Close
Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 147
  1. #81
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    do ta quaj;
    Anna Fierza Maria Marku

  2. #82
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sillem nje ore te plote rreth kesaj teme dhe kerkoj kuptimin!
    hUh
    Interesant!
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #83
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ti po kerkon pikerisht ate qe nuk e ka.
    (se mos vetem kjo)

    Ka aq gjera me kuptim ketu dhe kudo, sa merr si clodhje te sjellurit verdalle ketu, e shko pa u ankuar...

  4. #84
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nje pjese ketu,nje pjese aty...edhe do formoj mozaikun!
    Nqs nuk kerkoja as qe do dija.Nqs nuk dija,nuk do te deshiroja te di me shume.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #85
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Mua me kane lene pa emer per 1 muaj pasi linda.
    Gjithsesi, Anna Fierza Maria Marku shkon me Lorelein time. Dhe mua me pelqejne emrat me L dhe R.
    Nderkohe qe mamaja jote te ka emeruar automatikisht, aq natyralisht sic te erdhi ty, pas kaq shume vitesh qe te deshiroi, e imja me beri me mendimin se une do t'i jepja kuptim jetes se saj. Thuaj qe jeta nuk eshte per te qeshur. Po tonat do mendojne keshtu apo do thyejne traditen?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #86
    e mua ..

    nuk me linin emer se prisnin te vdes .

    ah po blej nje, merr tjetren falas.

    qe sot e tutje do i bi qylit !!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 07-12-2004 mė 02:30 Arsyeja: gjuhe e huaj
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  7. #87
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Me ka marre malli per kafshe zvarranike, keshtu qe do dal e do blej nje gjarper. Qente dhe macet me bezdisin. Kerkojne shume prej meje. Merr afersisht $100 te blesh nje lloj zvarraniku (iguana, gjarper, etj.), me gjithe kafaz dhe ushqime. E rrit, kalon shume aventura me te, krenohesh me te, argetohesh me tmerrin dhe ulerimat e njerezve rrotull teje kur kuptojne qe ajo qe mban mbi sup nuk eshte zbukurim, apo loder... por nje kafshe e gjalle. Ben vend per te ne nje dhome te vogel ku mban rafte me libra dhe revista, kepuce qe qendrojne triumfal mbi rrenimin e dublanteve e tyre, dhe rroba kryenece te pafund qe luftojne njera tjetren te rraskapitura prej rrudhave. Nje vend i tille nuk eshte aspak mikprites per peshqit, pa le zvarraniket. Por aty rrijne per disa vite dhe nuk luftojne me sic benin muajte e para kur me perxellonin me bisht. Gjate viteve, ata mesohen dhe dijne te presin vetem butesi dhe kujdes nga une. Fillojne dhe marrin traje njerezore, besojne, dhe une filloj edhe t'i kuptoj e t'u flas ndo nje here. Te paturit kafshe te ben te marresh edhe ti trajet e tyre. Pasi t'i kem thyer deri ne ate pike ku rrijne gjysem te ngordhur ne kafaz, ku nuk mund te jetojne gjekundi tjeter pervec se te sperdredhur rrotull krahut tim, te lekunden ne zgavren e kockes time te kollares, me bishtin rrotull qafes te sigurte qe nuk ka tjeter ne bote pervec meje qe do i ushqeje dhe do i ndihmoje te zhveshin lekuren gjate ndryshimit te sezoneve... atehere, une, pas kaq shume vitesh qe i huazuam trajet e njeri tjetrit, ia jap nje personi qe s'e njoh.

    Te njohesh nje gjarper eshte helmim reciprok. Ai te kafshon e te helmon, ti e helmon dhe e kafshon.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 08-12-2004 mė 02:35
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #88
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Para nja 30 vjetesh, kur babai im rrinte ne Rubik, ju te Rubikut e zgjonit ne 4 te mengjesit dhe shkonit ne mal per te mbledhur thase me nje bime mjekesore, dhe benit shume perfitime me to ne vere. Dhe mbasditeve, nga qe pertonit t'i merrnit me vete poshte pjerresise, i hidhnit nga maja e malit, dhe thaset binin direkt e ne fshat. lol
    E di ti si quhet ajo bima?

    PO. Nje muaj para se te mbaronte shkolla, gjyshet, qepnin thase, dhe gjysma thaset i benin paranece. Ca eshte paranece? Paranece eshte nje gjysem thesi qe lidhet per mesi , si perparse. Nje jave para se te mbaronte shkolla , burrat e shtepive , benin kiza te reja , dhe riparonin te vjetrat. Po kiza cfare eshte? Kiza eshte drapri me i vogel. Ose nje draper dy here me i vogel se i zakonshmi. E perderisa nuk ishte draper, e quanim kize.
    Dhe fillonin pushimet e veres. C'pushime!
    Zgjoheshim ne oren 4 te mengjesit. Dhe mblidheshim ne qender te fshatit te gjithe kalamajt , nga mosha 12 vjec deri ne moshen 18 vjec. Siguirsht qe dikush kishte edhe priderit me vete , ose ndonje vella a moter me te madhe se 20 vjec. Deri ne Kulme, mali perballe fshatit tone dhe mali me i madh ne zone , sigurisht edhe me i njohuri... rrinim te gjithe bashke , vecse te vene ne rrejesht per nje, sepse shkonim mbas kembeve qe bente ai qe i printe grupit. Kur zbardhte ishim ne maje. Dhe shperndaheshim.... per tu mbledhur prap aty ne oren 2 e per tu kthyer serish te gjithe bashke. Bima qe mblidhnim quhej "shqem" ( nuk e kam gjetur askund te shkruar , e keshtu qe nuk e di se si mund ta kete vertete emrin kjo bime , por ne keshtu e quanim dhe keshtu e kujtoj.... se per cfare perdorej , as nuk e mesuam kurre... e tmerrshme, madje as nuk kemi pyetur kurre... te pakten une jo.
    (do te pyes ne rastin me te pare qe do flas me te shpise... nese nuk e dine , do tu them te pyesin e ta gjejne ) lol

    Nodhte qe ndonjerin e pickonte jo vetem ndonje merimange se stermadhe, ndonje blete , por edhe gjarpri. Kishim nje grua-plake ne fshat qe na i kendonte te gjithe pickimet , sepse dinte edhe fjalet e gjarprit.... cuditerisht, magjia behej, sheroheshim pa shkuar ne spital , e pa munguar me shume se dy dite , nga ditet e pushimeve ... dmth pa munguar ne "kulme".
    Megjithese rubiku qyteti ngjit me fshatin tim...ishte nje qytet qe duhej te ishte me i pasuri edhe ne europe, ose te pakten keshtu thane ca te huaj kur erdhen per here te pare ne rubik (ne kishim menduar se ky qytet duhej te ish prej folriri, ose e pakta krejt prej xhami, ndersa kyyyyyyyyyy.... oh c'zhegnjim). Pra edhe me shqemin qe mblidhnim gjithe veres dhe qe nuk ishte e zorshme vetem te dalesh ne maje te malit qe ne 4 te mengjesit, te shqtesosh gjarperinjt e bletet, e merimangat, ne shtepite e tyre, te kepurs ndonje maje gishti me kize duke nxituar pak nga frika e pak nga deshira per tu kthyer ne shpi, e pak nga turpi per te qene i barabarte me shoket... por ishte edhe me e veshtire pergatitja e bimes , para se ta dorzonim (se me vjen keq ta perdor fjalen "para seta shisnim" . Mbasi perdite i rrokullsinim thaset prej majes se Kulmes per ne breg te lumit , se ti nuk e di se qe fierzaket, per te shkuar ne kulme, duhej te kalonin lumin fan , i cili nuk kishte ure, pervec nje ke ura e matit-ura e zogut, shume rrotull e shume gjate per ti rene nga ura, dy ne rubik (ura e uzines dhe ura e metalurgjise, neper ate te metalurgjise kalonin edhe makina .... lol edhe prejketu per ne fierzaket sidomos ne vere , ishte larg per ti rene .... dhe keshtu ia keputnim mes per mes lumit. (ne kater te mengjesit te kalosh lumin perdite per te shkuar ne kulme e per te bledhur... shqem? Po pse sa leke kilja shitej ? Oh.... kilja.... cfare kilje shitej 50 leke kv.
    Mbasi i leshonim thaset prej majes se malit buze lumit, u vinim mbrapa me vrap neper teposhten thike. Mandej i merrnimin thaset ne shpine e i kalonim matane lumit gjithe kujdes te mos rreshqiteshim e te mos na binin thaset ne lume , se nuk duhej te lagej shqemi se perndryshe shkonte dem , (nuk shitej ).
    Mbasi i conim thaset ne oborr, i shperndanim gjethet e shqemit neper oborr qe te thaheshin. Mbasi thahej (gje qe donte tre dite diell per tu thare) e mblidhnim dhe e shinim. Si e shinim? Me hunj!!! Kete pune e benin djem me te rritur. -Cfare je tu ba ? Tu shi shqem ! Shire Dmth gjethet e thara beheshin copa copa te vogla.... si miell i bluar trashe.Pastaj .... Pastaj e sitnim. E pastronim, copat e medha i ndanim nga te voglat. Te voglat i fusnim neper thase , te cilet i qepnim .... deri kur shkonim ti dorzonim. Gjithe pushimet i veres i" shijonim" keshtu. Dhe ne fund benim aq leke , sa nuk blenim dot cante te re per librat, por te pakten blinim librat. NUk blinim dot kepuce te reja per shkolle, por te pakten benim leke qe ti conim ke kepucari ti riparonim ato qe kishim. (kush kishte shume femije mblidhte shume shqem, dhe ndaheshin kalamajt , kete vit , Lila , Rudi, Bardhi, do blejne kepuce te reja , ndersa Vera , Albina, Roza, Turi, do riparojne ato te vjecmet.... dhe keshtu me radhe deri sa mbaronim shkollen.... fat kush kishte vajza se me te mbaruar shkollen i martonin shpjet e shpejt...) Pantallona blinin vetem djemte me se shumti se vajzat e para i ruanin , dhe e dyta me se shumti vajzave u griseshin pantallonat mbrapa, dhe kollaj iu vinin nga nje harrn dhe na thoshin nenat "he se nuk te duken se jane te vjeter ,e se kane harrne sepse ke grykesen e t'i mbulon" Triko nuk blinim cdo vit, se nenat zhbenin ato qe ishin grisur shtonin nje fije pe te ri , dhe benin nje triko te re. (te re i thenshin).
    Pallto, xhupa etj etj, nuk i njihnim....!
    .... Te tille te varfer ne fshatin tim (meqe po flas vetem per fshatin tim) ishin edhe kalamajt e komunisteve.... vetem ndonje kryetar apo ndonje sekretar partie mund ti kish kalamajt pak me te veshur se te gjithe.

    Kulmi! E merr vesh ti sa me merr malli mua per kete Malin Kulme , dhe per ato pushime , qe edhe pse tmerrisht veshtire, tmerrsisht varferi, ne fund te fundit eshte femijeria ime.... O zot c'femijeri....
    Me vjen jo vetem te qaj....!

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Oj cucė!
    Pėr Gjakut t'Kreshti e pėr q'ato Katėr K'monė "SHEQMI" asht SHERBE-LJA, sepse i shėrbente varfėrisė sė merditorėve. Nė Minierėn e bakrit Kulme dhe nė Uzinė tė Rubikut ishte njė kriminel Preng Nikoll Marku - qė kishte kėnaqėsi vetėm shti nė burgj merditas!
    T'a ndjefsha tė merėn!
    T'kacarroj Lal Gimi

  10. #90
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga macia_blu

    Duke pire kafe e lundurar ne nderrjet, kjo me siper ishte gjeja me e vlere qe mund te lexoje njeriu sot.
    Me pelqen dhe lenda dhe stili. O zot c'femijeri... e tille ka qene per gjithe ate brez. A se ben novele?
    wrong verb

Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Arsimi privat ne Shqiperi.
    Nga AIPR nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-02-2012, 21:48
  2. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  3. Mesazh rinisė muslimane nė botė‏ !
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 09:47
  4. mesazh privat (hahaha)
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 22-07-2002, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •