Close
Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 147
  1. #101
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    ajo, shum larg, afrohet dhe largohetpo prap larg, oasis ne shkretetire. Kerkon ti afrohesh burimit se te ka zene etja, por asgje vec rere. sa her qe sheh nje zhduket dhe te shfaqet nje tjeter atje diku me larg. Veshtire te ndertosh dicka vetem me rere, pothuajse e pamundur por jo e pamundur.
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  2. #102
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    sot jam e indinjuar me qetesine dhe ti s'i lexon e-mails

    "Kur te vish ne Shqiperi, do te te fal kameren dhe do te te mesoj si te lash filmat vete."

    Qesh po deshe por edhe ky premtim luajti nje rol ne deshiren time per te shkuar prap (kupto, jo per t'u larguar prej ketu). Palosa rrobat e mia ne valixhe vecan nga te te tjereve per te evituar filozofirat personale te paketimit. Levizja eshte mjaft e veshtire edhe pa to. Mora 2 pale taka ne rast se bejne ndo nje darke, dhe vecova nje valixhe te tere per xhupat, cizmet dhe atletet, te gjitha te paketuara neper qeska. Ime me mendon se qeskat jane budallallek por nuk argumenton sepse eshte e lumtur qe s'kam paketuar asnje liber. Sa here ankohet, me duket sikur me ngul thonjte ne mish, me jep imazhin e nje gjarpri qe me shtrengon ne fyt dhe merimanga qe me zvarriten ne bark. Eshte misherimi i femres se pergjithshme, thuajse ideale. Madje edhe ndryshon mendjen 32 here per gjithshka. Ne fakt une e kam paketuar nje liber por e fsheha.

    E vetmja arsye pse u njoha me Jennen ishte sepse dikush me bindi te punoja ne klinike. "Ti i di procedurat, je shume e mire me pacientet, pse jo?" Une dhe Jenna s'mund te kishim qene me te ndryshme. Ishte 13 vjet me e vogel se une dhe i pelqente zhapiku im. Ajo nuk kishte hyre akoma ne shkolle apo kopesht per shkak te degjimit te dobet qe kishte, por ishte shume e lumtur te shkonte ne shkolle ne vjeshten e ardhshme. Nderkohe une beja cmos te mos shkoja ne shkolle dhe kisha bere shume mungesa gjate simestrit. I tregova emrin tim me shenja, duke levizuar doren 4 here per 4 shkronjat e emrit tim. Por te dyja s'kishim shume praktike me kete menyre te biseduari dhe nuk e vazhduam me.

    Ne diten e operacionit te saj, i lexova per Ikarin. Babai i Ikarit, Dedalus ishte shume i zgjuar. Ai beri krahe me dyll per te birin qe donte te ikte prej ishullit dhe e paralajmeroi te mos fluturonte afer diellit se do i shkrinte dyllin, apo afer detit se do merrte lageshtire e s'do fluturonte dot. Jenna me ndaloi, "Me qe ishte kaq i zgjuar, pse s'ndertoi anije babai?" Une s'kisha pergjigje. Ky eshte versioni me i perhapur, edhe pse disa thone qe Ikarus vdiq ne nje anije. E quajta te hapur per interpretime, sic jane gjithnje gjerat dhe ia shpjegova ashtu sic mu tek.

    Sepse Dedalus, sic i ndodh shume njerezve te zgjuar, donte te ishte i famshem, te njiheshe si nje "maverick," i paligj, e me teper, origjinal. Askush deri ne ate dite s'kishte provuar te fluturonte ne qiell, pothuajse i plotfuqishem. Aeroplanet nuk ishin shpikur akoma. E ke provuar te hypesh ne shilares, Jenna? A nuk ndihesh sikur fluturon? E po ashtu donte dhe Dedalus, por me qe pati kohe te bente vetem nje pale krahe, ia dha Ikarit, qe nuk i priteshe t'i vinte ne prove. Dhe Ikari fluturonte, i dehur nga madheshtia, shikonte njerezit poshte tij dhe talleshe me vogelsine e tyre, qeshte akoma me teper kur shikonte ndo nje zoteri apo nje zonje te pasur te veshur ne lejla qe dukeshin si milingona shumengjyreshe, komplet te parendesishem, komplet te mbytur ne imagjinaten e tyre per poziten e tyre ne bote. Ata ishin virtualisht te verber, s'e kishin pare boten sic po e shihte Ikari, s'ishin asgje, dhe ajo qe ishin ishte e gjitha genjeshter ne mendjen e tyre per te zbutur realitetin. Fshatari qe leronte token vazhdonte punen e lodhshme, i paditur per sa shume pune kishte per te bere. Cfare mjerani, mendonte Ikari, i lumtur qe kishte mundesine te shikonte pertej imagjinates se ketyre njerezve te semure, qe ishte mbi ta. Mblodhi gjithe fuqine dhe fluturoi akoma me larte, per ti zvogeluar me tej njerezit qe shihte ne toke, te mbytyr thelle ne vetveten e tyre te vogel.

    "Kaq te vegjel ishin?" Jenna picerron syte dhe krijon nje hapesire te ngushte midis gishtit te madh dhe gishtit tregues. Mbaroj historine e Ikarit duke lexuar me tej qe fluturoi afer diellit, i shkriu dylli dhe ra e u mbyt ne pafundesine e detit... tejet te kripur per shijen e tij. "Mire iu be," tha Jenna, e lumtur me perfundimin (une nuk mohoj qe ndjeva nje lloj kenaqesie per fatin e merituar te Ikarit).

    Disa jave me vone, ajo u kthye duke qare dhe duke ngacmuar veshin. E mora si shenje te mire faktin qe me degjoi nga larg. Me vone kuptova qe vuante nga njera prej efekteve anesore te operacionit per degjimin: zhurme ne vesh. S'eshte zhurme e larte, por pas disa kohesh te lodh. Shume njerez jetojne me ate zhurme per aq shume kohe sa qe ndo nje here po t'i pyesesh nuk jane te sigurte ne jane duke e degjuar apo jo. Jenna nuk erdhi me tek ne. Doktorresha dhe infermieret me thone se, midis shume problemeve te tjera, Jenna nuk po ambientohet dot me faktin qe po degjon kaq shume per here te pare ne jeten e saj. E imagjinoj Jennen si Ikari, e mbytur jo ne det por ne pafundesine e brutalitetit te c'do zhurme qe cjerr bota. Por edhe qetesia te mbytka. Pas disa kohesh qe prita per te, pa patur guxim te kontaktoja te jemen (per c'arsye?), ika prej klinikes.

    Ne fund te dites, i afrohem telefonit per te degjuar mesazhet, qe ne gjuhen e Jennes eshte ekuivalenti i picerrimit te syve kur duam te shikojme me mire dicka te larget. Me ndalon zemra nga befasimi i zhurmes qe kumbon prej telefonit pas qafes time. Zverku im i nxehte prej tronditjes gradualisht me ftohet. Richard mbaron mesazhet e tij ne Shqip, "Teh marsha teh leegat."

    E merr me mend cilin liber paketova.

    William Carlos Williams shkruan per Ikarin. I hapur per interpretime, si gjithshka tjeter.

    Sipas Brueghel
    kur Ikari ra
    ishte pranvere

    nje fshatar ishte duke leruar
    token e tij
    gjithe madheshtia

    e vitit ishte
    zgjuar therese
    afer

    buzes se detit
    merakosur
    per veten

    duke djersitur ne diellin
    qe shkriu
    dyllin e kraheve

    pa kuptimthi
    ne cep te bregut
    ishte

    nje sperkatje krejt e pavenere
    kjo ishte
    Ikari duke u mbytur


    Piktura e Brueghel. Gjeje Ikarusin.

    Fjala e dites sot eshte "brutal." U zgjova sot ne mengjes dhe akoma ne shtrat fillova t'u dergoj te gjitheve mesazhe me cel. duke ndertuar fjali qe permbajne fjalen "brutal."

    Heheh... ju kater te fundit doni dajak.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #103
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    sa te gjata i paske mesazhet private mi lol ncq ncq ncq jks
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Kjo poezi e poetes nga Fierza e Rubikut, Macja_blu nuk eshte postuar akoma tek forumi Shqiptar, por meqe personalisht me pelqen, po e sjell mes jush ne emer te saj:

    KOSTANDINOJADE



    Rrasen e varrit e zhvendosa

    fare pak dhe dola,

    si ne legjende.



    Shalova zemren,

    troku i saj eshte i lehte,

    nuk te tremb.

    Fantazma ime dhe perqafja,

    kundermojne ere dheu,

    ere malli

    si ne legjende!



    C'kerkon ashtu me duar,

    me gishta

    mbi dhe midis

    supeve te mia?!

    Koken?!!

    Ajo me mungon.



    Rrasen e varrit e zhvendosa,

    fare pak dhe dola.

    Fantazmes time te persosur,

    i mungon vec koka.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga R2T : 27-12-2004 mė 17:58
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  5. #105
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    R2T, faleminderit per gjithe sa thua , dhe per postimin.


    Me kete rast iu uroj te gjithve nje vit te ri te mbarsur me dashuri, me suksese , dhe enderra te realizushme.

  6. #106
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Une dhe nje mize
    jeten njera tjetres ia nxijme
    duke iu uruar shoshoqes vitin e ri.
    ...
    a me duket mua apo me ka hyre nje mize ne dhome
    nga erdh miza ?
    S'ka pase nga te hyjnte edhe miza plot po te kish perjashte dhomes
    qe me siguri , nuk gjen as mize dermani tash ne kyt dimer
    Me siguri asht mize kali. Miza e kalit me te fluturu rrotull afer
    nuk duhet ta ngasesh se ka sjell fat.
    Cdo gja transportohej me kuaj e karroca kuajsh , mandej me makina
    me motorr kuaj-fuqi te fuqishme.
    Kurse fatin e transportojne mizat (po keto miza duhet te jene miza kuajsh, per te besuar sjelljen e fatit.)
    Perndryshe ajo qe sjellin mizat e tjera , jo miza-kali , mund te quhet gjithcfare e vec fat, jo.
    oh, jo nuk qenka mize kali, asht ul ne bisht te cigares time , e po tund bishtin. Po te kete miza ose kjo gjeja si mize e qe mize nuk qenka , bisht.
    pres gjith durim te shprishur te ngrihet, ta marr cigaren pa u mbaruar se piri veten. Nuk tundet te ike , thua se harroji si fluturohet. Ku ta dish ka vendose te pres vitin e ri ne bisht te cigares time, i cili eshte filter e cilesise se larte.
    Me vjen me i fole, por druhem . Ku ta dish , ndoshta nuk eshte insekt fluturues, por vec duket ashtu. E gjithcka qe mund ti flas , ndoshta i gjej neser ne rruge te vitit te ri, duke m'u perseritur si sekrete te dala. C'ka nuk ta mbajne 32 dhembet e tu, mos prit te ta mbaje as nje mize e harruar dimrit neper dhome, nje mize harraqe.(32 dhembe... sa here i kam numeruar dhembet e mij, mbas perdorimit te kesaj shprehje , ne lidhje me sekretet, me kane dale 28. e megjitheate sa e here e perdor thenien , harroj te them numrin e sakte te dhembeve. Edhe po te me kujtohet numri i dhembeve te mij, kam frike se 28 me pare se ti ve fjalen "dhembe " mbrapa , i ve mije-deshmore, ose mije- kilometra. Cfare koincidence, qe une kam vetem 28 dhembe , dhe vendi im ka 28 mije kilometra katrore. Kur te ve protezat -dhembet e ri, do te pyes edhe nje here per mijerat e kilometrave katrore te vendit tim, qe me siguri kane per te qene me shume se 32 kl katror)
    ...
    Hej zot, cuditem si njeriu bahet kaq naiv , e i gezohet vitit te ri. Secili vit i ri, ma ka bere jeten me te vjeter. Cfaredo qe te realizojme ne kete vit te ri, pike separi realizojme nje hap me te sigurte drejt plakjes dhe asaj tjetres (vdekjes). Si bej edhe une , sikur dua te jetoj pergjithmone , sikur kam frike te plakem, sikur nuk dua te shkoj.
    ...-Ta dise ku shkon kjo gjeja si mize qe ende rri ne bishtin filter te cigares time,kur te niset me shku, kisha me i shku mbrapa.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 31-12-2004 mė 22:32

  7. #107
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ti te pakten nje mize kishe o El, kurse une kisha dy brejtės mbi shpinė kėtė fundvit. Tė bardhė, e per mua zakonisht gjėrat e bardha janė paqėsore, bora, zemra e nėnės faqja e tim eti, kurse kur minjtė janė tė bardhė quhen mutacione. E nga ngjyra mė gėnjeu mendja se kėta tė dy nuk do tė ishin pjese e pjelles se tyre, brejtėsve. Prandaj u besova shpinėn, si dhe nga mirėsia pėr atė qė m'i shiti minjtė si paqėsorė. E unė fjeta gjumė mbrėmė. E minjtė e mi tė bardhė bėnė tė vetėn mbrėmė. Festuan vitin mė tė ri tė vuajtjes sime mbi shpinėn time; sot kur u zgjova e hodha dorėn pas supit pėr te kapur flokėt, kjo e fundit mė humbi nė njė gropė nė kokėrr tė shpinės. M'u desh dora tjetėr nė ndihmė qė tė nxirrja tė parėn nga gropa, kurse minjtė - minjtė kam njė orė qė po i kėrkoj brenda vetes e s'i gjej dot. Vetėm stomakun e ndiej pak tė ngarkuar.

    A nuk janė mizat e kalit ajo ē'ka nga anet e mia quhet murrjelė? Laramane, e pickimi i saj tė sėllon nė zemėr? Tė kam xhan unė ty, si me miza, si pa miza

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Ana78
    Anėtarėsuar
    28-12-2004
    Postime
    71
    O Mace pranoi komplimentat e mia per Poezite e tua..

    Shume vargje, mund te lexoj ne ditet e Jetes sime...
    por jo te gjitha, me lene mbresa..!
    Keto i takonin vargjeve te mbresave dhe gjurmeve ne mendjen time....
    Nuk eshte turp te lindesh injorant,
    te vdesesh i tille s“durohet...(Remark)

  9. #109
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    D"H"E

    Parajsa eshte e besueshme
    vetem e vetem se atje
    nuk ke nevoje te mos jesh vetem
    Dhe sidomos se atje
    nuk te ze gripi.

  10. #110
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    dua te krijoj pikerisht ate qiellin qe rrezohet
    ne prag te shikimit tend te ndryshkur nga pritja
    Pastaj le te jete qielli tjeter syri yt .
    Qielli nuk eshte asgje vezse kuptim sysh
    a dicka ne forme shikimi.




    ...

Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Arsimi privat ne Shqiperi.
    Nga AIPR nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-02-2012, 21:48
  2. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  3. Mesazh rinisė muslimane nė botė‏ !
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 09:47
  4. mesazh privat (hahaha)
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 22-07-2002, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •