Lekundemi te dy, kur era fryn
kur era vjen te dy bashkohemi
pastaj gjelberim ndricojme, kur Vera hyn
ashtu te ngjitur, mes gjelberimit plotesohemi
Hena qesh dhe Dielli gajaset
oh sa ndjenje e bukur
buza ime mbi buzen tende perplaset
te dy kerkojme per zogjte e strukur
Me pelqen, te pelqen
eshte me te vertet e bukur parajsa
sic te ndjej ashtu me ndjen
te lutem ma hiq kemishen, se pelasa
"Roots Rock Reggae" degjohet nga poshte
nga larte degjohen vetem klithma
nxehtesia me djerse na mbushi plote
atmosfere enigmatike, me lekundje dhe britma
Me te vertet duket e bukur bota kendej nga toka
andej nga qielli si duket?
Ndjenja te bukura, ndjenja te forta
mbas flokeve te tua Dielli zhduket
Nje cigare, nje buzeqeshje, lumturi
Vera mbaroi, veshem rroba
dy gjethe ne Vjeshte kane nevoje per dashuri
qe te mos i terheqi Toka
Krijoni Kontakt