Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Manipulohen votat e deputeteve ne Kuvendin Popullor

    Opozita kėrkon masa ndėshkimore pėr shkelėsit e votimit pa prezencė dhe largimin e Pėllumbit

    PD: Tė hetohet votimi pėr tė pėrndjekurit

    Kreu i Kuvendit akuzohet se ndėrpret fjalėn e opozitės
    Vota pėr ish-tė pėrndjekurit politikė do tė hetohet nga Kuvendi.


    Elisabeta Ilnica

    Opozita ka kėrkuar dje, veē dorėheqjes sė kryeparlamentarit Pėllumbi, edhe verifikimin e numėrimit tė “butonave”. Vendimi ėshtė marrė gjatė mbledhjes sė djeshme tė grupit tė PD-sė, ku ėshtė propozuar qė Komisioni i Ligjeve dhe ai i Rregullores e Mandateve, tė nisin pėrkatėsisht procedurat pėr shkarkimin e Pėllumbit dhe hetimin pėr votimin nė Parlament, gjatė miratimit tė ligjit pėr ish-tė pėrndjekurit politikė. Duke e ngarkuar Pėllumbin me pėrgjegjėsinė dhe moszbatimin e rregullores sė Parlamentit, lideri demokrat, Sali Berisha, ka theksuar se kėrkojmė urgjentisht qė tė ndėrhyjnė tė dy komisionet parlamentare. Sipas tij, anullimi i votimit, nga ana e Pėllumbit, erdhi vetėm se ai u kap befasisht duke vjedhur votėn, jo se kishte dėshirė “tė rrėfehej”. “Kryetari i Parlamentit u kap me presh nė dorė, jo se e dorėzoi vetė plaēkėn e vjedhur. Historia e llambushkave tė tij, gjatė seancės, ishte njėlloj si hajduti qė i thotė bashkėpunėtorit qė m’i fik pak dritat, sa tė grabis unė”, tha dje kreu i PD-sė. Sipas tij, posti i Pėllumbit ėshtė vėnė nė dyshim, edhe nga vetė socialistėt, por kanė heshtur pėr shkak tė presioneve tė kryetarit tė tyre, Nano.

    Largimi i Pėllumbit

    Do t’i shkojmė deri nė fund. Ky ka qenė premtimi i djeshėm i Berishės, para grupit tė tij parlamentar, pėrsa i pėrket largimit tė kreut tė Kuvendit. Ai ka argumentuar se Pėllumbi, jo vetėm ka vjedhur votat e deputetėve, por nė mėnyrė tė pėrsėritur, ka shkelur rregulloren nė mėnyrė flagrante. Duke i sugjeruar atij qė t’u kėrkojė falje deputetėve tė opozitės, dhe mė pas tė japė dorėheqjen, Berisha tha se “nė rast se nuk e bėn njė veprim tė tillė, atėherė do ta bėjmė ne pėr tė, me tė gjitha mjetet qė na lejon Kushtetuta”. Ai e ka akuzuar Pėllumbin pėr diskriminim tė sė djathtės nė Parlament, duke ua ndėrprerė fjalėn ose duke mos ua dhėnė fare, qoftė edhe pėr procedurė. Gjithashtu, Berisha ka bėrė retrospektivė pėr prerjen e sinjalit televiziv shtetėror, kur nė Parlament kanė referuar pėr ēėshtje tejet tė rėndėsishme, deputetėt e opozitės, pėrfshirė dhe atė vetė. Sipas tij, “nė asnjė moment qė opozita ėshtė dhunuar nė Kuvend, Pėllumbi nuk e ka ushtruar funksionin e tij. Pėrkundrazi, nuk ka bėrė gjė tjetėr, veēse ka legjitimuar dhunimin e parlamentarizmit nė Shqipėri”.


    Rregullorja
    Kryetari s’dėnohet, nėse “vidhet”

    Rregullorja e Parlamentit nuk parashikon asnjė ndėshkim pėr kryetarin e Parlamentit, nė rast se vidhet vota. Duke qenė se nuk janė shėnuar precedentė tė tjerė, nė “kushtetutėn” e vogėl tė Kuvendit nuk ka sanksione. Vetėm nė Nenin 99 tė rregullores, thuhet qė “Votimi ėshtė vetjak. E drejta e votės nuk mund tė delegohet. Votimi bėhet i hapur ose i fshehtė”. Megjithatė, nė rast delegimi tė votės, nuk sqarohet se ēfarė duhet tė ndodhė. Nė kėtė dokument janė radhitur njė sėrė detyrash pėr kryetarin e Parlamentit, por jo pėr fatin e tij, nė rast se nuk i zbaton kėto detyra. Nė dispozitat paraprake tė rregullores, thuhet se “kryetari kryeson debatin nė Kuvend, drejton punimet, siguron respektimin e tė drejtave tė Kuvendit dhe tė anėtarėve tė tij, nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe Rregulloren e Kuvendit, deklaron hapjen dhe mbylljen e seancave ose tė sesioneve tė Kuvendit, drejton dhe njofton mbylljen e diskutimeve, cakton radhėn e votimeve, njofton rezultatin e votimit”. Megjithatė, duket qė rregullorja ua lė gjithė barrėn e gabimeve sekretareve, pėr tė cilat thotė se “verifikojnė zhvillimin e votimit tė hapur dhe njoftojnė drejtuesin e seancės, pėr rezultatet e tij”.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Vetėm pėr njė votė nuk arrin tė miratohet projektligji pėr ndalimin e importit tė plehrave

    Nano humbet maxhorancėn

    Shumica dhe pakica, vota tė barabarta: 59. PS-sė i ikin 7 socialistė dhe 4 aleatė

    Anila Rama

    TIRANE- Qeveria e drejtuar nga kryeministri Fatos Nano humbet pėrfundimisht maxhorancėn nė Parlament. Dje nė njė provė force nė votimin pėr ndalimin e importit tė plehrave maxhoranca u pėrfaqėsua me zor tė madh nga vetėm 59 deputetė. Nė fakt kjo shifėr doli nga votimi nė tėrėsi se nė atė nė parim maxhoranca kishte vetėm 55 vota. Pėrveē votave tė deputetėve socialistė mbėshtetės tė ish -kryeministrit Ilir Meta, qė prej kohėsh mbajnė qėndrim tė kundėrt nga grupi i PS-sė, Nano ka humbur sė fundi edhe votat e aleatėve tė vjetėr, PSD dhe PBDNJ, tė cilėt dje nuk u bashkuan me qėndrimin e mbajtur nga socialistėt pėr votimin e amendamentit tė hartuar nga lėvizja “Mjaft” pėr ndalimin e importit tė plehrave pėr prodhimin e energjisė. Maxhoranca socialiste, sė bashku me dy aleatėt e vegjėl, PAD dhe PAA, me vėshtirėsi arriti tė merrte vetėm 59 vota kundėr moratoriumit tė “Mjaftit”. Por po kaq vota, 59, u shprehėn nė mbėshtetje tė kėtij moratoriumi qė u shqyrtua me procedura tė pėrshpejtuara nga komisionet parlamentare, vota qė ishin kryesisht tė deputetėve tė partive opozitare, pėrfshirė aty edhe 11 votat qė jo shumė kohė mė parė i pėrkisnin maxhorancės, 7 deputetė mbėshtetės tė Metės, dy tė PBDNJ-sė, Kristo Goxhi, Ligoraq Karamelo si dhe 2 tė PSD-sė Skėnder Gjinushi e Gaqo Apostoli, ndėrsa munguan nė votim nga aleatėt vetėm Vangjel Dule dhe Paskal Milo. Amendamenti nė fjalė, i pėrmirėsuar pas ndryshimeve tė bėra nė komisionin parlamentar tė Ligjeve, vetėm pėr njė votė nuk arriti tė bėhej pjesė e ligjit dhe tė miratohej, pasi rezultati i votimit nė tėrėsi ishte i barabartė, 59 pro dhe 59 kundėr miratimit tė tij, procedurė kjo jo e zakonshme nė seancat parlamentare. Madje gjatė votimit nė parim, amendamenti arriti tė siguronte shumicėn e thjeshtė me 59 vota nė mbėshtetje tė miratimit tė tij, pasi socialistėt kishin vetėm 55 vota kundėr, ndėrsa 7 ishin abstenime. Tė vetmit qė abstenuan gjatė dy votimeve nė tėrėsi dhe nė parim, ishin deputetėt socialistė Petro Koēi, Ilir Zela dhe Taulant Dedja. Ndėrsa tre socialistėt Durim Hushi, Luan Rama dhe Ilir Gjoni tė ndodhur nėn presionin psikologjik tė kryetarit tė grupit parlamentar tė socialistėve Gramoz Ruēi, qė kontrollonte gjithė lėvizjet e deputetėve tė tij, shfaqėn nė harkun kohor tė 10 minutave, dy qėndrime krejtėsisht tė ndryshme, herėn e parė duke abstenuar, ndėrsa nė votimin nė tėrėsi, u bashkuan me votat kundėr tė grupit parlamentar. Tashmė socialistėt do tė duhet tė bėjnė mirė llogaritė, pėrpara se tė paraqesin nė Kuvend projektligje tė rėndėsishme, apo votime, nga do tė varet ēėshtje qė mund tė ndikojnė drejtpėrdrejt nė vazhdimin e mėtejshėm tė qeverisjes sė tyre. Ndoshta rezultati i votimit tė djeshėm nė Parlament mund tė pėrforcojė idenė e hedhur nga dy zyrtarė tė lartė tė selisė rozė pėr afrimin e zgjedhjeve parlamentare tė planifikuara nė qershor tė vitit tė ardhshėm. Nėse kjo ishte thjesht njė presion pėr aleatėt dhe grupin e Metės, dje nė Kuvend u provua se nuk ka mė maxhorancė.
    LINDI EDHE "ANDREA"

Tema tė Ngjashme

  1. Tė drejtat e shqiptarėve nė Maqedoni
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 10:32
  2. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  3. Grushti i Shtetit ne Kili 1973 - Fakte dhe mithe
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 20:25
  4. Perse ndodhi grushti i shtetit ne Kili 1973.
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 23:04
  5. Ekzekutimi i deputetėve tė opozitės sė parė tė '45-ės
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 07:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •