Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    S'paguhen prej 9 muajsh, i rreh policia

    Si ka munci qe shteti jon esht kaq *-motre", njerzit po vdesin per buken e gojes, kurse ata dergojn forcat blu te ushtojn dhune ndaj tyre. Po nuk esht nje turp i math, kur dy prinder si ze gjumi naten se nuk kan ca ti japin femijes te nesmen per te ngren. Si e mendoni ju?


    “Ministria e Industrisė na ka mashtruar”. Plagosen disa protestues dhe njė polic, si pasojė e pėrleshjes

    Policia, pėrleshet me metalurgėt

    Ish-metalurgėt e Ferrokromit prej ditėsh nė protestė pėr marrjen e 9 pagave tė premtuara

    Gjergj Marku

    BURREL- Ish- metalurgėt e Uzinės sė Ferrokromit qė prej disa ditėsh janė hedhur nė protestė pasi nuk kanė marrė 9 pagat mujore tė premtuara nga Ministria e Industrisė dhe Energjitikės dhe Albkromi, pas dhėnies me koncension tė kėsaj uzine kompanisė italiane D’ARFO janė pėrleshur dje me policinė e cila ka qenė nė gatishmėri pėr pėrballimin e situatės. Si pasojė e konfrontimit, nė radhėt e protestuesve ka pasur disa tė plagosur si dhe shumė tė lėnduar, pa pėrjashtuar kėtu dhe disa gra ish-punonjėse tė kėsaj uzine. Po ashtu ka mbetur Policia, pasi ka veēuar drejtuesin kryesor tė protestės, presidentin e BSPSH-sė Gėzim Kalaja, ka shoqėruar nė polici dhe dy protestues tė tjerė, mes tė cilėve drejtuesin e sindikatės sė metalurgėve tė uzinės Xhemal Kurtin dhe njė ish-metalurg tjetėr, ndėrsa ka bėrė ndalimin e njė shtetasi tjetėr qė fillimisht u pandeh si person qė kishte pasur armė, por qė rezultoi qė atė t’ia kenė gjetur nė shtėpi pas njė kontrolli.

    Fillimi i protestės

    Dje ishte dita e gjashtė radhazi qė ish-metalurgėt e ferrokromit zhvillonin protestėn e tyre, duke i mėshuar kėrkesave tė tyre ekonomike, dhėnies sė 9 pagave qė Ministria e Industrisė dhe energjitikės dhe Albkromi nuk ua ka paguar pas dhėnies me koncension tė kėsaj uzine kompanisė italiane D’ARFO.
    Pėrveē ritualit tė pėrditshėm tė mbledhjes nė sheshin kryesor tė qytetit, ata i janė drejtuar dhe rrugės nacionale, duke e bllokuar atė. Protestuesit kishin paralajmėruar se dita e djeshme do tė karakterizohej nga veprime tė pėrshkallėzuara. Njė gjė e tillė u paralajmėrua dy ditė mė parė dhe nga Gėzim Kalaja dhe disa pėrfaqėsues tė sindikatės sė Matit, nė njė konferencė shtypi pėr mediat nė Tiranė. Lėvizjet e protestuesve, por edhe tė policisė nė rrugėt e qytetit tė Burrelit, janė shtuar rreth orės 08:00. Dy persona me motoēikletė dhe megafon lėvizės, qarkullonin nėpėr qytet pėr tė shtuar radhėt e protestuesve, nė mėnyrė qė protesta e tyre e menduar si e fuqishme tė kishte pėrkrahje tė mbarė qytetit. Kjo ka bėrė qė pėrkrahja tė shtohet, ndaj dhe kjo gjė u ka dhėnė zemėr sindikalistėve pėr t’i shkuar protestės deri nė destinacionin e pėrcaktuar, bllokimin e rrugės, nė vendin e quajtur “Kthesa e Sanės” nė tė dalė tė Burrelit, rrugės pėr nė Klos. Gjetja e kėtij vendi, me sa duket, ka qenė dhe simbolik, pėrderisa prej andej vijnė dhe makinat e kromit qė furnizojnė aktualisht uzinėn. Pas dy tri fjalimeve tė shkurtėra tė pėrfaqėsuesve tė sindikatės, protestuesit i kanė rėnė nga sheshi “Zogu i I-rė”, mė tej unazės rreth ish-hotel turizmit tė Matit, nė sheshin “Demokracia”, pėrgjatė rrugės “31 Korriku” nė drejtim tė vendit ku do tė bllokohej rruga nacionale.

    Konfrontimi me policinė

    Pasi kanė ecur disa dhjetėra metra pėrgjate kėsaj rruge, protestuesit qė lėshonin parulla “poshtė hajdutėt e ministrisė”, “duam paratė tona”, “policia ėshtė me ne” dhe kėndonin “ejani bashkohuni me ne”, i janė drejtuar kordonit tė pėrforcuar tė policisė. Nė krye tė forcave tė policisė, qė ishin shtuar prej ditėsh nė numėr, pikėrisht pėr shkak tė kėsaj proteste, ishte shefi i komisariatit Arben Dashi, qė u ka dalė para protestuesve qė priheshin nga presidenti i BSPSH-sė Gėzim Kalaja. Ai ka kėrkuar tė sqarohej me Kalanė, me qėllim qė protestuesit tė ktheheshin mbrapsht, pasi atyre u ishte dhėnė leje pėr tė protestuar vetėm nė sheshin dhe rrugėt e qytetit dhe jo pėr tė bllokuar rrugėn. Janė dashur fare pak minuta bisedė qė tė kuptohej se dy eksponentėt, ai i sindikatės dhe i policisė nuk do tė merreshin vesh, ndaj turma e egėrsuar ėshtė afruar dhe ka rrethuar presidentin Kalaja. Nė kėtė moment pjesa tjetėr e turmės ka vazhduar rrugėn drejt kordonit tė policisė, por ėshtė pėrballur me shkopinjtė e gomės nga ana e uniformave blu. Si pasojė, shumė prej protestuesve kanė mbetur tė lėnduar, ndėrkohė qė njėri prej tyre, ish- metalurgu Hysen Bushi, 50 vjeē, ka rėnė pa ndjenja nė tokė si pasojė e shkopinjve tė gomės tė policisė. Nė momentin qė mbi trupin e tij qėllohej me shkopinj gome, ish-metalurgu invalid thoshte se ishte i sėmurė, por zėri i tij i mekur nuk dėgjohej, pasi vuante nga njė sėmundje nė kordat e zėrit. Njė makinė policie ėshtė afruar pranė 50-vjeēarit Bushi, duke e dėrguar atė nė komisariat. Irritimi i policisė ka ardhur dhe si pasojė e plagosjes rėndė tė njė inspektori rendi, i dėmtuar keqas nė syrin e majtė. Ai ėshtė qėlluar nga njė person jashtė turmės, qė ndodhej sipėr njė ndėrtese, dhe sipas organizatorėve nuk ka qenė protestues por provokator. Moment tronditės ka qenė dhe lėshimi i njė tulle nga njė pallat, por qė pėr fat nuk ka kapur asnjė prej palėve, protestues apo policė. Moment, gjithashtu, i vėshtirė ka qenė dhe pėr disa gazetarė qė janė gjendur nė mes dy zjarreve, por qė nuk janė lėnduar as nga policia dhe as nga ana e protestuesve.

    Bllokimi i rrugės

    Bllokimi i rrugės ka ndodhur nė kohėn kur policia ėshtė shmangur pėr njė moment pas marrjes sė lajmit pėr plagosjen e kolegut tė tyre. Njė grup protestuesish i ka rėnė njė rruge shkurt dhe kanė dalė tek Kthesa e Sanės, duke bllokuar rrugėn nacionale. Si pasojė dhjetėra makina nga tė dy anėt e rrugės, Peshkopi- Milot dhe anasjelltas, janė detyruar tė presin pėr njė orė nė diell, pasi nuk janė lejuar nga protestuesit. Uniformat blu kanė rendur menjėherė nė drejtim tė vendit ku ishte bllokuar rruga, por kėsaj radhe nuk kanė ndėrhyrė me forcė. Qindra protestues, nė mes tė cilėve dhe gra e fėmijė, ishin ulur kėmbėkryq nė rrugė, dhe ishin gati dhe tė flijoheshin. Ylli Miha, 23 vjeē, njė djalė i goditur keqas nga shkopinjtė e policisė, thotė pėr gazetėn se nė protestė kishte dy prindėrit e tij dhe nuk kishte si tė rrinte larg atyre, qė e kanė lėnė rininė e tyre nė uzinė dhe tashti trajtohen si lecka. “Tė gjithė nė shtėpi jemi tė papunė, por siē e shihni policia na godet. Ne nuk jemi kriminelė”,- thotė 23- vjeēari. Edhe kryetari sindikatės sė pavarur tė Matit, Hamdi Lala, e ka ndier kėrcėnimin e policisė. Sipas tij, pas kthimit nga Tirana ku kishte dhėnė njė konferencė pėr shtyp, i janė dėrguar fjalė tek shtėpia se do ta pėsonte. “Ne nuk jemi kundėr ligjit. Kemi kryer gjithė veprimet ligjore madje me avokat. Por siē e patė dhe vetė, jemi rrahur keqas, kemi 3-4 gra tė lėnduara, 2 grevistė tė dėmtuar dhe tė tjerė”.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Genti^Itali : 08-07-2004 mė 07:53
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    S'paguhen prej 9 muajsh, i rreh policia

    E Enjte, 08 Korrik 2004

    Rreth 500 punetore te minierave te ferrokromit te marra nga italianet e DARFO-s, protestuan dje ne diten e gjashte se bashku me familjaret, per mosdhenien e pagave, ne vleren 400 milione leke. Bllokohet pa afat rruga kombetare. Forcat e rendit qellojne me shkopinj gome, duke cuar ne spital 6 metalurge e gra te tyre. Deshmite dhe akuzat

    Ardian BUSHI

    BURREL - Kerkonin prej kohesh pagat dhe kishin nisur prej nje jave protestat ne rruge, por rrihen nga policia, ish-punetoret e minierave te ferrokromit te marra nga italianet e DARFO-s ne Burrel. Nder protestuesit e dhunuar qe moren ndihme mjekesore ne spitalin vendor, ishin edhe familjare, mes tyre edhe gra. Ata kerkojne marrjen nga shteti, te pagave te nente muajve, te papaguara ne nje shume prej 400 milione lekesh. Protestuesit, drejtoheshin nga kryetari i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise, Gezim Kalaja dhe drejtues te sindikatave te tjera. Nderkohe, burime zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Policise thane se "keta punonjes te Uzines se Ferrokromit, kerkojne rrogat e papaguara prej nente muajsh nga administratoret e kesaj uzine". Nje dite me pare, protestuesit kishin marre leje nga policia per zhvillimin e ketij tubimi, nga ora 07. 00-09.00 ne sheshin e qytetit. Por, 500 protestuesit, kane vendosur te bllokojne rrugen kombetare deri ne plotesimin e kerkesave te tyre. Shefi i komisariatit te policise se Burrelit Arben Dashi, ka kontaktuar me drejtuesit e protestes, por pa gjetur gjuhen e perbashket. Sipas tij, "ne keto kushte, per te ndaluar protestuesit, forcat e policise kane nderhyre per lirimin e rruges". Disa protestues kane tentuar ta cajne me force kordonin e policise, duke hedhur gure dhe mjete te tjera te forta mbi te. Nga ky konfrontim ka mbetur i plagosur rende polici Shefqet Pasha, qe eshte derguar menjehere ne spitalin e qytetit. Ne lidhje me kete ngjarje, forcat e policise se komisariatit te Burrelit kane shoqeruar dhjete persona, si dhe kane ndaluar nje shtetas, ne makinen e te cilit u gjet nje pistolete pa leje. Prokuroria e ketij rrethi ka nisur procedim penal per personat e implikuar ne kete ngjarje, pas denoncimit te bere nga komisariati i policise se Burrelit.

    Si nisi konfrontimi

    Incidenti nisi ne oren 09.00 te mengjesit te djeshem. Mbi 500 protestues, metalurge dhe familjare te tyre, dolen ne diten e gjashte te tubimit me leje. Fillimisht grupi manifestues, ka levisur ne shetitoren e qytet dhe deri tek sheshi "Zogu i Pare", ku kishin edhe leje te ligjshme mitingu, nga policia. Me tej ata marshuan me kembe deri ne rrugen kombetare qe lidh Burrelin me Bulqizen, Peshkopine dhe Dibren e Madhe, te vendi i quajtur kthesa e Sanes. Ata kane bllokuar kalimin e automjeteve ne te dy krahet e aksit kombetar duke hedhur thirrje kunder firmes italiane dhe autoriteteve te shtetit.

    Perleshja me policine

    Pasi kaluan disa minuta, forcat e policise kane nderhyre duke kerkuar qe te zhbllokohej rruga. Policia tha se tubimi ishte i ligjshem por jo bllokimi i aksit kombetar. Ne keto caste ka nisur edhe konfrontimi mes paleve. Thirjes se policise turma i eshte pergjigjur duke qelluar mbi te. Forcat policore jane kunderpergjigjur duke i goditur shume protestues, me shkopinj gome. Ne incident e siper, eshte goditur edhe polici i FNSH-se se Dibres Shefqet Pasha. "Ai ra pa ndjenja ne toke dhe koleget e tij nuk i kontrolluan me veprimet duke goditur kedo qe u dilte perpara ne rradhet e protestuesve", pershkruan per "Korrieri"-n, ngjarjen, nje deshmitar ne vendngjarje. Qemal Bici, metalurg 40 vjecar protestoi bashke me te shoqen. Ai tregon se u rrah nga policia. "Ata na provokuan dhe na qelluan padrejtesisht. Dhunen e perdoren jo vetem ne rrugen kombetare qe thane se ishim te paligjshem por edhe jashte saj". Ne konfrontim me policine i plagosur seriozisht ka mbetur metalurgu Cen Bushi i cili u dergua ne gjendje te fiketi ne spital. Por mes 15 qytetareve qe u dhunuan, mes tyre edhe kater gra, gjashte u detyruan te marrin ndihme mjekesore ne spital.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Dhuna, "te ikin gazetaret"

    E Enjte, 08 Korrik 2004
    Nderkohe policia nisi dhe nje aksion te dyte, kete here per largimin e gazetareve me cdo kusht. Duke i kercenuar dhe goditur edhe ata. Ne konfrontim me policine jane perballur edhe gazetare dhe kameramane te cilet kishin ardhur per te pasqyruar ngjarjen. Korrespondenti i "Korrieri"-t, Ardian Bushi, eshte kercenuar dhe i eshte tentuar t'i merret aparati fotografik, nen thirrjet qe te mos fiksoje dhunen qe po perdorej.


    "Ne situaten e krijuar, ne beme me te miren"

    E Enjte, 08 Korrik 2004
    BURREL - Duke u shprehur ne lidhje me zhvillimet e djeshme, shefi i komisariatit te policise se burrelit arben Dashi, i tha "Korrieri"-t, se policia ka zbatuar vetem ligjin. Ne i kemi dhene leje te zhvillojne protesten ne sheshin "Zogu i Pare" dhe jo te bllokonin rrugen kombetare", u shpreh ish drejtori i policise se Korces Arben Dashi. "Pervec kesaj nga turma filluan te hidheshin gure te cilet edhe plagosen rende policin Shefqet Pashen, i cili pefundoi ne spitale dhe eshte qepur me nente kapese ne koke. Ndersa nga protestuesit nuk ka patur te plagosur", tha Dashi. Ai shtoi se "per te gjithe kundervajtesit qe kane shkelur ligjin po behet kallezimi dhe do te pergjigjen para ligjit". Kryepolici qe ka drejtuar edhe komisariatin e Elbasanit, tha se "ne situaten e krijuar ne beme me te miren dhe e menaxhuam duke mos e lene te percipitonte". A.B


    Policia, sharje protestuesve

    E Enjte, 08 Korrik 2004

    Ne momentet qe protestuesit jane perplasur me forcat e rendit te Burrelit si dhe ato speciale, ne vendngjarje ka qene edhe kryepolici Arben Dashi. Sipas raportit te korrespondentit tone, Dashi ka fyer tubuesit me fjale te renda nen motivimin se "askush s'mund ta preke policine". Keto fyerje jane pritur keq nga protestuesit te cilet i jane kthyer te tensionuar duke akuzuar se po provokoheshin nga uniformat blu dhe drejtues te tyre.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kalaja: Kete dhune s'e kam pare ne 14 vjet demokraci

    E Enjte, 08 Korrik 2004
    BURREL - Kryetari i Sindikatave te Pavarura Gezim Kalaja e vleresoi keshtu situaten qe perjetoi dje paradite: "Nuk kam pare dhune me te tmerrshme nga ana e policise per keto 14 vjet demokraci. Pervec goditjes se protestuesve jane goditur edhe qytetare te ndryshem te cilet ishin ne trotuar. I vetmi mekat qe kane bere protestuesit eshte se kerkojne te mbijetojne, pra kerkojne buken e gojes. Protesta do te mbaronte paqesisht pa te plagosur dhe te lenduar, por policia i ka goditur dhe masakruar protestuesit. Megjithate protesta do te vazhdoje edhe neser e ne vazhdim derisa te vijne parate e ish-punonjesve ne Burrel". A.B
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Minatoro metalurget si ne gjithe boten e qyteteruar kane te drejte te kerkojne paga me te larta e kushte pune njerzore..

    Format e Protestes jane te ndryshme dhe sipas ligjeve qe ka percaktuar parlamenti.. duhen perdorur gjithcka e lejueshme .. nga Grevat e deri tek marshimet a mitingjet..etj..

    Mirpo.. Ne kushtet e vendit tone ku teknika do nje mirmbajtje te larte per shkak se eshte teper e vjeter dhe e amortizuar..pra e sterkonsumuar.. dhe protesta duhet te behet me llogjike qe "mishi te piqet e helli mos digjet"..pra te deklarohen kerkesat e te pakenaqurve por dhe forma e protestes te jete e atij stili qe nuk i shqetson qytetaret e tjere dhe nuk demton tekniken e fabrikave apo minierave..

    Me njefjale vet puntoret duhet qe te bejne grev a marshim por dhe nje sy ta mbajne mbi disiplinen teknike se neser ata vete do jene ata qe jeten e tyre do e sigurojne nga ajo teknik qe kane ne perdorim..

    Psh Minierat nuk durojne lenije pune disa ditore sepse e keqja qe sjell mOS PUNA.. shkakton nje zinxhir problemesh deri ne shkaterrim te instalimeve te brendeshme..

    po keshtu dhe ne fusha tjera nuk eshte e keshillueshme Greva sikurse Mjekesia apo sektor tjere jetike..

    GeziM kalaja duhet te dije se krahina e Dibres kalon neper Burrel kur do te shkoje ne Tiran a Shkoder e Durres.. dhe bllokimi i rruges Nacionale nuk eshte i drejte..

    Nje grua Shupenzo-Maqellarase a Bulqizako -klosiane a Qaf Bullase..ndoshta don te pjelle ate dite..e Ajo e fmija ne bark nuk kane detyrime karshi metalurgeve.. Ajo duhet te gjendet tek Glozheni ne Tirane qe te linde..

    Pra metalurgo Minatoret duhet ti thrrasin rradakes e te bejne protesta brenda rregullave..

    Policia ka vepruar drejte qe nuk i ka lejuar te bllokojne rrugen Diber-Bulqize-Klos -Burrel-Milot..Tirane etj..pejk..

    policia u ka dhene Leje per tek Sheshi... e pra cte semes duan ata ne Rrugen e makinave?

    le ta tregojne me VOTA ata llogjiken politike e jo me anarshi..

    Ketej votojne Ruco Nano Ram Luanat ..pra hajdutet ketej bejne gjullurdi..

    Po keshtu katundaret e Kukesit ne se eshte e vertete se kane qelluar te paret mbi policine me arme..duhet te denohen rende pamvaresisht nga kauza qe pretendojne te mbrojne..
    polici eshte djal i nje Nene e ska pse te haj plumb nga askush..per cfaredo arsye qofte..

    pejk..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 08-07-2004 mė 17:28

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Keta edhe cameve i futen nje dru ne parlament. Eshte totalitarizmi i Nano degjernerimit ne Shqiperi tashme. Na erdhi dhe nje Enver tjeter, por te pakten ai ka bere gjith ato gjera per ate Shqiperi, ndersa ky na sjell plerat, rref njerezit etj etj.

    Nderrmarja e puttanave Italiane qe na kane blere me rrushfete gjith ferrokromin, sjellin edhe pleherat, dhe ky plehra qe kemi ne pushtet i ndihmon qe ta kete te sigurte vjedhjen e votave te ardhshme.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Lene sekur lexova qe per ambasador paskemi Zotin Leontiev Cucin nga skandali ne krans montana jam bindur se PSSH vazhdon te drejtoje vendin...Shpresoj qe ta gjeje kolera ate vend dhe ta perpije sa me shpejt....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  8. #8
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Ne pritje te pagave, metalurget serish ne proteste

    E Premte, 09 Korrik 2004

    BURREL - Rreth 400 metalurge dhe te aferm te tyre dolen serish dje paradite ne nje tubim per te kerkuar marrjen e pagave te nente muajve me vlere 400 milione leke qe i detyrohen prej kohesh pas largimit te tyre nga uzina e ferrokromit e privatizuar nga italianet e DARFO-s. protesta dje ishte me e qete dhe policia ka qendruar korrekte, pasi nje dite me pare u perdoren shkopinjte e gomes duke lenduar gjashte protestues. Ndersa nje efektiv policie u plagos ne konfrontim me manifestuesit. Gjate protestes se djeshme, metalurget bllokuan serish rrugen kombetare qe lidh Burrelin me rajonet e tjera veriore. Ne parrullat e tyre dje, manifestuesit hodhen akuza ndaj ministrit aktual te energjetikes Viktor Doda duke e fajesuar per mospagesen e tyre per nente muaj. Nderkohe autoritetet vendore dhe te derguar nga dikasteri u mblodhen dje bashke me perfaqesues sindikale, duke kerkuar nje zgjidhje per likujdimin e ish metalurgeve. Manifestuesit dhe sindikalistet qe i drejtonin ne proteste, theksuan se jane te prirur per te kryer tubime paqesore dhe theksuan se nuk donin te konfrontoheshin me policine.

    Nderkohe policia tha dje zyrtarisht se mitingu i dhunshem qe u zhvillua te merkuren, duke nisur ne sheshin "Zogu i Pare", nga rreth 400 punetore te uzines se Ferrokromit, u krye nen drejtimin e Kryetarit te B.S.P.SH, Gezim Kalaja. "Ne perfundim te tubimit, protestuesit tentuan te bllokojne rrugen hyrese, por policia i ka penguar. Veprimi i tyre me gure ka plagosur inspektorin e rendit Shefqet Pasha, i cili ndodhet ne spital jashte rezikut per jeten", sqaroi policia. Sipas saj, "disa protestues me Gezim Kalaja e Jonuz Xhetani, tek kthesa e Sanes, kane bllokuar rrugen per pak kohe dhe kane bere thirje per vazhdimin e protestes ne ditet e ardheshme, nderkohe qe materialet per kundravajtje penale iu derguan prokurorise. Policia e Burrelit njoftoi sakaq se ka arrestuar pas incidenteve te djeshme, Edmond Farruku, 27 vjec, banues ne Burrel, pas akuzohet se ne bashkepunim me shtetasin ne kerkim Agim Bushi, kane kercenuar ne krye te detyres dy punonjes te policise. Burimet zyrtare thane se nga kontrolli, ne banesen e Edmond Farrukut, u gjet dhe u bllokua nje automatik pa leje. Ngjarja ndodhi nje dite me pare kur forca policore te Komisariatit te Burrelit kane qelluar me shkopinj gome, nje numer protestuesish ndersa ata protestuan per mosmarrjen prej nente muajsh te pagave te uzines se Ferrokromit ne Burrel.

    Ne nje konference per shtyp dje, kryetari i Bashkimit te Sindikatave te Pavarura Gezim Kalaja tha se "dje ishte perplasja me e madhe mes policise se nje shteti kapitalist dhe punetoreve qe kerkonin te drejtat e tyre". Sindikatat qe drejtuan protesten u shprehen se rreth 400 ish-punonjes te uzines se ferrokromit, ne vitin 2002, si rezultat i privatizimit, jane larguar nga puna. Pas kesaj, ne nje marreveshje mes ish punonjesve, shtetit dhe kompanise Darfo te ferrokromit, u vendos te marrin 25 paga mujore por ne fakt iu dhane vetem 16 paga. Aktualisht kerkohet marrja edhe e nente pagave te tjera. A.Bushi
    LINDI EDHE "ANDREA"

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. I penduari i bandes se Durresit: Deputeti i PDK-se, Aleks Keka, korrier droge
    Nga daniel00 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 28-10-2009, 03:41
  3. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  4. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  5. Policia e vret. Kush do ta mbrojė qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •