Zonat kulturore e civilizimit islam

Njerėzit shpesh flasin pėr islamin arab, persian apo turk, sikur tė ekzistonin tre islama. Nė realitet, ekziston vetėm njė islam, por me nuanca lokale tė lidhura me tiparet etnike, linguistike dhe kulturore tė popujve tė ndryshėm qė janė bėrė pjesė e komunitetit islam. Kudo qė ka arritur islami, ai nuk ka tentuar tė rrėnojė deri nė themel strukturat ekzistuese kulturore, por t’i ruaj dhe transformojė nėse ata i kanė kundėrshtuar frymės dhe formės sė shpalljes islame. Rezultati ka qenė krijimi i njė identiteti islam. Rrafshi i gjerė i “Atdheut islam” (dar el-islam), prandaj, ka zhvilluar njė varietet tė dukshėm nė planin njerėzor, derisa gjithandej ka mbajtur porosinė e Kur’anit tė shpallur pėrmes Pejgamberit. Ky varietet etnik dhe kulturor, karshi tė gjithė faktorėve tanimė tė pėrmendur, pėr t’i bėrė mė tė qartė modelet tė cilėt, tė vendosur njėri mbi tjetrin, kanė krijuar njė llojllojshmėri tė madhe nė unitetin ekzistues islam.

Zona e parė kulturore nė botėn islame ėshtė ajo arabe, e cila shtrihet prej Irakut dhe gjirit tė Persisė deri nė Mauritani, ndėrsa para vitit 1492 ėshtė shtrirė madje deri nė pjesėt jugore tė gadishullit tė Iberisė. Nuk ėshtė nevoja tė theksohet, pėr dallim prej asaj qė mendohej nė Perėndim, qė bota arabe nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė sinonim me botėn islame. Nė tė vėrtetė, muslimanėt arabė pėrbėjnė mė pak se njė tė pestėn e tė gjithė muslimanėve, ngase Arabėt janė nė numėr diku rreth 220 milionė, mirėpo me qė Kur’ani i ėshtė shpallur njė Arabi Pejgamber tė islamit, dhe pasi qė grupi i parė islam ėshtė krijuar nė Arabi, zona arabe e “Shtėpisė sė islamit” ėshtė pjesa mė e vjetėr e komunitetit islam. …

…Fjala “arab” ėshtė term linguistik dhe jo etnik kur pėrdoret nė fraza si “bota arabe”. (ēdo tė thotė, mendohet nė njė popull qė fletė nė gjuhėn arabe). Gjithashtu ka pasur shumė migrime arabe nė kėtė pjesė tė botės, mirėpo ajo qė e ka bėrė kėtė botė vendosmėrisht arab ka qenė pėrqafimi i gjuhės arabe prej Marokut deri nė Irak. Madje edhe vendet me njė tė kaluar shumė mė tė lashtė siē ėshtė Egjipti, janė bėrė arabe, dhe nė tė vėrtetė, deri mė sot ka mbetur qendėr e kulturės arabe. …

Ėshtė interesant tė krahasohet ky zhvillim me pėrhapjen e krishterimit nė Evropė. Duke u bėrė krishtere, Evropa gjithashtu deri nė njė masė ėshtė bėrė pjesė e botės abrahamiane, mirėpo mbetet mė pak e semitizuar se muslimanėt joarabė tė cilėt e kishin pranuar islamin, sepse krishterimi i Shėn Palit edhe vetė ishte bėrė mė pak “semitik” para pėrhapjes nė Evropė. Kėtu qėndron arsyeja pėrse krishterimi i Evropės nuk ėshtė shoqėruar edhe me pėrhapjen e gjuhės arameite apo njė gjuhe tjetėr semite nė mėnyrė tė njejtė nė tė cilėn ishte pėrhapur gjuha arabe nė Lindjen e Mesme dhe nė Afrikė, si dhe ndėr Persianė dhe Indusė, tė cilėt i pėrkasin drurit tė njejtė gjuhėsor dhe racor si dhe evropianėt. Jo vetėm qė ugjijt kanė qenė tė shkruar me gjuhėn greke dhe jo atė arameite me tė cilėn ka folur Krishti, por gjithashtu edhe vetė Bibla ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn latine si Vulgata dhe kėshtu u kėput nė aspektin gjuhėsor nga burimi i saj. Gjuha latinishte u bė mė e afėrt, pėr nga roli i saj si gjuhė fetare dhe shkencore nė Perėndim, siē do tė bėhet gjuha arabe nė botėn islame, me dallimin kryesor qė arabishtja ėshtė gjuhė vėrtet e shenjtė e islamit, siē ėshtė hebreishtja e jahudizmit, ndėrkaq qė latinshtja ėshtė gjuhė liturgjike e krishterimit bashkė me disa gjuhė tjera liturgjike, si ajo sllave dhe greke. … rėndėsia e gjuhės arabe tek muslimanėt joarabė nuk mund tė identifikohet me krishterimin e Evropės dhe rolin e gjuhės latine nė Perėndimin mesjetar …

…Zona e dytė e kulturės islame, populli i cilės ka qenė grupacion tjetėr qė e kishte pranuar islamin dhe bashkė me Arabėt, kishte marrur pjesė nė ndėrtimin e civilizimit klasik islam, ėshtė zona persiane, tė cilėn e pėrbėjnė Irani i sotėm, Afganistani dhe Taxhikistani (me disa qytetet nė Uzbekistan). Gjuha dominuese e popujve tė kėtyre vendeve ėshtė gjuha persiano-iraniane…

…Persiani i parė i cili e kishte pėrqafuar islamin ka qenė Selman el-Farisi, rob tė cilin Pejgamberi e kishte ndihmuar tė bėhet i lirė…

… Mirėpo do tė ishte gabim tė supozohej qė Persianėt gjithnjė kanė qenė shiitė, kurse Arabėt sunitė… Shiizmi ka zėnė fill nė mesin e Arabėve, ndėrsa nė shekullin dhjetė, sipas Isait, alejhis-selam, pjesa mė e madhe e lindjes arabe ka qenė shiite, ndėrkaq qė Horosani, krahina kryesore persiane, ka qenė qendėr e mendimit sunit. Vetėm pas themelimit tė Safavidėve, Persia u bė kryesisht shiite, ndėrsa kjo mazhorancė u shtua kur Afganistani, njė pjesė e Baluxhistanit dhe pjesa mė e madhe e Azisė sė mesme, qė kanė qenė kryesisht sunite, u ndanė nga Persia dhe kur u themelua Irani nė formėn e sotme. Kur ėshtė fjala pėr Afganistanin, gjatė periodės sė Safavidėve deri nė shekullin tetėmbėdhjetė ka qenė pjesė e Persisė. Pastaj prijėsi i fiseve afgane mposhti Safavidėt dhe arriti ta vrasė mbretin e fundit safavid….

Zona e tretė e kulturės islame ėshtė Afrika e zezė. Nė pėrcjelljen e Pejgamberit, krahas Selmanit, ka qenė edhe njė shok tjetėr i cili nuk ka qenė Arab. Ai ėshtė Bilal ibni Rabah el-Habeshi, mujezini ose thirrėsi nė namaz i Pejgamberit, i cili ka qenė Afrikan i zi. Prania e tij ka simbolizuar pėrhapjen e shpejtė tė islamit nė mesin e zezakėve dhe krijimin e zonės afrikano-zezake tė kulturės islame, e cila pėrfshin njė sipėrfaqe tejet tė madhe prej rrafshlartės etiopiase, ku islami u pėrhap qė nė shekullin shtatė, deri nė Lai dhe Senegal. Pėr pasardhėsit e Bilallit flitet se kanė migruar nė Mali, duke themeluar klanin Mandinga tė Keitit…Disa prej shokėve tė Pejgamberit gjithashtu kanė migruar nė Ēad dhe atje e vendosėn islamin njė gjeneratė pas Pejgamberit. Sidoqoftė, islami u pėrhap nė Afrikėn e zezė kryesisht pėrmes tregtisė, ndėrsa fiset si sanhaxhėt, tė cilėt me herėt vetė e kishin pėrqafuar islamin, u bėnė ndėrmjetės midis muslimanėve arabė nė veri dhe Afrikanasve tė zinj. Nė shekullin njėmbėdhejtė u themelua mbretėria e fortė islame nė Ganė, ndėrsa nė shekullin katėrmbėdhjetė perandoria e Malit e cila ishte muslimane, dhe ishte njėra ndėr mė tė pasurat nė botė. Sundimtari mė i njohur, Mansa Musa, ka qenė njėri prej sundimtarėve mė tė shquar nė mbarė botėn islame. Nė Afrikėn lindore e cila e kishte pranuar islamin para Afrikės perėndimore, procesi i pėrhapjes sė islamit ka marrur rrugėtim tė ndryshėm dhe ka qenė nėn ndikim tė thellė tė migracionit si tė Arabėve ashtu edhe tė Persianėve nė viset bregdetare tė Afrikės. Nė shekullin dymbėdhjetė u themelua mbretėria Svahili me kryeqytetin Kilvi, ndėrsa nga pėrzierja e gjuhėve arabe, persiane dhe bantu u krijuar gjuha e re svahili, mbase gjuha mė e rėndėsishme e Afrikės sė zezė muslimane. Mirėpo, pėr dallim nga bota arabe dhe persiane, ku dominon njė gjuhė, zona afrikano zezake e kulturės islame pėrbėhet nga disa nėnzona me gjuhė tejet tė ndryshme, duke filluar prej hausėve dhe fulanėve deri te somalitėt. Me disa prej kėtyre gjuhėve komunikojnė edhe tė krishterėt, ndėrsa nė aspektin kulturor ato gjuhė janė tė rėndėsishme pėr krishterimin afrikan.

Ndonėse veriu afrikan ka qenė tanimė arab qė njė shekull pas paraqitjes sė islamit, vendi i quajtur Sudan, qė pėrfshin stepat dhe kullosat deri te Sudani i sotėm dhe Senegali, gjithashtu ėshtė bėrė nė masė tė madhe muslimane para mė se njė mileniumi. Mirėpo vetėm prej shekullit nėntėmbėdhjetė islami ka filluar tė depėrtojė edhe nė brendi nė regjionet malore nė jug tė Sudanit klasik. Ekzistojnė, natyrisht, edhe regjione dytėsore midis veriut arab dhe Afrikės sė zezė, ku kėto dy zona janė pikėpjekur, siē ėshtė Sudani i sotėm, Eritreja dhe Somalia. Zona e kulturės afrikano-zezake islame, me njė popullsi prej rreth 150 milion banorėsh ėshtė shumė e ndryshme dhe paraqet panoramė tė dallimit etnik dhe kulturor brenda unitetit lokal tė kulturės sė afrikano-zezakėve dhe unitetit universal tė vetė islamit.

Zona e katėrt e kulturės islame ėshtė zona turke, e cila pėrfshin tė gjithė popujt qė flasin njėrėn prej gjuhėve altaike, prej cilėve mė e rėndėsishme ėshtė turqishtja, por nė gjuhėt altajase bėjnė pjesė edhe gjuhėt: azere, ēeēene, ujgure, uzbeke, kirgize dhe turkmene. Populli turk, i cili fillimisht kishte qenė nomad, ka migruar nė jug prej maleve tė Altait pėr ta pushtuar Azinė e mesme prej Persianėve, duke ndryshuar natyrėn etnike tė saj, por e cila nė aspektin kulturor ka mbetur tejet e afėrt me botėn persiane….

…Turqit jo vetėm qė mposhtėn sundimtarėt lokalė persianė, siē janė Samanidėt, porse depėrtuan nė perėndim kah Anadolia, duke i shkaktuar humbje armatės bizantine nė Betejėn e Manzikertit (Malazgirt), nė vitin 1071. Kjo ka qenė njėra prej betejave vendimtare nė historinė islame. Ajo hapi kullosat e Anadollisė pėr nomadėt turq dhe solli turqizimin e Anadollisė, themelimin e perandorisė Osmane dhe nė fund pushtimin e Konstatinopolit, nė vitin 1453. Turqėt ishin tė fortė ushtarakisht dhe kanė sunduar nė shumė vende muslimane, duke pėrfshirė Persinė dhe Egjiptin, ndėrsa roli i tyre nė historinė e mėvonshme islame vėshtirė se mund tė tejtheksohet. Sot popujt turq, qė janė mė se 150 milion, janė tė pėrhapur prej Maqedonisė deri nė Siberi, dhe mė tej deri nė Vlladivostok, dhe nė aspektin gjeografik janė grupacioni mė i gjerė etnik dhe kulturor brenda botės islame. Ekzistojnė grupacione tė rėndėsishme turke brenda viseve tjera qė nuk janė me shumicė turke pėrfshirė kėtu Persinė, Afganistanin, Egjiptin, Jordaninė, Sirinė dhe Rusinė, e cila ka pakica tė mėdha etnike turke qė janė mbetje e popujve tė mbetur gjatė ekspanzionit tė perandorisė ruse…

Zona e pestė e rėndėsishme e kulturės islame ėshtė ajo nė siujdhesėn e Indisė. Qė nė dekadėn e parė tė shekullit tetė sipas Isait, alejhis-selam, armata e Muhammed ibni Kasimit e pushton Sindin, dhe kėshtu filloi depėrtimi i islamit nė kėtė siujdhesė, qė zgjati nė disa dekadat e ardhshme…

…Gjithashtu kanė qenė edhe invazionet nė Indi tė ndėrmarra nga disa sundimtarė turq, ndėrsa prej shekullit njėmbėdhjetė e kėtej, deri nė kolonizimin britanik tė Indisė, sundimtarėt muslimanė kanė sunduar pjesėn mė tė madhe tė Indisė, ku Mogulėt themeluan perandorinė e madhe nė shekullin gjashtėmbėdhjetė. Islami indus nė planin etnik kryesisht ėshtė homogjen, me disa elemente persiane dhe turke, por nė aspektin kulturor dhe gjuhėsor ėshtė tejet i ndryshėm. Gjatė pothuaj njėmijė vjetėve gjuha persiane tek muslimanėt indianė ka qenė gjuhė e intelektualėve dhe shkrimit, por disa gjuhė lokale, siē ėshtė: sindi, guxharati, panxhabi dhe bengali, gjithashtu kishin rol tė madh si gjuhė islame. Gradualisht, prej shekullit gjashtėmbėdhjetė deri nė atė tetėmbėdhjetė, gjuha e re u lind duke kombinuar gjuhėt induse dhe atė persiane si dhe elementeve tė gjuhės turke, dhe kjo gjuhė e re u bė e njohur si gjuha urdu. E shkruar me shkrimin arabo-persian, si svahili, gjuhės osmane-turke dhe disa gjuhėve tjera islame, urdu sė shpejti u bė gjuhė kryesore i diskursit islam dhe mė vonė u pranua si gjuhė zyrtare nė Pakistan. Zona indiane e kulturės islame pėrfshinė Pakistanin, Bangladeshin, muslimanėt e Indisė dhe Nepalit, dhe Shri Lankė. Nė kėtė regjion jetojnė rreth 400 milion muslimanė; prandaj ka mė shumė muslimanė nė kėtė pjesė tė botės se nė ēfarėdo regjioni tjetėr. Arsye pėr njė popullėzim aq tė madh ėshtė shtimi i popullacionit tė pėrgjithshėm nė tėrė Indinė prej shekullit nėntė, duke pėrfshirė indusėt dhe muslimanėt, dhe faktit qė mė se njė e katėrta e indusėve e kanė pranuar islamin…

…Muslimanėt indusė kanė krijuar disa nga veprat mė tė mėdha tė artit dhe kulturės islame…

Zona e gjashtė e kulturės islame pėrfshin botėn malaje tė Azisė juglindore. Nė kėtė pjesė tė botės islamin e kanė pėrhapur tregtarėt arabė nga gjiri i Persisė dhe deti arabik, por edhe ata tė Indisė prej shekullit trembėdhjetė e kėndej. Islami malaj tregon gjithashtu homogjenitet tė madh etnik dhe posedon tiparet e veta lokale….

…Islami malaj, ku dominojnė gjuhėt malaje dhe javane, pėrfshin Indonezinė, Malezinė, Brunejin dhe pakicat e mėdha nė Tajlandė dhe nė Filipine, si dhe pakica mė tė vogla nė Kamboxhė dhe Vijetnam. Sidoqoftė, janė reth 200 milion muslimanė nė kėtė zonė, dhe ndonėse kjo pjesė e botės islame ėshtė relativisht e re nė “Shtėpinė islame”…

…Krahas kėtyre gjashtė zonave tė kulturės islame, duhet gjithashtu tė pėrmenden edhe disa mė tė vogla. Njėra ėshtė islami kinez, prejardhja e cilit shkon prapa deri nė shekullin shtatė, kur, sė shpejti pas arritjes sė islamit, tregtarėt islamė i vendosėn nė disa pjesė tė Kinės siē ėshtė Kantoni. Prej kėsaj kohe nė Kinė islami ka qenė gjithėnjė prezent, por kryesisht nė Sing-jang, siē e quajnė gjeografėt muslimanė Trikistanin lindor. Popullsia islame e Kinės pėrfshin si popullin me prejardhje turke, siē janė Ujgurėt, ashtu edhe Kinezėt vendės tė quajtur Hui. Madje edhe nė mesin e Hanėve ka pak muslimanė. Numri i muslimanėve nė Kinė mbetet mister i vėrtetė, kurse pėrmendet numri prej 25 deri 100 milionė. Ekziston njė arkitekturė dhe kaligrafi e posaēme kineze, si dhe njė traditė intelektuale…

Ekzistojnė, pastaj, muslimanėt evropianė – jo enklavat turke qė ndodhen nė Bullgari, Greqi dhe Maqedoni – por grupet etnike evropiane qė janė musliman tani e pesė shekuj. Grupacioni mė i rėndėsishėm nė kėtė aspekt janė Shqiptarėt, tė cilėt janė tė shtrirė nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni, dhe Boshnjakėt, tė cilėt jetojnė kryesisht nė Bosnjė, por njė numėr i vogėl i tyre jeton edhe nė Kroaci dhe Sėrbi. Kėto grupacione janė pema etnike evropiane, ndėrsa tė kuptuarit e kulturė sė tyre ėshtė me rėndėsi pėr kuptimin mė tė mirė tė spektrit tė islamit nė tėrėsinė e tij, gjithashtu edhe pėr marrėdhėniet mė tė mira tė islamit dhe Perėndimit nė Evropėn e sotme.

Sė fundit, ekzistojnė bashkėsi islame nė Evropė dhe Amerikė, duke pėrfshirė edhe emigrantėt dhe konvertitėt (ose ata qė muslimanėt mė me dėshirė i quajnė “revertitė”, respektivisht ata qė i janė kthyer religjionit parėsor/primordial, e cila kėtu identifikohet me islamin). Kėto bashkėsi islame pėrfshijnė edhe disa milionė afrikano-veriorė nė Francė, rreth 3 milionė turq dhe njė numėr tė konsiderushėm kurdėsh nė Gjermani, rreth 2 milionė njerėz, kryesisht nga gadishulili i Indisė nė Britaninė e Madhe, dhe njė pjesė mė tė vogėl por tė konsiderueshme nė vendet tjera evropiane. Nė Amerikė ka si emigrantė, tė cilėt janė kryesisht nga Lindja arabe, Irani dhe gadishulli i Indisė, ashtu edhe konvertitė, kryesisht nga amerikanėt e Afrikės, por edhe njė numėr nga tė bardhėt. … Nė kėtė proces roli i el-Haxhxh Malik el-Shabazzit, tė njohur si Malkolmi X, ka qenė me rėndėsi tė veēantė. Aktualisht ekzistojnė rreth 25 milionė muslimanė nė Evropė, rreth 6 milionė (ndonėse disa operojnė me shifra prej 5 deri 7 milionė) nė Amerikė, gjysėm milioni nė Kanada, dhe mbase mbi 2 milionė nė Amerikėn Jugore. Pėr ta shqyrtuar spektrin e islamit nė tėrėsi, do tė duhej gjithashtu tė merret nė konsideratė komunitetet islame nė Perėndim, posaēėrisht ngase lozin rol tejet me rėndėsi si urė lidhėse midis “Shtėpisė sė islamit”(darul-islam), prej nga kanė ardhur, dhe Perėndimit, i cili ėshtė atdheu i tyre.

Kėto zona tė kulturės islame, tė cilat kėtu janė pėrshkruajtur vetėm shkurtimisht, dėshmojnė pėr gjerdanin e jashtėzakonshėm tė popujve, gjuhėve, formave artistike dhe konditave tė ndryshme pėr jetėn e njerėzve. Islami praktikohet prej xhunglave nė Borneo deri nė majat Hindu Kush, por edhe deri nė shkretirat e Mauritanisė. Islami pėrfshin njerėz tė racės sė bardhė, zezė dhe tė verdhė, dhe praktikisht pėrfshin edhe ēdo tip ndėrmjetės. Ithtarėt e islamit janė flokėzinj por gjithashtu edhe flokėverdhė, sy tė pėrhimtė si dhe asosh tė kaltėr. Mirėpo, nė kuadėr tė kėtij varieteti tė dukshėm, ekzistojnė fusha tė unitetit tė krijuara nga islami, unitet i cili mund tė vėrehet nė recitimin e Kur’anit nė gjuhėn arabe prej Lindjes deri nė Perėndim, nė namazin ditor qė kryhet nė drejtim tė Mekės, nė pasimin e Sheriatit,…, dhe nė shumė faktorė tė tjerė. Uniteti nė islam kurrė nuk ka nėnkuptuar uniformizėm dhe gjithnjė ka pėrfshirė dallime. Pėr t’u kuptuar ky unitet dhe ky dallim brenda unitetit, do tė duhej kuptuar mėnyrėn nė tė cilėn islami ėshtė nė gjendje tė pėrfshijė aq shumė kualitete njerėzore dhe tė respektojė dhe ēmojė dallimet e dhėna nga Zoti dhe njėkohėsisht tė krijojė njė civilizim grandioz i cili ėshtė i bashkuar dhe nė tė cilėn mbretėron principi i tevhidit