Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382

    Nje ngjarje e rende, sulmohet policia ne KUKES

    Policia shkon pėr tė zhbllokuar punimet nė aeroport, por pėrballet me armėt. “Vetėm zoti na ka shpėtuar”

    Aeroporti, policia sulmohet me armė


    Bashkim Shala

    KUKĖS- Njė grup personash tė armatosur me tė gjitha llojet e armėve automatike kanė hapur zjarr gjatė gjithė paradites sė djeshme ndaj forcave speciale tė ardhura nga Tirana dhe atyre tė komisariatit tė policisė sė Kukėsit qė kanė ndėrhyrė pėr tė zhbllokuar punimet nė aeroportin e Kukėsit. Specialet e pranishme nė vendngjarje si dhe policėt vendorė ia dedikojnė jetėn zotit , ku sipas tyre plumbat ju kanė vėrshėllyer atyre nga tė gjitha anėt. Vėrshėllimin e plumbave qė vinin nga shpatet e malit tė Gjalicės e kanė provuar dhe gazetarėt qė kanė qėnė nė vendngjarje. Gjithēka ka nisur nė mėngjesin e djeshėm, rreth orės 8:00, kur njė grup forcash speciale tė komanduara nga kreu i tyre Artan Didi kanė ndėrhyrė pėr tė zhbllokuar punimet nė Aeroportin e Kukėsit, tė bllokuar prej dy javėsh nga njė grup personash dhe familjesh qė pretendojnė pronėsinė mbi token, ku po ndėrtohet ky aeroport. Nė mbėshtetje tė forcave speciale kanė qenė dhe grupet e FNSH-sė sė Kukėsit dhe ato tė policisė sė komisariatit tė kėtij qyteti. Sipas pjesėmarrėsve nė operacion, me tė mbėrritur forcat speciale nė Aeroport, njė grup protestuesish, tė cilėt kishin zėnė pozicione nė disa kanale nė anė tė aeroportit, kanė hapur zjarr me tė gjitha llojet e armėve ndaj forcave tė policisė. Ndėrkohė policia nuk ėshtė kundėrpėrgjigjur, por ka zėnė pozicion duke u mbrojtur pas betoneve tė bunkerėve qė janė shkulur nga territori ku po ndėrtohet aeroporti. Mė pas grupi i armatosur ėshtė tėrhequr drejt lagjes Krenzė tė fshatit Shtiqėn rrėzė malit tė Gjallicės, duke vazhduar ritualin e hapjes zjarr me tė gjitha llojet e armėve ndaj forcave tė policisė, ndėrsa policia ka vazhduar tė mos kundėrpėrgjigjet. Rreth orės 12:00 nga territori i Aeroportit forcat speciale tė ardhura nga Tirana janė tėrhequr, por grupi i armatosur ka vazhduar tė hapė zjarr edhe ndaj policėve tė Kukėsit tė cilėt gjendeshin nė aeroport.
    Policia akuzon vendorėt pėr situatėn
    Bėhet e ditur se drejtori i forcave speciale, Artan Didi, dhe drejtori i policisė sė qarkut tė Kukėsit Ylli Tafili kanė mbajtur kontakte gjatė dy ditėve tė fundit me protestuesit pėr tė zhbllokuar nė mėnyrė paqėsore punimet nė aeroport, por ka qenė e pamundur. Tė martėn drejtori i forcave speciale Didi dhe ai i drejtorisė sė Policisė sė qarkut tė Kukėsit, Tafili, kanė mbajtur kontakte tė vazhdueshme me drejtues tė pushtetit vendor nė Kukės qė tė ndėrhyjnė pėr tė zbutur tensionet, por pėrfaqėsuesit e pushtetit kanė qenė tė paaftė tė bėjnė njė veprim tė tillė. Drejtuesit e policisė akuzojnė pushtetin vendor nė Kukės pėr gjendjen e krijuar duke zvarritur pambarim zgjidhjen e konfliktit tė pronėsisė. Krahas bisedimeve me drejtues tė pushtetit vendor, burime nga drejtoria e policisė sė Kukėsit, bėjnė tė ditur se drejtori i pėrgjithshėm i forcave speciale Artan Didi, po pėrgatit plane pėr tė arrestuar grupin e armatosur. Pėr kėtė qėllim ai ka kėrkuar ndihma nga Ministria e Rendit Publik nė forca dhe mjete. Burime tė sigurta gjithashtu bėjnė tė ditur se pėr tė neutralizuar grupin e armatosur drejtori Didi ka kėrkuar angazhimin e njė numri tė madh forcash dhe specialistėsh, pasi policia ka informacione se me kėtė grup ėshtė bashkuar dhe njė kontigjent i rrezikshėm i personave nė kėrkim tė cilėt disponojnė edhe radio policie dhe armė snajper. Ndėrkaq prokuroria e rrethit tė Kukėsit ka hapur njė proces penal ndaj grupit tė armatosur . Sipas prokurorit Xhevahir Lita ndaj kėtyre personave ėshtė ngritur akuza e kundėrshtimit me armė tė forcave tė policisė dhe vrasjes sė mbetur nė tentativė. Si provė materiale prokuroria ka administruar raportin e policisė pėr kėtė ngjarje si dhe dėshmitė e policėve pjesėmarrės nė operacion tė cilėve ju kanė fluturuar plumbat mbi kokė dhe pėrmes kėmbėve.. Ndėrkaq pas kėsaj ngjarje kryetari i bashkisė sė Kukesit Osman Elezi ka tentuar tė hyjė nė lidhje telefonike me tė gjithė pjestarėt e kabinetit qeveritar, por sipas Elezit tė gjithė ministrat kanė qėnė tė padisponueshėm. Pas shumė pėrpjekjesh, krybashkiaku i Kukėsit ka mundur tė hyjė nė lidhje me zv/kryeministrin Namik Dokle, ku ky i fundit i ka premtuar kryebashkiakut angazhimin e qeverisė pėr zgjidhjen e kėtij problemi.

  2. #2
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Amon edhe ti si bohesh! Dava katunaresh ne nje vend te parendesishem. Ne mos i vrafte shteti per pronat, do vriteshin mes vedi per pronat. Same difference

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Injoranca dhe harbutlliku ka qene karakteristike e popullit shqiptar. Nerzit e kane me te lete qe pe te zgjidhur problemet e tyre, ne vend qe ti drejtohen gjykatave e ligjit, veprojne kafshllikshe duke bllokuar rruget, gjujt me gure e me plumba policise, djegie e shkaterrime. Nuk eshte ky rasti i pare, ka plot te tjera. Pasaj na vjen dhe cudi ne pse sna fusin ne evrope. NJe thote qe fajin e ka sala, tjetri todi. Jo ore jo, fajin e ka koketrashesia jone shkullore. Nuk kam nigju nai anglez une te marri atomatikun fshatse e ti gjuj policise se ka probleme administrative me shtetin. Dhe ceshte me e keqja, keto zullume jane si me shumice duke fillu nga bathorja e vashdu larte neper shkrepa.
    KOKETRASHE e pike.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    AEROPORTI NE KUKES, PERLESHJE MES BANOREVE DHE POLICISE, 6 TE PLAGOSUR

    6 persona kane mbetur ne plagosur mengjesin e sotem ne qytetin e Kukesit, pas nje perleshje mes policise dhe banoreve te zones ku po behen tentativa te ndertohet aeroporti. Sipas njoftimeve te para situata eshte tensionuar kur makinerite kane rifilluar punimet per ndertimin e aeroportit. Ne kete moment kane reaguar banoret te cilet ne menyre demonstrative jane shtrire ne hapsiren ku eshte ngritur kantieri dhe kane deklaruar se nuk do te lejojne qe te punoje asnje makineri.Mesohet se te plagosurit jane nga te dy palet, nderkohe qe armet e zjarrit nuk jane perdorur. Konfliktet per ndertimin e aeroportit te qytetit te Kukesit kane nisur prej kohesh, Banoret pronare te truallit kerkojne kompensim nga qeveria dhe jane te vendosur per te vazhduar protestat deri ne plotesimin e kerkesave.

    top-channel.tv
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Tre tė plagosur, midis tyre dy punonjės policie dhe njė protestues. Policia ndalon 4 persona, midis tyre dhe protestuesin e plagosur.

    Aeroporti, pėrleshje mes banorėve dhe policisė, tre tė plagosur


    Bashkim Shala

    KUKĖS- Protestues, pretendentė pėr pronarė tokash ku po ndėrtohet aeroporti i Kukėsit dhe forcat e policisė janė pėrleshur dje mes tyre. Pėr pasojė janė plagosur me mjete tė forta (gurė) dy punonjės policie dhe njė protestues. Alfred Maksuti, inspektor i policisė kriminale nė komisariatin e Kukėsit dhe njė polici i repartit 711 tė Tiranės janė tė plagosurit nga radhėt e policisė, ndėrsa nė mesin e protestuesve ėshtė plagosur si pasojė e goditjes me shkop gome, Ajet Gjuta, 46 vjeē, nga fshati Shtiqėn i Kukėsit. Ndėrkaq, forcat e policisė sė Kukėsit kanė shoqėruar nė komisariat shtetasit Sali Bajram Gjuta, Ajet Bajram Gjuta (protestuesi i plagosur), Zaim Ali Gjuta, dhe Albert Ajet Gjuta, lindur dhe banues nė fshatin Shtiqėn. Burime tė policisė sė Kukėsit thanė se tė gjithė kėta persona janė shoqėruar nė komisariat pasi ata kanė kundėrshtuar forcat e policisė, duke i goditur ato me mjete tė forta. “Pėr kėtė ėshtė njoftuar prokurori i rrethit , ku po punohet pėr zbardhjen e ngjarjes”,-thuhet nė komunikaten e drejtorisė sė policisė sė qarkut tė Kukėsit.
    Ngjarja
    Punimet nė aeroportin e Kukėsit kanė mė shumė se tre javė qė janė ndėrprerė pėr shkak se njė grup qė pėrfaqėsojnė rreth 40 familje tė fshatit Shtiqėn pretendentė tė 32 hektarėve tokė ku po ndėrtohet aeroporti nuk kanė lejuar firmėn MAK-ALBANIA pėr tė vazhduar punimet. Mė 6 korrik, forcat speciale tė ardhura nga Tirana tentuan tė zhbllokojnė punimet, por ato hasėn nė rezistencėn e njė grupi tė armatosur, tė paidentifikuar ende nga policia, tė cilėt hapėn zjarr ndaj specialėve dhe policisė vendore me tė gjitha llojet e armėve automatike. Qė prej 6 korrikut, forcat speciale kanė marrė nėn kontroll aeroportin, por nuk i kanė mbushur mendjen kompanisė MAK-ALBANIA qė tė fillojė punėn, pasi kjo e fundit ka kėrkuar garanci 100% gjatė kryerjes sė punimeve. Tė martėn, prefekti i Kukėsit, Shaqir Shehu ka mbledhur nė zyrėn e tij pėrfaqėsues tė kompanisė supervizore INFRATRANSPROJECT, qė mbikėqyr punimet nė aeroport, drejtorin e policisė sė qarkut Ylli Tafilin, ku dhe ka urdhėruar qė kompania MAK-ALBANIA tė fillojė nga puna, pasi do tė sigurohet nga uniformat blu. Pas marrjes sė urdhrit nga prefekti, pėrfaqėsuesit e kompanisė INFRATRANSPROJECT kanė njoftuar kompaninė ndėrtuese MAK-ALBANIA pėr fillimin e punės. Dhe nė mėngjes rreth 100 forca speciale me jelekė antiplumb, kallashnikovė e skafandra si dhe dhjetėra forca tė policisė vendore kanė rrethuar aeroportin e Kukėsit. Ndėrkohė 15 –20 protestues qė pretendojnė pronėsinė mbi tokėn pėr njė pjesė tė aeroportit qėndronin ulur nė tokat qė siē thonė ata “janė tė tyret”. Nga ana e tyre, drejtuesit e operacionit policor kanė siguruar kompaninė MAK-ALBANIA qė tė nxjerrė nga parkingu makineritė e rėnda pėr tė rifilluar punėn. Dhjetėra forca speciale kanė rrethuar ēdo cep tė aeroportit , ndėrkohė qė forca tė tjera policore kanė zėnė pikat kyēe nė afėrsi tė fshatit Krenzė, ku me 6 korrik nga ky fshat u gjuajt me armė ndaj policisė. Mjetet e rėnda tė kompanisė MAK-ALBANIA kanė filluar nga puna tė shoqėruara nga grupe forcash speciale dhe policia vendore. Fillimi i punės ka irrituar grupin prej 10-15 personash , tė cilėt fillimisht kanė kėrcėnuar manovratorėt, pėrmes telefonave, duke i urdhėruar ata qė ta lėnė punėn. Por rezistenca e manovratorėve dhe e policisė pėr tė vazhduar punėn, ka shtuar irritimin tek grupi i vogėl i protestuesve, tė cilėt kanė filluar tė kėrcėnojnė me vdekje manovratorėt si dhe tė hidhnin gurė ndaj mjeteve tė rėnda tė kompanisė MAK-ALBANIA. Nė kėtė moment ka ndėrhyrė policia, por ka hasur nė rezistencėn e grupit tė protestuesve, ku tashmė gurėt janė drejtuar ndaj tyre. Si pasojė ėshtė plagosur me gurė nė kokė oficeri i policisė kriminale tė Kukėsit Alfred Maksut. Policia ka identifikuar si autor tė gjuajtjes me gurė 13-vjeēarin A.Gjuta ndaj tė cilit ėshtė ndėrhyrė pėr ta neutralizuar. Nė kėtė moment ka ndėrhyrė i ati i tij, Ajet Gjuta dhe si pasojė e pėrleshjeve me policinė ai ka mbetur i plagosur nga goditjet e shkopit tė gomės. Gjatė kėsaj pėrleshjeje e cila nuk ka zgjatur mė shumė se dhjetė minuta ka mbetur i plagosur me gurė dhe njė polic i FNSH-sė Tiranė. Oficeri i policisė kriminale Maksuti ėshtė dėrguar pėr mjekim nė spitalin e Kukėsit dhe pas njė terapie intensive me serume ka dalė nga spitali, ndėrkohė qė protestuesi Ajet Gjuta nuk ka shkuar pėr mjekim, por ka kėrkuar qė tė pozojė para kamerave. Pas kėtij incidenti makineritė e MAK-ALBANIA-s kanė ndėrprerė punėn duke u rikthyer nė parking, ndėrkohė qė bllokimi i punimeve nė aeroportin e Kukesit ka hyrė nė javėn e katėrt. Pėrleshja midis policisė dhe grupit tė protestuesve ėshtė filmuar nga policia shkencore.
    LINDI EDHE "ANDREA"

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  2. I penduari i bandes se Durresit: Deputeti i PDK-se, Aleks Keka, korrier droge
    Nga daniel00 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 28-10-2009, 03:41
  3. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  4. Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 23-12-2007, 09:06
  5. Policia e vret. Kush do ta mbrojė qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •