-
Nje varg
Plot trembedhjete vjet u bene qe kur B... kishte lene qytetin. Jeta e tij keto kohe kishte qene sa e mbushur aq edhe e pergjumur neper nostalgjira. Ishin ditet ato qe e rrembenin nen vrullin e se rese, ishin netet qe ja cukisnin shpirtin ngadale dhe e zgjonin te mbytur ne djerse.
Gjithcka nisi nje pasdite nga ato te zakonshmet. Ai ishte nen tenden e cadrave te lokalit "Piazza", ne pjesen e tij buze rruges, duke shijuar kafen dhe duke lexuar. Mbremja afrohej si femijet e vegjel qe sapo mesojne te ecin dhe ai nuk kundershtonte te luante rolin e te madhit qe e priste me krahe hapur, i pelqente mbremja. Rruga perzgjatej duke dredhuar pikerisht afer lokalit me nje kend te lehte qe e bente te dukej ne forme "V". Dritaret e pallateve te vjeter pergjonin dhe perngjanin me nje puzzle qe formohej vazhdimisht pas cdo drite-ndezje, per te formuar ne fund nje pamje monotone te nje katrori perfekt, fantazi e munguar e artit komunist.
Pikerisht ketu ndodhi. Mes rreshtave dhe fjaleve te poezive qe po lexonte, syri i kapi nje varg prej te cilit nuk mund te shkeputej. Ne fillim vuri gishtin ne fund te tij, si per te dashur te fitoje pak kohe dhe per tju rikthyer serish. Ngriti koken dhe vetem mendonte. Syte ju thelluan dhe perqendruan ne nje pike pa permbajtje. Ndejti ashtu per disa sekonda ne kerkim te nje mendimi per te formuar, por asgje nuk i vinte neper koke. Pasi u mendua per pak, uli serish koken per te rilexuar vargun. Pastaj e rilexoi,rilexoi...
Ja keshtu ndodhi.
Ne darke ai shkoi ne apartament, rrembeu gjithe kursimet e tij, nje cante te mbushur me libra dhe...u nis. Plote trembedhjete vjet u bene qe kur Brari kishte lene qytetin. Jeta e tij keto kohe kishte qene sa e mbushur aq edhe e pergjumur neper nostalgjira. Tashme do te ishin ditet e ardhshme ato qe do te shijonte, nen suksesin e librit te tij me poezi "Te pish prej gjithe mbremjeve te botes" !
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 26-07-2008 mė 18:11
-
-
jo se ke permendur nje brar aty ..por kjo skice ose tregimz.. eshte shkruar vertet shume bukur nga ty prat..
sma merrte mendja se mund te beje proze kaq te kendshme per tu lexuar..
urime..
-
-
Faleminderit Brar...
Me ndihmen tende do te crrenjosim komunizmin edhe nga Kuba apo Koreja e Veriut
-
-
mir prat.. ashtu do bejme sic thua ti.. shou omisar..
vazhdo shkruaj si ne tregimzin siper..
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt