Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 46 prej 46
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 2 Korrik 1990 - Shqiptarët hyjnë në ambasadat e huaja në Tiranë

    “Ambasadat, fitore politike e Ramiz Alisë”

    Emri:  repubblica14790.jpg

Shikime: 721

Madhësia:  58.3 KB

    Një reportazh i “La Repubblica” i 24 viteve më parë
    “Udhëheqësi komunist duket se ka fituar mbi “të ashprit” e regjimit, që janë kundër çdo hapjeje”

    Gërmadhat e makthit shqiptar zbarkojnë nga grykët e zeza të trageteve si një turn minatorësh del në sipërfaqe nga puset më të thella. Dikush i kishte harruar poshtë në minierë, turni i tyre zgjati plot 45 vjet. Ishin vitet e komunizmit, të policisë dhe Sigurimit, të dhunës, spiunllëqeve, të prindërve që denoncojnë bijtë, të një partie të kthyer në përbindësh, shushunjë mbas qafe të një populli të tërë.

    Dështimi i një ëndrre

    Nuk arratisen nga komunizmi refugjatët shqiptarë që u merren këmbët mbi bankinat e portit të Brindizit, arratisen nga ëndrra e dështuar në të cilën shumë prej tyre edhe kanë besuar, një ëndërr që arriti t’i zhgënjejë, por edhe t’i sfilitë. Ora 9:00 ka kaluar prej disa minutash, kur rimorkiatori Vinicio Beretta mbështet turirin e tij në ijën e Espresso Grecia dhe fillon ta shtyjë drejt bankinës. Në hyrje të portit, kur akoma është e fshehur nga muret e gjirit të Levantes, anija lajmëron mbërritjen e saj me tre të rëna të sirenës. Kalojnë pak minuta, dhe pritja e gjatë e një nate të pabesueshme merr fund; nis zbarkimi i refugjatëve.

    Për dhjetë ditë kanë mbetur të dyndur në ambasadat e Gjermanisë, Italisë dhe Francës, numri i tyre është ngritur e është ulur si batica. Në fund mbeten rreth 4.300. Në Brindizi zbarkojnë diçka më pak se 4.000; 2.900 shqiptarët e Ambasadës Gjermane dhe 800 të Italianes. Një anije franceze, “Orient Star”, imbarkoi në Durrës 544 refugjatët që ishin në Ambasadën e Parisit dhe gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes mori detin për në Marsejë.

    E para që shkel, ose më mirë që merret në krahë, mbi truallin italian është një vogëlushe disaditëshe. Nuk është mirë, infermieret e Kryqit të Kuq të imbarkuara në Brindizi para se anija të nisej për Durrës e kanë kuruar vogëlushen me se kanë mundur gjatë kalimit të detit, por tani e çojnë me nxitim drejt e në spital. Prindërit duan t’i ndërrojnë emrin: do ta quajnë Liri, një fjalë që për ne është retorikë, por që shqiptarëve u tingëllon e thjeshtë dhe me vend. Pas foshnjës të sëmurët e tjerë; të sulmuar nga fotografë, kameramanë e gazetarë, të mbrojtur disi nga kordoni i ushtarëve dhe policëve, bëjnë përpara nja dhjetë të lënduar. Shumë kanë një këmbë të thyer: t’i ngjiteshe murit të ambasadave, asaj gjermane për shembull, ishte pak a shumë e lehtë. Më e vështirë të hidheshe nga muri brenda, në oborr, e shumë ranë keq, thyen këmbë e kyçe këmbësh.

    Emri:  u2_ambasada-korrik.jpg

Shikime: 690

Madhësia:  39.8 KB

    Përparon i trishtë lumi i refugjatëve: me rroba të grisura, të qelbura, shumë vetë pa këpucë, me trupin të përvëluar nga dielli dhe lëkurë të sëmurë (ka pasur edhe ndonjë rast zgjebeje, aq sa shoqëria detare “Adriatica” kreu dezinfektimin e trageteve). U afrohen kuzhinave të fushimit të ngritura nga batalioni San Marco, marrin një kafe të nxehtë, pak qumësht, një shishe ujë e një panine. Pastaj kalojnë pranë një çadre të Kryqit të Kuq, ku sapo ka mbërritur një veturë plot me bluza, çorapë, mbathje e veshje për fëmijë. Është e sikletshme ta shkruash, por refugjatët nga Tirana janë katandisur vërtet në gjendje të mëshirshme, dhe gjëja më e keqe është era e rëndë që kanë marrë me vete nga ditët kur jetuan të mbyllur në ambasada.

    Në diçka më shumë se tri orë, 2.900 refugjatët e Gjermanisë dhe 800 që do të qëndrojnë në Itali drejtohen për në “vendstrehimet” e tyre. Trenat e organizuar nga konsullata gjermane në Romë mbushen e pas pak nisen; e njëjta gjë edhe me dhjetë autobusët e linjave urbane të Brindizit që nisen drejt kampit të përkohshëm të refugjatëve të Restinco-s, një depozitë e braktisur dhe e rrënuar e ushtrisë, që ushtarët janë munduar t’ia përshtatin rastit me sa kanë mundur…

    Çastet e imbarkimit, afrimi i trageteve gjatë natës në portin e Durrësit, janë ndoshta pjesa më delikate, më e mistershme dhe më mbresëlënëse e gjithë këtij operacioni. Për këtë ia lëmë fjalën Giovanni Marmoratos, 55 vjeç, nga Genova, komandant i “Espresso Grecia”, anija e parë që iu afrua Durrësit. “Para së gjithash ju konfirmoj që arritëm deri në tokë – thotë komandanti – kishim frikë se mund të na detyronin t’i merrnim refugjatët me barka, por në fund na lanë të hynim në port. U nisëm nga Brindizi të enjten pasdite, në orën 18:00 dhe ishim në radën e portit të Durrësit në orën 22:30 siç kishim rënë dakord me palën shqiptare. Pilotët shqiptarë që hipën në anije na thanë që e para që do të imbarkonte refugjatët do të ishte e jona, por çastin e fundit plani ndryshoi dhe “Orient Star” u la të kalonte e të ngarkohej para të tjerave. Pas dy trageteve të para arritën edhe tre të tjera”.

    Patëm ca frikë
    Komandanti tregon që, në errësirën e plotë në të cilën kishin lënë portin e Durrësit, papritur në urën e kiçit, ulur mbi bankinë, u shfaq një burrë i gjatë që u foli italisht njerëzve të ekuipazhit. “Mos zbrisni në tokë, rrini brenda se po mbërrijnë autobusët e parë”. Ishte Staffan de Mistura, i dërguari i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, që gjatë ditëve të fundit ka ndërmjetësuar mes ambasadave të huaja dhe qeverisë shqiptare, duke organizuar planin që mundësoi largimin me autobusë të refugjatëve nga Tirana dhe imbarkimin e tyre në anijet e ardhura nga Italia. “Thuajse papritur na u rreshtuan përpara syve autobusët – tregon komandanti i dytë i “Espresso Grecia”, Roberto Cardone. – I kishin ngjeshur në mënyrë të pabesueshme, 150 për autobusë që mbajnë maksimumi 80 veta. Ishte edhe një trupë televizive, i filmonte të gjithë një e nga një, por nuk besoj se e bënë për emisionin e lajmeve…”.

    Deri pak orë më parë ishin të gjithë në ambasadat në Tiranë. “Qëndruam aty për dhjetë ditë – tregon një prej refugjatëve që tani ndodhet në kampin e Restinco-s – në një situatë të pabesueshme. Ndonjëherë kemi arritur të ngjishemi brenda edhe 900 vetë, por disa hoqën dorë sepse kushtet ishin të tmerrshme. Autoritetet shqiptare nuk u lejuan diplomatëve italianë të blinin lirisht ushqimet që nevojiteshin për të gjithë ne, ndaj edhe njerëzit filluan të ndihmonin sho-shoqin, të ndanin ato që kishin dhe ato që arrinin të gjenin jashtë.

    Nëse kemi pasur? Si jo. Natyrisht që kemi pasur, hymë në ambasada me forcë, u përleshëm me policinë ditët e para: ne u qëllonim me tulla e ata na përgjigjeshin me pistoleta. Por më pas e kuptuam që po ia dilnim mbanë. Diplomatët italianë na jepnin kurajë, çdo mbrëmje vinte zonja Feliciana, fliste me ne për orë të tëra, qante për ne. Zonja Gabriella, kur arritën formularët që duheshin për pasaportat, qëndroi gjithë natën për të na përgatitur dokumentet. Kur para katër ditëve mbërriti ai zotëria i Kombeve të Bashkuara, De Mistura, e na foli, e kuptuam se ia kishim dalë vërtet mbanë. Na tha që të mos reagonim nëse policët na provokonin, të silleshim me gjakftohtësi, të ndiqnim udhëzimet e tij, t’i besonim”…

    Për ta, për shqiptarët e mbërritur në Itali, odiseja nuk ka mbaruar akoma, shpejt do ta kuptojnë që liria që kërkonin nuk është parajsë, që do ta kenë të vështirë të integrohen në një vend që do t’i mbajë në faqet e para të gazetave vetëm për pak kohë.

    Ndërkohë Ramiz Alia i drejtohet turmës: Tani në Tiranë ambasadat mbeten të mbyllura

    Por ditë të vështira do të ketë edhe regjimi në Shqipëri: a do të mundë Ramiz Alia t’i mbushë mendjen popullit të tij që në Shqipëri gjërat do të ndryshojnë, që në Shqipëri mund të qëndrohet? Pastrim lokalesh apo frikë fluksesh të reja? Regjimi i Ramiz Alisë është munduar të marrë veten nga tronditja e thellë e provokuar nga eksodi i mijëra shqiptarëve, duke organizuar në Tiranë pasditen e 13 korrikut një miting të madh në mbështetje të procesit të demokratizimit. Observatorët e huaj megjithatë e gjykojnë pozitivisht përmbylljen e historisë së refugjatëve në ambasadat e huaja. Bashkë me riformimin qeveritar që ditët e shkuara solli largimin e personazheve të krahut më konservativ të Partisë së Punës, sipas observatorëve, eksodi përbën një fitore politike të Ramiz Alisë. Udhëheqësi komunist duket se ka fituar mbi “të ashprit” e regjimit, që janë kundër çdo hapjeje demokratike.

    Tirana dje në mëngjes u zgjua nën një shi të madh që një diplomat e quajti biblik: jeta e qytetit ka rifituar normalitetin pas orëve dramatike të pritjes dhe atyre të nisjes së anijeve që transportuan në Itali refugjatët që rrinin prej dhjetë ditësh në ambasadat e Italisë, Greqisë, Gjermanisë Federale dhe Francës. Selitë diplomatike të këtyre vendeve thuhet se tashmë janë në gjendje të mjerueshme, aq sa dje nuk kanë hapur dyert për publikun. Zyrtarisht kjo masë u mor për të mundësuar pastrimin me themel të mjediseve të brendshme dhe të oborreve, pas “sulmimit” nga mijëra e mijëra njerëz. Megjithatë, sipas disa burimeve diplomatike, katër vendet e Komunitetit Ekonomik Europian që u përballën me fluksin më të madh të refugjatëve po vlerësojnë edhe mundësinë e mbylljes së përkohshme të selive të veta diplomatike në Shqipëri për të shmangur pushtime të reja. Por katër vendet ende nuk kanë marrë një vendim të përbashkët.

    Italia, në veçanti, ishte e prirur të mos mbyllë krejtësisht përfaqësinë e vet, por vetëm ta reduktojë në minimum. Ndërkohë vazhdojnë kontaktet diplomatike të të dërguarit të OKB-së Staffan De Mistura për të zgjidhur çështjen e disa dhjetëra shqiptarëve ende të mbyllur në seli diplomatike perëndimore. Agjencia zyrtare e shtypit ATSH, me një komunikatë të shkurtër dha dje lajmin e nisjes në refugjatëve. Organi i shtypit shkruante: “Qytetarët shqiptarë të strehuar së fundi në disa seli diplomatike të huaja të akredituara në Tiranë u nisën të pajisur me pasaportë të rregullt, siç parashikohet nga dekreti i Presidiumit të Kuvendit popullor i datës 7 korrik 1990”. ATSH njeh edhe kontributin e dhënë për zgjidhjen e problemit nga sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Javier Perez de Cuellar.

    546 shqiptarët e strehuar në Ambasadën Franceze, të imbarkuar në anijen “Orient Star” kanë marrë për në drejtim të Marsejës, ku Kryqi i Kuq francez do të merret me shpërndarjen e tyre në kampet e ngritura posaçërisht për ta nga qeveria e Parisit. Gjatë udhëtimit ata kanë ndaluar në portin e Bolonjës, ku vullnetarët e Kryqit të Kuq italian u kanë ofruar asistencë dhe një pjatë të ngrohtë. Në trenin e parë ishte edhe një grua që lindi një vajzë gjatë udhëtimit. Refugjatët e zbarkuar janë ndarë në dy grupe. 3.202 shqiptarët të futur në ambasadën e Bonit në Tiranë, janë hipur në tre trena specialë të nisur për në Bazel, nga ku refugjatët do t’u drejtohen landeve të ndryshëm të Gjermanisë Federale. Refugjatët që kanë mbetur në Itali janë vënë në kampin e Restinco-s, ndërsa vazhdojnë të mbërrijnë oferta asistence e bujtjeje nga komunitetet e shumta shqipfolëse. Në veçanti nga ato siciliane, kalabreze dhe puljeze.

    “La Repubblica”, 14 korrik 1990

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

    “Armik i betuar”, zbardhet dosja sekrete e Ilir Demalisë, si survejoheshin nga Sigurimi ambasadat e refugjatët në ’90. Çfarë shkruhej nga Berlini

    I survejuar gjithmonë dhe kudo. Ilir Demalia duket se nuk i ka shpëtuar “syrit vigjilent” të Sigurimit edhe gjatë qëndrimit në ambasadë apo edhe pas largimit në Gjermani. Dokumentet e Arkivit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit qartësojnë se si Ilir Demalia, i njohur gjerësisht në Tiranë si “Syçi”, ka qenë nën survejim. Janë fillimi i viteve 1990, pas hyrjes në ambasada, si tentativa e parë për të kundërshtuar regjimin. Refugjatët u dërguan në Gjermani, por edhe prej andej Demalia vijoi të ishte antipushtet.

    Emri:  ilir-demalia1.jpg

Shikime: 726

Madhësia:  126.1 KB

    Sot gazeta boton dokumentet e survejimit. Bëhet fjalë për Raporte të Ambasadës Shqiptare në Berlin që i dërgonin Drejtorisë së II të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë për aktivitetin e Ilir Demalisë në Gjermani dhe raportet e agjentit “Deti”, I cili kishte qenë i strehuar në Ambasadë. Këtu qartësohet se mes refugjatëve, Sigurimi i Shtetit kishte infiltruar në ambasada edhe spiunët e vet. Raportet, në rastin e sotëm të agjentit “Deti”, japin një pamje se çfarë ndodhte brenda mureve në ambasadave. Nga ana tjetër, Demalia nuk e ndaloi aktivitetin e tij kundër regjimit.

    Emri:  DOKUMENT-ILIR-DEMALIA-4.jpg

Shikime: 709

Madhësia:  75.1 KB

    Gazeta boton sot edhe peticionin që ai i ka dërguar Ramiz Alisë për hapjen e Shqipërisë, heqjen e yllit nga flamuri kombëtar, lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe rehabilitimin e tyre dhe rishikimin e historisë në këto 45 vjet, duke nxjerrë të gjithë ata njerëz që mbajnë përgjegjësi për këtë proces regresiv dhe kriminal që u krijua në Shqipëri.

    Dokumente të Arkivit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. 1. Lënda: Dërgohet një peticion i refugjatit I.D. “Detit”

    Dërguesi i këtij peticioni telefonon në përfaqësi duke marrë nëpër gojë vendin, qeverinë, udhëheqës të veçantë dhe duke bërë presion për të organizuar demonstrata para përfaqësisë, duke folur “në emër të të gjithë refugjatëve politikë e fetarë e atdhetarë”. Pretendon se nuk ka asnjë adresë të qëndrueshme, meqenëse është i rrezikuar nga autoritetet atdhetare dhe shqiponjas të nxitur prej tyre.

    Emri:  DOKUMENT-ILIR-DEMALIA-3.jpg

Shikime: 701

Madhësia:  51.0 KB

    Këtë peticion që ai pretendon ta ketë dërguar në emër të të gjithë refugjatëve e ka nënshkruar vetë dhe jo me shumë firma siç është praktika e peticioneve. Siç duket, më tepër është iniciativë e vet për një veprim të tillë, gjë që ka dalë nga të dhënat e refugjatëve që kanë ardhur këtu për kohën që kanë qëndruar në përfaqësi e luginasve. Në vendin tonë ai ka shkruar peticione të tilla dërguar organizmave ndërkombëtare.

    Zarfi dërguar nuk ka të shënuar adresën e dërguesit vetëm se vula e postës tregon që është postuar nga qyteti i Bremenit, nga ku erdhën në nëntor një sasi refugjatësh për të demonstruar para përfaqësisë sonë, për të cilin jeni njoftuar.

    Një kopje e këtij peticioni i dërgohet me shkresë edhe MPJ, Drejtorisë II. Materiali nuk është konsumuar me telegram nga ana jonë.

    Emri:  DOKUMENT-ILIR-DEMALIA-2.jpg

Shikime: 702

Madhësia:  85.6 KB

    ***

    I.D. (Syçi) ishte një armik i betuar i Shqipërisë dhe një levë lëvizëse e agjenturave të huaja. Ky kishte iniciativën e atyre peticioneve, të cilat villnin vetëm vrer ndaj politikës që bënte PPSH. Me anën e këtyre peticioneve, I. D. informon opinion botëror se gjoja në Shqipëri njerëzit persekutoheshin, ndiqeshin, burgoseshin e nuk kishin të drejtë fjale, se janë të izoluar, në varfëri të plotë e politika e shtetit shqiptar është një politikë mashtruese dhe diktatoriale për popullin, se populli nuk gëzon asgjë dhe se njerëzit janë kthyer në kafshë pune. Prandaj duhet ndërhyrë sa më shpejt nga jashtë (fuqitë e mëdha) që të shpëtohet populli shqiptar që po vuan këtë epokë sundimi nga komunistët, të cilët po udhëheqin e janë të privilegjuar. Dhe se duhej shkatërruar monopoli që komunistët kanë pushtet duhej të shndërroheshin në një shtet që komunistët të mos udhëheqin si Parti e Punës së Shqipërisë. Se Shqipëria me politikën e saj dështoi, orët i ka të numëruara dhe është “guri i fundit” i komunizmit.

    E theksoj edhe një herë se kjo ishte përgjithësisht përmbajtja e peticioneve që u firmosën nga shumë persona që ishin brenda në ambasadë dhe iu dërgua Vatikanit (Papës); RFGJ (Gensher) Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, OKB-së, SHBA (George Bush).

    ***

    Ne rrinim brenda mureve të saj pothuaj të shkatërruar fare. Në ambasadë binte në sy një person që kishte shumë afrimitet me personelin e ambasadës gjermane dhe përkthente (se njihte mirë gjuhën angleze), i cili thirrej me emrin “S Y Ç I” . Ky ishte nga ata njerëz të betuar për të luftuar me një propagandë shumë të poshtër e diskretituar politikën e Shqipërisë ku fliste se Shqipëria ishte një vend që kishte në fuqi ligjet e inkuizicionit. Këtë ai e bënte me qëllim që të mbante njerëzit brenda në ambasadë.

    ***

    Gjatë kohës së qëndrimit në ambasadë përgjithësisht mbajta një qëndrim indiferent. Më aktivët ishin tiranasit e kryesisht I. Demalia ose siç e thërrisnin -”SYÇI” e disa të tjerë që nuk i kam fiksuar me emra. Aktiviteti i tyre kishte të bënte qysh nga propaganda antishqiptare e deri me rregullat që vendosnin për të gjithë ata që ishin në ambasadë, për sigurimin e ambasadës nga elementë të ndryshëm që mund të hynin etj. Kishte raste kur dikush denonconte, Ilir Demalia e grupi i tij se X-si ishte spiun i sigurimit (nga që njiheshin nga koha para hyrjes në ambasadë) Iliri merrte masa e ai nxirrej me forcë nga ambasada. Iliri organizoi bërjen e një peticioni me 200 firma, të cilat i transmetoi me telexin e ambasadës, Perz De Kuelarit (personalisht) dhe Helmut Kohlit, ku kërkohej ndërhyrja e atyre të fundit për largimin sa më parë nga ambasada të atyre që ishin futur atje. Jepte deklarata para shqiptarëve se në Gjermani pret një jetë e re dhe se të gjithë duhet të mendonin vetëm për këtë se kishin për të ndryshuar si njerëz. Thoshte se njerëzit që kanë dalë këto ditë nga ambasadat janë pushkatuar nga Policia shqiptare. “Syçi” bëri edhe disa peticione, të cilat ia dërgoi qeverisë gjermane, Papës OKB-së, të cilat i firmosën afro 200 persona që ky i bënte për vete.

    Natën, “Syçi” organizonte njerëz për të ruajtur flamurin gjerman që ishte në ambasadë se gjoja pretendohej se do të pritnin litarin nga njerëz që punonin për sigurimin, se ky veprim gjoja kishte si qëllim për të ngjallur panik e që njerëzit pas kësaj të dilnin nga ambasada gjermane.

    Panorama
    1 korrik 2021

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 2 Korrik 1990 - Shqiptarët hyjnë në ambasadat e huaja në Tiranë

    Shqiptarët e larguar me eksodin e 2 korrikut 1990, zbulohet raporti për Byronë: Sa hynë në ambasada, ja gjendja

    Emri:  ambasadat-hapja.jpg

Shikime: 669

Madhësia:  52.3 KB

    TIRANË- Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument të arkivit të ministrisë së Brendshme për ngjarjet e 2 korrikut 1990 ku rreth 4 mijë shqiptarë, iu drejtuan ambasadave për të ikur në Europë e më gjerë.

    Dokumenti ka të bë me të dhënat për numrin e të ikurve nga çdo qytet i Shqipërisë. Dervishi thotë se evidentimi i shqiptarëve të larguar me ambasadat ka qenë në fillim shumë i vështirë për vetë regjimin komunist.

    STATUSI I DERVISHIT

    Shqiptarët e larguar me eksodin e 2 korrikut 1990

    Qeverisja e Shqipërisë prej komunistëve dhe pasoja e saj, i kanë shkaktuar Shqipërisë eksodet më të mëdha në historinë e vendit. Këto eksode filluan në fundin e vitit 1944 dhe vazhduan në formë të dukshme apo të padukshme në vitet e tjera.

    Shkak bazë ka qenë persekutimi politik dhe fukarallëku që sjellin regjimet komuniste (bashkë me pasojat dhjetraveçare të tyre). Sot, në përkujtim të eksodit të 2 korrikut 1990 (u larguan më 13 korrik 1990), ngjarjes që turpëroi regjimin kriminal komunist në sytë e gjithë botës, por bëj të ditura disa informacione.

    Evidentimi i shqiptarëve të larguar me ambasadat ka qenë në fillim shumë i vështirë për vetë regjimin komunist. Informacioni u sigurua me vonesë, vetëm pasi u nxorrën pasaportat e atyre që u larguan. Kjo tregonte ndër të tjera punën e dobët të organeve të Sigurimit të Shtetit (fakt që e përmend edhe Ramiz Alia në një mbledhje të atyre ditëve).

    Në fillim, në regjistrin përkatës u shënuan 4.691 persona të larguar. Më pas kjo shifër shkoi në 4.764 dhe në fund në 4.785 persona. Raporti më i saktë gjendet në informacionin që Ministria e Punëve të Brendshme i dërgon Byrosë Politike të KQ të PPSH-së më 20.11.1990, tek i cili mbështeten të dhënat e mëposhtme.

    Origjina e shqiptarëve të larguar më 13 korrik 1990, sipas rretheve:
    Tirana, 3.905 persona
    Berati, 16
    Durrësi, 455
    Elbasani, 43
    Erseka, 3
    Fieri, 40
    Gjirokastra, 6
    Korça, 16
    Kruja, 49
    Kukësi, 7
    Lezha, 9
    Librazhdi, 1
    Lushnja, 35
    Mati, 3
    Mirdita, 1
    Peshkopia, 14
    Përmeti, 2
    Pogradeci, 2
    Saranda, 5
    Skrapari, 2
    Shkodra, 139
    Tepelena, 2
    Tropoja, 3
    Vlora, 27

    Sipas ambasadave të shteteve:
    RFGJ: 3.172
    Itali: 809
    Francë: 547
    Greqi: 29
    Turqi: 73
    Hungari: 40
    Çekosllovaki: 51
    Jugosllavi: 6
    Egjipt: 6
    Bullgari: 5
    Poloni: 52

    Gjendja shoqërore e 4.785 shqiptarëve të futur në ambasada (4.477 nga qyteti dhe 308 nga fshati):
    -1.509 të rinj, nxënës të shkollave 8-vjeçare e të mesme
    -59 studentë
    -123 me arsim të lartë
    -2013 me arsim të mesëm
    -1974 me arsim 8 vjeçar (përfshi fëmijët)
    -230 nëpunës
    -2296 punëtorë

    Të dhëna të tjera:
    -749 të papunë
    -695 të dënuar (419 një herë; 128 nga dy herë dhe 148 tri herë)
    -855 persona në evidencat e Sigurimit (d.m.th. si kontingjente, përpunim aktiv 2A, kontroll operativ 2B, etj)

    Bashkëlidhur fleta e aplikimit për pasaportë e z.Gëzim Peshkëpia (ish-i dënuar politik) në ambasadën Gjermane, ditët e korrikut 1990.

    Emri:  eksodi-doc.jpg

Shikime: 652

Madhësia:  47.7 KB

    Balkanweb

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

    “Të tërbuar, duan të…”! Dokumenti sekret për eksodin e ambasadave, Ramiz Alia: Ismail Kadare të mbajë qëndrim ose të dalë në anën e armikut

    Emri:  kadare-alia.jpg

Shikime: 642

Madhësia:  63.3 KB

    Publikohet një dokument arkivor me siglën “Sekret”, të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) që i përket muajit korrik të vitit 1990, ku ndodhet procesverbali i mbledhjes së Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, të mbajtur më dt. 23 korrik të vitit 1990, e cila nën drejtimin e Ramiz Alisë mori në analizë dhe diskutoi deri me detaje të gjitha ngjarjet e ndodhura në fillimin e atij muaji, ku me qindra e mijëra shtetas shqiptarë, të të gjitha moshave, shpërthyen muret e kangjellat e ambasadave të huaja që ishin të akredituara në atë kohë në Tiranë dhe u futën aty duke kërkuar që të emigronin jashtë shtetit si azilantë politikë.

    Procesverbali i plotë i asaj mbledhje ku merrte pjesë edhe Nexhmije Hoxha, në funksionin e kryetarit të Frontit Demokratik të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, ku përveç tyre diskutuan edhe sekretarët e Komitetit Qendror të PPSH-së, Foto Çami e Xhelil Gjoni, sekretari i parë i Komitit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, Lisen Bashkurti, sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranë e anëtar i Komitetit Qendror, Pirro Kondi etj.

    Diskutimi i plotë i Ramiz Alisë dhe debatet e tij me pjesëmarrësit e asaj mbledhje, për shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, lidhur me mospranimin e tij për të dhënë një intervistë në gazetën “Zëri i Rinisë”, ku të prononcohej hapur kundër atyre që u futën nëpër ambasada, si dhe “indiferencën e intelektualëve shqiptarë, që nuk thanë asnjë fjalë për ftesën që Presidenti francez, Fransua Miterand, i bëri Kadaresë për të shkuar në Francë dhe për të marrë pjesë si i ftuar special, në festimet e 200- vjetorit të Revolucionit Francez”?!

    DOKUMENTI SEKRET ME PROCESVERBALIN E
    MBLEDHJES SË SEKRETARËVE TË KOMITETIT
    QENDROR TË PPSH-SË, MË 23 KORRIK 1990
    SEKRET
    MBLEDHJA E SEKRETARËVE TË KOMITETIT
    QENDROR TË PARTISË
    23 korrik 1990
    ZHVILLIMI I MBLEDHJES

    SHOKU RAMIZ ALIA: Desha të bisedoj sot me ju për situatat dhe ngjarjet që po kalojmë. Kurrë ndonjëherë imperialistët reaksioni dhe tërë armiqtë e komunizmit nuk janë hedhur kundër tij me një sulm kaq të tërbuar sa tani.

    Ata synojnë të zhduket kudo fara e socializmit dhe e komunizmit. Duhet të jemi plotësisht të ndërgjegjshëm se Shqipëria ndodhet në qendër të këtij sulmi: Synohet të përmbyset pushteti ynë popullor, të shuhet socializmi.

    Këto synime spikatin akoma më qartë pas ndryshimeve e ngjarjeve që ndodhën në Evropën Lindore, duke përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik. Prova më e re për këtë janë ngjarjet që po ndodhin në Bullgari. Presidentin Mlladenov e hoqën, edhe pse e kishin zgjedhur me votime pak kohë më parë.

    Edhe atje, po e marrin pushtetin forcat e hapura antikomuniste siç ndodhi në Çekosllovaki e Hungari. Sipas Kushtetutës së re që kanë bërë, Presidenti mund të ndryshohet, ai mund ta mbyllë Parlamentin dhe të bëjë zgjedhje të reja që të fitojë partia e tij. Këto synime, forcat e reaksionit, kërkojnë t’i realizojnë edhe në Shqipëri.

    SHOKU FOTO ÇAMI: Kjo është pikënisja, çështja themelore në bazë të së cilës duhet gjykuar për çdo ngjarje, për çdo qëndrim.

    SHOKU RAMIZ ALIA: Njerëzve tanë duhet t’ua bëjmë shumë të qarta synimet e armiqve. Të bisedohet shtruar me të gjitha kategoritë: punëtorë, fshatarë, shkrimtarë, artistë etj. T’u thuhet që shtrohet çështja për ta mbrojtur pushtetin tonë, Shqipërinë, socializmin.

    A jeni ju për t’i mbrojtur këto, çka kemi me të vyerat apo kërkoni t’u nënshtrohemi kërkesave e tekave të borgjezisë, imperializmit e reaksionit? Duhet tu bëhet e qartë gjithashtu se në ç’rrugë kërkon t’i realizojë reaksioni këto synime.

    Veçantia e situatës së sotme është se armiqtë përpiqen që t’i realizojnë synimet e tyre jo në rrugë violente, ushtarake, me okupacion, por në rrugë paqësore dhe për këtë qëllim po përdorin tri armë të forta: E para, kërkohet demokraci, por në kuptimin që i jep këtij termi borgjezia: Kjo demokraci për borgjezët, për reaksionin, për antikomunizmin.

    Kjo demokraci synon t’u hapen rrugë e mundësi çdo qëndrimi e veprimi antikomunist dhe të përpunohet opinioni sipas interesave të borgjezisë. E dyta kërkohet pluralizëm. Disa njerëz nuk e kuptojnë se ku synon pluralizmi që pretendon e inkurajon borgjezia dhe mendojnë me mendjelehtësi se nuk ka ndonjë të keqe të ketë në dy-tri parti.

    Por kjo do të thotë të krijohet një opozitë kundër Partisë sonë, e cila nuk do të ishte thjesht luajale, po një armë në duart e reaksionit për të përmbysur pushtetin popullor. Në Shqipërinë e sotme nuk mund të krijohet asnjë lloj opozite serioze kundër PPSH-së, sepse askush nuk ka influencë t’i kundërvihet terrenit, në të cilin ka qenë e ka luftuar deri dje.

    Cilido punonjës, intelektual, shkrimtar apo shkencëtar i kësaj toke dhe i socializmit nga gjiri i të cilit ka dalë është bashkudhëtar i tij dhe nuk mund të dalë kundër. Por reaksionit i duhet një njeri i tillë, i duhet një parti që të jetë antisocialiste, antikomuniste.

    Kështu e kërkoi, dhe e gjeti në Çekosllovaki, një Havel se nuk i hynte në punë Dubçeku ngaqë ishte i kompromentuar me komunizmin. E kërkoi dhe e gjeti një të tillë në Hungari.

    Dhe ja së fundi tani, në Bullgari po ndodh e njëjta gjë. Njerëzit tanë nuk e kuptojnë se krijimi i një opozite antikomuniste në Shqipëri do të thotë t’i hapet rrugë pajtimit kombëtar, t’u hapet rrugë disa emigrantëve të shitur të vijnë e të krijohet parti këtu, shkurt të vijnë dollarët amerikanë dhe të blejnë votat e popullit tonë.

    Ajo nuk mund të jetë kurrë opozitë politike në kuptimin demokratik të fjalës, por një parti e formuar nga njerëz “të hurit e të litarit”, që s’kanë asgjë të përbashkët me demokracinë e me atdheun, pas nocioneve të të cilëve fshihen.

    Këta njerëz mund t’i pasojnë elementë të tjerë brenda vendit, qofshin vagabondë, të rinj të fantaksur apo dhe ndonjë element intelektual që përtej “demokracisë” mendon se “zbulon Amerikën”. Modelet e partive e të idealeve të tyre të kopjuara do t’u ngjallin filialet e partive gjermane, të subvencionuara prej tyre në Hungari apo në Çekosllovaki.

    Shembull tipik i përpjekjeve të tilla në vendin tonë ishte aktivizimi i agjenturave të huaja dhe organizmi i koordinuar i tyre për futjen e njerëzve tanë nëpër ambasada. Pra, pluralizmi që armiqtë u përpoqën ta inkurajonin, nuk është një pasqyrim i demokracisë, por një mjet për të likuiduar pushtetin popullor në rrugë paqësore, nëpërmjet votave të blera, korrupsionit, presionit politik dhe ekonomik.

    Kjo është sot arma e preferuar e reaksionit. Mund t’ju sjell disa shembuj për ta argumentuar këtë ide. Mjafton t’u përmendim vetëm zhurmën e madhe propagandistike e premtimet e bujshme që iu bënë Polonisë për t’i dhënë miliarda, në qoftë se pushtetin do ta merrte Solidarnosti. Synimi i reaksionit ishte të siguroheshin vota për Solidarnostin, por më pas asnjë ndihmë në para nuk iu dha Polonisë.

    SHOKU FOTO ÇAMI: Duhet përpunuar opinioni, të krijohen bindje për ndryshimet që kanë ndodhur e ndodhin për rrugën e vijën tonë.

    SHOKU RAMIZ ALIA: Ne duhet të jemi kurdoherë në sulm ndaj çdo parulle që hedh armiku dhe për këtë duhet ndërtuar një punë e veçantë. Për shembull, u hap fjala në Tiranë se bota kërkon fuqi punëtore dhe ka ndonjë që pyet: “Pse të mos çojmë fuqi punëtore në eksport?”

    Askush nuk ka nevojë sot për fuqi punëtore të pakualifikuar. Në Çeki u hoqën nga puna emigrantët vietnamezë. Shqiptarët që hynë në ambasadën italiane e shkuan në Itali po i çojnë vetëm në bujqësi. Edhe ata vetë tani po thonë: “Pse, për të punuar në bujqësi erdhën ne”!? “Kurse të tjerët që shkuan në Francë, filluan të vjedhin”.

    Radio Parisi njofton se Policia Franceze po kërkon refugjatët shqiptarë që kanë dalë e po vjedhin njerëzit e shtëpitë në qytetin e Resit. Për refugjatët që shkuan në Gjermani, janë vënë shpallje: “Shqiptarë, mos na vidhni biçikletat”. Si është e mundur të mendohet që vendet e Evropës apo vendet të tjera të botës duan të marrin nga ne fuqi punëtore!?

    Edhe në qoftë se diku mund të ketë nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar, a mund të pranojmë ne të shkatërrojmë ekonominë tonë, duke i çuar gjetiu njerëzit tanë më të kualifikuar? Veç kësaj, kujt do t’i shërbente ky lloj morali që pranon shitjen e fuqisë punëtore? E rëndësishme është të përpiqemi t’u gjejmë njerëzve punë, t’u krijojmë mundësi të punojnë brenda atdheut, për interesat e tyre dhe të Shqipërisë.

    Prandaj duhet ndërtuar një punë shumë efektive, që njerëzit të binden për këtë çështje themelore dhe pastaj së bashku të luftojmë për çka duhet rregulluar. Por kjo punë ndesh mjaft vështirësi dhe kërkon sakrifica. Mirëpo mos do të ishte më e ndershme dhe më e moralshme braktisja e atdheut!? Mos duhet që përpara vështirësish ta lëmë pushtetin, t’ua shesim vendin të tjerëve?!!

    Fotoja, Pirroja, dhe ti Lisien, këtu në Tiranë duhet të hartoni një program pune edukative për të ngritur në këmbë opinionin e shëndoshë. Mund të mbani rreth jush edhe disa intelektualë të njohur e me autoritet, si Dritëro Agolli etj… se Ismail Kadareja nuk po ndihet.

    SHOKU LISIEN BASHKURTI: Ismailit i kemi shkuar tri herë në shtëpi për t’i kërkuar një intervistë për gazetën “Zëri i Rinisë”, por nuk pranoi ta përgatiste…

    SHOKU RAMIZ ALIA: Po pse nuk shkruani në gazetë që Ismail Kadare nuk pranoi të jepte intervistë!? Kështu do ta vinit para përgjegjësisë morale dhe para opinionit të mbarë rinisë.

    SHOKU LISIEN BASHKURTI: Kur bisedoi me të gojarisht Remzi Lani i tha se intervistën tjetër që ia paraqiti “Zërit të Rinisë” me dëshirën e tij, ia botuam menjëherë, kurse tani ka nevojë vetë redaksia t’i drejtohet atij. Në njëfarë mënyre e vuri para përgjegjësisë…?

    SHOKU RAMIZ ALIA: Këtyre njerëzve ne kemi të drejtë t’u themi: “Këtë situatë në Tiranë e nxiti dhe e krijoi armiku. Ja ç’kërkon armiku! Po ti që hesht me kë je”!? A është në nderin e intelektualit tonë të mos i thotë një fjalë Presidentit Mitterrand që e ftoi Ismail Kadarenë për vizitë në Francë, pikërisht në këtë kohë kur kryheshin tërë ato veprime të kurdisura armiqësore dhe propaganda e tyre borgjeze villte vrer kundër Shqipërisë?

    Demokracia e humanizmi për të cilat flet Ismaili, nuk janë të drejta abstrakte, as nuk mund të konceptohen si të tilla. Për cilët njerëz kërkohen këto të drejta në qoftë se nuk gjejnë shprehjen konkrete tek interesat e atdheut e të popullit? Jashtë këtyre interesave çdolloj demokracie është demagogji.

    A mund ta mohojë kush tani se temat për Partinë, Enver Hoxhën, atdheun, socializmin, janë boshti kryesor që përshkon tërë veprën e Ismailit, që nga poemat “Përse mendohen këto male”, “Shqiponjat fluturojnë lart” e deri te romanet “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Dimri i madh”, “Koncert në fund të dimrit” etj.? Situata e tanishme kërkon që Ismaili me emrin e qëndrimin e tij prej intelektuali të njohur t’i bëjë një shërbim të ri popullit, Partisë dhe atdheut.

    Ky qëndrim do ta lartësonte, ndryshe ai mund të qëndronte në krahun tjetër e të premtonte si Tuxhmani se ka gabuar dikur kur ishte i ri? Është koha kur ndonjë intelektuali të tillë i duhet thënë: “Ti që flet me kaq zjarr për demokracinë lirinë e individit, e indinjohesh pse polici përdor shkopin, e sheh se ç’po bën i huaji kundër lirisë së Shqipërisë?! Kujt do t’i vlenin botimet e tua kur nuk thua një fjalë për këto që sheh?

    Desha të tërheq vëmendjen se ka disa tipa njerëzish me prirje negative e formim jo të shëndoshë. Në përgjithësi ata janë intelektualët e rinj, si ndonjë pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, ndonjë punonjës në Kinostudio apo në shtypin letrar, ndonjë piktor etj. Me ta duhet punuar me durim e duhen mbajtur afër për t’ua thyer mitet për të mos i lejuar të bëhen përçues të një vije të gabuar.

    SHOKU XHELIL GJONI: Ndoshta ka nevojë të organizohen me këta njerëz disa debate në grupe të ngushta për probleme të ndryshme që kërkojnë të sqarohen. Për shembull, ka pasur mjaft pyetje për çështjen e marrjes së kredive. Mund të ftohen në auditorë të ndryshëm njerëzish, shokë kompetentë e me nivel, si Farudin Hoxha.

    Po kështu mund të veprohet për çështje të tjera. Diskutohet mjaft për problemin e Kosovës, si dhe për pozicionin e inteligjencës kosovare. Reaksioni dhe në këtë çështje përpiqet të hedhë vrer kundër nesh. Flitet për problemin e bashkimit me Kosovën me ne, për të cilën thonë se është e interesuar edhe Amerika që pas këtij bashkimi vetvetiu mund të arrihet një zgjidhje e përgjithshme.

    SHOKU RAMIZ ALIA: Ka dhe nga ata që e përziejnë këtë çështje me pozitën e disa intelektualëve kosovarë që propagandojnë se duhet braktisur ideologjia dhe të merremi me nacionalizmin. Parulla e tyre është Shqipëria Etnike. Por të pranosh nacionalizmin, do të thotë të pranosh Ballin Kombëtar dhe Legalitetin. Ne nuk mund të sakrifikojmë idealet tona për një Shqipëri të tillë etnike.

    Mund të ketë ndonjë tjetër që ekzaltohet për një shtëpi evropiane, krejt të hapur me plot kate e apartamente po të dojë, veç me një ideologji të borgjezisë!! E theksoj se përballë këtyre dëshirave e parullave nuk duhet të tërhiqemi, por të hidhemi në sulm. Veprimtaria jonë duhet të jetë e efektshme. Mitingu që u organizua në Tiranë, për shembull ishte mjaft i mirë dhe e arriti qëllimin, por ai nuk u shoqërua më pas me punë intensive.

    Balkanweb

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

    Dokumenti sekret/ Si u futën shqiptarët në Ambasada më ‘90, policia plagosi 6 persona, gjermanët i morën në mbrojtje të lënduarit

    Emri:  Ngjarja-e-ambasadave-Qemal-Lame-dokumenti-teper-sekret.jpg

Shikime: 661

Madhësia:  283.8 KB

    Dokumenti, përmbajtja e të cilit është më poshtë, për herë të parë jep një panoramë të plotë të ngjarjeve që përfshinë Tiranën më 2 korrik 1990, apo siç njihet ndryshe, futja në ambasadat e huaja.

    Dokumenti i hartuar nga Qemal Lame, ish-kreu i Hetuesisë së Përgjithshme, i është dërguar Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Hekuran Isai, i cili ishte njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Brendshme. Në këtë dokument bëhet një përshkrim i ngjarjeve orë pas ore, përmenden të gjitha incidentet te ambasadat, thyerjet e mureve të tyre me kamionë, përplasjet me policinë, të plagosurit, incidentet me punonjësit e Ambasadës Gjermane etj.

    DOKUMENTI
    Tepër Sekret
    Ekzemplar Nr. 2 Tiranë, më 3.7.1990

    LËNDA: Për ngjarjen e ndodhur në territorin e ambasadave.

    Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, shokut Hekuran Isai – Tiranë

    Më datën 2.7.1990 pati një intensifikim të hyrjes me dhunë në territorin e disa ambasadave të akredituara në vendin tonë. Në orën 10:30 hyjnë 6 persona në Ambasadën Italiane me një makinë tip “Tatra”, duke shqyer murin rrethues, kangjellat.

    Në orën 19:00, 34 persona hyjnë në Ambasadën e FR Gjermane me një makinë “Skoda”, duke shpërthyer murin nga ana e prapme e ambasadës. Në orën 21:00 një makinë “Skoda” e mbushur me njerëz ka hyrë në Ambasadën Greke duke shpërthyer murin anësor.

    Pas këtij veprimi kanë hyrë edhe persona të tjerë në Ambasadën Greke, polake, çeke, gjermane etj., numri i të cilëve nuk është arritur të evidentohet. Në orët e pasdites është shtuar qarkullimi i njerëzve në rrugën e Durrësit dhe të Kavajës, si dhe në rrugën mbrapa ambasadave. Edhe diplomatët e huaj kanë shpeshtuar lëvizjet e tyre në këmbë dhe janë takuar me persona të ndryshëm. Një punonjës i Ambasadës Gjermane në mënyrë të hapur është takuar me persona të ndryshëm në disa vende.

    Pas orës 19:00 janë shtuar në mënyrë të dukshme lëvizjet e njerëzve në territorin e ambasadave. Grumbullime të mëdha ka pasur sidomos në rrugën nga Ambasada Turke deri tek “21 Dhjetori”. Me hyrjen e makinës së dytë në Ambasadën Greke, u grumbulluan shumë persona pranë territorit të Ambasadës Greke dhe gjermane. Në këtë kohë organet e policisë kanë qëlluar me pistoletë për të mbrojtur rendin. Vërtetohet se dy punonjës të Ambasadës Gjermane i janë afrua policit Hysen Rama dhe njëri prej tyre ka qëlluar policin në dorë, duke i shkaktuar frakturë dhe duke i marrë pistoletën. Polici është qëlluar në befasi dhe nuk ka mundur të kundërveprojë.

    Pasi është qëlluar nga policia, grupi i personave është larguar dhe janë mbledhur në rrugën e Kavajës. Mund të kenë qenë mbi 5000 veta në këtë zonë. Ata filluan të bërtisnin, të bëjnë thirrje armiqësore kundër pushtetit popullor, kanë goditur me gurë punonjësit e policisë dhe kuadro të ndryshme të Partisë dhe pushtetit, që kishin vajtur për të normalizuar gjendjen. Kjo situatë ka vazhduar deri në orën 23:00. Me ndërhyrjen e forcave të policisë gjendja u normalizua.

    Organet e policisë ndaluan 76 persona. Me ta po vazhdohen hetimet për të sqaruar dhe vërtetuar përgjegjësinë e tyre për veprën penale të agjitacionit e propagandës për përmbysjen e pushtetit popullor të vendosur me Kushtetutë. Nga këta persona ka prej tyre që kanë marrë pjesë në veprimtarinë armiqësore si dhe nga ata që janë marrë mbasi janë kontrolluar autobusët e linjës Tiranë-Kombinat, për të cilët nuk është përcaktuar akoma pjesëmarrja e tyre në demonstratë. Në bashkëpunim me organet e punëve të brendshme po saktësojmë pjesëmarrjen e personave në veprimet demonstrative dhe goditjen e punonjësve të policisë.

    Nga hetimi dhe verifikimi në spitalin civil, del se janë plagosur 6 persona për të cilët po punohet për t’i identifikuar. Një person tjetër, Altin Përparim Barka, vjeç 17, banues në rajonin e Kombinatit të Tekstileve, është plagosur me armë zjarri në pjesën e barkut. Dy punonjës të Ambasadës së RF të Gjermane thonë se ai është plagosur nga një polic në territorin e ambasadës dhe se e kanë sjellë në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore, duke organizuar dhe ruajtjen e tij në pavijon. Ai është operuar dhe ndodhet në reanimacion.

    Ata e trajtojnë si emigrant politik dhe kërkojnë të mos takohet njeri më të. Personat e hyrë në ambasada janë kryesisht të moshave të reja dhe përgjithësisht me personalitet të keq, të dënuar për vjedhje, grabitje e vrasje etj. Edhe personat e grumbulluar pranë territorit të ambasadave janë të njohur në përgjithësi për sjellje rrugaçërie e të dënuar më parë. Po hetohet për të zbuluar organizatorët e kësaj veprimtarie armiqësore, personat që kanë marrë pjesë dhe dëmet që i janë shkaktuar pasurisë socialiste.

    Për këtë qëllim është organizuar bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorinë e Përgjithshme dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë./Panorama

    Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme
    Qemal Lame (firma, vula)

    Balkanweb

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 2 Korrik 1990 - Shqiptarët hyjnë në ambasadat e huaja në Tiranë

    Kapërcimi i murit drejt lirisë ishte vetëm fillimi i rrugëtimit të tij

    Një shqiptar që 34 vjet më parë kapërceu një mur ambasade në Tiranë për t'i shpëtuar regjimit represiv komunist të vendit, kujton luftën e tij për të gjetur lirinë dhe një shtëpi të re në Evropën Perëndimore.

    Nga Fatjona Mejdini

    Emri:  Embassy-compound-inside-e1719900305760-2048x1152-1-1536x864.jpg

Shikime: 520

Madhësia:  47.3 KB

    Më 2 korrik 1990, një kamion Liaz u përplas me murin e kompleksit ku ndodheshin disa ambasada të huaja në Tiranë, duke shkaktuar tronditje në të gjithë Shqipërinë.

    Ajo ngjarje, tetë muaj pas rënies së Murit të Berlinit, shënoi aktin e parë kolektiv të kundërshtimit kundër regjimit shtypës komunist të Shqipërisë.

    Me të dëgjuar lajmin, 22-vjeçari Nikoll Bufi e kuptoi se ai ishte momenti i tij për të vepruar. Dy ditë më vonë, ai hipi në një autobus nga lagjja e tij e Kombinatit në qendër të Tiranës, e kaloi natën në shtëpinë e tezes së tij dhe, më 5 qershor, më në fund kërceu mbi murin e kompleksit të ambasadës.

    Ai iu bashkua mbi 5,000 shqiptarëve të tjerë që zgjodhën të arratiseshin nga vendi duke depërtuar në kompleksin ku strehoheshin ambasadat perëndimore ose ndërtesat e ambasadave të Jugosllavisë dhe Hungarisë.

    “E kisha pritur këtë moment për një kohë të gjatë. Isha gati dhe i sigurt se, duke kapërcyer atë mur, më në fund do t'i lija në anën tjetër mundimet e mia”, tha Bufi.

    Bufi nuk e dinte atëherë se ai ishte thjesht fillimi i një udhëtimi të gjatë të shënjuar nga pengesa të mëtejshme përpara se të gjente më në fund një shtëpi në botën e lirë.

    Ky vit shënon 34-vjetorin e hyrjes në ambasada në Shqipëri. Narrativa mbizotëruese sugjeron se shqiptarët e guximshëm që hynë në komplekset e ambasadave perëndimore për t'i shpëtuar komunizmit u mirëpritën me shpejtësi në Perëndim dhe krijuan lehtësisht jetë të reja të shumëpritura, kudo që ata zgjodhën të shkonin.

    E vërteta e paraqitur nga vetë protagonistët tregon një realitet më të nuancuar.

    Ëndrra të përbashkëta për një jetë më të mirë

    Emri:  Nikoll-Bufi-1990s.jpg

Shikime: 498

Madhësia:  44.4 KB
    Nikoll Bufi në Graz në vitin 1991. Foto kortezi e Nikoll Bufit.

    Bufi nuk i përkiste njërës prej atyre familjeve të persekutuara nga regjimi komunist në Shqipëri.

    I lindur në Tiranë, më i vogli nga katër fëmijët, familja e tij u zhvendos në lagjen Kombinat të Tiranës, një periferi e krijuar për të strehuar punëtorët e fabrikës së tekstilit të epokës komuniste të ndërtuar në vitet 1950 dhe të emërtuar sipas liderit sovjetik Jozef Stalin.

    Të dy prindërit e tij punonin në fabrikë dhe jeta e familjes konsiderohej normale brenda kufijve të vendosur nga regjimi.

    Duke ndjekur rrugën e pritur për djemtë e prejardhjes së tij në Shqipërinë komuniste, Bufi kreu shkollën e mesme në lagjen e tij përpara se të shkonte në shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

    Ai u caktua të shërbente për dy vjet në ishullin e Sazanit.

    Pikërisht gjatë kësaj kohe, në fund të viteve 1980, ai krijoi për herë të parë idenë e arratisjes nga vendi. Kjo ishte kryesisht për shkak të Janit, një shok gjatë shërbimit ushtarak me të cilin ai u lidh më shumë.

    Gjatë turneve të tyre të gjata të natës në ruajtje të ishullit në ngushticën e Otrantos kundër armiqve të perceptuar të regjimit komunist të Shqipërisë, ata ndanin ëndrrat për një jetë më të mirë në një vend tjetër ku mund të shijonin lirshëm muzikën që pëlqenin, të shikonin të gjithë filmat më të fundit dhe futbollin, dhe në përgjithësi të jetonin në liri.

    Ndonjëherë ata zhvillonin skenarë se si të arratiseshin nga vendi dhe t'i kthenin ëndrrat e tyre në realitet. Teksa shikonin anijet shqiptare të peshkimit rreth Sazanit, ata diskutuan idenë e guximshme për të përdorur armët e tyre të shërbimit për të rrëmbyer një varkë dhe për ta detyruar ekuipazhin e saj t'i çonte në Itali.

    “Ishim të rinj dhe ndonjëherë ëndërronim çmenduri. Fatmirësisht, kurrë nuk u përpoqëm të materializonim ndonjë nga ato ide të çmendura”, tha ai.

    Megjithatë, Jani mund të ketë vepruar i pavarur. Në vitin 1988, ai mori leje rutinë nga ushtria për të vizituar qytetin e tij të lindjes, Sarandën, një qytet bregdetar pranë kufirit grek, dhe nuk u kthye më në bazë. Baza u vizitua shpejt nga anëtarët e policisë sekrete komuniste, Sigurimi famëkeq, i cili pyeti nëse Jani i kishte shprehur ambicien ndonjërit prej tyre për t'u arratisur nga vendi.

    “Sigurisht që nuk u thashë asgjë, por u kuptua që Jani kishte vepruar. Megjithatë, nuk ishte e qartë nëse ai ia kishte dalë”, tha Bufi. Ai nuk ka dëgjuar më kurrë për mikun e tij të vjetër deri më sot.

    Nën sundimin komunist në Shqipëri, përpjekja për t'u arratisur ishte një vepër e rëndë penale. Ushtria kufitare ishte e autorizuar të qëllonte ata që kapeshin duke u arratisur, një masë që synonte të pengonte fuqimisht të arratisurit e mundshëm.

    Pas rënies së Murit të Berlinit dhe rënies së komunizmit në të gjithë Evropën Lindore, shqiptarët e vendosur filluan të shtonin përpjekjet e tyre për të kaluar kufijtë. Ata besonin se regjimi në Shqipëri po dobësohej dhe, madje, mund t'i toleronte këto përpjekje arratisjeje. Por gaboheshin.

    Studiuesit që shqyrtojnë dokumentet arkivore vlerësojnë se vetëm në vitin 1990 rreth 100 persona u qëlluan për vdekje teksa tentonin të arratiseshin nga Shqipëria. Shumica e viktimave ishin të rinj nga 18 deri në 32 vjeç. Të dhënat tregojnë se disa ishin edhe të rinj 16-vjeçarë.

    Rrugë sfiduese drejt një shtëpie të re

    Bufi kishte një synim të qartë kur hyri në kompleksin e ambasadave perëndimore në Tiranë, më 5 korrik 1990: të arrinte në ambasadën gjermane, e cila tashmë strehonte 3,000 shqiptarë të cilët kishin hyrë aty pak ditë më parë.

    Megjithatë, frika përzierë me emocionin që përjetoi ndërsa kapërceu murin dhe u gjend në një vend të panjohur e la atë të hutuar dhe të paaftë për të vepruar me saktësinë që kishte parashikuar.

    Sapo shkeli në këtë botë të re, ai takoi një vajzë të re me një fustan të shkurtër veror, e cila e ftoi ta ndiqte. Ai e bëri këtë pa u menduar shumë. Pak minuta më vonë ai u gjend në kopshtin e ambasadës hungareze dhe zbuloi se vajza që e kishte ftuar ta ndiqte ishte vajza e ambasadorit hungarez. Gjatë atyre ditëve, ajo po përpiqej aktivisht të ndihmonte ata që po kapërcenin murin.

    Tridhjetë e katër vjet më vonë, në një kafene plot zhurmë në stadiumin Air Albania, Bufi kujton ngjarjen me buzëqeshje. “Pikërisht ai moment përcaktoi jetën time të ardhshme”, tha ai.

    Në kampin e improvizuar në kopshtin e ambasadës hungareze në Tiranë, ai takoi rreth 30 bashkëqytetarë shqiptarë, kryesisht të rinj si ai, të cilët kishin rrezikuar jetën e tyre në kërkim të një jete më të mirë. Ai vendosi t'i jepte një shans Hungarisë.

    Me një përzierje tensioni dhe pritjeje, ata hipën në një avion nga Tirana dhjetë ditë më vonë për në Budapest. Pritja ishte emocionuese.

    “Në aeroport na pritën disa persona dhe aktivistë. Na u afruan edhe disa gazetarë për intervista. Në përgjithësi, u ndjemë vërtet mirë”, tha ai.

    Ata u strehuan në një kamp refugjatësh pranë Budapestit dhe ditë pas dite filluan të mësojnë më shumë për vendin që i kishte mirëpritur dhe të shikonin mundësitë për punë.

    Megjithatë, shpejt u bë e qartë se Hungaria ishte një vend që po përballej me shumë sfida, pasi sapo po dilte nga sistemi i saj komunist. Pasiguritë ekonomike, rritja e papunësisë dhe inflacioni krijonin pak mundësi për të ardhurit.

    “Ajo me të cilën u përballa më shumë ishte mungesa e perspektivës dhe dekurajimi, pasi edhe hungarezët po emigronin në vende të tjera evropiane për një jetë më të mirë”, kujton Bufi.

    Pas disa muajsh, ai vuri sërish në lëvizje planet e tij për të arritur në Gjermani. Së bashku me pesë shokë shqiptarë nga kampi, ai filloi përgatitjet për një tjetër arratisje. “Ne nuk mund ta bënim ligjërisht këtë, pasi kishim të drejtë të qëndronim vetëm në Hungari dhe na duheshin viza për të udhëtuar në vendet evropiane”, tha ai.

    Në prag të Krishtlindjes së vitit 1990, menjëherë pas rënies përfundimtare të komunizmit në Shqipëri, ata hipën në një tren nga Budapesti për në Szombathely, një qytet hungarez afër kufirit austriak. Ata e kaluan kufirin ilegalisht në këmbë dhe patën fatin që në anën tjetër gjetën një shofer që i çoi në stacionin më të afërt të trenit. Prej aty, ata blenë bileta për në Salzburg, duke planifikuar të kalonin kufirin austro-gjerman në këmbë.

    “Ishte jashtëzakonisht ftohtë, me borë që binte dhe temperaturat gjatë natës binin në minus 10 gradë. U përpoqëm të hiqeshim si turistë, por veshja jonë e keqe dhe konfuzioni na bënë të dukeshim si individë mjaft të çuditshëm”, kujton ai.

    Kalimi i kufirit ilegalisht për në Gjermani ishte i vështirë. Sapo shkelën në tokën gjermane, ata u arrestuan nga rojet kufitare dhe u dërguan në një komisariat për të kaluar natën. Me një gjermanishte të çalë, ata shpjeguan se ishin refugjatë shqiptarë që kërkonin azil në Gjermani, por lutjet e tyre nuk u dëgjuan dhe në mëngjes ata u kthyen në Salzburg. Pas kthimit të tyre, autoritetet austriake i futën në paraburgim për 40 ditë përpara se t'i lironin.

    Në ditën e tyre të parë të lirisë, ata u përpoqën të kalonin përsëri për në Gjermani, por u kapën përsëri dhe u kthyen në Austri. Fatmirësisht, këtë herë nuk u ndaluan.

    “Edhe sot nuk e kuptoj pse Gjermania nuk na dha një shans për të qëndruar… Pas përpjekjes së dytë, ishim të rraskapitur dhe hoqëm dorë nga ëndrra jonë për të arritur në Gjermani”, tha Bufi.

    Ndërsa endej rrugëve të Salzburgut pa drejtim dhe para, një grua e sjellshme iu afrua dhe i sugjeroi të kërkonin ndihmë në zyrën e shoqatës bamirëse katolike Caritas.

    Në Caritas, ata morën ndihmë për të blerë bileta treni për në Vjenë dhe u këshilluan të aplikonin për azil në zyrat e emigracionit atje. Pas kësaj këshille, ata shkuan në Vjenë, ku u mirëpritën dhe iu garantua strehim. Menjëherë pas kësaj, kërkesa e tyre për azil u pranua.

    Disa muaj më vonë, Bufi u vendos në qytetin e Grazit, ku jeton tashmë prej më shumë se tre dekadash. Sot Grazi është vendi që ai e quan shtëpi.

    BIRN

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 13-02-2014, 18:12
  3. Duan shqiptaret te hyjne ne BE?
    Nga Robbery në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 13-11-2011, 20:27
  4. 2 korrik 1990 - 2 korrik 2010!
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-12-2009, 03:10
  5. Ambasadat 1990
    Nga Tironcja_BLN në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-04-2008, 14:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •