PSD, PAD, PBDNJ, PA spranojnė tė jenė pjesė nė komisionin e ndėrtuar nga Ruēi-Topi
Aleatėt kėrcėnojnė Nanon
Apostoli: PSD do ta rishikojė qėndrimin nė koalicion
Juli Prifti
Aleatėt e PS-sė kėrcėnojnė me rrėzimin e qeverisė, nėse Nano nuk do tė tėrheqė marrėve-shjen Ruēi-Topi.
Vetėm njė ditė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes mes dy krerėve tė grupeve parlamentare tė PS-sė e PD-sė, nėn praninė e shefit tė OSBE-sė, Liponen, pėrfaqėsues tė partive tė vogla, pjesėmarrėse nė qeverisjen aktuale, kanė kėrcėnuar se do tė ndėrmarrin hapa politike qė kėrcėnojnė rėnien e qeverisė. PSD-ja do ta rishikojė qėndrimin nė koalicion, pasi ėshtė prekur baza e marrėveshjes, mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar koalicioni, u shpreh dje numri dy i socialdemokratėve, por pa pėrcaktuar nėse ky vendim kishte tė bėnte me njė tėrheqje nga qeveria. Nė tė njėjtėn linjė me Apostolin, kanė qenė edhe Ceka, Dule e Xhuveli, tė cilėt e kanė konsideruar marrėveshjen mes Ruēit e Topit si njė pėrpjekje pėr tė nxjerrė jashtė loje partitė e tyre. Po pėrsėritet gabimi i marrėveshjes sė majit 2003, e cila dėmtoi zgjedhjet e tetorit tė kaluar, tha kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, duke konfirmuar mospjesėmarrjen e partisė sė tij nė kėtė komision. Ndėrkohė, kreu i PAD-sė, pėrveē marrėveshjes ka akuzuar edhe shefin e OSBE-sė se po kėrkon sajimin e njė rrėmuje tė re, ndoshta mė tė rėndė se sa ajo e njė viti mė parė.
Reagimi i Qeverisė
Ndėrkohė, PS-ja duket se nuk do tė pranojė asnjė presion tė aleatėve, qofshin kėto edhe me destinacion dėrgimin e vendit nė zgjedhje tė parakohshme. PS-ja nuk ka ndėrmend tė tėrhiqet pėr marrėveshjen, edhe nėse kjo mund tė shkaktojė zgjedhje tė parakohshme, thanė dje burime nga PS-ja. Ndėrkohė, marrėveshjen e mbėshteti dje edhe qeveria. Zėdhėnėsi i kryeministrit, Dalipi, tha dje gjatė njė konference pėr shtyp se Kėshilli i Ministrave e pėrshėndet kėtė marrėveshje pėr reformėn zgjedhore, pa pretenduar tė bėjė komente pėr mėnyrėn e arritjes sė saj dhe debatin qė ka ngjallur ajo nė partitė e vogla.
Tė pėrndjekurit, provimi i parė
Kthimi pėr rivotim nė Kuvend i projektligjit pėr tė pėrndjekurit politikė do tė jetė testi i parė mes PS-sė dhe aleatėve, pasi bashkimi i votave kundėr me votat e opozitės, rrėzon variantin e qeverisė. Nėse ky projektligj nuk kalon nė tre votime radhaz nė Parlament, nė bazė tė Kushtetutės, automatikisht bie qeveria. Socialistėt nuk arrijnė t“ia dalin tė vetėm kėsaj prove, pasi kundėr projektligjit kanė dalė edhe deputetėt e Lėvizjes pėr Integrim tė ish-kryeministrit Ilir Meta. Kuota e 71 votave pro, qė kėrkon projektligji pėr ish-tė pėrndjekurit politikė, mund tė arrihet vetėm me votat e Partisė Demokratike, nė rast tė votės kundėr tė aleatėve, por njė gjė e tillė duket e pamundur.
PS-PD: S“i kemi shkelur tė vegjėlit
Askush nuk po i merr nėpėr kėmbė partitė e vogla. Ky ka qenė konstatimi i deputetit socialist, Ylli Bufi, i cili pritet tė jetė njė nga bashkėkryetarėt e komisionit tė posaēėm pėr pėrmirėsimin e Kodit Zgjedhor. Sipas tij, partitė e vogla nuk do tė dėmtohen nga ngritja e komisionit, edhe pse nė njė paragraf tė protokollit Ruēi-Topi, qė i parapriu ngritjes sė komisionit, thuhet se asnjė vendim nuk do tė merret pa konsesusin e PD-sė apo PS-sė. Sipas Bufit, kjo klauzolė ėshtė pėrpiluar e tillė pėr t“ķ paraprirė ēdo bllokimi tė mundshėm tė procesit. Ndėrkohė, eksperti i Partisė Demokratike, Ilir Rusmajli, thotė se komisioni do ta zgjidhė ēėshtjen e sistemit zgjedhor nė vend, pėr tė cilin mund tė ketė edhe njė amendim tė Kushtetutės. PD-ja kėmbėngul qė zgjedhjet e ardhshme t“i nėnshtrohen proporcionalit tė pastėr, ndėrkohė qė do tė diskutohet edhe pėr pragun elektoral. Socialistėt kėrkojnė ngritjen nė 4 pėr qind, ndėrsa demokratėt pranojnė qė ai tė mbetet nė nivelin e mėparshėm, 2,5 pėr qind. Gjithsesi, duket se nga deklaratat e para tė tė dyja palėve, nuk ka mosmarrėveshje tė mėdha, pasi u zgjidh problemi qė bllokonte bisedimet, riformulimi i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve.
Moisiu: Marrėveshje pozitive
Presidenti Moisiu pėrshėndeti dje marrėveshjen e arritur mes dy forcave tė mėdha politike, nė prani tė OSBE-sė, pėr zgjedhjet e ardhshme. Kjo ėshtė njė shpresė pėr tė ecur pėrpara, theksoi ai gjatė njė takimi me zv.sekretaren amerikane tė Shtetit pėr Evropėn Juglindore, Stephens. Kjo deklaratė ėshtė qėndrimi i parė zyrtar qė presidenti i Republikės mban pėr ngritjen e komisionit tė posaēėm pėr zgjedhjet.
Krijoni Kontakt