Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Bertrand Russell - Per c'fare kam jetuar!

    Bertrand Russell, nje nga figurat me te shquara te intelektit anglez - filozof, eseist, kritik, humanist, matematicien - nje mendje gjeniale interesat e se ciles shtriheshin pertej fushave ne te cilat kontribuoi, Bertrand Russell me te drejte eshte cilesuar si nje nga kampionet e humanizmit dhe mendimit te lire. Pjesa me poshte eshte prologu i autobiografise se tij.

    Tre pasione, te thjeshta por shume te fuqishme, kane udhehequr jeten time: etja per dshuri, kerkimi per dije, dhe keqardhja e padurueshme per vuajtjen e njerezimit. Tre pasione, si tri erera te medha, me kane fryre sa andej-kendej pergjate nje rruge, mbi oqeanin e thelle te ankthit, duke arritur deri ne skajet e deshperimit.

    Se pari, kam kerkuar dashurine pasi sjell ekstazen, ekstaze kaq te madhe sa do te kisha sakrifikuar gjithe jeten time vetem per pak ore te tilla kenaqesie. Se dyti, e kam kerkuar pasi largon vetmine - vetmine e tmerreshme ne te cilen nje drithme arsyeje shikon mbi boten nje humnere te ftohte e pajete. Se fundmi, e kam kerkuar pasi ne bashkimin e dashurise kam pare, ne nje miniature mistike, vizionin e parashikuar te qiellit qe shenjtet dhe poetet kane imagjinuar. Kjo eshte c'fare kam kerkuar, dhe megjithese duket e paarritshme per jeten njerezore, kjo eshte - se fundmi - ajo qe kam gjetur!

    Me pasion te njejte kam kerkuar dijen. Kam dashur te kuptoj zemrat e njerezve; kam dashur te kuptoj perse yjet vezullojne; dhe jam perpjekur te kuptoj fuqine Pitagoriane me numrin e te ciles lekundet mbi fluks. Pak nga kjo - jo shume - kam mundur te arrij.

    Dashuria dhe dija, aq sa ka qene e mundur, me kane udhehequr drejt qiejve, por keqardhja me ka kthyer perseri ne toke. Jehona te qarash prej dhimbjes vibrojne ne zemren time. Femije qe vdesin urije, viktima torturuar nga opresoret, pleq te pafuqishem - bare e rende e bijve te tyre, dhe gjithe bota e vetmise, mjerimit, dhe dhimbjes qe perbejne nje tallje te hidhur te asaj qe jeta njerezore duhet te kish qene. Deshiroj te largoj te keqen, por nuk mundem, dhe une vuaj me te gjithashtu!

    Kjo ka qene jeta ime. E kam gjetur te vlefshme per ta jetuar, dhe do ta kisha jetuar perseri nese shanci do te ma kish ofruar!
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #2
    Dynamic Maska e good devil
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    une si kam lexuar shume filozofat anglez... po ky russell m'duket se eshte me i mire se te gjithe tjereve (anglez) (cjane kta Locke & hobbes).

    me kritikoni...
    Forumi ėshtė tepėr i ngarkuar nė kėtė moment. Ju lutemi na vizitoni mė vonė.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Russell's Paradox
    Russell's paradox is the most famous of the logical or set-theoretical paradoxes. The paradox arises within naive set theory by considering the set of all sets that are not members of themselves. Such a set appears to be a member of itself if and only if it is not a member of itself, hence the paradox.
    Some sets, such as the set of all teacups, are not members of themselves. Other sets, such as the set of all non-teacups, are members of themselves. Call the set of all sets that are not members of themselves "R." If R is a member of itself, then by definition it must not be a member of itself. Similarly, if R is not a member of itself, then by definition it must be a member of itself. Discovered by Bertrand Russell in 1901, the paradox has prompted much work in logic, set theory and the philosophy and foundations of mathematics.

    http://plato.stanford.edu/entries/russell/
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Milord - ekzaktesisht njeqind vjet me pare Zhan Zhak Rusose ju dha cmimi ofruar nga Akademia e Dizhonit per punen e tij te famshme ne pergjigje te pyetjes «nese artet dhe shkencat kane kontribuar ne permiresimin e moralit» Ruso u pergjigj: «Jo», dhe kjo pergjigje, qe mund te mos kete qene dhe aq serioze - pati pasoja mjaft serioze. Akademia e Dizhonit nuk kishte asnje qellim revoluciuonar. Kjo eshte po aq e vertete edhe per Akademine Suedeze, qe ka zgjedhur t'ju shperbleje ju per veprat tuaja filozofike, pasi ato jane padyshim ne sherbim te civilizimit moral, dhe per me teper, i pergjigjen shpirtit dhe qellimeve te Nobelit me se miri. Ne ju nderojme ju si nje kampion brilant i njerezimit dhe mendimit te lire, dhe eshte nje kenaqesi per ne t'ju shohim ketu ne pervjetorin e 50-te te cmimit Nobel. Me keto fjale ju kerkoj te merrni nga duart e Madherise se Tij - Mbretit - Cmimin Nobel ne Letersi per vitin 1950.-nga fjalimi i prezantimit te Cmimit Nobel, 1950.
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Po qe dikush i interesuar ekziston brenda asaj web faqes qe e dhash eshte edhe nje fjalim i shkurter ne real audio.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    Ēupke pe Korēe ke hapur me te vertete teme te bukur...
    Russell eshte me te vertete nje koke e madhe... Kam lexuar (jam munduar te lexoj) Sceptical Essays dhe me te vertete ka nje menyre arsyetimi qe te ben per vete megjithese ndonjehere eshte e veshtire ta ndjekesh...
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  7. #7
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Saint, me behet qejfi qe te pelqen Russell


    Ne studjon e tij, Mefistofeli i rrefeu Faustit Historine e Krijimit duke u shprehur:

    "Adhurimet e pafund te korrit te engjejve kane filluar te lodhen, pasi, fundja fundit, a nuk e meriton ai adhurimin e tyre? A nuk u pati dhene atyre gezim te pashterur? A nuk do te kish qene me argetonjese ti jepej adhurim i pamerituar, adhuruar nga qenie te cilat ai vete i torturoi? Ai vuri buzen ne gaz mendueshem dhe vendosi qe drama e madhe duhej te luhej:

    "Per kohera te panumerta nebula e zjarrte vertitej pa ndonje qellim neper hapesire. Per njefare kohe filloi te marre trajte, masa qendrore leshoi planetet, planetet u ftohen, detet qe zjejne dhe malet qe digjen u terhoqen dhe u ngriten, prej masash te zeza resh carcafe te zjarrte shiu permbyten koren qe sapo kish filluar te ngurtesohej. Dhe tani qeliza e pare e jetes u rrit ne thellesite e oqeanit, duke u zhvilluar me shpejtesi nen ngrohtesine e frutshme ne pyje te gjera, ferrna gjigande shperthyen nga dheu i lagur, bisha deti duke u shumuar, luftuar, shkaterruar dhe vdekur. Dhe nga bishat, ndersa shfaqa vazhdonte te luhej, Neriu u lind! me fuqine e mendimit, njohjen e se mires dhe se keqes, dhe etjen mizore per adhurim. Dhe Njeriu pa qe gjithcka eshte kalimtare ne kete bote te cmendur, monstruoze, qe gjithcka eshte duke luftuar per te rrembyer me c'do cmim pak momente te vogla jete perpara ligjit te paevitueshem te vdekjes. Dhe njeriu tha: "Ka nje qellim te fshehur, a s'mund ta imagjinojme, dhe eshte nje qellim i mire, pasi ne duhet te adhurojme dicka, dhe ne boten qe shohim nuk ka asgje te vlefshme per adhurim." Dhe njeriu qendroi jashte perpjekjes, i vendosur qe Zoti kishte per qellim qe harmonia te vinte nga kaosi me perpjekjen e vete njerezimit. Dhe kur ai ndoqi instinktin qe Zoti i kish transmetuar atij nga prejardhja e bishave mishngrenese, ai e quajti ate Mekat, dhe i kerkoi Zotit qe ta falte. Por ai dyshoi nese ishte falur drejtesisht deri kur shpiku nje Plan Hyjnor sipas te cilit zemerimi i Zotit duhej zbutur. Dhe duke pare qe e tashmja ishte e keqe, ai e beri akoma me te keqe, ne menyre qe e ardhmja te jete me e mire. Dhe ai falenderoi zotin per fuqine, e cila i lejoi atij te sakrifikoje edhe ato pak kenaqesi qe ishin te mundshme. Dhe Zoti buzeqeshi, dhe kur e pa qe Njeriu ishte bere perfekt ne braktisje dhe adhurim, ai dergoi nje tjeter diell permes qiellit qe u perplas me diellin e Njeriut, dhe gjithcka u kthye perseri tek nebula.

    "Po, - peshperiti ai,- ishte nje drame e bukur; do ta ve ne skene perseri."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 29-07-2004 mė 21:26
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #8
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Shume interesante dhe mbare humane !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 03-08-2004 mė 22:50

  9. #9
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Cupke, une nuk e njoh "fare" Russell, dhe me keto grimcat qe ke hedhur ketu e njoh edhe me pak? Fragmente te perēara... A sna tregon ndonje gje me permbajtje rrenqethese (neqofte se ka) qe ta kuptojme me mire se kush eshte, dhe per se ka jetuar Bertrand Russell? Pastaj, neqofte se me lejohet nje vleresim subjektiv, nuk para i kam qejf vetevleresimet e filozofeve sepse gati gjithmone jane te shtrembera (perveē mbase "Les confessions" de Jean Jacques Rousseau).

    P.S. Kisha kohe pa shkruar keshtu qe thashe ; "Hajt ti hedh dy copa budalliqe."
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  10. #10
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Byrazer, amerikanet perdorin nje shprehje kur dikush i ka zene "mat" : "You've got me" Ketu nuk dua te them qe jam injorante per sa i perket vepres se Bertrand Rasell (edhe pse nuk e njoh me themel!) por, sa here qe perpiqem te perkthej dicka nga ai me duket sikur nuk tingellon mire ne shqip. Kjo ndoshta ngaqe shkrimet e tij jane mjaft vibrante dhe ekspresive; me nje force te fuqishme poetike (ketu e kam fjalen per shkrimet filozofike qe kane te bejne me moralet, fene, dhe probleme te tjera sociale) Sa per kontributin e tij ne fushen e filozofise logjistike, Rasell parashtron koncepte te sakta, por eshte shume i veshtire per tu kuptuar dhe perkthyer.

    Ne fakt, Sir Bertrand Rasell ka jetuar dhe punuar per shume me teper gjera sec ka permendur ne prologun me lart. Une po mundohem te permbledh dicka nga jeta e tij, edhe pse e kam te pamundur te penetroj veprat e tij ne kuadrin e filozofise logjistike. Personalisht, kur lexoj Russell nuk lexoj vetem nje filozof brilant, por nje artist te fuqishem. Zeri i tij behet zeri i heroit, qe cuditerisht personifikohet me tere njerezimin, sikur ky i fundit te fliste me nje ze te vetem. Kjo ishte pershtypja ime!

    Sir Bertrand Rasell lindi ne Wales ne 1872. Pasardhes i nje nga familjeve me te medha te aristokracise se Wig-eve, Rasell mbetet jetim ne moshen 3-vjecare. Qysh ne moshe te vogel atij i sigurohet edukimi privat duke u derguar ne Kolegjin e Shen Trinise ne Kembrixh, ku djaloshi shquhet si student brilant i matematikes dhe filozofise. Ai njihet me punen e matematicienit Italian Peano, qe do ta frymezonte ate per te shkruar "Principet e Matematikes" Bashkepunimi i tij me Alfred North Whitehead do te perfundonte ne tre vellimet e "Principia Mathematica" qe do ta cilesonin Russell si nje nga themeluesit e filozofise analitike moderne. Arritja e tij me e madhe konsiderohet "Historia e Filozofise Perendimore" (1946)

    Si nje aristokrat i lindur, Rasell kursesi nuk mundi ti shpetoje influences politike. Ai shquhet per bindjet e tij radikale dhe kokefortesine e vullnetshme. Russell eshte i njohur ne mjaft qarqe per aktivitetin e tij kunder luftes berthamore dhe perfshirjen e perendimit ne luften e Vietnamit. (vitet 1950-1960) Aktiviteti i tij pacifist ishte ne konflikt me instancat qeveritare te kohes te cilat e privuan Rasell nga shume leksione, e deri burgosjen e tij per 6 muaj ne 1918. Ketu ai shkruan "Introduction to Mathematical Filosophy," dhe pas lirimit nga burgu, ai do te udhetonte gjithkund ne perendim duke vizituar dhe dhene leksione ne mjaft universitete, sidomos Berlin, Paris, Nju Jork dhe Rusi. Fjalimet e tij kunder luftes, si dhe pikepamjet e tij mbi moralin, i dhane shkas protestave te madha publike, duke cuar ne vendimin juridik te ndalimit te leksioneve ne mjaft institucione ku ai ishte perfshire.

    Ne vitin 1954 ai transmetoi nga rrjeti BBC fjalimin e tij te famshem "Rreziku i Njeriut" duke denuar testet "H-bomb" Nje vit me vone, se bashku me Albert Ajnshtajn, ai do te shpaloste "Manifesti Rasell - Ajnshtajn" (Russell - Einstein Manifesto) kunder armeve nukleare. Aktiviteti i tij do te vazhdonte me nje sere konferencash, fushatash, dhe organizatash kunder luftes, qe perseri do te conin ne burgosjen e tij. Bindjet e tij kontradiktore do ta benin Rasell nje figure frymesuese per mjaft simpatizante te protestave te anti-luftes.

    Gjate ketyre viteve kontradiktore, Rasell shkroi shume libra dhe ese qe zgjuan interesin e audiences boterore, midis te tjerash: "Principet e Rikonstruksionit Social" (1916), "Mbi Edukimin"(1926), "Perse nuk jam i Krishtere" (1927), "Martesa dhe Morali" (1929), "Pushtimi i Lumturise" (1930), "Pushteti: Nje Analize e Re Sociale" (1938) etj.

    Librat, esete, artikujt, antologjite qe shkroi Russell jane te panumerta! "Paradoksi i Rasell" eshte ndoshta me i famshmi i paradokseve logjike (shpjegimi i tij kerkon nje pune kolosale)

    Rasell u zgjodh anetar i Shoqates Mbreterore ne 1908; dhe ne 1934 ju dha medalja Silvester e kesaj shoqate. Shoqata Matematike Londineze do ta nderonte me medajlen Morgan ne te njejtin vit, dhe Akademia Suedeze me Cmimin Nobel ne 1950 sic eshte permendur edhe me pare.

    Pjesa me lart (posti #7) eshte nje paragraf nga eseja e tij e famshme "Adhurimi i Njeriut te Lire" (1923) qe shpreh pikepamjen e Rasell si ateist i rregjur. Personalisht me ka rreqethur kur e kam lexuar, dhe do te mundohem ta perkthej kur te kem kohe.

    Keshtu pra, ti thashe edhe une dy copa budalliqe, edhe pse jam e sigurt qe do me thuash qe s'e kam nxjerre qimen nga qulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 01-08-2004 mė 11:17
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Jetoni per te dashuruar apo dashuroni per te jetuar?!
    Nga AJSBERG nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 06-05-2010, 01:51
  2. Ne kemi jetuar me shqiptarė, dhe do vazhdojmė tė jetojmė!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 09:46
  3. Nė sa shtete keni jetuar?
    Nga *~Rexhina~* nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 22:53
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2005, 16:31
  5. Jeta - A e jetojme ne jeten, apo eshte pikerisht jeta duke na jetuar ne?!
    Nga EXODUS nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-03-2004, 03:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •