Planin e qeverisė sė Beogradit pėr kthimin e serbėve tė shpėrngulur nga Kosova, administrata e Kombeve tė Bashkuara nuk e ka komentuar, me arsyetimin se kjo administratė pret sė pari pjesėmarrjen e subjektit tė minoritetit serb Kthimi nė qeveri, dhe marrjen e postit tė lartė nė zyrėn e kryeministrit pėr koordinimin e kthimit tė serbėve. Ndėrsa ekspertėt kosovarė thonė se ai plan nuk prezanton asgjė tė re nga planet e mėhershme pėr kolonizimin e Kosovės. Projekti pėr kthimin e serbėve tė shpėrngulur nė Kosovė sipas profesorit Rifat Plaku, ekspert pėr ēėshtjet demografike bazohet nė shifra tė fryra, ėshtė egoist pasi flet vetėm pėr kthimin e njė komuniteti dhe ėshtė pėrzierje nė kompetencat e administratės sė UNMIK-ut.
Paralajmėrohet ngritja e lagjeve tė tėra, e lokaliteve tė tėra dhe ato nė zonat qė Beogradi i ka skicuar dhe ato janė nė zonat mė vitale, mė neuralgjike tė Kosovės, gjė qė tregon pėr karakterin e pasojave largpamėse tė qarqeve tė caktuara tė Beogradit, ka thėnė prof. Plaku, i cili gjithashtu ka shtuar se projekti mė i ri nuk dallon ai i ish qeverisė sė Millosheviēit. Bazuar nė tė gjitha statistikat e deritanishme tė regjistrimit tė popullsisė nė Kosovė, prof. Plaku thotė se shifrat nuk mund tė kalojnė 200 000 veta tė popullatės sė tėrėsishme tė serbėve nė Kosovė, e jo mė tė kalojnė numrin prej 300 000 serbėve sa i parashikon ky plan pėr kthim.
Shifra 300 000 nė Kosovė me kėto norma tė shtimit mund tė arrihet diku nė vitin 2085, prandaj kemi njė mashtrim tė opinionit njė ekzagjerim tė pabesueshėm tė numrit, i cili shndėrrohet nė mjet tė fuqishėm politik propagandistik pėr nevojat e ditės, thotė Rifat Plaku.
Efektet, tė cilat Beogradi dėshiron ti paraqesė me kėtė projekt sipas zotit Plaku, janė mė tepėr pasoja tė karakterit politik, tė cilat do ti mbanin peng institucionet vendore, me akuzėn se nuk po zbatojnė politikė demokratike dhe nuk e kanė realizuar projektin e kthimit tė tė gjithė tė shpėrngulurve.
Shifra 300 000 ėshtė nė natyrėn e manipulimit serb. Do tė jetė kryefjalė dhe kryekėrkesė edhe pėr territorin, edhe pėr pronėn edhe pėr parlamentin, por edhe do tė shėrbejė si mjet efektiv i fuqishėm propagandistik, se edhe shqiptarėt paskan zbatuar njė politikė tė pastrimit etnik tė 300 000 serbėve., thotė prof. Plaku.
Ndėrkohė ekspertėt kosovarė janė ankuar fuqishėm nė institucionet vendore, pėr faktin se nuk kanė ngritur njė komision tė posaēėm pėr kthimin e tė gjithė tė shpėrngulurve, pėrfshirė kėtu edhe shqiptarėt, boshnjakėt, romėt etj.
teme e pergatitur nga intervista me Prof. Rifat Plaku, ekspert demografik ne Kosove.
Krijoni Kontakt