Lamtumirė Padrino!
Nėse do mė duhet tė godas kokėn pas muri, do ta bėj
Shuhet ylli i madh, Marlon Brando. Ky ishte fundi i divit tė mallkuar. I konsideruar si njė nga aktorėt amerikanė mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave dhe fitues i ēmimit Oskar si aktori mė i mirė pėr performancat e paharrueshme nė On the Waterfront dhe Padrino. Dhe ishte 80 vjeē.
Sipas deklaratės qė bėri dje avokati i tij, ai ka vdekur nė njė spital tė Los Angeles-it. Njė aktor seksi, i gjithpėrfshirw nė rolet e emocioneve tė mėdha, Brando herė ka luajtur pijanecin, herė rebelin motociklist. I nominuar katėr herė, Brando ka marrė dy Oskar. Dhe, nė mesin e viteve “90, ndėrsa Brando peshonte mė shumė se 300 paund, ai numėronte 9 fėmijė me tri vejusha dhe gra tė tjera.
Njė familje e keqe, lindi njė aktor brilant
I lindur nė Nebraska mw 3 prill 1924 dhe i rritur nė Illinois, sė bashku me dy motrat e tij mė tė mėdha, fėmijėria e Brandos ishte mė pak se idilike. Babai i tij ishte njė shitės zarzavatesh dhe insekticidesh. Ndėrsa nėna e tij qe njė aktore e dalė nė pension. Tė dy ishin alkoolistė. Nė autobiografinė e tij, Brando e pėrshkruan tė ėmėn si dikush, sė cilės i pėlqente tė dehej, pėr t“u kujdesur pėr ne. Kurse pėr tė atin, thotė: Gjaku i tij pėrmbante komponente alkooli, testosteroni, adrenaline dhe nervozizmi. I shtyrė tė studiojė nė njė akadami ushtarake, qė kur ishte 10 vjeē, Brando arriti t“i shkėpusė miratimin tė atit qė ai tė paguante pėr shkollėn e tij. Pas kėsaj, ai u zhvendos nė Nju-Jork ku studioi aktrim.
Rrugės drejt majave
Ndėrsa studionte nė Nju-Jork me Stella Adler dhe nė studion Lee Strasbergs Actors Studio, arriti tė bėhej njė aktor i vėrtetė. Brando debutoi te Broadway mė 1944, kur ai ishte vetėm 20-vjeēar, nė pjesėn Mė kujtohet nėna. Mė “47-n ai arriti ta elekrizonte sallėn e Brodway, duke u bėrė i famshėm, ndėrsa luante rolin e Stanley Kowalski nė Tramvaj me emrin dėshirė. E pas kėsaj, dyert ishin tė hapura. Fama e tij i kaloi tė gjithw kufijtė. Ai u gjend mes vlerėsimeve, kritikave e debateteve; u vu nė qendėr tė vėmendjes. Ēmimin e fundit ai e mori si aktori mė i mirė i karakterit, te filmi Njė stinė e thatė e bardhė. Por, mjaft interesante, me portretin e tij qė shpėrthente emocione tė pafund, elektrizues dhe i veēantė, ai u shfaq te Tango e fundit nė Paris, njė film i ashpėr, zhytur mes debatesh. Por, njė majė e padiskutueshme mbetet Padrino, roli qė i dhuroi Oskar-in. Mė tej? Interesant u shfaq nė lojėn krah Matthew Broderick nė The Freshman (1990) apo krah Johnny Depp te Don Juan DeMarco (1995) dhe Robert de Niros, te The Score (2001). Humbja e ti u cilėsua njė humbje e madhe; ikja e aktorit mė tė madh tė tė gjitha kohėrave.
Brando refuzoi Oskar-in nė 1973
I njohur si rebeli i Hollivudit, Brando nė vitin 1973, nuk pranoi tė merrte Ēmimin Oskar. Aktori, i cili e revolucionarizoi lojėn nė skenė dhe mė pas krijoi role tė tillė tė mėdhenj si Don Vito Corleone nė filmin The Godfather - Kumbari, dėrgoi njė grua nė vend tė tij, e cila lexoi njė letėr ku kritikohej Hollivudi pėr trajtimin e indianėve tė Amerikės. Ky jam unė, tha ai nė njė rast. Dhe nėse do tė mė duhet tė godas kokėn pas njė muri pėr ti mbetur besnik vetes, jam gati ta bėj edhe kėtė. Megjithėse Marlon Brando mbeti nė Hollivud, ai refuzonte tė bėhej pjesė e Hollivudit.
Tango e fundit nė Paris
Tango e fundit nė Paris, filmi i vitit 1972, njė film i mbushur plot me skena tė nxehta; njė film qė ngėrthu botėn mes emocionesh tė jashtėzakonshme; i fali njė pjesė tė madhe tė suksesit Marlon Brandosė. Debate pafund dhe kritika, por Brando nuk tėrhiqej, edhe pse e dinte se ishte njė film qė do t“i shėnonte kėto nota vlerėsimi. Last Tango in Paris kėrkonte njė betejė tė madhe emocionale dhe unė kam bėrė luftė me vetveten. Kėshtu shkruante diku aktori nė autobiografinė e tij, duke vijuar: Dhe kur mbaroi, unė e vendosa njėherė e mirė. Nuk do ta shkatėrroja mė kurrė veten time emocionalisht, duke realizuar njė film tė kėtillė.
Brando, njė jetė e gjitha dramatike
Jeta personale e Brandos ishte shumė e krahasueshme me soap opera. Ai kishte, tė paktėn, nėntė fėmijė. Nė vitin 2002 kujdestarja e shtėpisė sė tij e hodhi nė gjyq, ku i kėrkonte atij 100 milionw dollarė si zhdėmtim pėr bashkėjetesėn e tyre 14-vjeēare, dhe pėr kujdestarinė e tre fėmijėve qė kishin sė bashku. Ēėshtja u shty, por ajo shpeshherė e kėrcėnonte se do ta rihapte ēėshtjen, pasi kėrkonte mbėshtetje financiare pėr fėmijėt qė kishte me Brandon. Ndėrsa i pėlente tė merrej shumė me gratė, ai refuzonte tė merrej me fėmijėt, pasi thoshte shpesh se nė njė mėnyrė apo tjetėr, po hakmerrej kundėr tė atit, i cili nuk kishte vepruar mė mirė me fėmijėt e tij. Nw njė pjesė tė madhe tė jetės, u kurua nė spitale psikiatrike dhe qendra rehabilitimi. Por, jo ēdo gjė mbaron me kaq. I biri i tij, Kristiani, vrau tė fejuarin e motrės sė tij, qė ishte shtatzėnė, nė vitin 1990 dhe u dėnua pėr kėtė gjė. Brando, megjithatė u shfaq nė mėnyrė spektakolare nė njw seancė ku dėshmoi nė mbrojtje tė tė birit. Tragjedia familjare u mbyll me tė bijėn, Cheyenne, e cila pas disa pėrpjekjeve pėr tė vrarė veten, mė nė fund, njė tė dielw pashkėsh, nė vitin 1995, u gjend e varur. Fėmijėt e mbijetuar tė Brandos janė: Christian Devi Brando, Miko Brando dhe Simon Tehotu Brando, si dhe tri vajzat, Rebeēa Brando, Petra Barrett Brando dhe Ninna Priscilla Brando.
Krijoni Kontakt