Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Amerikanët TEG kërkojnë Albtelekomin

    E Merkure, 26 Maj 2004


    AMERIKANET KERKOJNE ALBTELEKOMIN

    Teuta Shamku

    Amerikanet shprehin interes per te investuar ne vendin tone ne fushen e telekomunikacioneve dhe infrastruktures rrugore. Kompania amerikane TEG ka shprehur dje interesin e saj per te blere kompanine shqiptare te telefonise fikse, Albtelekom. Perfaqesuesit e kompanise TEG kane zhvilluar nje takim dje me Ministrin e Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Spartak Poci. Ne kete takim, kane qene te pranishem perfaqesues te Ambasades Amerikane ne Shqiperi dhe perfaqesues te Albtelecom sh.a. Kompania TEG beri nje ekspoze te aktivitetit te saj dhe te kapaciteteve financiare dhe teknike qe ajo zoteron ne fushen e telekomunikacioneve. Kompania amerikane TEG e ka qendren e saj ne Cikago. Ajo eshte pjese e nje organizate te fuqishme investitoresh amerikane dhe ka nje aktivitet te zhvilluar ne fushen e telekomunikacioneve. Perfaqesuesit e kompanise TEG i kane shprehur Ministrit Poci interes per blerjen e kompanise Albtelekom dhe per kete qellim kane kerkuar sqarime ne detaje mbi kuadrin ligjor ekzistues per kete privatizim. Drejtuesit e TEG shprehen interes edhe per operatorin e trete celular Eagle Mobile, licensa e te cilit i eshte dhene Albtelekomit. Ata kerkuan informacion te detajuar lidhur me stadin aktual te kompanise celulare Eagle Mobile dhe projektet ekzistuese te ecurise se kesaj shoqerie.

    Perfaqesuesit e kompanise TEG i bene te ditur Ministrit Poci edhe interesin e tyre per te investuar ne infrastrukturen rrugore. Ministri Poci shprehu konsideraten dhe vleresimin per kete kompani amerikane, qe interesohet te investoje ne Shqiperi. Ai paraqiti nje rezyme te aktivitetit te Albtelekomit dhe kompanise Eagle Mobile, si dhe u be i njohur objektivi i Qeverise per privatizimin e Albtelekomit brenda vitit 2004. U sqarua nderkohe qe procesi i tenderit per privatizimit e Albtelekomit do te ristartoje ne fund te muajit qershor te ketij viti. Ministri, me cilesine e anetarit te Qeverise e Parlamentit, u angazhua per te marre persiper suportin total per mbeshtetjen dhe hapjen e rruges ligjore, bazuar ne kerkesat e kompanise TEG. Per sa i perket infrastruktures, kompania amerikane u informua mbi projektet dhe planet per permiresimin e infrastruktures rrugore, duke i vene ne dijeni qe jane siguruar nje pjese e fondeve per ndertimin e Durres-Kukes dhe qe jane ne kohe per te marre pjese ne ndertimin e ketij projekti strategjik per Shqiperine. Perfaqesuesit e Albtelekomit paraqiten nje pershkrim te aktiviteteve te dy kompanive, si aktiviteti me shume se 50-vjecar, rritja e numrit te abonenteve deri rreth 300.000, kapacitetet njerezore, etj. Gjithashtu, u paraqit ecuria e Eagle Mobile, ku deri tani i eshte bere ftese per bashkepunim prodhuesve kryesore te pajisjeve mobile te standardit GSM, si Ericsson, Alkatel, Nokia, Samsung Motorola, Siemens, etj. Eshte ofruar bashkepunim nga kompanite Ericsson, Alcatel Siemens e pritet dhe nga Motorola. Ne perfundim te takimit nga pala jone u shpreh gatishmeria per te dhene cdo lloj shjegimi, apo informacioni, sipas kerkesave specifike te kesaj kompanie.





    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Telekomunikacioni

    Atnand Kola - 26/05/2004

    Amerikanët e TEG kërkon të blejnë “Albtelekomin”

    Përfaqësuesit e kompanisë shprehën interes edhe për gjendjen aktuale të kompanisë celulare “Eagle Mobile” dhe për ecurinë e projekteve ekzistuese


    Kompania amerikane TEG (Adonai Telecommunication) kërkon të blejë kompaninë shtetërore të telefonisë fikse „Albtelekom“. Përfaqësuesit e kësaj kompanie Peter Dravilas dhe Richard Boykin kanë shprehur interes edhe për gjendjen aktuale të kompanisë së tretë celulare „Eagle Mobile“dhe për ecurinë mbi projektet ekzistuese. Këto fakte janë bërë të ditura nga burime zyrtare pranë Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacioneve. Në takimin e zhvilluar dje ishin të pranishëm përfaqësuesit nga TEG, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Spartak Poçi dhe përfaqësues të kompanisë shtetërore për telefoninë fikse.
    Përfaqësues të kësaj kompanie, pasi shprehën interes për blerjen e kompanisë „Albtelekom“, kanë kërkuar sqarime të detajuara mbi kuadrin ligjor ekzistues për procesin e këtij privatizimi. Nga ana e tij ministri Poçi i paraqiti kompanisë amerikane objektivin e qeverisë për privatizimin e „Albtelekomit” brenda vitit 2004. Ndërkohë është sqaruar që procesi i tenderit për privatizimin e “Albtelekomit” do të ristartojë në fund të muajit qershor të vitit 2004. Nga ana e kësaj ministrie është marrë angazhimi për zhvillimin e një tenderi sa më të hapur dhe transparent, si edhe hapja e rrugëve ligjore bazuar në kërkesat që do të paraqesë kompania TEG.
    Ministri Poçi shprehu konsideratën dhe vlerësimin për këtë kompani amerikane, që interesohet të investojë në Shqipëri. Poçi gjatë këtij takimi ka paraqitur një rezume të aktivitetit të „Albtelekomit” dhe kompanisë së tretë celulare „Eagle Mobile“.


    „Eagle Mobile“
    Në fazën e parë të shtrirjes së operatorit të tretë celular „Eagle Mobile“ do të investohen rreth 20 milionë euro dhe parashikohet që të realizohet mbulimi i ultësirës perëndimore të Shqipërisë, si dhe disa qytete kryesore të vendit. Synimi kryesor i kësaj kompanie të tretë celulare është që të arrijë numrin e abonentëve mbi shifrën 100 mijë.
    Gjithashtu, gjatë këtij takimi nga përfaqësuesit e “Albtelekomit” u bë një prezantim i aktiviteteve të kompanisë, e cila ka më shumë se 50 vjet që operon në këtë treg. Një tjetër fakt që është nënvizuar nga përfaqësuesit e kompanisë shtetërore të telefonisë fikse ishte rritja e numrit të abonentëve deri rreth 300 mijë, si edhe stafi i specializuar i kësaj kompanie telefonike. Gjithashtu, u paraqit ecuria e “Eagle Mobile” ku deri tani është bërë ftesë për bashkëpunim prodhuesve kryesorë të pajisjeve mobile të standardit GSM, si: “Ericsson”, “Alcatel”, “Nokia”, “Samsung Motorola”, “Siemens” etj. Deri tani është ofruar bashkëpunim vetëm nga kompanitë “Ericsson”, “Alcatel”, “Siemens”, pritet të bashkëpunojë edhe kompania “Motorola”. Në përfundim të takimit nga pala jonë u shpreh gatishmëria për të dhënë çdo lloj shpjegimi apo informacioni për “Albtelekomin”, sipas kërkesave specifike të kompanisë amerikane TEG.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Telekomunikacioni

    Atnand Kola - 26/05/2004

    TEG: “Do të sjellim telefoninë fikse në çdo shtëpi të Shqipërisë”

    Nano: “Do të angazhohemi për krijimin e kuadrit ligjor dhe klimës së përshtatshme për inkurajimin e investitorëve të huaj”


    Përfaqësuesit e TEG-ut gjatë takimit të zhvilluar dje me kryeministrin Nano kanë theksuar faktin se “qëllimi i projektit tonë është që të sjellim telefoninë fikse në çdo shtëpi dhe kudo në të gjithë vendin, për ta bërë të mundur lidhjen e rrjetit të telefonisë fikse për të gjithë popullsinë”. Sipas përfaqësuesit të TEG-ut Richard Boykin, “ky është një investim yni i cili do të bazohet kryesisht në privatizimin e kompanisë shtetërore për telefoninë fikse”. Ndërsa lidhur me detajet e projektit të kësaj kompanie amerikane Boykin ka shtuar: “Në Shqipëri ekziston tashmë një klimë e favorshme dhe pozitive për investitorët potencialë”.
    Përfaqësuesit e kompanisë amerikane janë shprehur se Shqipëria është një vend i hapur dhe me shumë mundësi për të investuar në fusha të ndryshme. Ata kanë shprehur interes gjithashtu për procesin e privatizimit të ndërmarrjeve strategjike shqiptare.
    Nga ana e tij, Nano ka theksuar angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për krijimin e kuadrit ligjor dhe klimës së përshtatshme për inkurajimin e investitorëve të huaj që duan të investojnë në vendin tonë. Të dyja palët kanë diskutuar për mundësinë e realizimit të projekteve të rëndësishme të mëdha në fusha si telekomunikacione, energjetikë, infrastrukturë, turizëm etj. Kryeministri Nano është shprehur se qeveria që ai drejton është e orientuar në inkurajimin dhe zgjerimin e investimeve të huaja nga kompani serioze ndërkombëtare në Shqipëri.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Sa zgjaten gjerat kur flitet per Austriak, Gjerman apo Amerikan. Me vrap kur kemi investitor Greke apo Italian.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Privatizim me kompani fantazem....Silly country....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

Tema të Ngjashme

  1. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  2. Pse nuk marrin pushime amerikanet
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 21:33
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  4. 118 shqiptarë kërkojnë nënshtetësi bullgare
    Nga StormAngel në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2004, 13:04
  5. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •