
Postuar mė parė nga
macia_blu
Para nja 30 vjetesh, kur babai im rrinte ne Rubik, ju te Rubikut e zgjonit ne 4 te mengjesit dhe shkonit ne mal per te mbledhur thase me nje bime mjekesore, dhe benit shume perfitime me to ne vere. Dhe mbasditeve, nga qe pertonit t'i merrnit me vete poshte pjerresise, i hidhnit nga maja e malit, dhe thaset binin direkt e ne fshat. lol
E di ti si quhet ajo bima?
PO. Nje muaj para se te mbaronte shkolla, gjyshet, qepnin thase, dhe gjysma thaset i benin paranece. Ca eshte paranece? Paranece eshte nje gjysem thesi qe lidhet per mesi , si perparse. Nje jave para se te mbaronte shkolla , burrat e shtepive , benin kiza te reja , dhe riparonin te vjetrat. Po kiza cfare eshte? Kiza eshte drapri me i vogel. Ose nje draper dy here me i vogel se i zakonshmi. E perderisa nuk ishte draper, e quanim kize.
Dhe fillonin pushimet e veres. C'pushime!
Zgjoheshim ne oren 4 te mengjesit. Dhe mblidheshim ne qender te fshatit te gjithe kalamajt , nga mosha 12 vjec deri ne moshen 18 vjec. Siguirsht qe dikush kishte edhe priderit me vete , ose ndonje vella a moter me te madhe se 20 vjec. Deri ne Kulme, mali perballe fshatit tone dhe mali me i madh ne zone , sigurisht edhe me i njohuri... rrinim te gjithe bashke , vecse te vene ne rrejesht per nje, sepse shkonim mbas kembeve qe bente ai qe i printe grupit. Kur zbardhte ishim ne maje. Dhe shperndaheshim.... per tu mbledhur prap aty ne oren 2 e per tu kthyer serish te gjithe bashke. Bima qe mblidhnim quhej "shqem" ( nuk e kam gjetur askund te shkruar , e keshtu qe nuk e di se si mund ta kete vertete emrin kjo bime , por ne keshtu e quanim dhe keshtu e kujtoj.... se per cfare perdorej , as nuk e mesuam kurre... e tmerrshme, madje as nuk kemi pyetur kurre... te pakten une jo.
(do te pyes ne rastin me te pare qe do flas me te shpise... nese nuk e dine , do tu them te pyesin e ta gjejne ) lol
Nodhte qe ndonjerin e pickonte jo vetem ndonje merimange se stermadhe, ndonje blete , por edhe gjarpri. Kishim nje grua-plake ne fshat qe na i kendonte te gjithe pickimet , sepse dinte edhe fjalet e gjarprit.... cuditerisht, magjia behej, sheroheshim pa shkuar ne spital , e pa munguar me shume se dy dite , nga ditet e pushimeve ... dmth pa munguar ne "kulme".
Megjithese rubiku qyteti ngjit me fshatin tim...ishte nje qytet qe duhej te ishte me i pasuri edhe ne europe, ose te pakten keshtu thane ca te huaj kur erdhen per here te pare ne rubik (ne kishim menduar se ky qytet duhej te ish prej folriri, ose e pakta krejt prej xhami, ndersa kyyyyyyyyyy.... oh c'zhegnjim). Pra edhe me shqemin qe mblidhnim gjithe veres dhe qe nuk ishte e zorshme vetem te dalesh ne maje te malit qe ne 4 te mengjesit, te shqtesosh gjarperinjt e bletet, e merimangat, ne shtepite e tyre, te kepurs ndonje maje gishti me kize duke nxituar pak nga frika e pak nga deshira per tu kthyer ne shpi, e pak nga turpi per te qene i barabarte me shoket... por ishte edhe me e veshtire pergatitja e bimes , para se ta dorzonim (se me vjen keq ta perdor fjalen "para seta shisnim" . Mbasi perdite i rrokullsinim thaset prej majes se Kulmes per ne breg te lumit , se ti nuk e di se qe fierzaket, per te shkuar ne kulme, duhej te kalonin lumin fan , i cili nuk kishte ure, pervec nje ke ura e matit-ura e zogut, shume rrotull e shume gjate per ti rene nga ura, dy ne rubik (ura e uzines dhe ura e metalurgjise, neper ate te metalurgjise kalonin edhe makina .... lol edhe prejketu per ne fierzaket sidomos ne vere , ishte larg per ti rene .... dhe keshtu ia keputnim mes per mes lumit. (ne kater te mengjesit te kalosh lumin perdite per te shkuar ne kulme e per te bledhur... shqem? Po pse sa leke kilja shitej ? Oh.... kilja.... cfare kilje shitej 50 leke kv.
Mbasi i leshonim thaset prej majes se malit buze lumit, u vinim mbrapa me vrap neper teposhten thike. Mandej i merrnimin thaset ne shpine e i kalonim matane lumit gjithe kujdes te mos rreshqiteshim e te mos na binin thaset ne lume , se nuk duhej te lagej shqemi se perndryshe shkonte dem , (nuk shitej ).
Mbasi i conim thaset ne oborr, i shperndanim gjethet e shqemit neper oborr qe te thaheshin. Mbasi thahej (gje qe donte tre dite diell per tu thare) e mblidhnim dhe e shinim. Si e shinim? Me hunj!!! Kete pune e benin djem me te rritur. -Cfare je tu ba ? Tu shi shqem ! Shire Dmth gjethet e thara beheshin copa copa te vogla.... si miell i bluar trashe.Pastaj .... Pastaj e sitnim. E pastronim, copat e medha i ndanim nga te voglat. Te voglat i fusnim neper thase , te cilet i qepnim .... deri kur shkonim ti dorzonim. Gjithe pushimet i veres i" shijonim" keshtu. Dhe ne fund benim aq leke , sa nuk blenim dot cante te re per librat, por te pakten blinim librat. NUk blinim dot kepuce te reja per shkolle, por te pakten benim leke qe ti conim ke kepucari ti riparonim ato qe kishim. (kush kishte shume femije mblidhte shume shqem, dhe ndaheshin kalamajt , kete vit , Lila , Rudi, Bardhi, do blejne kepuce te reja , ndersa Vera , Albina, Roza, Turi, do riparojne ato te vjecmet.... dhe keshtu me radhe deri sa mbaronim shkollen.... fat kush kishte vajza se me te mbaruar shkollen i martonin shpjet e shpejt...) Pantallona blinin vetem djemte me se shumti se vajzat e para i ruanin , dhe e dyta me se shumti vajzave u griseshin pantallonat mbrapa, dhe kollaj iu vinin nga nje harrn dhe na thoshin nenat "he se nuk te duken se jane te vjeter ,e se kane harrne sepse ke grykesen e t'i mbulon" Triko nuk blinim cdo vit, se nenat zhbenin ato qe ishin grisur shtonin nje fije pe te ri , dhe benin nje triko te re. (te re i thenshin).
Pallto, xhupa etj etj, nuk i njihnim....!
.... Te tille te varfer ne fshatin tim (meqe po flas vetem per fshatin tim) ishin edhe kalamajt e komunisteve.... vetem ndonje kryetar apo ndonje sekretar partie mund ti kish kalamajt pak me te veshur se te gjithe.
Kulmi! E merr vesh ti sa me merr malli mua per kete Malin Kulme , dhe per ato pushime , qe edhe pse tmerrisht veshtire, tmerrsisht varferi, ne fund te fundit eshte femijeria ime.... O zot c'femijeri....
Me vjen jo vetem te qaj....!
Krijoni Kontakt