pre script: pak arome nga j.d salinger.
keep reading.
--------------------------------------------------------------------------------
Dite perfekte per peshk-bananeje
Ndodheshin 98 biznesmene nga New York-u ne hotel, dhe nga menyra si po mbizoteronin linjat e telefonave, vajzes ne 507 I duhej te priste nga mesdita deri ne pothuajse 2:30 qe te kapte linjen. Megjithate e perdori kohen. Lexoi nje artikull ne nje reviste xhepi per gra te quajtur “seksi eshte defrim – ose sketerre.” Pastroi kreherin edhe furcen. Hoqi njollen nga fundi I kustumit bezh. Vendosi komcen ne bluzen Saks. Hoqi 2 qimet e fresketa nga nishani. Kur me ne fund operatori I ra dhomes se saj, ishte ulur afer dritares edhe pothuajse kishte mbaruar se vendosuri forcues ne thonjte e dores se majte.
Ishte vajze qe per nje zilje telefoni nuk linte asgje ne mes. E pa sikur telefoni I saj kishte rene vazhdimisht qekur ajo kishte arritur pubertine.
Me furcen e forcuesit, nderkohe telefoni binte, kaloi mbi thoin e gishtit te vogel, duke theksuar linjen e henes. Me pas rivendosi kapakun mbi shishen e forcuesit, dhe pasi u ngrit, kaloi doren e majte – te laguren- para e mbrapa neper ajer. Me doren e thate, ngriti nje tavell duhani te kongjesuar nga dritarja dhe e vendosi te tavolina e nates ku gjendej telefoni. U ul ne nje nga 2 kravatat e njejte dhe - ishte zilja e 5 a e 6- ngriti telefonin.
“Alo,” foli, duke mbajtur gishtat e dores se majte te tendosur edhe tutje nga guna e bardhe prej mendafshi, e cila ishte gjthcka qe kishte veshur, me perjashtim te shapkave – unazat ishin ne banjo.
“Kam telefonin per ne New York tani, zonja Glass,” tha operatori.
“Faleminderit,” tha vajza, dhe beri vend ne tavoline per tavullen.
Nje ze gruaje erdhi nga linja tjeter. “Muriel? Ti je?”
Vajza e largoi pak receptorin nga veshi.
“Po, nene. Si je? – e pyeti.
“Kam qene e shqetesuar per vdekje per ty. Pse s’me ke marre ne telefon? Je mire?”
“U perpoqa te te telefonoj mbrem, edhe parmbreme. Linjat ketu kane qene _”
“Je mire, Muriel?”
Vajza e rriti kendin midis receptorit edhe veshit. “Jam shume mire. Kam vape. Sot eshte dita me e ngohte ne Florida qe_”
“Pse s’me ke telefonuar? Kam qene e shqetesuar per_”
“Mama e dashur mos me bertit mua. Te degjoj per mrekulli,” tha vajza. “te mora 2 here mbreme. Njehere sapo_”
“I thashe tet ati qe kishte shume mundesi qe ti do merrje mbreme. Por, jo, do merrej_ mire je Muriel? Me thuaj te verteten.”
“Jam shume mire. Boll me pyete te njejten gje te lutem.”
“Kur arrite aty?”
“Se di. Te merkuren ne mengjes, shpejt.”
“Kush I dha makines?”
“Ai I dha,” tah vajza. “Ehe mos u eksito. Ai I dha shume kendshem. Me mahniti.”
“Ai? Muriel, me premtove qe_”
“Nene,” e nderpreu vajza, “Sapo te thashe. Ai I dha per mrekulli. Nen 50 gjithe rrugen, faktikisht.”
“Provoi ndonje nga ato shakate me pemet?”
“Te thashe I dha mrekullisht, nene. Tani, te lutem. I kerkova qe te rrinte afer vijes se bardhe, ai e dinte cfare nenkuptoja, edhe e beri. Per me teper edhe po perpiqej te mos I shifte fare pemet - dukej. Me qe ra fjala e rregulloi babi makinen?”
“Akoma. I kerkojne 400 dollar, vetem per_”
“Nene, Seymour i tha babit qe do e paguante. S’ka nevoje per_”
“Mire, mire, do e shofim. Si u soll – ne makine?”
“Shume mire,” tha vajza.
“Te therriti perseri me ate emrin e tmerrshem_”
“Jo, Ka dicka te re tani.”
“C'fare?”
“Oh, c’rendesi ka mama?”
“Muriel, dua ta di. Yt at_”
“mire, mire. Me therret Miss kurva shpirterore e 1948,” tha vajza edhe nenqeshi.
“nuk eshte per te qeshur, Muriel. Nuk eshte fare per te qeshur. Esshte e tmerrshme. Eshte e trishtueshme, ne te vertete. Kur mendoj si_”
“Nene,” nderpreu vajza, “degjome. Te kujtohet libri qe me dergoi nga Gjermania? Te kujtohen – ato peomat gjermane. Cfare bera me to? Kam kerkuar_”
“I ke ketu”
“Je e sigurt? tha vajza.
“Patjeter. Dmth I kam une. Jane te dhoma e Fredit. Ti e le aty edhe une nuk kisha vend ne_ Pse? I do mbrapsht?
“Jo, Vetem se me pyeti per te, kur po vinim ketu. Donte te dinte ne I kasha lexuar.”
“Ishin ne gjermanisht!”
“Po, e dashur. Ajo nuk perben ndonje ndryshim ,” tha vajza, duke kryqezuar kembet. “Tha qe ato poemat jane shkruajtur nga poeti I vetem me I madh I shekullit. Tha qe duhej te kisha blere perkthimin . Ose te mesoja gjuhen po te doja.
“E tmerrshme. E tmerrshme. Eshte e trishtueshme, ne te vertete, eshte c’eshte. Yt at tha mbreme_”
“Nje sekond, nene,” tha vajza. Ajo shkoi te ndenjesa afer dritares per cigarete, ndezi nje, edhe u kthye te krevati. “Nene?” tha duke nxjerr tymin.
“Muriel. Tani, me degjo mua.”
“Po te degjoj.”
“Yt at foli me Doktor Sivetski.”
“Oh?” tha vajza.
“I tha gjithcka. Te pakten, ai tha qe I tha – ti e di tet at. Pemet, Ate punen me dritaren. Ato gjerat e tmerrshme qe I tha gjyshes per planet e saj te vdekjes. C’beri me ato fotografite e kendshme nga Bermuda – gjithcka.”
“Edhe?” tha vajza.
“Si fillim tha qe ishte krimi perfekt qe ushtria e liroi nga spitali – fjale nderi. Me shume siguri I tha yt ati qe eshte nje shanc- nje shanc i madh, tha ai- qe Seymour mund te humb kontroll te vetes plotesisht. te betohem.”
“Eshte nje prikatrist ketu ne hotel,” tha vajza.
“Kush? Si e quajne?”
“Se di. Rieser me duket. Thone qe esht eshume I mire.”
“Se kam degjuar ndonjehere.”
“megjithate thone qe eshte shume I mire.”
“Muriel ne jemi shume te shqetesuar te per ty. Yt at donte te te telefononte mbreme qe te vije ne shtepi, fakti_”
“Nuk vij ne shtepi tani, mama. Keshtu qe qetesohu.”
“Muriel. Te betohem. Dr. Sivetski tha Seymour mund te humb kontroll plotesi_”
“Une sapo arrita ketu, mama. Keto jane pushinet e para qe kam pas ne vite, edhe nuk do paketoj cdo gje edhe te vij ne shtepi,” tha vajza. “Nuk do udhetoja dot tani prapseprap. Jam aq e djegur sa mezi leviz.”
“Je djegur keq? Nuk e perdore ate kremin qe te futa ne cante? E vura te_”
“E perdora. U dogja prapseprape.”
“E tmerrshme. Ku je djegur?
“Ter andej, e dashur, ter andej.”
“E tmerrshme.”
“Do jetoj.”
“Me thuaj, fole me kete psikiatrin?”
“Pak,” tha vajza
“C’fare tha? Ku ishte Seymour kur fole me te?”
“Ne dhomen tjeter, duke I rene pianos. I ka rene pianos te dyja netet qe kemi qene ketu.”
“Atehere, c’fare tha?”
“ Oh,jo shume. Me foli mua perpara. Isha ulur afer tij ne Bingo mbreme, dhe me pyeti nese ishte im shoq qe po I binte pianos. Une I thashe po, ishte, edhe ai me pyeti ne Seymour ka qene I semure . Edhe une I thahe_”
“Pse te beri nje pyetje te tille?”
“Se di, mama. Ndoshta ngaqe eshte shume I zbehte,” tha vajza. “After Bingos ai edhe gruaja e vet me pyeten ne doja ti shoqeroja per nje pije. Edhe une I ndoqa. Gruaja e tij ishte e tmerrshme. Te kujtohet ai fustani I tmerrshmen qe pame ne dritaren e Bonwit? Ai qe ti the duhet te kesh nje _”
“Jeshili?
“Ajo e kishte veshur. Plot *****. Ngeli duke me pyetur nese Seymour eshte farefis me ate Suzanne Glass qe ka ate vendin ne Madison Avenue – dyqanin e kapeleve.”
“Mire, po c’fare tha ai? Doktori.”
“Oh. Net e vertete, jo shume. Ne ishin ne bar. Kishte shume zhurme.”
“Dakort, po ti I tregove cfare u mundua te bej me karriken e gjyshes?”
“Jo, mama. Nuk kalova shume ne detaje,” tha vajza. “Me siguri, do kem rastin ti flas perseri. Ai rri ne bar ter diten.”
“Te tah qe mendonte qe kishte mundesi te behej I rrezikshem apo ndonje gje tjeter? Mos te ben ty ndonje gje?
“Jo saktesisht,” tha vajza. “I duheshin me shume fakte, mama. Ata duhen te dine mbi femijerine- shume gjera te tjera. Pastaj te thashe, ne mezi flisnim, ishte shume zhurmshem aty.”
“Mire mire. Si eshte palltoja blu?”
“Ne rregull. I hoqa vatat.
“Si jane rrobat ket vit?”
“Te tmerrshme. Jashte kesaj bote. Shef sequine*- ne cdo gje,” tha vajza.
“Si eshte dhoma jote?”
“Mire. Vetem mire. Nuk moren dot dhomen qe kishim para luftes,” tha vajza. “Njerezit jane te tmerrshem sivjet. Duhet te shofesh kush ulet afer nesh ne dhomen e ngrenjes. Te tavolina tjeter. Duken sikur ngasin nje kamion..”
“Ashtu eshte gjithandej. Si eshte fustani?”
“Eshte shume I gjate. Te thashe qe ishte shume I gjate.”
“Muriel, do te te pyes edhe nje here- je mire?”
“Po, Mama,” tha vajza. “Per te 90 here.”
“Edhe s’do te vish ne shtepi?”
“Jo, Mama.”
“Yt at tha mbreme qe do ishte shume I gatshem te pagonte po te ikesh diku vetem edhe ti mendosh gjerat nga e para. Mund te shkosh ne kruz. Ne menduam_”
“Jo, faleminderit,” tha vajza, edhe i c’kryqezoi kembet. “Mama, kjo telefonate kushton _”
“Kur mendoj se si prite per ate cun gjate gjithe luftes – kur mendoj ter ato gra te cmendura qe_”
“Mama,” tha vajza, “Me mire ta mbyllim. Seymour mund te vij cdo minute.”
“Ku eshte ai?”
“Ne plazh.”
“Ne plash? Vetem? Sillet mire ne plash?”
“Mama,” tha vajza, “ti flet per te sikur ai eshte maniak iracional_”
“Nuk thashe asgje te tille, Muriel.”
“Ashtu duket. Ai s’ben gje tjeter vetem qendron atje I shtrire. Nuk e heq aq rrobdishanin.”
“Nuk e heq rrobdishanin? Pse jo?”
“Se di. Ndoshta ngaqe eshte aq I zbehte.”
“O zot, I duhet dielli. Nuk e detyron dot?”
“Ti e njeh Seymour,” tha vajza edhe kryqezoi perseri kembet. “Thote qe nuk do shume idiote ti shofin tatuzhin.”
“Po ai nuk ka ndonje tatuazh! Beri nje ne ushtri?”
“Jo mama. Jo e shtrenjte,” tha vajza edhe u ngrit. “Degjo, do te marr neser, mbase.”
“Muriel. Tani, me degjo mua.”
“Po, mama,” tha vajza, duke zhvendosur peshen ne kemben e djathte.”
“Me telefono ne momentin kur ben, apo thote, ndonje gje qesharake- ti e ti per c’po flas. Me degjove?”
“Mama, nuk kam frike nga Seymour.”
“Muriel, dua te me premtosh.”
“Dakort, te premtoj. Mirupafshim, Mama,” tha vajza. “Te fala babit.” E mbylli telefonin.
---------------------------------------------------------------------------------
* rreth prej metali ose plastic i shndritshem i qepur ne rroba per dekorim.
vijon...
Krijoni Kontakt