Une per veten time,per arbitrat cdohere kam pastur dhe do kem komente.Urs Meier beri gabime,dhe me sa pash,Ricardo nuk ishte i ndaluar nga askush ne penalltik,as nga Campbell e as nga lojtari tjeter qe ishte ne peseshe.
Eshte fakt kjo,do e shifni.
Une per veten time,per arbitrat cdohere kam pastur dhe do kem komente.Urs Meier beri gabime,dhe me sa pash,Ricardo nuk ishte i ndaluar nga askush ne penalltik,as nga Campbell e as nga lojtari tjeter qe ishte ne peseshe.
Eshte fakt kjo,do e shifni.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Angli - Portugali
...nje ndeshje e bukur!
Anglezet , nese kane arritur deri aty ku jane , nuk duhet t'ja dine per nder as parave qe shpenzojne per futbollistat , as bukuroshave me tatuazhe , as talenteve te reja si Rooney ... por vetem Eriksonit qe arriti te shfarose nga fusha pleqte , futi dhe aktivizoi lojtaret e rinj , perdori skemat e tij perfekte ...
Me pak fjale , sot me erdhi keq vetem per Eriksonin dhe askend tjeter!
Nese do vecoja lojtare te cilet dhane me shume per Angline gjate gjithe kampionatit , nuk do rrija pa permendur te parin mbrojtesin e majte COLE (edhe pse e kam inat fort per karakterin e keq qe ka si lojtar). Pas tij meriton nje vleresim Lampard i cili mendoj qe eshte lojtari me shembull ne skuader. Nuk ben gabime , nuk vret , pason paster gjithmone , shpenzon shume energji duke mbajtur mesfushen mire dhe ... sa here qe i jepet mundesia per te shenuar ...shenon. Rooney dhe Owen , kryen detyren e tyre. Te tjeret meritojne nje C'KA ...
Kurse verremliu model Beckham ... eshte vertete dobesia me e madhe e Anglise...!!!
Me penalltine e humbur ne ndeshjen me Francen ... humbi lojen e anglezve...
Sot me penalltine tjeter te humbur ... humbi prape lojen per anglezet!
Nuk eshte i zoti te dribloje nje top dhe sapo merr topin , direkt e pason tek lojtari me i afert qe shef ... perndryshe ja morren! ...edhe i fut nje te rrezume aty , ne shpresat se mos i jep arbitri noi goditje demimi! Perfundimisht ... sic kam thene gjithmone ... ai lojtar nuk meriton as 5% e vlerave qe i japin...Kete e them me plot bindjen!
Portugalia , tregoi vendosmerine per te fituar!
Kerkuan dhe u munduan tere lojen per te shenuar...
Arriten te posedojne topin shume me teper se anglezet. Pothuajse tere lojen luajten vetem ne porten angleze. Per mendimin tim (edhe pse desha te fitonte Anglia) ...Portugezet sot meritonin fitoren! Scolarin e shava pak per nderrimin qe i beri Figos , por me fitoren e arritur , nuk i dha shkak asnje kritiku ta kundershtonte...Figo eshte lojtar i madh. Mbajti tre veta gjithmone pas vetes sot. Dukej qe fati nuk po e ndihmonte dhe fuqia po e leshonte... Me penalltite asnjehere nuk ke garanci. Fakti qe loja shkoi me penallti , ndoshta ne nje fare menyre tregon nje barazi loje , por prape dukej dominimi me i madh i lojes portugeze...
Nese Hollanda fiton me Suedine (patjeter) ...i bie te ndeshet me Portugaline!
Atehere mendoj se nuk do kete me shanse per te shku te penalltite (lol)
Nejse , ndeshja e sotme ishte me te vertete terheqese!
Neser Greqia perballet me kampionet aktual te Europianit. Te shohim sesi do luaje greku neser... Une nuk i jap me teper , pervec nje barazim pjesen e pare (maksimalja qe mund te bejne greket). Ato plehra i dua jashte kampionatit neser ... & so shall be!
PS: Po me thahen syte te lexoj nje postim te Kolomb qerratait. Kur ta takoni , i thoni qe nje mik i vjeter (tifoz i nje skuadre me te forte lol) ... i ben te fala. Gjithashtu , i thoni qe tifozat hollandez ja kane falur te tera talljet qe na kane bere ... Hajde pra thuje i fjale te ta hongra veshin me limontoz! (lol)
Vallai Kolombo iu kena fal. Ta them sinqerisht. Ne Hollandezet e tregojme karakterin jo vetem ne fushe por edhe ketu ne forum.i thoni qe tifozat hollandez ja kane falur te tera talljet qe na kane bere ...![]()
Vetem i gjo se kam harru akoma edhe per ate ste fal. lol
Fiksim ma boje kur i filloje ato postimet keshtu:
"Gjithmone kur na therret historia....., Ne fitojme....., Bluza e rende...., Karakteri kampion..."
Si ajo legjenda e Mujit me Halilin me dukeshin.
HOLLAND...
tani e kuptova pse dolem nga europiani ne...Qeka me jermont ky lyfi...Bohu mer me Hollandezet se ti bje ters.Postuar mė parė nga Toro
![]()
But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...
RIKARD ZEMERLUANI
Ishte portieri portugez Ricardo,ai qe pergatiti arkivolin e druvareve te mbretereshes(priti penalltine e Vassell),dhe me ne fund ,mbylli me penalltine e fundit kapakun.
Kapiteni ordiner,reklamaxhiu,balerini Beckham,tregoi edhe nje here se lider eshte veten ne revista.
Lakuriqesia e tij futbollistike u duk hapur ne kete evropian.
Portugezet ,nxoren jo nje po tre Asa nga menga e Scolarit,dhe me pas gjakftohtesia e ekzekutimit te penalltive i coi ne gjysemfinale.
Gjermania
Mu desh pak kohe te kaperceja merzitjen e madhe,deshperimin,jo te eleminimit por te paraqitjes ne kete evropian.
Nje ekip qe nuk meriton te quhet gjerman,pervec ndeshjes me Hollandes qe sic u duk ishte vetem nje fishekzjarr.
Gjermania e Felerit,Gjermania jone,Gjermania e futbollit boteror,nuk u eleminua dje.Testamentin e vdekjes se paralajmeruar e neshkroi vete,pas ndeshjes kanceroze me peshkataret e Letonise.
Thjeshte Baros me kompani vune vulen mbi testament.
Koken poshte me modesti,dhe me krenarine gjermane le te perpiqemi te gjejme rruget e suksesit per ne boterorin e 2006.
Feler,sot dha doreheqjen.Nje veprim i madh,i nje lojtari te madh,i nje njeriu te madh,por fatkeqsisht i nje trajneri te vogel,per nje bankine gjigande,legjendare si ajo e Gjermanise.
Nje jete te tere kemi pasur sulmues te shkelqyer,qe nga koha e Rahn,Zeeler,Myler,Rummenige dhe deri tek brezi i fundit me Hrubesh,Alofs,Feler dhe Klinsman,Bierhoff.
Dhe vjen nje dite dhe katandisemi me Kuranyi,Podolski,Bobic dhe Santa Klose,qe me duket se thesin e dhuratave plot gola (me koke) e kish humbur pas boterorit te 2002 ne fushat e Korese.
Morem pra ate qe merituam,skualifikimin,nje shuplake qe na beri ta shohim realitetin me sy.
E megjithate krenar perhere per ekipin tone ,per historine e saj te madhe.
Sa per vazzhdimin e kampionatit,le te fitojne ata qe do ta meritojne ne fushe.Per mua NJE EVROPIAN PA GJERMANINE KONKURENTE,ESHTE NJESOJ SI NJE FORMULA 1,PA MICHAEL SCHUMAHER.
Dy fjale per lulishtaret,ose me mire per cobanet e futbollit tifozet Hollandeze,te qarat e tyre per "shitjen " imagjinare te ndeshjes nga Ceket,vetem ajo kabaja me klarinete e Laver Bariut te filmi "gjeneral gramafoni",munt ti shoqeroje.
Nga serat e tulipaneve ku ishit futur ,dolet trumpetues,nga palla Deus ,Van Monakoja,e deri tek i harruarri Cunimartum.
Breket e Gjermanit shikoni dhe dridheni,ku te shikonit HELMETAT.
Froni mbreteror boteror dhe evropian,nuk ju pranon se kurr nuk ishit te denje,aty ulen vetem Brazili dhe Gjermania,ju bacevane tulipanesh,dhe stalljere lopesh,nuk do shkruheni me germa te ARTA ne histori,jo se nuk ka germa por nuk ka te ARTA.
Gjeni per ndeshjet e ardhshme pretekstin e radhes,jo nuk kishit breket me llastike,jo fusha nuk ishte e ujitur mire,jo kishte diell,jo po te hiqet reklama e ADIDAS,se eshte gjermane,jo po gardalina e majte ka mustaqe.
Pini dhe defreni ,po mos me thoni AMSTEL,se keshtu me pelqen,po me birre Ceke,kthehuni nderin mbrapa ketyre "te shiturve",qe ju bene te kapeceni gjuhet.![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 25-06-2004 mė 10:19
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Beckham perseri zhgenjeu...
shihni se cfare nencmimi i ka bere Ricardo...pas huqjes se penalltise...
My silence doesn't mean I am gone!
Te dyja luajten shum bukur por Portugalia e meritoi sepse Anglia e leshoi ndeshjen ne minuten e 80 u futen ne mbrojtje dhe e hengren mu be qefi qe iku bekam sepse bente si tip interesant por tani une mendoj se Portugalia eshte favorite bashke me Francen.
Inter una e dija qe nqfse cambel per shembull do prekte portjerin edhe nuk do e lente ate te mbronte golin athere kjo duket llogjike e drejte...per tu mos quajtur goli...POR ishte Terry ai qe preku portjerin...dmth gabimi ishte indirekt sesa direkt...nqfse ne fushen e futbolli do u shinin gjerat 'indirekt' nuk do kishte mbetur kush pa karton te verdhe edhe te kuq bile po ashtu nuk do ishte e mundur qe tu quante ndonje gol...
po ashtu Cambell u hedhe per ta kapur ate top me koke...po ashtu edhe Terry u mundua..(imagjina sa i gjate eshte cambell edhe sa ka vajtur me hedhjen)kjo mendoj qe ai nuk ka rkrjuar asnje fuqi kundra Terry qe Tery ta transportonte ate fuqi tek portjeteri qe portjeteri te binte...bile portjeri nuk eshet hedhur fare...
Anglia po ne mbrojtje ishte pasi Potugezet sado qe skan luajtur futboll te mire...ama nuk do te thote qe nuk kane...edhe ja ne kete ndeshje qe u be dje ne mbremje tregoi qe Portugali ishte akoma ashtu si me pare...Persa i perket anglezeve..Bravo qe vajten deri ku vajten...(duke mbajtur mend qe Italia edhe Gjermani ka ikur ne shtepi me kohe)
kurse Beckhamit nuk kam ndonje simpati per ate lojtar...pasi mendoj qe kemba e tij i eshte rritur nga fama/paraja ejo nga vete futbolli...Humbja e penalltise nuk tregon qe ai lojtar nuk din te luaj...Ne loje ai beri goxha(mbase jo 100% e tija)por mbrojti...edhe pse shumica perfundonin ne free kicks...
ps.StormAngel lej buken per futbollin...hihiihhi...eshte i vetmi sport qe behem addicted. Kampionatin boteror kur Brazili mori kupen ne duart e tija perseri...kam lene punen vetem per te pare ndeshjen..si per cdo ndeshje te Brazilit...ne ate kampionat..![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bunny : 25-06-2004 mė 12:31
How can she fall, if there is no one there to catch her
Kolomb nuk jam i harruar jo, i kam lexuar te tera komentet por llogarise time kohore i jane shtuar edhe ndeshjet disa prej te cilave i kam pare edhe dy here (Hollande - Ceki ) duke i marre ca borxh oreve te mia gjumoreFroni mbreteror boteror dhe evropian,nuk ju pranon se kurr nuk ishit te denje,aty ulen vetem Brazili dhe Gjermania,ju bacevane tulipanesh,dhe stalljere lopesh,nuk do shkruheni me germa te ARTA ne histori,jo se nuk ka germa por nuk ka te ARTA.. Keshtu qe me shume degjoj se degjohem.
Miku im ti i referohesh shume historise duke e burgosur sportin me te bukur ne bote ne ca kafaze librash historie. Futbolli eshte per tu luajtur, nuk eshte vetem nje loje, nje rezultat apo nje kampionat, per ne tifozat e Hollandes futbolli eshte art eshte emocion dhe kenaqesi prandaj jemi te apasionuar ndaj ketij ekipi, sepse ai ti jep te gjitha keto. Eshte shkolla e futbollit Evropian Hollanda, eshte futboll qe te lezaton ta shofesh. E vetmja gje qe ajo s'na ka dhuruar neve tifozave te saj, jane ato germat pa vlere qe as nuk ja duam fare. Ne duam te shohim loje, te kenaqemi ato 90 minuta dhe per kete Hollandes i heq kapellon.
Sinqerisht qe me la nje shije te hidhur eliminimi i Gjermanise, jane ekipet e medha qe e bejne magjeps kampionatin sado keq te luajne nje ndeshje kane mbi supe traditen futbollistike dhe dine te dhurojne ndeshje te medha.
Hollanda me Letonine dhe Cekine tregoi qe nuk di c'eshte te lozesh per rezultat por di te lozi per futboll per spektakel, ate qe Angliezet frikacake nuk e kane mesuar ende prandaj u rrahen nga Portugali. Per mendimin tim Anglezet ishin disa here me larte Portugalit edhe pse lozen shume me pak, por kursimi me nje gol, qe eshte dhe kursimi i kenaqesise ndaj tifozave Anglez solli eliminim e saj. Faktikisht gjykimi i arbitrit ndaj golit mu duk teper i pabaze. Jo vetem qe goli ishte i rregullt por edhe sipas analizes me kamera si mund ta kete pare arbitri nuk mu duk se e kishte shume te veshtire per ta pare. Nejse ... Portugali i pari ne gjysem-finale.
Te shohim si do veje
Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.
ehhhhhhh qe ta dini edhe ju na la shendet edhe franca sepse Greqia tashme ka hyre ne gjysem finale edhe do te perballet me Portugaline
Krijoni Kontakt