Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16

Tema: Privatizimi

  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Privatizimi

    SHPALLET RAUNDI I TRETĖ I PRIVATIZIMIT



    Zijadin Gashi, Prishtinė


    Agjensioni Kosovar i Mirėbesimit, ka shpallur sot listėn prej 12 ndėrmarrjeve tė cilat do tė hyjnė nė raundin e tretė tė privatizimit. Ky vendim ėshtė bėrė publik pas njė takimi tė zhvilluar sot, ndėrmjet shefit tė shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut, Nikolas Lambsdorf dhe Ministrit tė Tregtisė dhe Industrisė nė qeverinė e Kosovės, Ali Jakupit. Shpallja e raundit tė tretė tė privatizimit, sipas zotit Lambsdorf dhe ministrit Jakupi, shėnon rifillimin e procesit, i cili qėndron i bllokuar qė nga 8 tetori i vitit tė kaluar. Lambsdorf tha se 12 ndėrmarrjet e shpallura do tė privatizohen pėrmes “spin-off-it” tė rregullt, kurse parashihet qė pėr herė tė parė tė zbatohet dhe “spinoff-i” special pėr ndėrmarrjen e njohur, Feronikeli. Pėrndryshe, kjo ėshtė hera e dytė qė shpallet raundi i tretė i privatizimit, por nė kėtė rast, Lambsdorf tha se shpresonte se nuk do tė ketė ndėrprerje si mė herėt:
    “Ēdo proces rrezikohet qė tė ndėrpritet, por nė kėtė rast nuk e shoh kėtė rrezik dhe se unė kam kėrkuar nga AKM-ja qė tė pėrgatitet pėr raundin e tretė”, tha Lambsdorf, duke shtuar se pret qė gjatė verės tė shpallet dhe raundi i katėrt i shitjes sė ndėrmarrjeve, ku do tė pėrfshihej njė numėr shumė mė i madh i ndėrmarrjeve. Nė anėn tjetėr, Ali Jakupi, e vlerėsoi vendimin e shpallur sot si shumė tė rėndėsishėm dhe shpresėdhėnės pėr vazhdimin e privatizimit:
    “Ne e konsiderojmė se ky ėshtė njė ēelės i ri i ristartimit dhe tashmė hapen dyert qė mos tė ketė ngecje tė mėtutjeshme. Ndėrkohė do tė punohet nė pėrpunimin e politikave qė duhet tė bėhen nė mėnyrė precise”, tha ministri Jakupi.
    Agjensioni Kosovar i Mirėbesimit ka mandatin e vet qė tė pėrfundojė me privatizimin deri nė qershorin e vitit 2006, ndėrsa sipas vlerėsimeve tė ekspertėve, dinamika e deritashme, tregon se privatizimi mund tė zgjasė shumė mė gjatė. Sipas zotit Lambsdorf, ndonėse nuk mund tė garantohet asgjė, do tė provohet qė puna tė kryhet me afatin e parashikuar:
    “Jo natyrisht se nuk mund tė garantoj, ngase askush nuk mund ta pėrcaktojė tė ardhmen, por ajo qė mund tė garantoj ėshtė qė unė do tė pėrkujdesem qė AKM-ja tė kryejė punėn e vet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur”, tha Lambsdorf. Ndėrsa ministri Jakupi, vlerėsoi se me njė punė mė tė pėrgjegjshme, mund tė shpresohet nė dinamizimin e procesit tė privatizimit:
    “Nėse vėrtet i pėrcakton Bordi njerėzit pėrgjegjės, kompetentė dhe i jep vetes njė pėrgjegjėsi dhe hartohet njė plan korrekt, unė mendoj se intensifikimi ėshtė i mundshėm dhe brenda dy vitesh, deri nė qershorin e vitit 2006 mund tė bėhet privatizimi”, vlerėsoi Jakupi.
    Pas shpalljes sė listės prej 12 ndėrmarrjeve qė do tė privatizohen, do tė pasojė dhe njė kohė shtesė prej dhjetė ditėsh, pėr t’i informuar kompanitė pėrkatėse dhe komunat, para se tė shpallet dhe data e shitjes, respektivisht privatizimit tė tyre. Gjatė dy raundeve tė para, janė privatizuar 16 ndėrmarrje, ndėrkohė qė nė listėn e AKM-sė pėr kompanitė qė parashihen tė privatizohen ka mė tepėr se 500 ndėrmarrje.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Miratohet paketa ligjore pėr privatizimin. 76% e aksioneve tė Telekom dhe jo mė pak se 51% e ARMO-s nė shitje

    Qeveria nxjerr nė shitje aksionet e Albtelekom dhe ARMO


    Shekulli

    TIRANE- Kėshilli i Ministrave miratoi dje paketėn ligjore pėr vazhdimin dhe pėrfundimin e procesit tė privatizimit tė dy prej kompanive strategjike, Albtelekom dhe ARMO (ndėrmarrja e prodhimit tė naftės). Ministri i Ekonomisė Anastas Angjeli prezantoi vendimet e fundit tė qeverisė sipas tė cilave investitorit strategjik i ofrohet pėr shoqėrinė Albtelekom nga 51-76 % e aksioneve, ndėrsa pėr shoqėrinė ARMO jo mė pak se 51% te tyre. Duke paraqitur pėrmbajtjen e paketės tė akteve nėnligjore Angjeli tha se “Nė tėrėsinė e tyre kėto akte pėrcaktojnė kriteret e pėrzgjedhjes sė investitorėve pėr shoqėrinė ARMO; kriteret e vlerėsimit tė ofertave pėr tė dy kėto shoqėri si dhe madhėsinė e paketės sė aksioneve tė kapitalit tė shoqėrisė anonime Albtelekom, qė u ofrohet investitorėve strategjikė. Nė bazė tė ligjit nr. 8810 “Pėr pėrcaktimin e formės dhe strukturės sė formulės sė privatizimit tė sh.a Albtelekom” si dhe ligjit nr. 9117, “Pėr pėrcaktimin e formės dhe strukturės sė formulės sė privatizimit tė sh.a ARMO”; investitorit strategjik i ofrohet pėr shoqėrinė Albtelekom nga 51-76 % e aksioneve, ndėrsa pėr shoqėrinė ARMO jo mė pak se 51% tė tyre.” Sipas tij nė paketėn e akteve nėnligjore, qė u miratua, pėr shoqėrinė Albtelekom investitorit strategjik do t’i ofrohet maksimumi qė lejon ligji, dhe qė nė kėtė kuptim paketa prej 76 % qė ėshtė miratuar pėr t’u ofruar ėshtė madhėsia mė atraktive pėr ēdo investitor tė mundshėm qė paraqitet pėr blerje. “Ndėrsa pėr shoqėrinė ARMO,-vijoi ai,- paketa e aksioneve qė i ofrohet investitorit ėshtė miratuar mbi 51%, duke lėnė hapėsira pėr pėrcaktimin e saj nė kontakt tė vazhdueshėm me spektrin e investitorėve qė do tė shfaqin interes gjatė fazės sė shprehjes sė interesit”. Ndėrkaq pjesa e mbetur e paketės sė aksioneve ėshtė e hapur pėr tė gjithė publikun, pėrfshi edhe investitorin strategjik.
    Celulari dhe kriteret
    Sipas ministrit tė Ekonomisė njė element shumė atraktiv i paketės tė aksioneve tė shoqėrisė Albtelekom, dhe i tė gjithė kėtij procesi ėshtė fakti qė pjesė e saj do tė jetė edhe licenca e shėrbimit te telefonisė celulare, nėpėrmjet shoqėrisė sė re “Eagle Mobile”. Duke kaluar tek kriteret e vlerėsimit tė ofertave pėr kėto dy kompani Angjeli theksoi se “element i rėndėsishėm i paketės, nė lidhje me transparencėn, ėshtė se nė aktin nėnligjor pėr kriteret pėr vlerėsimin e ofertave, oferta financiare do tė zėrė 80 % tė vlerėsimit, ndėrsa kredencialet teknike do tė zėnė 20 %, ku do tė pėrfshihen plani i biznesit, cilėsitė dhe reputacioni i investitorit strategjik”. Angjeli lajmėroi se sė shpejti do tė pėrcaktohen veprimet dhe hapat konkrete pėr prezantimin dhe marketingun e kompanive nė tregun ndėrkombėtar tė kapitaleve dhe financiar; do tė pėrgatitet shpallja e ofertės nė shtypin e specializuar ndėrkombėtar si dhe veprime tė tjera qė kanė tė bėjnė me njė transparencė tė plotė me publikun ne lidhje me kėtė proces tė rėndėsishėm.
    Privatizimi i Albtelekom ka qenė i planifikuar, por pėr shkak tė problemeve si politike, si financiare ai ėshtė shtyrė. Ish-kryeministri Meta dhe opozita kanė fajėsuar maxhorancėn si autore tė dėshtimit tė kėtij privatizimi tė rėndėsishėm.



    04/07/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mbarėshqiptare

    Naim Gashi – Prishtinė - 05/07/2004

    Kosovė: Shpallet lista pėr privatizimin e 13 ndėrmarrjeve

    Sipas rregullores, do tė duhen 10 ditė kohė pėr t’i informuar pėrfaqėsuesit e ndėrmarrjeve shoqėrore dhe komunat, para se tė fillojė raundi i tretė i privatizimit dhe para se tė hidhen nė shitje kėto ndėrmarrje


    Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) njoftoi fundjavėn e shkuar komunat dhe ndėrmarrjet shoqėrore se pas 10 ditėsh do tė shpallet tenderi pėr privatizimin e 13 ndėrmarrjeve qė pėrfshihen nė raundin e tretė. Ky njoftim u bė i ditur tė premten pas takimit qė u zhvillua nė mes kryetarit tė Bordit tė AKM-sė, Nikolaus Lambsdorff, dhe nėnkryetarit tė kėtij Bordit, Ali Jakupi. “AKM-ja ka shpallur nė faqen zyrtare nė internet listėn e ndėrmarrjeve shoqėrore pėr raundin e tretė tė privatizimit me qėllim qė tė njoftojė ndėrmarrjet dhe komunat e interesuara. Sipas rregullores, do tė duhen 10 ditė kohė pėr t’i informuar kėto ndėrmarrje dhe komunat, para se tė fillojė raundi i tretė i privatizimit dhe para se tė hidhen nė shitje kėto ndėrmarrje”, tha Lambsdorff. Raundi i tretė i privatizimit ėshtė shpallur nga AKM-ja edhe mė 30 dhjetor tė vitit tė kaluar, por ky proces nuk u realizua pėr shkak tė kundėrshtimeve midis pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė Kosovės dhe ndėrkombėtarėve lidhur me procedurat e privatizimit. Sa i pėrket tenderit tė katėrt me radhė, kreu i AKM-sė tha se ai mund tė shpallet gjatė kėsaj vere. “Gjatė stinės sė verės shpresoj se do tė kemi edhe tenderin e katėrt”, theksoi ai. Nė anėn tjetėr, ministri Ali Jakupi e vlerėsoi kėtė vendim si hap tejet tė rėndėsishėm, duke shtuar se shpreson qė nuk do tė ketė mė ndėrprerje tė pakuptimta tė privatizimit, siē nodhi pėr mė shumė se nėntė muaj. “Shpresoj se nuk do tė vonohemi qė tė shkojmė edhe nė raundin e katėrt dhe tė tjerėt nė vazhdim, nė mėnyrė qė tė mund tė kompensojmė kohėn e humbur, edhe pse nuk ėshtė e lehtė”, tha Jakupi. AKM-ja, sipas rregullores, ka mandat pėr tė pėrfunduar procesin e privatizimit deri nė qershor tė vitit 2005. Privatizimi u ndėrpre mė 6 tetor tė vitit tė kaluar, me njė vendim tė shefit tė Shtyllės IV tė UNMIK-ut, Lambsdorff. Nė listėn e ndėrmarrjeve qė do tė privatizohen nė tenderin e tretė janė “Banja e Kllokotit” nga Vitia, “Plantacioni i pemėve” nga Gjilani, mė pas vijnė katėr ndėrmarrje nga Mitrovica: “Pėrparimi”, “Derma Commerce”, shtypshkronja “Progresi” dhe ndėrmarrja “Universal”. Nga rajoni i Pejės ėshtė parashikuar tė privatizohen tri ndėrmarrje: “17 Nėntori”, “IAC Bujqėsia” dhe “Teuta”.
    Dy ndėrmarrje shoqėrore nga rajoni i Prishtinės “Fazita” dhe ndėrmarrja pėr mbushjen e shisheve “Lipjan Bottling Plant (CocaCola)” kurse nga Prizreni do tė privatizohet shtėpia botuese “Kosova”.
    Pėr herė tė parė AKM-ja do tė pėrdorė edhe metodėn e “spin off”-it special, me tė cilėn do tė privatizohet “Ferronikeli”. Sipas kėsaj metode, AKM-ja do tė negociojė me investitorėt lidhur me numrin e punėtorėve qė do tė mbesin nė punė dhe do tė shqyrtohet plani i biznesit tė investitorit.
    Tė gjitha ndėrmarrjet e tjera tė raundit tė dytė do tė privatizohen me “spin off” tė rėndomtė, qė nėnkupton se pronari i ri i ndėrmarrjes nuk ka asnjė obligim pėr ndėrmarrjen e vjetėr. Sipas kėsaj metode pronari i ri ka tė drejta tė pakufizuara edhe sa i pėrket numrit dhe strukturės sė punėtorėve.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mbarėshqiptare

    Naim Gashi – Prishtinė - 18/08/2004

    Kosovė: Privatizimi, shiten 1 mijė hektarė tokė bujqėsore

    Kjo ėshtė hera e parė qė gjatė privatizimit nė Kosovė hidhen nė shitje edhe ndėrmarrjet qė posedojnė toka bujqėsore


    Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) ka vendosur qė nė kuadėr tė raundit tė tretė, tė privatizojė mė shumė se njė mijė hektarė tokė bujqėsore, qė u pėrkasin tri ish-kooperativave bujqėsore nė Pejė, Ferizaj dhe Shtimje. Kjo ėshtė hera e parė qė nė kėtė proces privatizohet toka bujqėsore. Nė kuadėr tė procesit tė privatizimit nė kėtė seri, do tė privatizohet “Bujqėsia” nė Zahaq tė Pejės me 591 hektarė tė tokės sė punueshme me kualitet mesatar. “Plantacioni” nė komunėn e Ferizajt me 176 hektarė dhe “Plantacioni” nė komunėn e Shtimjes me 287 hektarė. Kėto tė fundit janė plantacionet e vjetra tė mollėve dhe dardhave me sistem tė ujitjes dhe vendndodhje shumė tė mirė afėr qyteteve tė Ferizajt dhe Shtimjes.
    Ofertuesit e rinj, sipas AKM-sė, duhet tė regjistrohen deri mė 8 shtator pranė zyrės sė AKM-sė. Sipas kėtyre tė fundit, agrobiznesmenėt e interesuar mund tė blejnė tė drejtėn pėr shfrytėzim 99-vjeēar tė tokės sė kėtyre fermave tė mėdha me kushte tė vfavorshme.
    Siē thuhet, ofertuesit duhet tė bėjnė njė pagesė tė vetme pėr tė drejtėn e shfrytėzimit tė tokės dhe pastaj toka do tė transferohet te fituesi. Mė pas tė njėjtėn tokė, blerėsi ka tė drejtė t’ia shes dikujt tjetėr, t’ia japė me qira, tė bartė tė drejtėn tek trashėgimtarėt dhe ta pėrdorė atė si peng gjatė marrjes sė huasė pėr investime afariste.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    AKM thotė se 15 shtatori ėshtė afati i fundit pėr privatizimin e 13 ndėrmarrjeve

    Prishtinė, 21 gusht - Agjencia Kosovare e Mirėbesimit vazhdon tė ecė pėrpara me rundin e tretė tė privatizimit dhe pėrgatitet pėr rundin e katėrt, ka deklaruar pėr radion "Evropa e Lirė" zėdhėnėsja e agjencisė Katja Wallrafen, duke u pėrgjigjur kritikave tė shpeshta se procesi i privatizimit nuk ka rrjedhur si duhet.
    Mė 15 shtator ėshtė afati i fundit pėr privatizimin e 13 ndėrmarrjeve, pėrfshirė kompleksin e madh metalurgjik, shtypshkronjat dhe fabrikat e mbushjeve, ka thėnė Wallrafen, duke shtuar se procesi i privatizimit ėshtė ndėrlikuar shkaku i statusit tė pazgjidhur tė Kosovės.



    Edhe pse statusi i pazgjidhur ka shkaktuar ndėrlikime jo vetėm nė privatizim por edhe nė ēdo sferė tė jetės atje, privatizimi duhet tė vazhdoj dhe mbaroj sa mė shpejt.
    Poashtu edhe statusi tani shumė shpejt do tė zgjidhet qė do tė sjell ribashkimin e Kosovės me Shqipėrinė.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Hidrocentrali prane Tiranes, jepet me koncesion
    E Shtune, 28 Gusht 2004
    Hidrocentrali i Lanabregasit ne kryeqytet eshte parashikuar te jepet me koncesion. Qeveria ka miratuar fillimin e procedurave per dhenien me koncesion te hidrocentralit dhe per percaktimin e kritereve te vleresimit te ofertave. Per marrjen ne koncesion te ketij hidorcentrali kane paraqitur interes disa kompani vendase, per rehabilitimin, permiresimin e teknologjise dhe rritjen e prodhimit te tij. Projektet do te vleresohen mbi bazen e kritereve si: vlera e investimit, koha e kryerjes se investimit, shkalla e nderhyrjes per rehabilitimin e nyjeve kryesore te objektit, rritja e prodhimit te energjise elektrike dhe te ujit. Shqyrtimi i tyre do te behet nga nje komision i perbashket i krijuar nga tre ministrite e linjes: Ministria e ekonomise, e Industrise dhe Energjitikes dhe ajo e Rregullim Territorit dhe Turizmit.


    © Copyright 2001-2004 Korrieri. Te gjitha te drejtat e rezervuara. Termat e perdorimit Powered By WebPhotoPro
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Marte, 31 Gusht 2004


    DEUTSCHE TELEKOM KERKON ALBTELEKOMIN

    Teuta Shamku

    Deutsche Telekom, eshte nje nga investitoret me te rendesishem strategjik ne Evrpen Perendimore, i cili mund te jete pretendent per te blere kompanine shqiptare te telefonise fikse Albtelekom. Interesin per te marre pjese ne nje privatizim te ketyre permasave ne vendin tone, e ka shprehur dje Sekretari i Parlamentit te Shtetit te Federates Gjermane per Ekomonine dhe Punen Rezzo Schlauch, ne takimin zyrtar qe zhvilloi me Ministrin e Transporteve dhe Telekomunikacioneve Spartak Poci. Z.Schlauch i beri te ditur Ministri Poci se kompanite serioze gjermane jane te interesuara per te investuar ne Shqiperi ne fushen e telekominikacioneve, duke permendur si mundesi pjesemarrjen ne privatizimin e Albtelekomit.

    Burime nga Ministria e transporteve dhe Telekomnikacioneve, bene te ditur se ne takimin qe Ministri Poci pati me Sekretarin e Parlamentit te Shtetit te Federates Gjermane per Ekonomine dhe Punen, Rezzo Schlauch, perfaqesusi i pales gjermane i theksoi

    ministrit Poci angazhimin e tij per mbeshtetjen e biznesit gjerman per te rritur investimet ne vendin tone. Ministri Po`i nga ana e tij informoi z.Rezzo Schlauch se nga pala shqiptare eshte ftuar edhe kompania gjermane ne fushen e komunikacionit, Deutsche Telekom, per pjesemarrje ne privatizimin e kompanise se telefonise fikse, Albtelekom. Gjithashtu Ministri Poci, i kerkoi z. Schlauch, rritjen e sipermarresve gjermane ne infrastrukture dhe ne fushen e telekomunikacioneve. Ai vleresoi marreveshjen me kompanine "Hochtief" per koncencionin e Aeroportit te Rinasit, si dhe negociatat per marrjen me koncension te segmentit rrugor Rreshen-Kalimash te rruges Durres-Kukes-Morin, me kompanine gjermane "Strabag". Ne kete drejtim z. Schlauch shtoi se projekte te tilla te medha si zhvillimi dhe modernizimi i Rinasit apo edhe ndertimi i rrugeve, jane nje sinjal i mire per rritjen e investimeve gjermane ne Shqiperi.

    Albtelekom ne fund te vitit me fitim

    Kompania shteterore e telefonise fikse ndonese ka arritur te mbylle 6 mujorin me fitim, ajo ende rezulton me borxhe te medha. Ndonese sipas drejtuesve te kesaj kompanie numri i debitoreve eshte ne ulje, ende mbetet shqetesues debiti i pa grumbulluar nga debitoret. Debite e vjetra ende kapin vleren rreth 10 milione dollare dhe kjo sipas specialisteve eshte nje shume e madhe per cdo ndermarrje ekonomike. Debitoret jofamiljare, zene nje peshe te madhe me mbi 800 milione leke te reja te papaguara deri ne fund te vitit 2003. Ndersa me mbi 600 milione leke te reja i takojne periudhes perpara vitit 2000. Burime nga Ministria e Transporteve thone se ende nuk eshte siguruar asistence e specializuar nderkombetare per menaxhimin e kompanise. Ndersa nga te dhenat, rezulton se si 6-te mujor, kompania ka nje fitim prej 900 milione lekesh. Eshte parashikuar qe deri ne fund te ketij viti, fitimi i Albtelekomit do te jete mbi 2 miliard leke.

    Te dhenat 6 mujore ne Albtelekom mbi te ardhurat, shpenzimet dhe fitimi bruto

    *Te ardhurat: 6 276 mln leke ose 101% ndaj programit te vitit 2004

    *Shpenzimet: 5 200 mln leke ose 88% ndaj programit te vitit 2004

    *Fitimi brutto:1 076 mln leke ose disa here me i larte se fitimi i realizuar per te njejten periudhe te vitit te kaluar

    *Rezultati financiar 1076 mln leke

    Baza kryesore ne realizimin e te ardhurave:

    a) Te ardhurat nga sherbimi telefonik ne masen 100%

    b) Lidhjet e reja telefonike 95 %

    c) Te ardhurat nga trafiku hyres nderkombetar 110%, etj.


    Deutsche Telekom ka edhe T-Mobile-in nė Amerikė.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Sipas AKM-sė, nė raundin e tretė privatizohen edhe 19 ndėrmarrje

    Prishtinė, 1 shtator - Drejtuesit e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit u bėnė thirrje tė gjithė tė interesuarve qė tė konkurrojnė nė raundin e tretė tė privatizimit, nė t ė cilin pėrfshihen 19 ndėrmarrje shoqėrore. Nė njė takim me rreth 150 afaristė dhe biznesmenė nė Prishtinė, drejtuesit e AKM-sė thanė se data e parakualifikimit tė ofertave ėshtė 8 shtatori, ndėrsa shpallja e ofertave fituese do tė bėhet me 15 shtator.
    Sipas zv.drejtorit tė AKM-sė Ahmet Shala, besimi i investitorėve vendorė dhe ndėrkombėtarė do tė kthehet, ndėrkohė qė AKM-ja do tė punojė me shpejt dhe pėr ēdo muaj tė pėrgatisė ndėrmarrje tė reja pėr privatizim.
    Nė raundin e tretė do tė privatizohen 19 ndėrmarrje shoqėrore, tri nga tė cilat pėrmes spin-offit special, qė nėnkupton se AKM-ja mund tė caktojė shkallėn e punėsimit, angazhimet e investitorėve dhe vazhdimin e veprimtarisė sė njėjtė. Ndėrka nė fazat e ardhshme AKM-ja do tė ofrojė pėr shitje edhe gjigantėt si Ferronikeli, birraria e Pejės, Sharr-ēimentoren, minierat e Trepēės, hotelin Grand, ndėrsa nė listėn e ndėrmarrjeve qė do tė privatizohen deri nė qershor tė vitit tė ardhshėm janė rreth 500 ndėrmarrje tjera.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Biznesi - 17/09/2004

    Raundi i tretė i privatizimit, shiten 15 ndėrmarrje

    Emrat e blerėsve tė ndėrmarrjeve ende nuk janė bėrė publik, por ata janė klasifikuar vetėm nėpėrmes shifrave.


    Nė raundin e tretė tė privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore janė shitur 15 ndėrmarrje shoqėrore pėr 16 milionė e 200 mijė euro. Pėr njėrėn nga ato nuk kishte fare ofertues, ndėrsa dy tė tjera vazhdojnė tė privatizohem me metodėn “spin-off” special. Ahmet Shala, zėvendėsmenaxher i AKM-sė, tha se deri nė nėnshkrimin e kontratave dhe analizėn e ofertave fituesit e tenderave konsiderohen si tė pėrkohshėm. Ndėrkohė, shqiptaro-amerikanėt e familjeve Gecaj dhe Bajraktari kanė shėnuar ofertėn mė interesante tė raundit tė tretė tė privatizimit, me ofertėn e tyre prej 4.1 milionė euro, duke blerė Shtėpinė e Mallrave "17 Nėntori" nė Pejė. Nė raundin e dytė, ata kanė fituar tenderin pėr Kombinatin e drurit nė Pejė. Njė fitues tjetėr i rėndėsishėm nė kėtė raund tė privatizimit ėshtė edhe firma “B-trade”, e cila me ofertėn e saj prej 2.1 milionė eurosh ka fituar tenderin pėr privatizimin e fabrikės Botling nė Lipjan, e njohur si fabrika e Coca Cola-s.
    Ndėrmarrja "Fazita"- Qendėr nė Prishtinė ėshtė shitur pėr 2.8 milionė euro, ndėrsa Shtypshkronja nė Prizren pėr 2.7 milionė. Nga ndėrmarrjet e shpallura nė tender pėr privatizim, sipas Shalės, vetėm “Pėrparimi F3”, nuk ka patur ofertues dhe pėr kėtė varėsisht nga vendimi i Bordit tė AKM-sė, ajo do tė shkojė nė ritenderim ose nė likuidim. Numri i pėrgjithshėm i ofertuesve nė pasditen e tė mėrkures ishte rreth 100, pėr secilėn ndėrmarrje u zgjodhėn tri ofertat mė interesante tė cilat patėn mundėsi tė ndryshojnė ofertat e tyre, nė raundin e dytė gjatė pasdites, duke propozuar ēmime mė tė volitshme, pėr tė zgjedhur nė fund finalistėt. Tė 18 fituesit janė tendera tė thjeshtė, ndėrkohė me metodėn e “spin-off” special do tė privatizohen fabrika e blloqeve “Pėrparimi” nė Skėnderaj dhe Banja e Kllokotit, raundi i dytė i ofertimit tė tė cilave do tė shpallet pas dy javėsh.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E Premte, 17 Shtator 2004


    PUBLIKOHET OFERTA PER SHITJEN E ALBTELEKOMIT

    Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacionit ka shpallur oferten per shitjen e Albtelekomit ne gazetat me te njohura te Europes. Burime nga ministri njoftuan dje se eshte bere publikimi i ofertes per tenderin e privatizimit te kompanise Albtelekom ne gazetat e njohura "Finacial Times", "Wall-Street" dhe "The Economist". Qeveria shqiptare vendosi publikimin ne disa nga gazetat prestigjoze te draftit e fteses per shprehjen einteresit per blerjen e aksioneve te kesaj kompanive. Nderkohe komiteti i Konsulences dhe Transparences po pergatit edhe dokumentacionet per zhvillimin e tenderit, per Albtelecom sh.a, ne bashkepunim edhe me konsulentin financiar nderkombetar. Vetem pak kohe me pare qeveria shqiptare miratoi kriteret per shitjen e Albtelekomit. Sipas keti vendimi shteti shqiptar ofron 51-76% e aksioneve te Albtelekom per investitorin strategjik dhe pjesa e tjeter e aksioneve i ofrohet publikut (edhe investitorit). Albtelekom ne shitje bashke me celularin e trete (Eagle Mobil) dhe oferta financiare do te zere 80 % te vleresimit, ndersa kredencialet teknike do te zene 20 %, ku do te perfshihen plani i biznesit, cilesite dhe reputacioni i investitorit strategjik.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •