Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1

    Letra nje te panjohure

    I


    ... Vazhdimi i filozofisë së krimbit të mëndafshit:
    _________“ ... Dhe flutura –
    ______________________… Do t’ju dhurojë vitalitet të fildishte ...
    __________________________________________________ ___- Qindra larvave të tjera,
    ___________________... Do të gërryejnë tunele jete,
    ______________________________Trurit tënd fëminor!!!"

    * * *

    Ti je e para,
    ______... U shprehe se …, unë –
    _________________________… Ju përafrohem tekstesh këngësh,
    _______________... S'i kam dëgjuar ndonjëherë.


    Me kënaqësinë më të madhe,
    ______Do të dëshiroja të pinim një "kafe" bashkë,
    _____________Ndoshta …, ngaqë ky akt –
    __________________________________… S'ka për të më zbuar aspak prej …
    __________________________________________________ ___________- Monotionisë së përditshme.


    Më trego dicka të veçantë,
    ______Të të vendos veçmas prej …
    ____________________________- "Kukullave" humane,
    _____________(… Më rrethojnë përditë.)


    Ndjehem i lodhur prej dekonspirueseve mendimeve të mia,
    ______… Varren porsi mjaltë i papurifikuar prej …
    ________________________________________- Hojeve të trurit tim,
    _________________Dhe ... DESHIROJ ti –
    _________________________________… Të jesh bleta.


    Do të të dhuroj krahët e mi,
    ______Të thurrur prej fjalë-flatrash,
    ______________Të mos lodhesh kur të mbledhësh mandarinat e trishtimit,
    ______________________Të hedhur kuturrum plogështise së tokës.


    Dhe ..., prej teje dëshiroj si dhuratë,
    _______Pastën tënde të dhëmbëve,
    ________________Ta hedh mbi makaronat e stërgjata spageti,
    __________________________Përngjajne me cigare Royals;
    _______Më pas …, ta përziej mes makaronave,
    ________________… Shëmbëllejnë me nervat e mia të vdekura,
    _________________________... Të ushqehem me helmin e fshehur
    _________________________________Përbrenda kolinozit tënd të grinjtë,
    ________________________________________Për të të bërë të qartë unikalizmin tim.


    Dhe ... ti –
    _______… Do të më dërgosh,
    ________________Prej padukshmërisë virtuale të ekzistencializmit tënd,
    ________________________Një të thjeshtë puthje,
    ______________________________Të cilën unë, me përtesë,
    _____________________________________Do të shtri dorën time për ta kapur,
    ___________________________________________Sikurse kur isha i vogël
    __________________________________________________ _Zaptoja të mrekullueshmet flutura;
    ______... Do t'a palos e do ta vendos në xhep,
    ________________Ta kem rezervë, kur ...
    __________________________________- Askush s'do të dëshiroje të më puthë përsëri,
    _______________________... Përsëri, dhe ... përsëri – në pafundësi!!!

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pershendetje dhe miresevjen ne forumin e letersise!

    Me pelqeu shume krijimi me lart , ndonese nuk e di perse pata nje lloj "déjà vu". Nuk e di nese e kam lexuar me pare, apo thjesht ngaqe me pelqeu mu fiksua ne mendje.


    Si do qe te jete, urime...



    Fiori

  3. #3

    Letra nje te panjohure (2)

    II

    Tek po përtypja fjalët e tua,
    _________Nuk e di pse, por ...
    ________________________Mu duk sikur…,
    ________________I kisha shijuar edhe herë të tjera,
    ________________________Të fshehura me kujdes,
    _______________________________Mimikës imagjinare të arsyetimit tënd.


    Dhe ..., ti më flet për "unikalizëm"?


    Atëherë ne të dy konsiderohemi si dy binjakë,
    ________... Ndryshojmë thjesht prej një kromozoni. Por jo!!!
    Ne jemi krejt të ndryshëm;
    ________Unë – unë, ti – ti;
    _______________Sikurse 1 + 1 = 1.

    * * *

    ________Dhe ... ti –
    _______________… Më hedh vështrimin tënd,
    _______________________Të dekoruar me një pafundësi pikepyetjesh;
    ________Dhe ... të dërgoj përgjigje –
    ______________________________… Me një tren fjalish pa lidhje,
    _______________Ku dritaret janë zvendësuar me ...
    __________________________________________- Shënja habitëse.


    * * *

    ... Ndalon makinën para një tabele "STOP",
    ________Kujtohesh rreth hapave zig-zage të dyshimta
    _____________________________________________Të shkelura mbi mbulesat e viteve,
    ________________Dhe ... i frikësohesh idëse se,
    ________________________Ndoshta…, e ke grisur edhe të fundit kujtim Y,
    __________________________________Rruaje në dhomëzat e zemrës tënde.


    Tani s'mund t'i puth dot, apo… më,
    ________(Merre si të duash,) lotët e tu!

    (...S'po më kupton?!)


    Mjeku më këshilloi …
    ________________T’ju qëndroj sa më larg
    ___________________________________- Gjërave të kripura;
    _________(Shënjat e para të hypertensionit.)


    ...Ashtu prej pritjes,
    _________Lotët e tu ... avulluan;
    _________Jo prej pritjes ndaj hijes sime,
    _________________Por ... prej mungesës së yjeve të vaniltë,
    __________________________Me të cilët një dorë “e bute” të ushqente për Shën Valentin.

    * * *

    ... Prej fjalës më të varfer -
    _____________________… Mund të ndërtoj një anije ndjenash ;
    _________… Prej diamanteve lotëve të tu –

    * * *

    Mos u mundo të më kuptosh,
    _________Ende s'po kuptoj vetveten.

  4. #4
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Me teper se Stefan Cvajg, poezite me lart me kujtuan dy fjale qe mezi i sjell nder mend: "La vie est triste, et J'ai lu tout les livres"

    "Mos u mundo te me kuptosh....ende s'po kuptoj vetveten"

    Na ndodh shpesh ja themi vetes kete, por vetem kur e degjojme nga te tjeret bindemi se...jemi krijesa te huaja ndaj vetvetes?

    Sa i rralle eshte kuptimi ne kete bote...sa i rralle! Dhe sa i shpeshte trishtimi...
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #5
    Narcizist Maska e Lit
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    delirium, dhe ketu e gjete te shkruaje? turp!
    s'ma ha truri qe te mos jesh ai qe kujtoj se je.

    p.s. mire do te ishte te me dergoje nje kopje te librit. nuk e di nese e ke perfshire dhe ate poezine qe shkruajtem tek ajo tabela me shkronja magnetike...e perfundova vete, me keqardhjen me te tkurrur qe mund te ndjeja ndonjehere, rruges ne autobus, ku me ofruan nje stol te privilegjuar.

    Cupke! dua te lexoj dicka tenden.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lit : 09-05-2004 më 16:01
    The end is the beginning is the end

  6. #6

    po largohem atehere!!!

    Si te kam nga LSD-ja byrazer!!!
    Mos ki merak se "letrat..." ne nje forum linden, neper forume e kane vendin, (aq me shume tani jane edhe te "dokumetuara"!!!)
    Librat i kam paketuar, po pres te mbaroj simestrin, ... t'i nis. I lashe t'i postoj njere e mire te gjitha se ..., jane dhe shume bre, (mos nis ti numuroj une tani)!!!
    Ate poezine e gdhendur te tabela magnetike nuk e kam perfshire, mgja nqs ti e ke memorizuar shume mire, ap me mire po ta kesh perfunduar, se ... kam ndermend te bej "dicka" tjeter te ardhshmin vit.
    Me kaq e mbylla une ne kete forum byrazer!!!
    Ajde suksese ne provime po te mos i kesh mbaruar!!! Suksese ne provimet futuriste po te mos kesh me se te shqelmosh kohen!!!
    Me te mbaruar provimet kete jave do te te bej nje cerre.

  7. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Oh, korcare te gjithe ?! - Nuk ishte cudi qe shkrimet mu duken te njohura atehere. Ju lutem prezantohuni qe te dime ke po lexojme, me shume jam kurioze mos eshte ndonje bashkemoshatari im.

    Pershendetje!

    p.s. bzzz po talenti tend ku po shkrihet keto dite (per talentin letrar flas)

  8. #8
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Bad boy, bad boy...you hurt his pride...

    Ti duhesh syrgjynosur andej nga ishujt kanarie, apo diku tjeter nga ato ane qe te te vijne mente. Delirium duhet te te doje kaq shume perderisa tu bind ne vend Thuaj shyqyr qe s'me kerceu damari se do ta kisha gjetur dhe postuar vete gjithe librin...se poetet/shkrimtaret pa audience nuk jane gje fare.

    Shuaja kuriozitetin Fiorit se do na beje ndonje cmenduri (lol) Se ajo e ka thene tashme, vetem korcaret bejne letersi...(madje, jo vetem kete!)

    ps. Sa per mua, me eshte thyer penda kur kam pare "Narcissus"
    Summertime, and the livin' is easy...

  9. #9
    Narcizist Maska e Lit
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    keshtu pra...
    Fiorke te ra ere themistokliu ty? talenti im, e kam fjalen per talentin ne pergjithesi, eshte ne letargji. pritet te ngjallet nga gjumi nga e marta me darke (mbaroj provimet) dhe arrin aktivitet te plote nga ditet e para te qershorit. me vjen keq qe ai talent po shkrihet gjithnje e me pak ne leter; ne fakt, s'me vjen keq.
    delirium, suksese dhe ty. ka ndonje te re andej nga lagjja? ketej nga une keq por jo dhe aq keq. flasim pas provimeve.

    fior, sa per prezantimet, delirium eshte shoku im (me i ngushte), themistoklist.
    delirium, fiori eshte nje shoqe imja (shoqe e ngushte e shoqes sime te ngushte), themistokliste. gezojuni

    cupke, te kam xhan
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lit : 09-05-2004 më 20:48
    The end is the beginning is the end

  10. #10

    Deshiron te reja ti?!

    ... Nuk rri rehat ti!!! ... Me thuaj ku kane shkelur kembet tona dhe ... kane mbire trendafila te eger?! Ja edhe kete teme e ...!
    Deshiron te reja?!
    ...Imagjinome mua koke-poshte nje rreje, ne mungese te aromave, ... gatuan xhelozia!!!
    Kaq per sonte, ajde nga e enjtja, se ... atehere mbaroj suprat e provimeve.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •