Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5

Tema: Gjuha ime

  1. #1
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    Gjuha ime

    Te dua aq shume sa,
    Te gjithe ata qe i dua
    E me duan,
    Te duan aq shume
    Sa te dua une.

    Ti shpirti im,
    Duaj c’te duash
    E ke te duash!
    Perfshi dhe mua
    Qe s’jam i denje
    Perderisa me vargje rrena
    Te dua!
    Te dua!

    Sa fjale e peshtire, fjala te dua,
    Sa e perderur e nga koha e shkrifetuar,
    Sa e bardhe e shpelare kjo doreze,
    E hedhur ne nje qoshe te ndotur
    Me pluhur e me merimanga,
    Klishe e tera, me xixa maskuar,
    E shperdorur, e shurdhuar,
    E shkerdhyer pa u perdhunuar,
    Pjelle e rimave dembele,
    E shuar.

    E une prej zemre lidhur,
    Prej qejfi nxehur,
    Ne vesh te peshperis,
    Te dua!

    Le t’a lyejne murin
    njeqind bojaxhinj me te mire se une pas meje,
    ne mur do e shkruaj.

    Ne reren e tamizit pastaj prape,
    Uji le t’a marre, vec fjale eshte,
    (veset e njerezve i ngreme ne bronx,
    virtytet, ne uje iua shkruajme).

    E sikur te ngrihet nje ere
    si nje furtune e tmerrshme
    nga xhelozia e perendive,
    e terbuar,
    Qe t’ua bej te qarte edhe atyre,
    Se perpara teje,
    Ose te ulen e kembet te te puthin,
    Ose me zjarr do shkruaj, te dua,
    Qe furtuna zjarrin ne olimp, parnas edhe tomorr t’a ngrej
    E t’a kuptojne se s’luaj.

    E sikur era behet shume e forte,
    E zjarri im te vuaj e te fiket,
    Atehere me shurre ne bore,
    Mbi gjoksin tend me sperme,
    Me gjemba trendafili ne krahet e mi
    E me petalet e tij mbi gjoksin tend,
    Krahe emrit tend,
    Ne ADN do shohesh te shkruar,
    Te dua!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kulla : 03-07-2004 mė 12:33
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #2
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    gjuha jote eshte blu
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  3. #3
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    mbaj mend vetem zjarrin

    e do gjuhen time?
    te te bej edhe nje pyetje tjeter?
    te besohet qe me pelqen gjinia femerore?
    e pse mos te te besohet?

    vetem po qe se dua te me ndjekesh
    apo te loz me ty do t'i beja keto pyetje
    per ndryshe... e di qe m'i ke thene.

    eja!
    vetem ty te kerkoj.
    bie pa dashur ne kthina vargjesh te thena
    e jo nga une,
    por tani,
    per ty.
    eja!
    se ka edhe kopshte eliziane pa fund
    dhe nje urn
    digjet ne ballkon.
    eja!

    burn it blue veloso!

    poshte dhjete metra,
    horizonti i dritave te qytetit kush e di se ku,
    flaka lepin mure pallatesh,
    shtepiash,
    parmake dritaresh,
    kristale xhami te nxhehte,
    nje qiell te ulet te zi ne hije te malit,
    dhe rruget digjen.

    degjo tek ngjiret nata nga ngjyra zjarri.

    digje, digje, digje trojen
    dhe te duan gjithe kurvat,
    lere muziken e oqeanit te mposhti poseidonin nen deshiren tende
    dhe te duan te gjitha grate e martuara,
    lere qingjin te marre dhene drejt tehut te vetdrejte
    dhe te duan te gjitha virgjereshat,
    t'a le gjuhen nen fuqine tende
    qytetet behen shkrumb.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kulla : 04-06-2005 mė 00:16
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  4. #4
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    rrefim. me fal ate se kam bere mekat, kam genjyer, e nuk e di pse drejtohem tek ty se s'jam as katolik. e verteta eshte kjo, genjeshtra s'ka rendesi:

    digje, digje, digje trojen
    dhe me duan gjithe prostitutat,
    le muziken e oqeanit te mposhti poseidonin nen deshiren time
    dhe me duan te gjitha grate e martuara,
    le qingjin te marre dhene drejt tehut te vetdrejte
    dhe me duan te gjitha virgjereshat,
    t'a le gjuhen nen fuqine tende
    qytetet behen shkrumb.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  5. #5
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    mbaj mend vetem shiun

    era mblidhet, fryn, kercet, perplas kanete dritaresh,
    ngre pluhur te nxehte nga rruga
    keput gjethe te forta pemesh
    stuhia e veres pergatitet rrembimthi
    rete e nxira leshojne nje hije te erret pasditeje
    pikat e para te shiut bien te mprehta
    dhe me ne fund stuhia fillon me rrebesh
    natyra derdhet nga qielli,
    penetron ndeshkueshem qytetin e tyre
    afshi dehes i tokes ngjitet lart
    tek kembanaret e sapo zgjuara te kishave
    dhe ata vrapojne, fshihen, struken, qullen,
    mbreteron fshikullima e gomave te autobuzave, makinave
    e brenda autobuzave, makinave,
    mbreteron tik taku i fshireseve te xhamave
    dhe po aq befasisht, gjithcka pushon.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kulla : 04-06-2005 mė 09:55
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •