Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16

Tema: Privatizimi

  1. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mbarėshqiptare

    Eltion Hoxha - 21/09/2004

    AKM: Konfiskim tė ndėrmarrjeve, kompanive qė nuk pėrmbushin investimet e premtuara

    Tė gjitha kompanive qė do tė privatizojnė ndėrmarrjet shoqėrore nė Kosovė me metodėn “spin off”, nė rast tė mos pėrmbushjes sė planeve tė biznesit tė paraqitura nė momentin e tenderimit, do t’u konfiskohet prona e re


    Blerėsit e ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė nėpėrmjet “spin off”-it special (blerje e ndėrmarrjes me disa kushtėzime) pėr t'u shpallur fitues duhet tė paraqesin planin e biznesit, shumėn e mjeteve qė planifikohen tė investohen dhe numrin e punėtorėve qė do tė angazhohen nė punė. Nėse fituesi i ofertės pėr ndėrmarrjet e shitura shoqėrore dėshton nė pėrmbushjen e investimeve tė premtuara nė bazė tė planit tė biznesit, PSSP-ja ka tė drejtėn e rishitjes sė asaj ndėrmarrjeje, thanė zyrtarė tė Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit (AKM). Nė raundin e tretė, nga 18 ndėrmarrje, vetėm tri prej tyre do tė shiten me “spin-off” special (”Ferronikeli”, “Pėrparimi”, Banja e Kllokotit), ndėrsa pėr 15 ndėrmarrje tė tjera janė shpallur fituesit e pėrkohshėm.
    Pėr raundin e tretė tė privatizimit u shpallėn 18 pronarėt e pėrkohshėm tė ndėrmarrjeve shoqėrore. Nė kėtė raund, pėr “spin off” tė rregullt janė dorėzuar 97 oferta. Ndėrsa vlera totale e ofertave finale qė janė fituese tė pėrkohshme ka qenė mbi 16 milionė euro. Ahmet Shala, zėvendėsdrejtor i AKM-sė, tha se ėshtė i kėnaqur me numrin e madh tė tė interesuarve, si nga vendi, ashtu edhe nga Europa dhe, sipas tij, kjo tregon se investitorėt kanė besim nė procesin e privatizimit, nė AKM-nė dhe nė investimet nė Kosovė.
    “Raundi i tretė ka qenė njė kthesė e veēantė pėr tė gjithė. Ai ka kthyer besimin pėr ndėrmarrjet tė cilat janė nė proces tė privatizimit dhe do tė kthejė edhe besimin e investimeve qė do tė reflektohen edhe nė pasqyrėn e zhvillimit ekonomik tė Kosovės”, tha Shala. Shala tha se shumė shpejt do tė fillojė edhe raundi i katėrt i procesit tė privatizimit dhe pėr ēdo muaj do tė jenė sė paku 10 ndėrmarrje tė ofruara pėr privatizim.
    Kirk Adams, zėvendėsdrejtor i Departamentit tė Privatizimit, tha sa “spin off”-i special mundėson qė investimet e bėra nė ndėrmarrje tė shpenzohen nė Kosovė. “Niveli i investimeve garanton vėnien e aseteve nė pėrdorim si dhe mundėsi tė reja pėr tė punėsuarit”, tha ai. Adams, sa i pėrket “Ferronikelit”, tha se pėr momentin janė duke pritur qė tė pėrfundojė parakualifikimi, para datės 24 shtator, por, sipas tij, tė interesuarit pėr kėtė ndėrmarrje duhet tė jenė kompani profesionale lidhur me mineralet. Sipas tij, kompanitė qė parakualifikohen pėr “Ferronikelin” do tė bėjnė ofertėn mė 17 nėntor dhe kjo u jep atyre mjaft kohė qė tė rishikojnė pasuritė e kompanisė. Tetė dhjetori ėshtė afati i fundit i dorėzimit dhe hapjes sė ofertave. Ēmimet e ofertave ishin nga mė tė ndryshmet duke shėnuar shpeshherė dallime tė mėdha mes tyre. Oferta mė e lartė, me njė ēmim prej mbi 4 milionė eurosh, i ėshtė bėrė Shtėpisė sė Mallrave “17 Nėntori” nė Pejė, e pasuar nga oferta prej rreth 3.5 milionė eurosh pėr Banjėn e Kllokotit, ndėrkohė oferta mė e ulėt me ēmim prej 45 250 eurosh i ėshtė bėrė njė dyqani nė Gjakovė.


    “Beselica” ka fituar tenderin pėr “Fazitėn”
    Ndonėse AKM-ja ende nuk ka shpallur emrat e fituesve tė tenderit tė tretė tė privatizimit, drejtuesit e kompanisė “Beselica” nga Podujeva pohuan se ata janė fitues tė tenderit pėr blerjen e fabrikės sė tapetave “Fazita” nė Prishtinė. Xhevdet Beselica, njėri prej pronarve tė “Beselica”, tha se oferta e tyre prej 2.8 milionė eurosh ishte mė e larta dhe se ata janė shpallur fitues. Kjo ėshtė ndėrmarrja e dytė shoqėrore qė blehet nga “Beselica”. Nė raundin e dytė tė privatizimit, ata gjatė raundit tė dytė blenė ndėrmarrjen pėr prodhimin e blloqeve “17 Nėntori” nė Podujevė.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #12
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Besim Djaloshi - 20/09/2004

    Vlera fillestare e ARMO-sė, 65 milionė dollarė

    ARMO ėshtė e pėrbėrė nga dy rafineri me kapacitet prodhues 1.5 milionė ton gazoil nė vit si dhe nga njė rrjet i madh pikash karburanti, trojesh e depozitash pėr import-eksportin e hidrokarbureve.


    ARMO ėshtė njė kompani, e cila ėshtė krijuar nė prill tė vitit 1999, nga ndarja e ish- ndėrmarrjes sė Albpetrolit. Kapitali themeltar i kėsaj kompanie llogaritet tė jetė rreth 5.3 miliardė lekė, shumė tė cilės do t’i shtohen minimalisht edhe 1.5 miliardė lekė tė tjera, kjo pas pėrfundimit tė regjistrimit dhe vlerėsimit tė aseteve tė kėsaj shoqėrie, tė cilat janė tė shpėrndara pothuajse nė tė gjithė territorin e vendit. Ėshtė njė kompani me kapital tėrėsisht shtetėror. Ajo ka si pronarė Ministrinė e Ekonomisė dhe punon nė varėsi tė Ministrisė sė Industrisė dhe Energjetikės. Sipas drejtorit tė pėrgjithshėm tė kompanisė ARMO, Pėrparim Hajnaj, duke u bazuar nė vendimin e Kėshillit tė Ministrave si dhe nė kapitalet qė zotėron aktualisht kjo kompani, vlera minimale e ēmimit me tė cilin do tė hapet tenderi ndėrkombėtar pėr blerjen e saj ėshtė afėrsisht 7 miliardė lekė. Konvertuar nė dollarė kjo shifėr kap vlerėn e afro 65 milionė dollarėve amerikanė.
    Produktet dhe asetet e kėsaj kompanie
    Kompania nė fjalė pėr volumin e produkteve dhe nėnprodukteve qė prodhon zė rreth 25 pėr qind tė tregut tė gazoilit nė vend. Gjithashtu ARMO ėshtė furnizuesi i vetėm i tregut vendės me bitum dhe i TEC-it tė Fierit me lėndė djegėse, solar. Produktet kryesore tė saj janė: nafta virxhine, qymyri koks dhe solari. ARMO ka nė pronėsi tė sajė dy rafineri nė Ballsh dhe Fier, tė cilat janė tė vetmet rafineri pėrpunuese tė naftės nė Shqipėri. Gjithashtu ajo zotėron njė rrjet tė madh pėr shitjen e karburanteve nė tė gjithė territorin e vendit, njė stacion nė Vlorė pėr import-eksport hidrokarburesh si dhe njė laborator bashkėkohor.
    Kapaciteti pėrpunues
    Kapaciteti pėrpunuers i kompanisė ARMO, e cila ndodhet nė prag tė privatizimit, ėshtė 1.5 milionė tonė gazoil nė vit, ose 35 mijė barrela nė ditė. Ky kapacitet prodhimi arrihet nėpėrmjet 2 rafinerive, rafinerisė sė Ballshit, e cila ka njė kapacitet prodhues prej 1 milion tonė nė vit, si dhe rafinerisė sė Fierit me kapacitet pėrpunimi 0.5 milion tonė gazoil nė vit.
    Numri i tė punėsuarve nė kompaninė ARMO
    ARMO aktualisht ka tė punėsuar nė kompaninė e saj rreth 1925 punėtorė. Ndėrkohė qė nė programin e zhvillimit ka tė programuar jo mė shumė se 1770 punėtorė. Sipas drejtorit tė kėsaj kompanie, stafi i punonjėsve ėshtė i kualifikuar dhe paguhet nė mėnyrė tė kėnaqshme, krahasuar me tregun e punės nė vend.
    Rafineria e Ballshit
    Rafineria e Ballshit ėshtė vėnė nė punė nė vitin 1978 me asistencėn e specialistėve kinezė dhe pėrbehet nga kėto impiante: Koksifikim i vonuar 70 mijė tonė nė vit, prodhim hidrogjeni 50 mijė tonė nė vit, reformingu katalitik 150 mijė tonė nė vit, etj.
    Farineria e Fierit
    Kjo rafineri ėshtė vėnė nė punė pėr herė tė parė nė vitin 1986 nga specialistėt vendės. Produktet kryesorė tė kėsaj rafinerie janė: benzina 7 pėr qind, gazoili 20 pėr qind, mbetjet e mazutut dhe bitumit 70 pėr qind, lėndė djegėse 2 pėr qind.



    Atnand Kola, Besim Djaloshi - 20/09/2004

    Biznesi vėndės pėrjashtohet nga privatizimi i ARMO-sė

    Kompanitė shqiptare, nga kushtet e vėna (certifikim i ISO 9000) nga Ministria e Ekonomisė, nuk mund tė marrin pjesė nė privatizimin e 51 pėr qind tė aksioneve tė kompanisė sė naftės ARMO dhe nga shitja e 76 pėr qind tė aksioneve tė Albtelekomit . Grosistėt e naftės:”Pėrjashtim i qėllimshėm dhe tendencioz


    Asnjė nga kompanitė private shqiptare nuk mund tė marrin pjesė nė procesin e privatizimi tė kompanisė shtetėrore tė naftės ARMO. Nė vendimin mė tė fundit qė ka marrė Ministria e Ekonomisė, nė lidhje me kriteret se cilat kompani kanė tė drejtė tė marrin pjesė nė tenderin e shoqėrisė sė naftės ARMO, ėshtė pėrjashtuar biznesi vėndės, duke bėrė kėshtu tė mundur favorizimin kompanive tė huaja. Burime pranė Ministrisė sė Ekonomisė bėjnė tė ditur se “sipas kushteve tė vėna nga kjo ministri pėr privatizimin e vetėm 51 pėr qind tė shoqėrisė sė naftės ARMO, biznesi shqiptar nuk ka tė drejtė tė marrė pjesė nė kėtė proces tenderimi”. Kushti kryesor ėshtė fakti se kompanitė qė janė tė interesuara pėr blerjen e ARMO-sė duhet tė kenė standardet e certifikimit ISO 9000, ku aktualisht kėtė standard nuk e pėrmbush asnjė kompani vėndėse. Sipas kėtyre burimeve njė tjetėr kusht pėr pjesėmarrje nė kėtė privatizim tė kėtij sektori tė rėndėsishėm ėshtė qė “kompanitė e interesuara duhet tė kenė njė vlerė neto tė konsoliduar jo mė tė vogėl se 133 milionė dollarė si dhe tė jenė tė specializuara nė fushėn e pėrpunimit dhe tregtimit tė naftės pėr njė periudhė jė mė pak se trevjeēare”.
    Sipas Lad Fishekut, pronar i kompanisė “Fisheku” dhe aksioner nė “Petrolimpex”, tė cilat merren me tregtimin e naftės sė importuar, vendosja e kritereve tė tilla tė cilat automatikisht pėrjashtojnė kompanitė vendėse nga pjesėmarrja nė privatizimin e kompanisė shtetėrore ARMO, bėhet nė mėnyrė tė qėllimshme, tendencioze dhe pėr interesa tė caktuara. “Shuma bazė e konsoliduar perj 133 milionė dollarėsh qė duhet tė kenė kompanitė pėr tė marrė pjesė nė privatizim nuk pėrbėn problem, kjo pasi vlera e kompanisė sime llogaritet tė jetė afro 150 milionė dollarė, por ėshtė standarti ISO 9000 qė pėrbėn pengesėn kryesore”, shprehet ai.
    Pak ditė mė parė Ministria e Ekonomisė, me kushtet e vėnė pėr kompanitė private qė janė tė interesuara nė tenderin e 76 pėr qind tė aksioneve tė kompanisė shtetėrore tė telefonisė fikse Albtelekom, ka nxjerrė jashtė loje tė gjitha kompanitė vėndėse dhe ka favorizuar vetėm kompanitė e huaja.

    Paketa ligjore pėr privatizim
    Miratimi nga qeveria e paketės ligjore pėr vazhdimin dhe pėrfundimin e procesit tė privatizimit tė dy prej kompanive mė tė mėdha tė vendit lejon qė investitorėt strategjikė tė privatizojnė 51 pėr qind tė aksioneve tė kompanisė sė naftės ARMO. Burime zyrtare pranė Ministrisė sė Ekonomisė bėjnė tė ditur se "nė paketėn e akteve nėnligjore, pėr shoqėrinė Albtelekom investitorit strategjik do t’i ofrohet maksimumi qė lejon ligji dhe qė nė kėtė kuptim do tė jetė e hapur paketa prej 76 pėr qind”. Ndėrsa pėr shoqėrinė shtetėrore tė naftės ARMO, paketa e aksioneve qė i ofrohet investitorit ėshtė miratuar nė rreth 51 pėr qind, duke lėnė hapėsira pėr pėrcaktimin e saj nė kontakt tė vazhdueshėm me spektrin e investitorėve qė do tė shfaqin interes gjatė fazės sė “shprehjes sė interesit”. Ndėrkohė, pjesa e mbetur e paketės sė aksioneve ėshtė e hapur pėr tė gjithė publikun, pėrfshi edhe investitorin strategjik.

    Kriteret pėr kompanitė e interesuara pėr blerjen e ARMO-s
    - Tė jetė person juridik qė zotėron garanci financiare dhe tė jetė i njohur nė veprimtarinė ekonomike nė njė sektor tė caktuar, nė pėrputhje me standardet e certifikimit ISO 9000, ose me standardet e njėsuara me to.
    - Tė ketė njė kapital tėrėsisht tė paguar nė mbi 51 milionė dollarė, apo barazvlerėn e kėsaj shume nė valutė, nė tė cilėn ėshtė shprehur kapitali. Gjithashtu duhet qė vlera neto e konsoliduar duhet tė jetė, tė paktėn, 133 milionė dollarė.
    - Tė jenė shoqėri tė specializuara nė fushėn e pėrpunimit dhe tregtimit tė naftės, gazit dhe nėnprodukteve tė tyre, e cila t’i ketė siguruar kėto kompani pėr njė periudhė jo mė pak se tre vjet. Nė rast tė konsorciumeve apo bashkimit tė investitorėve, anėtari kryesor duhe tė tė pėrmbushė kėrkesat e lartpėrmendura.
    - Nuk do tė pranohen nė procedurėn e tenderit palėt qė nuk janė nė likujdim, qė nuk kanė aftėsi paguese, ose kanė mbingarkesė nė borxhe.
    - Nė rastin e bashkimit tė shoqėrive pėr t’u paraqitur si palė e vetme pėr blerjen e aksioneve, investitori strategjik duhet tė ketė kontrollin e bashkimit.
    - Duhet qė kėrkesa tė vėrtetohet me certifikata zyrtare, tė lėshiuara nga autoritet pėrkatėse, ose me dokumente tė tjera tė shkruara zyrtare.


    Lad Fisheku, pronar i kompanisė “Fisheku”

    “Pėrjashtimi i kompanive shqiptare, tendencioz dhe pėr interesa tė caktuara”


    Lad Fisheku, pronar i kompanisė “Fisheku” dhe aksioner nė “Petrolimpex”, njė ndėr importuesit mė tė mėdhenj tė hidrokarbureve nė Shqipėri, duke marrė shkas nga vendimet e fundit tė qeverisė u shpreh se kėto vendime janė tė padrejta. Sipas tij, vendosja e kritereve tė tilla tė cilat automatikisht pėrjashtojnė kompanitė vendėse nga pjesėmarrja nė privatizimin e kompanisė shtetėrore ARMO, bėhet nė mėnyrė tė qėllimshme, tendencioze dhe pėr interesa tė caktuara. Fisheku shprehet se ”nuk ka pėrse tė vendosen kushte tė tilla ku tė pėrjashtohet biznesi vendės nga pjesėmarrja nė privatizimin e kompanisė sė vetme pėrpunuese tė naftėsė nė vend. Pėr mė tepėr, ndėrmarrja e njė hapi tė tillė, vijoi ai mė tej, dėmton rėndė biznesin vendės, ku numri i kompanivė te interesuara pėr tė marrė pjesė nė blerjen e ARMO-sė ėshtė tepėr i lartė. Vetė Lad Fisheku bėri tė ditur pėr gazetėn “Biznesi” se ėshtė shumė i interesuar pėr tė marrė pjesė nė privatizimin e kėsaj kompanie. Ai u shpreh se shuma bazė e konsoliduar perj 133 milionė dollarėsh qė duhet tė kenė kompanitė pėr tė marrė pjesė nė privatizim nuk pėrbėn problem, kjo pasi vlera e kompanisė sė tij llogaritet tė jetė afro 150 milionė dollarė, por ėshtė standardi ISO 9000 qė pėrbėn pengesėn kryesore, kjo sepse asnjė kompani shqiptare nuk ka njė standard tė tillė. Madje, pėr mė tepėr, njė pjesė e mirė e biznesmenėve dhe importuesve as nuk e njohin e jo mė ta posedojnė atė.


    Nuk ėshtė e vėrtetė qė asnjė kompani shqiptare nuk ka njė standard tė tillė por unė mendoj se qeveria shqiptare nė raste si kėto duhet tė ketė parasysh kėto tre gjėra:

    - A ėshtė ARMO apo kompania qė po privatizohet, strategjike pėr kombin? nė rast se po atėherė mund t'i kėrkohet kompanive shqiptare qė tė marrin ISO 9000 brenda tre viteve tė ardhshme (sepse kaq vite duhen pėr tu certifikuar me tė) dhe tė lejohen ta privatizojnė kėtė kompani me kėtė kusht

    - A ka kontraktor ARMO qė e kėrkojnė medoemos kėtė lloj ēertifikimi? dhe sa tė rėndėsishėm pėr fitueshmėrinė dhe suksesin e ARMO-s janė kėta kontraktorė? Nėse po, atėherė medoemos duhet kėrkuar kompani me ISO 9000. Nėse jo atėherė prapė sikur nė rastin e parė, mund tė privatizohet edhe nga kompanitė shqiptare por me kusht qė tė certifikohen me ISO 9000 brenda tre viteve tė ardhshme

    - Sa ka mundėsi qė kompanitė shqiptare ta investojnė diku tjetėr (brenda nė Shqipėri) atė shumė parash kurse ARMO tė privatizohet nga kompani tė huaja qė pėrndryshe nuk do tė investonin nė vendin tonė, pra ėshtė ARMO qė po i bėn tė investojnė ekskluzivisht nė vendin tonė. Kėshtu sigurojmė mė shumė investime si nga kompanitė shqiptare ashtu edhe nga ato tė huaja

    Mendoj se kėto tre gjėra pėrveē tjerash duhet tė kihen parasysh nga qeveria shqiptare sa herė qė privatizojnė kompanitė shtetėrore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 22-09-2004 mė 03:42
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mbarėshqiptare

    Eltion Hoxha - 23/09/2004

    Biznesmenėt kosovarė privatizojnė dy ndėrmarrje me “spin-off” special

    “Banja e Kllokotit” nė Viti ėshtė shitur pėr 4 milionė e 600 mijė euro, ndėrsa “Pėrparimi” nė Skėnderaj pėr 1,2 milionė euro


    Kompania kosovare “Gazi Trade” nga Gjilani ėshtė fituese e tenderit pėr “Banjėn e Kllokotit”, ndėrsa kompania “Vllezėrit Geci” ka blerė ndėrmarrjen “Pėrparimi” nė Skėnderaj. Kėto janė rezultatet e publikuara tė mėrkurėn nga Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM). Pėr herė tė parė gjatė privatizimit tė kėtyre ndėrmarrjeve ėshtė pėrdorur metoda e “spin-off”-it special.
    “Banja e Kllokotit”, pėrveē banjės kurative, posedon edhe fabrikėn pėr prodhimin e ujit mineral. Ndėrkohė qė “Pėrparimi” ėshtė fabrikė e cila merret me prodhimin e blloqeve. Prentendetė pėr privatizimin e kėtyre ndėrmarrjeve fillimisht kanė qenė 16 oferta, ndėrkohė dje nė fazėn e dytė tė ofertimit ishin gjashtė oferta, nga tri pėr secilėn. Ofertat janė hapur nė prani tė anėtarėve tė bordit tė AKM-sė dhe pėrfaqėsuesve tė kompanive konkurruese. Ofertuesi nga Gjilani, pėr fabrikėn e prodhimit tė ujit mineral “Banja e Kllokotit”, e cila gjendet nė Viti, e bleu ndėrmarrjen pėr 4 milionė e 600 mijė euro, ndėrsa ėshtė zotuar se do tė investojė mbi 4 milionė euro dhe do tė punėsojė 252 punėtorė. Ndėrsa fituesi i ndėrmarrjes pėr prodhimin e blloqeve “Pėrparimi” nė Skėnderaj ka ofruar njė ēmim mbi 1,2 milionė euro dhe ka premtuar investime nė vlerė prej 2 milionė eurosh. Ai ka premtuar se do tė punėsojė nė kėtė ndėrmarrje 150 punėtorė.
    Jasper Dick, drejtori menaxhues i AKM-sė, beson se fituesit do tė pėrmbushin investimet dhe punėsimin e premtuar. “AKM-ja ka nė funksion medodat me tė cilat do tė vlerėsojė nė se po realizohen investimet dhe punėsimi i premtuar”, tha Dick. Gazmend Alidema, pėrfaqėsues i ndėrmarrjes “Gazi Trade” nė Gjilan, e cila merret me pėrpunimin e mishit dhe shitjen me shumicė tė produkteve ushqimore, tha se ēmimi qė kanė ofruar pėr “Banjėn e Kllokotit” ėshtė real dhe jo i lartė, pėr shkak se kjo ndėrmarrje ka emėr dhe treg tė majftueshėm. Sipas tij, ata do tė fillojnė me disa riparime nė objekte, pastaj me krijimin e linjave tė reja tė prodhimit tė shisheve tė plastikės dhe lėngjeve tė gazuara. Arben Geci, pėrfaqėsues i ndėrmarrjes “Vllezėrit Geci” nė Skėnderaj, fitues i ndėrmarrjes “Pėrparimi”, beson se kjo firmė ka kapacitet tė mjaftueshėm pėr prodhimin e blloqeve tė kualitetit tė lartė. “Kemi ofruar ēmimin mė tė lartė dhe besoj se nė tė ardhmen do tė dimė tė menaxhojmė kėtė firmė, punėtorėt do tė kenė mjaftė punė dhe mė nuk do tė kemi importim tė blloqeve nga jashtė”, tha Geci. Ky ėshtė raundi i tretė i privatizimit nė tė cilin janė shpallur edhe 18 pronarėt e pėrkohshėm tė ndėrmarrjeve shoqėrore me “spin-off” tė rregullt pėr tė cilat janė dorėzuar 97 oferta. Ndėrsa vlera totale e ofertave finale qė janė fituese tė pėrkohshme ka qenė mbi 16 milionė euro.
    Ndėrsa sa i pėrket “spin-off-it” special “Banja e Kllokotit” nė Viti dhe ndėrmarrja “Pėrparimi” nė Skėnderaj janė dy ndėrmarrjet e para qė po privatizohen nė kėtė raund.


    Metoda “spin-off” special
    “Spin-off”-i special ėshtė njėra nga tri metodat qė do tė pėrdoren gjatė privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė, krahas “spin-off”-it tė rregullt dhe metodės sė likuidimit vullnetar. Me “spin-off” special, nė dallim nga dy metodat tjera, blerėsit e ndėrmarrjeve obligohen qė tė mbajnė nė punė njė numėr tė caktuar tė punėtorėve dhe tė paraqesin njė plan biznesi nė tė cilin parashihen edhe zotimet pėr investimet qė do tė bėhen nė ndėrmarrjet e privatizuara.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #14
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Besim Djaloshi - 24/09/2004

    Importuesit peticion kryeministrit pėr ARMO

    Grosistėt mė tė mėdhenj tė naftės, pas takimit ndėrmjet tyre janė shprehur tė gatshėm pėr tė marrė pjesė nė tenderin ndėrkombėtar pėr privatizimin e 51 pėr qind tė aksioneve tė ARMO-sė


    Importuesit mė tė mėdhenj tė hidrokarbureve pritet t’i dėrgojnė sot njė letėr kryeministrit tė vendit, Fatos Nano, pėr tė riparė mundėsinė e pjesėmarrjes sė biznesit vendės nė privatizimin e ARMO-s. Kjo pėr shkak se atyre u ėshtė mohuar e drejta pėr tė marrė pjesė nė tenderin e hapur ndėrkombėtar pėr blerjen e 51 pėr qind tė aksioneve tė kompanisė sė vetme pėrpunuese tė naftės nė vend, ARMO. Njė fakt tė tillė e bėri tė ditur vetė kryetari i Shoqatės sė Shoqėrive Importuese tė Hidrokarbureve, Viktor Nushi. Sipas tij, vendimi u mor pas njė takimi qė grosistėt mė tė mėdhenj tė naftės nė vend patėn ndėrmjet tyre pėr tė diskutuar rreth kėsaj ēėshtjeje. Pas bisedimeve ata arritėn nė pėrfundimin se pėrjashtimi i tyre nga tenderi ndėrkombėtar ėshtė i padrejtė dhe pėr qėllime tė caktuara. Pėr kėtė ata do t’i dėrkojnė njė letėr sot kryeministrit Fatos Nano ku tė kėrkojnė prej tij rishikimin e kushteve tė vendosura nga Ministria e Ekonomisė. Vlen pėr tu theksuar fakti se kushtet qė duhet tė plotėsojnė kompanitė pėr tė marrė pjesė nė tenderin ndėrkombėtar janė tė tilla qė skualifikojnė nė mėnyrė automatike biznesmenėt dhe importuesit shqiptarė. Prej tyre mund tė pėrmendim se si kusht bazė ėshtė certifikata iso 9000, certifikatė e cila u jepet operatorėve pas njė pėrvoje tė gjatė nė kėtė fushė dhe pėrmbushjes sė disa standardeve. Gjithashtu kompanitė e interesuara duhet tė kenė edhe njė kapital tėrėsisht tė paguar prej 51 milionė dollarėsh si dhe njė bazė tė kosoliduar prej jo mė pak se 133 milionė dollarėsh. Duhet tė kenė njė pėrvojė operimi trevjeēare nė fushėn e hidrokarbureve, nuk duhet tė jenė tė mbingarkuar me borxhe si dhe tė paraqesin njė kėrkesė e cila tė vėrtetohet me certifikata zyrtare, tė lėshuara nga autoritet pėrkatėse, ose me dokumente tė tjera tė shkruara zyrtare.


    Lad Fisheku
    Lad Fisheku, pronar i kompanisė “Fisheku” dhe aksioner nė “Petrolimpex”, nė lidhje me vendimet e fundit tė qeverisė i vlerėson ato tė padrejta. Sipas tij, vendosja e kritereve tė tilla qė pėrjashtojnė kompanitė vendėse nga pjesėmarrja nė privatizim, bėhet nė mėnyrė tė qėllimshme dhe pėr interesa tė caktuara. Fisheku shprehet se ”nuk ka pėrse tė vendosen kushte tė tilla ku tė pėrjashtohet biznesi vendės nga pjesėmarrja nė privatizimin e kompanisė sė vetme pėrpunuese tė naftės nė vend. Pėr mė tepėr, ndėrmarrja e njė hapi tė tillė, vijoi ai mė tej, dėmton rėndė biznesin vendės, ku numri i kompanivė te interesuara pėr tė marrė pjesė nė blerjen e ARMO-sė ėshtė tepėr i lartė. Gjithashtu ai shprehu gatishmėrinė e tij pėr tė marrė pjesė nė tender pėr blerjen e 51 pėr qind tė aksioneve tė kėsaj kompanie.


    Cila ėshtė ARMO?
    ARMO ėshtė njė kompani, e cila ėshtė krijuar nė prill tė vitit 1999, nga ndarja e ish- ndėrmarrjes sė Albpetrolit. Kapitali themeltar i kėsaj kompanie llogaritet tė jetė rreth 5.3 miliardė lekė, shumė tė cilės do t’i shtohen minimalisht edhe 1.5 miliardė lekė tė tjera, kjo pas pėrfundimit tė regjistrimit dhe vlerėsimit tė aseteve tė kėsaj shoqėrie, tė cilat janė tė shpėrndara pothuajse nė tė gjithė territorin e vendit. Ėshtė njė kompani me kapital tėrėsisht shtetėror. Ajo ka si pronar Ministrinė e Ekonomisė dhe punon nė varėsi tė Ministrisė sė Industrisė dhe Energjetikės. Nė bazė tė kapitaleve qė zotėron aktualisht kjo kompani, vlera minimale e ēmimit me tė cilin do tė hapet tenderi ndėrkombėtar pėr blerjen e saj ėshtė afėrsisht 7 miliardė lekė. Konvertuar nė dollarė kjo shifėr kap vlerėn e afro 65 milionė dollarėve amerikanė. Nė vetvete ajo ėshtė e pėrbėrė nga 2 rafineri, Ballshi dhe Fieri, me kapacitet pėrpunimi pėrkatėsisht 1 milion dhe 0.5 milion tonė gazoil nė vit. Nė kėto dy rafineri bėhet pėrpunimi i thellė i naftės dhe nėnprodukteve tė saj, siē janė benzina, vajguri etj.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #15
    kot per kurjozitet sa esht nje aksion i Albtelekom ne Shqiperi dhe a ka njerez qe i blejne ato , a funksionon bursa Shqiptare apo akoma ?
    !!!

  6. #16
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Pyetje e mire bebushe.
    A ka berza shqiptare web faqen e vete apo ... ?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •