Ndoshta eshte paksa sensitive ta dickutojme nje lajm te tille sot, por besoj se te gjithe e keni degjuar kete lajm me pasoja katastrofike, per boten e rajonin tone.

E kush mund ta besonte qe Bobi P (Pi) te jape doreheqjen, nje gje e tille tre dite me pare as nuk mund te mendohej. Sot per fat te keq eshte e vertete.

Praktikisht Numri dy nje nga Shefat Ekzekutive me te rendesishem te AOL-Time Warner, me asete mbi 160. Miliarde $ , dha doreheqjen.

Nuk po ndalem te analizoj efektin qe pati kjo ne kompani, Shares rane nen 50$ apo ne Ekonomine amerikane, te gjithe hallin e kam se si kjo do ndikoje ne Shqiperi.

Personalisht mendoj qe Shqiptaret u nxituan ca me Spekullimet ne aksione, e disa pse jo me Investime te pastra. Menjehere pas piramidave kjo do sillte vec katastrofe, por jo, Shqipet nuk mund ti mbajne parate nen Krevat si gjithe Bota.
DO INVESTOJNE ATA, Pika qe su bie.

E pane me piramidsat, e pesuan me Renien e bursave Aziatike (ne Japoni u dogjen keq) ne Rusi nuk u eci fare, paret qe kishin future ne Argjentine u shkuan per lesh (me shume Berati e Korca kishin investuar atje) Investitoret qe luajne ne Bursen e Brazilit jane Ngri- Shkri, nuk dihet a do marrin Returns apo jo. E se fundi sikur keto nuk mjaftonin BOBI PITMAN JEP DOREHEQJEN. A mund te shkoje me keq se kaq puna?

Tre banka Shqiptare mbyllin sportelet, 7 te tjera ne prag te falimentimit. Asnje nuk e degjoi analistin shkodran Paulin Pjeter Pali, kur porosiste qe te mos investohen te gjitha Paret ne nje kompani, ne fakt po e perkthej une keshtu se ne origjinal Z. P.P.Pali tha:

Don` t put all your Eggs in one basket.

Nejse cu be u be, Bob dha doreheqjen e per asnje moment nuk mendoi se ekonomia e Gjirokastres mund te shkaterrohet, se Burses Kuksiane mund ti duhen vite te marre veten e Bursa e Burrelit mund te likuidohet plotesisht. Lajme jo te mira por c`te bejme.

Ky artikull nuk ka te beje aq me Doreheqjen e Bobi Pi, sesa me inatin qe kam me analistet Shqiptare, te cilet qofte me ane te kontakteve (powerful networks) qofte me analiza deductive nuk munden ta parashikonin kete gje.
Sa turp! Dhe I quajme analiste ekonomike PALE !

Nje populli merr mbrapa, I pyet, I degjon e ben si thone ata… ju kujtohet kur rubrikat e Zhurmshme Financiare Shqiptare mbusheshin me artikuj bombastike te tipit :
Investoni ne Brazil. Returns 76% .. Investoni ne Kore… Returns 56 %… (koreanet shiten gjonat e arit te familjes e me zor shpetuan) investoni ne Sierra Leone, e Shqipetaret VUUU.

Ja c`na gjeti tashme.
Ata deshtuan ta parashikonin qe BOBI do ikte ( megjithese Mik I madh I Shqipetareve nuk na tregoi, por te pakten qytetar nderi I Gramshit duhet bere) e NE humben shume para te tjera.

DERI KUR KESHTU ?!
PSE SHTETI NUK BEN PLATFORMA TE QARTA EKONOMIKE PER TE NDIHMUAR QYTETARET E thjeshte qe I kane fituar paret me djerse, qofshin ne Mergim apo asistence.

A ka mundesi qe analistet te jene te korruptuar, ndoshta. VEC KOHA DO E TREGOJE, por Shqiptaret po digjen keq ne cdo burse ku po investojne. Natyrisht ka dhe histori suksesi, por me pak te tilla po degjojme.

E Bota thote pastaj ja Shqiptaret po merren me ARME (c`te bejne pse pak pare humben ne Brazil) jo po Shqiptaret merren me Droge (sigurisht kur te lesh lesht ne Argjentine, ku te mbyten ne det) jo po Shqiptaret bejne ka I cik prostitucion… ( e pse jo ?! Te na e shpjegojne ata, te rrime pa PARE ne, jo mor vlla)


Dyshoj qe nje loje e piset po luhet ne kete mes!
Mund te jete fushate e kordinuar per te ulur fuqite Investuese te Shqiperise, Bobi duhet te na kish lajmeruar, por kete se beri (QENI ) e tashme ne Shqiperia prźt me fryme te mbajtur para ekraneve ne bursat e rretheve nese aksionet do ngrihen apo jo.

Jete e poshter, s`na u ndane hallet!

Gjithsesi duhet pergezuar fakti se Rezerva Federale Shqiptare ka nderhyre me ne fund. Ekuivalenti shqiptar I Greenspan- it, (Kosta Qirjako Qirjazati ) me ne fund PO LEVIZ.
Ka Ulur Interes Rates me 0.50 %.
Kjo me duket mase jo e plote, ju si si thoni ?!
Te pakten 0.75% do ishte minimumi, por me mire se sa pa gje, me kete qe beri ndoshta shume vete kane te sigurte 39 % te investimeve. Por prape duhet bere.
Politika Shqiptare duhet te beje presion si perfaqsuese e nje populli te lire e te vere ne vend padrejtesite qe bota po na ben.

Ngadale… nuk po them te sekuestrojme Asetete Amerikane. JO !
Por ti jepet nje sinjal USA, qe here tjeter kjo nuk do kaloje pa RETALIATION !

Mjaft me ! Shqiptaret nuk durojne dot me.
Nga ana tjeter dhe ne duhet te japim garanci te ndershme qe nuk do jemi agresive ne bursat e botes dhe do ndihmojme ekonomine boterore me aq sa mundemi. Te gjithe jemi deshmitare sei ne `99, gati e shkaterruam bursen Suedeze, kjo nuk na nderon. U desh qe vete Strupjen.Stobdjen, Kristensien (nje suedez I famshem ) te bente apel mallengjyes.

Shqiptare ju lutem mos u beni Spekullatore, ne Malejzi na kane frike, bursa italiane dridhet e Kinezet ferkojne duart (e pse mos, kur bursa jone mbyllet e tyrja hapet (ceshtje kohe) e s`kemi `ctu bejme. Mire eshte te zbatojme rregullat e lojes, e asnje nuk do na kete frike me ,e kapitalet tona do jene me te sigurta.

Besoj se tashi e mbrapa me kete mesimin e fundit qe morem, do jemi me te kujdeshem.

PS. Shumecka varet DHE nga Kryetaret e Bashkive ne rrethe, ai I Shkodres do I ule Interst Rates me 0.75 (o zot beje te jete e vertete !) ndersa ai qelbesira ( e dini per ke flas) Kryetari I bashkise se Lushnjes nuk leviz nga pozicioni I tij, k ish thene privatisht :
Se ne nuk mbulojme humbjet e Investoreve Private. I poshtri !
Besoj se Lushnjaret ne zgjedhjet e ardhshme locale do e heqin me MEKANIZMIN E TYRE DEMOKRATIK… of course …. Me Vota te lira …pse c`kujtuat ju… ?!

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Keshilla ime ?
Me zute ngushte … !
S`di c`tju them...
Por ne me degjoni mua nje fjale kam :

Zbatoni rregullat e lojes, larg spekullimeve.Shperndani investimet ne grup apo paralelisht/

Shqiptare parate e fituara me mund mos I hidhni ne ere.
Luani ne tregjet e botes por me kujdes… mos harxhoi kohe ne Pube, Disko a Kazino (qofte dhe ne Biblioteke), por STUDIONI bursat nderkombetare, perqendrohuni ne monitore… a dreqi e mori HIRE A BROKER!
Hajt shnet ….. e drita ( se korenti o problem )