejtė atyre dhe lė nė fuqi vendimin e ardhur nga marrėveshja PS-PD.

Kreu republikan ka nėnvizuar se rregullorja e Kuvendit i lejon ēdo deputeti tė jetė vėzhgues nė punimet e ēdo komisioni parlamentar, i pėrhershėm apo ah hoc qoftė ai. Kėshtu qė kjo pikė duhej tė rrėzohej.

Njė mendim i cili u pranua nga pėrfaqėsuesit e tjerė politikė. Nė tryezėn e tyre tė parė, tė mbledhur nė ambjentet e kryesisė sė Kuvendit, “tė vegjlit”, i kanė kėrkuar Kuvendit tė Shqipėrisė tė shfuqizojė pikėn katėr tė protokollit PS-PD. Nė kėtė pikė, ndėr tė jera theksohet se “nė interes tė krijimit tė vullnetit politik, hsumica nė vendimmarrje kėrkon konsensusin e tė dy grupeve parlamentare (PS e PD), tė pėrfaqėsuara nė kėtė marrėveshje”.

Partitė e vogla theksojnė se kjo gjė i diskriminon ato dhe se i lė dorė tė lirė dy forcave tė mėdha, socialistėve dhe demokratėve, tė vendosin nė bazė tė interesave personale dhe duke eliminuar propozimet e tjera, qė mund tė shkojnė nė kundėrshtim me interesat e tyre.

“Tė vegjlit”, pasi diskutimesh kanė nėnshkruar deklaratėn e pėrbashkėt, e cila i atribuohet asaj qė ato e quajtėn “Forumi i Votės sė Lirė”. Ata kanė theksuar se pavarėsisht nga bindjet politike, vjen nga aspirata e pėrbashkėt, ajo pėr zgjedhjet tė lira dhe larg manipulimeve tė mundshme. Pėrfaqėsuesit politikė rėnė dakort qė puna e tyre tė vazhdojė nė tryeza tė tjera tė pėrbashkėta, pėr diskutimin nė bazė tė rekomandimeve tė dhėna nga faktorėt ndėrkombėtarė.

Por, kėto tryeza tashmė do tė jenė mė shumė tė karakterit teknik sesa politik.

Pikat e deklaratės:

- Partitė vendosėn t’i kėrkojnė Kuvendit qė nė zbatim tė rregullores sė vet dhe nė respektim tė sovranitetit tė tij dhe tė Kushtetutės sė Shqipėrisė, tė shfuqėzojė pikėn 4 (katėr) tė vendimit tė datės 01. 07. 2004, lidhur me veton.

- Tė mbėshtesin kėrkesėn drejtuar Gjykatės Kushtetuese pėr deklarimin antikushtetues tė kėsaj pike.

- Tė mos marrin pjesė si anėtarė nė komisionin e lartėpėrmendur, nga i cili “de facto” dhe “de jure” janė pėrjashtuar, deri nė plotėsimin e kėrkesave tė mėsipėrme.

- T’i kėrkojnė OSBE/ODIHR tė pėrckatojė mė qartė qendrimin e vet institucional pėr procedurat qė duhen ndjekur nė zbatim tė rekomandimeve tė tyre.

- T’i kėrkojnė Presidentit tė Republikės dhe tėrė faktorėve ndėrkomėbtarė tė ushtrojnė influencėn e tyre pėr tė siguruar procedura transparente, tė standarteve tė kohės, nė kryerjen e reformave zgjedhore.

- Tė institucionalizojnė kėtė tavolinė, pėr tė mundėsuar pėrcaktimin e qendrimeve tė pėrbashkėta dhe pjesmarrjen aktive tė tyre nė reflektimin adeguat tė rekomandimeve tė OSBE/ODIHR dhe pėr ēėshtje thelbėsore tė Kodit Zgjedhor, me synim kryerjen e njė reforme zgjedhore transparente, nė mbrojtie tė votės sė lirė.