Close
Faqja 4 prej 15 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 147
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Nuk di se kush mė gėnjeu qė heshtja ėshtė flori(!)
    Pastaj mė thanė mė mirė ik atje...ku nuk kruhesh nga morrat...
    Dhe ika unė nepėr vite, grisa kalendarėt poetikė me furi
    derisa mė gjetėn nė parcelėn ku lulėzojnė vetėm horrat.

    Uauuuuuuuuu, - klitha, - paska qenė e lehtė tė bėhesh njeri!
    Dhe nisa tė respektoj regullat e letėrsisė qė mė befasonin...
    Mė zuri gjumi nė detin e metaforave duke mjelur rimat pėrsėri.
    Ama takova plot njerėz tė mirė qė vjerrshėronin.

    Po kėta!, - mendova paritur gjatė njė mesnate
    Pėrse nuk themelojnė sėbashku njė Republikė!?
    Ku sejcili respekton Kushtetutėn qė patėm
    Kur kishim Cenzurė, Spiunė edhe Frikė!?...

    Agim

    PS. Poetėt janė njerėzit mė tė sinqertė nė Glob!

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Mace cdo varg qe ke shkruar e lexova me shume vemendje dhe me pelqyen .
    Suksese dhe vazhdim te mbare.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  3. #33
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Korrikut i mungon qershori
    per te tepruar gushti rrenjemua
    Po te kisha njohur ne Maji
    Do te kishin mbrerritur gjethet
    tetorin.
    Ne tetor lindin te gjithe
    ata qe nuk me durojne
    te dashuruar.
    ...
    Janari mjafton
    te thyej ngricat e loteve
    me gur qe bien prej maleve
    te prapa te mendimit.
    Ne njerin prej tyre kam gdhendur....
    emrin e te dashures tende.

  4. #34
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anėtarėsuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151
    Lamtumire

    lamtumire ti faqe e zbehte e nje jete
    dhe ti o mekati im i terbuar

    desha t'i them edhe nates me hene
    por duke prit henen nata me iku

    ju o fjolla bore qe ngrini e s'ngrini si cdohere
    edhe ju lamtumire

    me tregoni kujt s'i thash
    t'i them sa jam se neser s'jam ketu
    as atje ne pranvere nuk jam
    bajko

  5. #35
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Dita jone e vogel
    ka gunga te medha nate
    ne krye.
    ...Ne te drejten tende
    per te mos e marre
    parasysh hidherimin tim
    te fjales se pa drejte,
    veprimit. Vendos te
    kthehem tek e vetmija mike
    qe kam e qe nuk nuk ngjajme,
    Heshtja.
    Ne lekuren time- harte
    e fshij qytetin ku duhej te ishe ti
    perdore me pritjen.
    Te gjitha stacionet
    prej nga nisem
    i rrezoj.
    (trupi me eshte mbushur njolla te erreta
    - po te me shoh nena-
    do trembet se me kane shkelur "oret")
    Edhe mikja ime ka shqisa
    ndersa une, ribej caste
    qe braktisen neper vete!!!





    ***


    Alfabeti i ikjes time
    ka shkronja te rrumbullta
    koke-buta, si foshnje.
    E mbaj duke i dhene
    gjithe vemendjen
    e te mos me shperthejne
    cepat rrubullaksive te buta te ikjes
    Sidomos te mos me behet
    kjo ndarje e perjetshme
    Dhe, perjetesisht e pabere!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 18-08-2004 mė 07:14

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Lindaaaaaaaaaaaaa!
    Je e magjishme tė ruejshin Orėt e Shto'Zo?Vallet!
    Agimi

  7. #37
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Jam kermilli i fundit
    qe vjen prej paqenesise
    dhe iken po ashtu andej
    duke mos pare asgje
    ne rreshqitjen instikte qe bej
    teksa bie ne veten time permbys
    ...
    Jetime kjo ere qe fryn neper floket
    e mij.
    ...
    E nesermia eshte pika e pare e shiut
    qe mund te mos bjere ne asnjeren vjeshte
    ...
    Barku prej nga kam dale ishte pikellim
    ndersa gruaja prej te ciles linda
    qe nene e cfaredoshme
    e nuk besoji kurre se,
    mund te kisha lindur ndryshe
    vecse nje femij-si te gjithe.
    ...
    Kenaqem vuajtshem qe vdiq pa me njohur
    e qe nuk e mesoj dot
    se jam thjesht nje kermill
    qe rreshqas gjithnje teposhte
    neper vete dhe bie permbys!

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Dita e sotme sapo u zgjua
    e kishte kokėn gunga gunga!
    Nata e mbramėshme e rrahu
    me shkelma, me pėshtyma dhe me grushta!

    Nuk e di pse u sherrosėn Dita dhe Nata
    ndoshta nga qė njera zezon e tjetra ėshtė e bardhė...
    Unė asnjerės sinqerisht faj nuk i pata!
    Se Netėve vargėzoj... Ditėve hiqem zvarrė!

    Lindaaaaa!
    Mos provo tė mundėsh vehten, se nuk tė mbetet mė BETEJĖ pėr tė humbur!

  9. #39
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    "H"ne mes


    Njė gotė largėsi, e pi ēdo mėngjes
    me kafenė.
    Cigaren, nė mes.
    Vajtoj tė gjithė ata
    qė i munden largėsitė
    me mberritje.
    E i shtuan Tokės sė pėrveēme
    emra pafund.
    (nė fakt,
    ata nuk mbėriten askund!)
    U dehen prej tė vetmės gotė
    tė mbushur largėsi
    dhe vetėm u nisen!
    Nga tė gjithė dehtarėt
    mjafton tė kujtoj Moisiun
    dhe Uliksin.
    Ky i fundit vdiq duke riikur
    e duke mos vdekur
    nė tė kuptuarit e kotėsisė sė mbėrritjes
    dhe largesisė sė pafundme me veten.

    Cdo ditė me secilėn kafe
    Pij me eks, dhe njė gotė largėsi
    E s'dehem , e s'nisem!
    Pėr aq kohė sa ti nuk je ende
    njė "asgjė" -s'mė zė largėsia.
    Pėr aq kohė sa nuk heq dorė
    prej pranise time tė brendshme
    nuk mė qetėson kafeja.

    Kur dal prej kėtyre qė thashė
    pa i besuar
    ashtu si ty, nuk tė besova
    Bind veten se mbėrrita
    nė vendnumėrorin tim.






    Gjithėandej "A"

    Nuk tė krijova tė tė kem
    as pėr qėllime tė tjera
    tė ngjashme -apo antonime.
    Tė krijova (nėse)
    pėr tė provuar besnikėrinė ndaj vetes
    dhe shijen tėnde tė mistershme
    Tani aspak e penduar
    qesh me lot pėr veten
    dhe tė gjitha ato
    qė tė bėjnė tė ndaluar nė krijimin tim.
    Rritem brėnda secilės "ajo"
    si kujtimi mė i keq.
    Ato-(asaj-at) dhe Ti duhet tė mėsoni
    nga pak e nga njė grimė
    se, nuk jeni tjetėrndryshe
    veēse harraqė tė pandreqshėm
    dhe tė harrueshėm!!!!





    I treti, qė ia lė asaj(I)

    Asgjė nuk ndodh papritur
    Ti dukesh kur je i sigurtė, nė pritjen time
    Zhdukesh kur je i sigurte
    se une mund tė tė pėrciell tek ajo.
    Po tė di tė trembem
    kuptoj se di edhe tė kėnaqem .
    Asgjėja ime ėshtė e njėsojtė
    me gjithėēkanė tėnde!
    ...
    Ti,ngutesh tė shikosh lindjen e diellit
    nga tė gjitha dritaret njėherėsh!
    Ndėrsa une duroj duke u ngutur
    tė pėrciell perendimet e lindjeve tė rrema
    prej tė vetmes dritare qė kam hapur
    mė njė krurėse dhėmbėsh.







    "bota" u mbyt nė pellgun mė tė vogėl
    i cili, para se tė mbushej me ujė
    qe' gjurma jote e shpuar.
    (giligiligili)!
    Mbasi mbledh orėn tonė tė mashtrimit
    tė ditės disaorėshe
    vendos tė bėhem e jeshiltė
    dhe bėlldum , nė pellg-bie!
    Sa herė mė kujtohet vetja -njeri
    nxjerr kokėn nga uji qė,
    vetėm i blutė s'mund tė jetė
    as nuk mund tė bėhet.
    Lėshoj njė zė tė bojėhirtė
    guak-guak.
    Ndėrsa sytė...
    janė tė vetmit qė mė kanė mbetur
    ende ngjyrė toke.
    .................................................. .................................................. ...........................
    BYE!!!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 19-08-2004 mė 17:33

  10. #40
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Dy gisht ndarje


    E di si m'u duke sot
    teksa te pashe te flisje
    me te dashuren?!?
    Si njeriu me i rralle
    qe i qellon shpesh
    ta braktise e verteta e vet.
    Me terheq drama jote lumturake
    e te kerkuarit te vetes gjitheandej
    duke mbledhur vec personazhe
    per enderrat e tua te parealizueshme.
    (po shnderrohesh ne njeri-karton)!

    Matane mendimit tim
    nje kale i kalter dhe i larte
    shkel me kembe gjithe madheshtine
    e urrejtjes se pandodhur kurre.
    .................................................. .................................................. ..............................

Faqja 4 prej 15 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Arsimi privat ne Shqiperi.
    Nga AIPR nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-02-2012, 21:48
  2. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  3. Mesazh rinisė muslimane nė botė‏ !
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 09:47
  4. mesazh privat (hahaha)
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 22-07-2002, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •