Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18

Tema: Fotografitė

  1. #1
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    Fotografitė

    Vinte era tym. Ne endrren e plakes tare, vinte era tym. Ajo ishte 91 vjec, e kishte dekada te tera qe te gjitha endrrat i vinin era tym, por kjo ere tymi, ishte shume me reale se zakonisht. A thua se tymi i kishte dale nga koka dhe nuk ishte gje tjeter vecse ekrani ku endrra luhej si film. Ku ka tym, ka zjarr mendoi plaka tare me qartesine e nje njeriu qe e di qe eshte ne enderr, por qe edhe mund te mos jete enderr.
    Tymi u dendesua aq shume, sa qe plaka tare filloi te kollitej. Oh jo, nuk po kollitej me ne enderr, kjo ishte kolle e vertete, kolle e shkaktuar nga dioksidi i karbonit qe ishte ne ajrin e atij apartamenti diku ne whitechapel, ne adelina road. Sikur te mos ishte zgjuar ate moment, por le te themi nje minute me vone, ben vaki te mos ishte ngritur fare nga krevati, tymi do e kishte cuar ne nje vend pertej endrrave, pertej halucinacioneve, muskujt do i ishin bllokuar krejt, e do kishte vdekur ne krevat. Koroneri do mendonte se kishte vdekur ne gjume, dhe komshinjte, dhe shperndaresit e “Evening Standard” do thoshin, gjynah, po te pakten vdiq ne gjume.
    Por ajo u zgjua. Tymi i hyri ne sy dhe nuk shikonte dot asgje. Nuk eshte per t’u cuditur qe edhe pleqte kane instikt mbijetese; sa do qe nje njeri te jetoje, deshiron te jetoje edhe me. A eshte deshira instikt? Ne ate moment, nderkohe qe apartamenti po digjej, plakes tare i kishin ngelur vetem instiktet. Instikti i orientimit e beri qe te gjente deren e dhomes e te dilte perfundimisht perjashta ne korridorin e perbashket te pallatit, ku instikti i turmes e beri qe ti binte deres se komshinjve e t’i nxirrte nga rreziku i zjarrit edhe ata.
    Gjithcka qe vazhdoi ndodhi me shpejtesi shume te madhe. Historia u tregua ndryshe nga shume njerez te ndryshem, qe qe te gjithe ishin prezent. Po e tregoj edhe une, si per theofanin.
    Ne fillim komshinjte e zbriten plaken tare poshte; apartamenti i saj ndodhej ne kat te trete. Pastaj ajo filloi te perpelitej sikur te kishte ndonje siklet me te madh se djegja e shtepise. Kur u duk sikur po e merrte veten nga tronditja, te parat fjale qe filloi te thoshte ishin, “Fotografite. Po me digjen fotografite”. Komshinjte, te frikesuar si c’ishin, se mos zjarri u merrte edhe shtepite e tyre filluan t’a qetesonin, por nuk ishte e lehte, -asnje sirene zjarrfikseje nuk po degjohej akoma. Ajo nuk pranonte kurresesi qe te qendronte e ulur. “Syte dukeshin sikur i shndrritnin nga nje ide e cmendur”, qe fraza qe perdori Moira Jeffers.
    Tymi dilte nga dritaret e apartamentit si te dilte prej oxhaqesh krematori. Duke i lene komshinjte ne konfuzion e siper, plaka tare filloi te ngjitej lart. Edhe pse komshinjte nuk mund te degjonin asgje, pasi ishin shume larg e plot me klithma alarmi kur e pane qe mori rrugen drejt zjarrit, pothuajse te gjithe thane se neper dhembe ishte duke murmuritur, “Fotografite, fotografite”.
    Me te hapur deren e apartamentit, nxehtesia i dogji vetullat dhe mustaqet e holla prej plake. Cau perpara. Zjarri nuk dukej. Tymi nuk e lejonte te shikonte as pertej hundes se vete. Me hamendje beri per nga dera e dhomes ku ndodhej senduku me fotografi, nga ku edhe nxehtesia vinte edhe me e madhe. E kishte humbur krejt. Shpresa e cmendur se mund t’i gjente fotografite te padjegura ishte me e fuqishme se cfaredolloj Forme Deshirore. Floket i moren zjarr nga nxehtesia dhe pizhamat qe kishte veshur iu ngjiten me lekuren, dhe ia depertuan lekuren duke formuar nje mase qe ziente nga nxehtesia ne nje trup akoma te gjalle, por qe nuk ndjente gje.
    “Fotografite, fotografite”.
    Sapo hapi deren e dhomes, nje qenie qe shfrynte zjarr sikur te ishte duke shkrepur aparatin fotografik; nje demon i shemtuar i dale nga skutat e thella te ferrit uleriti nje shperthim gjigand flakesh qe e coi plaken tare brenda te qindes se sekondes ne jeten e pertejshme.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #2
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    E di qe nuk eshte as e dobishme, e as e keshillueshme qe t’i prezantoj personazhet ne menyre kaq te papritur, aq me teper te prezantoj njekohesisht, dy, apo edhe tre e me shume personazhe qe nuk kane lidhje fare me njeri tjetrin e qe ekzistojne te shkeputur kronologjikisht nga njeri tjetri. Por une eksperimentoj. Doktori me kerkoi te eksperimentoja per arsye terapike e te shkruaja; une shkruaj dhe eksperimentoj per arsye estetike. Ma merr mendja ketu eshte pika ku tregimi im e humbet formen lineare, e kapercen qafen e bretkoses, tretet si njollat e drites ne filmin fotografik dhe fillon e tendoset sintetikisht ne te gjitha drejtimet qe mund t’i jap.
    Atehere, pa e zgjatur, Let the games continue!
    Kosta kishte zene nje ngjale te ve aq te pasur, sa te thyente koken me pare, e pastaj te paguante doktoret me te mire per te t’a ngjitur prape. Si i thone nje llafi, beme baba te te ngjaj, kosta ishte dyshues edhe per gjerat me te vogla. Gjate nje bisede te shkurter qe kishte pasur ngjala me te atin e kostes, ai kishte vene re qe ata njiheshin me shume se c’linin te kuptohej. Me nje fjale, kosta dyshonte se i ati e kishte kaluar ngjalen ne duar para se t’a kalonte kosta. Nuk i behej vone, se fundja nje e **** eshte nje e **** e ata nuk i kishin premtuar njeri tjetrit me shume se nje te **** ne jave, po se c’kishte dicka perverse ne idene qe t’a fuste hajdarin atje ku e kishte futur i ati para tij, pamvaresisht nga marredheniet tejet shoqerore qe kishin krijuar midis tyre babe e bir. Ngjala ishte te te tridhjetat. Natyrisht, kjo vejushe nuk ishte e vetmja ngjale qe kosta kishte nder duar, e duart e kostes nuk ishin te vetmet neper te cilat perdridhej ngjala. Te dy e dinin kete, por, si per babain e kostes qe mbahej ne goje si nje nga kurvaret me te medhenj te zones, njesoj dhe per nje mbese te ngjales qe kosta e kilikoste gjithashtu e per te cilen thuhej se do ia kalonte halles per nga thyerja e karabushave, ashtu edhe per dashnoret e tjere qe kishin, as njerit e as tjetrit nuk i behej vone.
    Ate qe kosta nuk e dinte, por qe e dyshonte, marredhenien qe kishte pasur babai i tij me vejushen para pese vjetesh, kur i shoqi i saj -nje tregtar i fuqishem duhani, si dhe koleksionist i respektuar arti- ishte akoma gjalle, mund t’a komfirmonte nga vete vejusha, apo edhe nga i ati po te donte, por nje lloj krenarie qe e kishte trashegim nga nena, nuk e lejonte te ulej aq poshte.
    Meditimet ne lidhje me rrjetat e grepat e marredhenieve ne te cilat kishte rene, ate mengjes ende pa gdhire kur doli nga shtepia e ngjales, po i perziheshin me kujtimet e nenes, rrjedhimisht, me kujtimet e femijerise. Kosten e kishte rritur nena dhe deri ne moshen 16 vjecare nuk e kishte njohur babain e vet. Si shume kelyshe te tjere, qe mbase i ati i tij i kishte hedhur sa andej kendej, pothuajse ne cdo fshat apo qytet ku kalonte cirku me rrota, edhe kosta ishte fryt i nje pallimi te perdjersshem nen hijen e nje tende prej lekure ariu, pese metra nga kafazi i tigrave, ne nje dite te nxehte korriku: pallim qe pervec kostes nuk pati asnje vazhdimesi tjeter. Nena e tij shkoi tek nena e vet, e cila kur mori vesh per turpin qe i kishte bere e bija, e coi ne nje manastir ku edhe lindi kosta. Pas dy vjetesh, nena gjeti nje pune si rrobaqepese jashte manastirit; pune qe e lejonte te paguante qerane e nje dhome te vogel ne periferi te S. Kur kosta ishte pese vjec, cirku me rrota kaloi perseri ne S. dhe gjate gjithe muajit, ata nuk lane asnje dite pa shkuar. Kostes te vogel i pelqenin te gjithe numrat, por me shume nga te gjithe, i pelqente kllouni me ato kepucet e medha, hunden e kuqe, floket jeshil e faqet portokalli. Gjate kesaj periudhe, pa e ditur se ky hero qe kishte zgjedhur ishte babai i vet, kosta i shpalli nenes, se kur te rritej, do behej klloun. Nenes i rreshkiti nje lot neper faqe, nje lot i kripur, o lot i turpshem! Kosta nuk do e harronte dot kurre ate lot, -as edhe menyren se si e fshehu nena, duke e kthyer koken nga ana tjeter qe t’a fshinte. Me vone, kosta filloi te perdorte makiazhin e nenes, te lyente buzet trashe, hunden dhe rreth e qark syve me te kuq, e pa e kuptuar as vete se nga i erdhi ai dell melankolik, me rimelin e saj beri nje pike loti poshte syrit te djathte. Pastaj gjeti nje top pingpongu te cilin e leu me nje jeshile te ndezur dhe i beri nje brime qe ti qendronte ne maje te hundes. Kusurin e fytyres e lyente me puder te bardhe. Ndersa per floket nuk gjeti ndonje gje me te mire se sa nje rrjete blu qe e perdorte nena kur i kishte floket e lagur. Qe te gjitha keto i bente pa dijenine e nenes. E dinte qe kjo mund t’i shkaktonte lot te tjere nenes, prandaj e bente sa here qe kthehej nga shkolla dhe ajo donte edhe tre ore te tjera te kthehej ne shtepi. Natyrisht nena e kuptonte, sepse nuk e kishte perdorur aq shume makiazhin, por nuk i tha asnjehere qe ia kishte marre vesh sekretin. Kur ishte 14 vjec, i ra ne dore nje liber i trashe, i nje shkrimtari amerikan horrorri, Stephen King, qe i ndryshoi jo vetem mendimin, por edhe ndjenjat per te ardhmen e vet si klloun. Libri quhej It. It ishte nje klloun me hunde portokalli e me xhufka portokalli ne kepuce, me dhembe te medhenj qe vinin era kerrme e qe hante femije te vegjel, ose edhe te rritur. Edhe pse ne nje moshe aq te re, ai kishte lexuar shume dhe kishte fituar vetine e te lexuarit shpejt, mirepo, 1100 faqe te atij libri, kostes iu deshen 2 muaj per t’i lexuar, ngaqe kishte frike te lexonte kur ishte vetem. I behej sikur do i dilte It nga poshte divanit, e do t’a hante, aq i tmerrshem ishte ai liber, aq i gjalle. Por prape se prape, nga gjithe personazhet e librit, tek kllouni e shihte me shume veten, edhe pse e dinte qe nuk ishte aq i keq sa It. Ah, ky liber ia zbehu krejt deshiren per t’u bere klloun.
    Nuk ishte e lehte per nenen t’a rriste pa baba. Kosta ishte femije i cuditshem, nuk e tregonte kurre ate qe ndjente. Nena e dinte qe ai vuante nga mungesa e nje figure aterore. Nena kuptonte gjithcka. Pa dashur, bile as pa e kuptuar, tiparet e nenes filluan te ndryshonin, te vrazhdesoheshin, lekura e fytyres filloi t’i trashej, po ashtu edhe zeri, deri sa arriti nje moment, para se t’i behej kanceri, kur njerez te panjohur dyshonin ne ishte mashkull apo femer.
    Kur e ndjeu qe po i vinte fundi e nuk do kishte me fuqi te bente gje, para se te zinte shtratin, per dy jave rresht, dite per dite, nena shkonte me gjithe kosten per te takuar kostandinin, -keshtu quhej babai i kostes. Dy ditet e para ai as qe nuk pranoi t’i takonte. Pastaj filloi te sillej pikerisht ashtu si kosta kishte pasur frike se do sillej. E njejta skene perseritej pothuajse perdite. Vinte verdalle duke trufulluar neper tende, duke i akuzuar ata te dy per mashtruesa, duke i kercenuar se do i hidhte ne gjyq, shfrynte, perplaste kembet, i binte me grushta mobiljeve nga inati.
    Gjithe jeta e kostes deri ne ate pike kishte qene nje udhetim neper nje labirint, ne kerkim te qendres se labirintit, ku ndodhej edhe babai i tij minotaur. Me ne fund e kishte gjetur qendren. Ishte pikerisht kjo tende, te ciles i ati i vinte verdalle si te ishte dem i terbuar.
    Pas dy javesh iu mbush mendja, filloi te besonte, perfundimisht e pranoi plotesisht se kosta ishte me te vertete femija e tij dhe edhe pse pas kesaj u perpoq te ishte nje baba i denje, menyren e peshtire se si ishte sjelle me nenen, Kosta s’ia harroi kurre.
    Kosta me nenen kishin nje zakon. Ne fund te cdo muaji, dilnin dhe benin nga nje fotografi se bashku. Tre gjerat qe nena beri para se te vdiste ishin: 1) e coi kosten tek i ati, 2) la ne banke te kursimeve ne emer te kostes te gjitha parate qe kishte kursyer, gjithsej 1532 euro, dhe 3) ne dore i la valixhen me fotografite e tyre, duke e porositur te mos e harronte nenen. Nje muaj me pas, pa e kuptuar fare se si, por thjesht nga inercia e zakonit, kosten e shpune kembet ne vendin ku gjithmone dilnin ne fotografi, nje shesh ne mes te qytetit, shume i ngjashem me sheshin skenderbeu ne tirane, ku fotografe amatore e profesioniste dilnin me aparatet e tyre si t’i kishin kallama, fillispanje e grepa peshku dhe prisnin. Kur e mori vesh se ku ishte, i kishte paguar parate e nuk mund te kthehej mbrapsht. Nuk donte te kthehej mbrapsht, sidoqofte. Nje muaj pas vdekjes se nenes Kosta beri nje fotografi i vetem.
    Kosta vendosi te qendronte me te atin e te punonte ne cirkun e tij, edhe pse endrra per te qene klloun i kishte firuar fare. Mirepo babai kishte plane te tjera. Kostandini nuk ishte martuar kurre, natyrisht nuk kishte as edhe ndonje femije te ligjshem. Kosta ishte i madh e kostandini i kishte munguar gjate gjithe femijerise, por kjo nuk e pengoi qe t’a merrte me zell detyren e atesise. Fillimisht i mbushi mendjen te shkonte ne shkolle: “Cirku, edhe pse me rrota, nuk ka ku shkoje”. E coi ne nje universitet te famshem te londres dhe u kujdes qe te mos i linte ndonje mungese financiare. Zgjedhjen e deges (fotografi) ia mbeshteti plotesisht, bile arriti edhe t’i vilte disa opinione ne lidhje me fotografine si art dhe si biznes. Gjate gjithe kohes qe i biri ishte ne shkolle, edhe pse larg, kostandini gjente kohe nje here ne tre muaj qe te shkonte t’a takonte, -po ashtu gjate veres kosta ia kthente vizitat, duke punuar krahe per krahe te atit tek cirku me rrota, te cilin e kishte blere tashme me keshille te ngjales.
    Mengjesi ishte i bukur, rruget e shkreta, ajri i njome, cicerimat e zogjve pothuajse dehese me kthjelltesine e perseritjeve te tyre. Nxorri aparatin dhe kapi nje moment kur makina e plehrave mbreteronte rrugen. Sikur momentet e kapura ne fotografi te luheshin njera pas tjetres si film, trupi lakuriq i ngjales i shtriqur neper drite-hijet e carcafeve te mendafshta, do ishte ngjitur me kete makine plehrash. Duke hyre ne nje kafene te vogel prane stacionit te autobuzave ai ndjeu nje deshire te shikonte fotografite me nenen, te shikonte plakjen e saj perballe eres mposhtese te viteve, transformimin gradual te saj nga femer ne mashkull, mpakjen e saj gjate vitit te fundit te jetes, deri tek fotografia qe kosta beri i vetem kur ajo ishte zhdukur krejtesisht. Te shikonte mungesen e babait neper fotografi; ngjashmerine midis kesaj mungese dhe mungeses se vetvetes.
    Kosta nuk e vuri re fare se kur hyri ne kafene nje udhetar tek te njezetat, me nje cante te madhe jeshile shpine, nje backpacker qe me siguri duhet te ishte ose anglez, ose nga hemisfera jugore, por kur udhetarit i ra te fiket, kosta u ngrit t’a ndihmonte bashke me kafexhiun, ne mos me ndonje ndihme te jashtezakonshme, thjesht duke i qendruar prane, e per pese minuta te pakten, t’i behej vella. Edhe pasi djaloshi volli ne dyshemene e kafenese, kosta nuk iu largua. Kur me vone marigleni i kerkoi ndihme, kosta e ndihmoi.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  3. #3
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    Autara ishte ne gjume. Duket si engjell kur eshte duke fjetur. Pak me pare, une e drodha, ajo e lepiu, bashke e tymosem dhe nuk e di se c’lidhje e kithet mendimesh me coi nga deguerrotypet qe kishte autara trashegimi nga e ema, tek demonet, e i kerkova te krijonte nje demon. Eshte thjesht dicka qe mund t’a kem pare neper filma, tha, apo qe mund t’a kem lexuar, i krijuar nga amalgamimi i gjithe mostrave te imagjinueshem. I krijuar, apo e krijuar, vazhdoi, se pastaj lind pyetja, a kane apo s’kane demonet seks, organ? A ***** me njeri tjetrin apo perdhunojne veten? Mua per vete me pelqen me shume incubus, se sa sucubus, megjithese nuk do i thosha jo as sucubusit po qe se te pushton ty e po qe se vini te dy bashke t’i fryni ***** time kur jam ne gjume. Hihihi!
    Ndersa mua me kapi nje dell insomniaku dhe pas shume perpelitjesh, kur me ne fund doli dielli, kuptova se nuk mund te krijohet nje demon pa krijuar nje engjell ne te njejten kohe. Mes tyre ekziston nje simetri poetike e pashmangshme. Besimi eshte se njeri te rri ne krah te djathte, tjetri ne krahe te majte dhe te dy se bashku te udhezojne per rruget qe mund te marresh ne jete, per zgjedhjet qe do besh. Ndoshta ashtu eshte vertet, por une besoj se cdo njeri ben zgjedhjet e veta, ne varesi te arsyes, shpirtit, zemres, apo instiktit seksual.

    Pas ca kohesh, pasi me ndihmen e nje gjirokastriti fallsifikova nje dokument qe me lejonte te hyja e te dilja ne rrethin e te perjetshmeve, e mesova te verteten nga nje demon.
    “Demonet dhe engjejt jane ose jashte botes se te gjallit, jashte trupit te tyre dhe jetojne ne yllin perkates te nje njerezori, ku aktivitetet me te cilat merren variojne qe nga lojrat mondane te ping-pongut apo te shahut e deri tek luftera te pergjakshme per strehe ne shpirtin e njeriut, ose brenda trupit te gjalle. Kur gjejme strehe brenda trupit te gjalle, ama, jemi ne gjume. Ndodh, por shume rralle, qe nje ngjarje, nje ndjenje, apo nje mendim i vetem te na zgjoje. Atehere ai grup qe eshte jashte, vjen, dhe pasi behet nje gjyq ne prezencen e nje grupi te zgjedhur ne menyre te perzier, vendoset se kush e ka rradhen te qendroje brenda”.
    “Me fal qe po ju nderpres, por ju jeni engjell, apo demon”?
    Me hodhi nje pale sy zjarr te ftohte, percmues ndaj injorances time.
    “Pak rendesi ka” tha. “Te ndodhur ne te njejtin plan ekzistence, ne thjesht ndahemi neper grupe. Cdo grup pretendon se mbart me vete si te ishte trofe, Dijen. Dija eshte universale. Ne te kaluaren kete Dije mund t’a krahasoje me bibloteken e aleksandrise, kullen e babelit, librin e pafund, perrallat e shehrazades. Sot, mund t’a krahasojme me enciklopedine britanike (megjithese kjo eshte e dale kohe), ose me Random Access Memory, apo vete internetin”.
    “E si vendoset se nga cili grup do shkoje nje person i caktuar”?
    “Nese dikujt i anon shpirti nga ana e demoneve, atehere keta kane leje te strehohen ne trupin e ketij personi; e njejta gje po qe se shpirti te anon nga engjejt. Luhatjet e shpirtit jane te shumta, te panumerueshme, dhe jo vetem ne drejtimin e nje demoni apo engjelli te caktuar, por ne nje infinit drejtimesh. Lufta, apo perleshja midis tyre ndodh ne momentin qe trupi i nje njeriu pushon se funksionuari. Gjithcka ndodh brenda nje kohe shume te shkurter. Diametri i universit eshte infinit. Ne nje permbi infinit te sekondes, (mos u bezdis nese te tilla koncepte bien poshte matematikisht), jo vetem qe qenia qe nuk eshte mike ne trupin e njeriut vjen nga ylli perkates, por brenda kesaj kohe kaq te shkurter, ndodh edhe lufta. Mirepo rralehere ndodh qe dikush te fitoje, sespse kjo kohe kaq e paket zgjat gjate gjithe perjetesise, dhe shpirti tashme i ngelur neper eterin e pafundesise eshte gjate gjithe kohes fusha e betejes. Ndodh qe ndonjehere, njeri grup fiton. Atehere shpirti shnderrohet ose ne demon, ose ne engjell”.
    “Perse behet lufta? C’iu hyn ne pune shpirti”?
    “Shpirti eshte energji. Fuqia sjell pushtetin. Ligjet e tokes as ne nuk i shmangim dot, e natyrisht nuk e kam llafin per gravitetin, pasi atij ia kemi gjetur ilacin edhe neper trupa qiellore me milionra here me te medhenj se toka. Ne toke, ligji me mbizoterues se gjithe ligjet e tjere, eshte ai i pushtetit. Te gjithe jane te uritur per pushtet. Cfaredo qofsh, engjell, demon apo lugat, shtojzovalle, najade apo zane e nimfe, -homeri e dinte mire- te gjithe jane te uritur per pushtet”.
    “Homeri e mbartte me vete Dijen? C’u be me te pas vdekjes”?
    “Hic. Luften per shpirtin e tij e fituan demonet, dhe aq”.
    “Dmth Homeri eshte demon”?
    “Hahahaha! Dhe e dyshoje? Edhe engjejt, edhe demonet te premtojne perjetesine. Ndryshimi eshte se demonet e premtojne me bukur, me prane te vertetes, e duke qene se e verteta eshte gjithe ***, e gjithe sekrecione te tjera, atehere demonet e premtojne perjetesine ne menyre pak me seksi se engjejt, natyrisht edhe ngjit me kollaj. Njesoj si homeri, edhe krishti. Po fundja t’i solla si shembuj se mund t’i njohesh”.
    “Jam i interesuar te di per plaken tare? Dini gje si ka mbaruar ajo beteje? Apo nuk ka mbaruar akoma”?
    “Kush jeni ju, edhe nje here”?
    “Une jam biri i Perendise se Eres”.
    “Aha! Helen”.
    “Jo. Ilir”.
    “Nje ***. Perjetesi burokratike ne te dyja rastet.
    “Qe nga momenti qe plaken tare e zuri gjumi ate nate, e deri gjate perleshjes midis demonit dhe engjellit, plakes tare i anonte shpirti nga engjelli. Me te nuhatur cka plaka tare po pergatiste qe kur ishte ne gjume, (vdekjen e saj), demoni erdhi me shpejtesi mendimi qe nga kurora e yllit te saj dhe nepermjet nje flake te vogel, te shkaktuar nga hekuri i rrobave i harruar ne prize, veshtrimin e pare permbi fushen e betejes e fitoi ai, pasi ne ate moment engjelli ishte akoma ne gjume brenda shpirtit te saj. Mirepo tara gjeti nje dritare te perjetshme me ane te fotografive qe donte te shpetonte, prandaj edhe filloi te ngjiste shkallet drejt zjarrit. Engjelli u zgjua. Kur ne zgjohemi brenda trupit, jemi shume me te fuqishem se sa kur jemi jashte. U vendos te mos behej gjyq, por te procedohej pernjehere me ligjin e luftes. E qarte qe plaka tare eshte engjell”.
    “Kam edhe nje pyetje. Po zoti ku hyn”?
    Heshti.
    E falenderova. Duke me kthyer kurrizin, fytyra i ndryshoi, dhe per nje cast mu be sikur i pashe nje pale mustaqe te percelluara plakash.
    Autara duket si engjell kur eshte duke fjetur. Kur te zgjohet do i kerkoj te krijoj nje te tille, mendova.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kulla : 04-07-2004 mė 10:50
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  4. #4
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    Marigleni arriti ne S. ne oren 12 te nates. Para se te nisej, babai i kishte thene qe ne kete qytet te huaj, kishte nje halle, motra e gjyshes se mariglenit, e cila ishte treguar me se e gatshme qe t’a mbante ne shtepine e vet deri sa te rregullohej. “Ki kujdes”, e kishte porositur i ati, “se atje njerezit ndryshojne edhe zakonet, e qendrimi jot mund t’i bezdisi”. Mirepo ne mes te nates, marigleni as qe e kishte idene se si mund t’a gjente shtepine, le me t’i bezdiste.
    S. ishte qytet i madh. Per dy ore te tera marigleni i erdhi verdalle rrugeve te shkretuara prej ores se vone, deri sa me ne fund, -si neper ndonje labirint gjigand te ndertuar nga ndonje qenie me e fuqishme se njeriu-, kembet e kthyen perseri tek stacioni i autobuzave. E mira e stacionit ishte se ishte i madh dhe ishte i teri i mbuluar, keshtu qe edhe pse ishte ftohte, te pakten nuk e zinte shiu. Ne nje nga stolat, vuri re qe po flinte dikush i mbuluar me nje pallto te trashe, -me siguri ndonje njeri pa shtepi-, e kjo ia ngrohu zemren qe edhe vete te zinte nje stol e te shtrihej ne te. Kur te gdhinte, vendosi, do kerkonte shtepine e hallos. Nxorri nga canta dy bluza, i shtroi mbi stolin e metalte e me brima qe te mos i frynte nga poshte, u shtri dhe u mbulua me pallton e njome. Kishte fjetur pothuajse gjate gjithe rruges ne autobuz, e megjithate, e zuri gjumi menjehere.
    Kur u zgjua, sapo kishte gdhire e ne qiell nuk dukej asnje re. Po vjen vera, mendoi dhe si doli nga stacioni i autobuzave, hyri ne kafenene e pare qe i zune syte e porositi nje kafe. Kafexhiu e pa me dyshim, shtembert, si i thone llafit, por marigleni mendoi qe ishte i vrare ngaqe kishte fjetur jashte ate nate, dhe me siguri nuk dukej mire, keshtu qe i justifikoi syte e shtrembert te kafexhiut. Pervec kesaj, ne fshatin e nene xhikes kishte mesuar qe, kur je i huaj te shikojne shtrembert, e ky rregull vlente edhe ne S.
    Kafeneja ishte e vogel, kishte gjithsej gjashte tavolina; ato ishin te drunjta, te lyera me nje te gjelber te shpelare, ndersa karriget ishin te shumengjyreshme. Tre veta ishin ulur dhe po pinin kafe dhe duhan ne ate ore te mengjesit. Marigleni zuri vend ne nje tavoline ne qoshe te kafenese dhe pas tre minutash, ose, pa gogesitur akoma tre here, kafexhiu solli kafene, e la mbi tavoline, sperdodhi mustaqet e zeza –a thua se donte te tregonte ndonje metafore me ane te gjestit- dhe beri per nga nje tavoline tjeter. Edhe pse e rrekelliu kafene e nxehte pothuajse me nje gllenjke, mariglenit nuk i erdhi shpirti ne vend.
    Iu be sikur ishte ne maje te catise se nene xhikes dhe sikur iu turbullua shikimi. E nuhaste token t’i afrohej me shpejtesi dhe krimbat e tokes t’i futeshin ne hunde e pastaj t’a mbulonin te terin. Ndjente nje vertigo, qe edhe pse nuk ishte ngritur ne ndonje lartesi, ishte marramendese. Krejt kafeneja i vinte verdalle, ngjyrat e objekteve qe e rrethonin u perzien me njera tjetren e bashke me ngjyrat, edhe vete format e objekteve. Humbi ekuilibrin e sikur te mos ishte i ulur ne karrike, kembet do i ishin dobesuar, nuk do e kishin mbajtur dot peshen e trupit e do kishte rene ne toke si te kishte qene ndonje elefant i dhjere. Kur erdhi ne vete, kafexhiu dhe nje djal i ri, i moshes se vete, po i rrinin mbi koke, te shqetesuar. I kishte rene te fiket dhe gjate atij momenti, ne cfaredolloj niveli nenndergjegjeje, ndergjegjeje, apo superndergjegjeje kishte udhetuar, ne cfaredolloj zguve te shpirtit ishte mbrojtur, aty kishte qene dhe era... dhe e kuptoi se per nje kohe shume te shkurter ishte larguar shume prej saj dhe se aq shume e deshironte, aq shume donte te ishte me te, aq shume e terhiqte, sa qe gjithe ky gravitet i shkaktonte vertigo, vertigo horizontale, mall... dhe iu mbush shpirti me nje boshllek te njome... dhe i vinte per te qare... dhe nuk kishte mall as per prinderit e as per njeri, por vetem per eren dhe per ngrohtesine e trupit te saj dhe per brishtesine e trupit te saj dhe per elasticitetin e trupit te saj dhe per bindjen e trupit te saj ne duart e tij... dhe qe nje mall cmendes, mall tundues, qe t’i hypte autobuzit prape, e te kthehej mbrapsht... dhe nga kjo vertigo horizontale, pasi erdhi ne vete nga te fiket, iu perzie, e zeheri i kafese e nxiti te nxirrte zorret.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  5. #5
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    it goes without saying: vazhdon
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Good!
    I just loved it.
    Brumose dhe demonin, edhe engjellin. Beji gjysma te nje te tere.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kullaq !


    Tregimet per Plaken Tare, Kosten etj.. i ke shkruar vertet bukur..

    pergezime..

  8. #8
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Vertet Kullaq, pergezime, kesaj here ke qullosur vertet gjera te bukura, plot metafora e shume afer te vertetave te tjera.

    PS: Kinezēja vjen me fustanin qe kam veshur. Te pelqen? Ta jap nje xhiro dhe verdallisemi nje here lart. Ku dodo?

  9. #9
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Zhvillimi i idese se vertigos me pelqeu shume, edhe pse ndoshta ish ndikuar nga leximet (ne fund te fundit duhet te ndikohemi nga dicka).

    Gjithe pjesa me Kostat nuk me pelqeu fare. Nuk e di pse, ndoshta sepse nuk krijova dot simpati per ndonjerin nga personazhet, ose ndoshta sepse "kurthi" i ngjarjeve me duket shume i perdorur i vjeteruar...

    Urime gjithsesi, gezohem qe ke marre mundimin te ulesh e te shkruash kaq gjate (nxjerr gjera terheqese keshtu).

  10. #10
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    kuriozitet e dashur fiori! ne "vertigo" te hitchcock, dekorin, fotografine, dhe pikturat, i ka bere salvador dali. ky kuriozitet, nese po kerkon lidhje dhe ndikime. hajd se po t'a jap edhe kunderen. ndersa sa per vertigon horizontale, ne se te duket se e ke degjuar me pare, ka qene malli ai qe t'a ka treguar.

    me behet qejfi qe paskam krijuar personazhe antipatik
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •