Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707

    Polemika sterile, hasmia dhe debati bosh

    Fatkeqėsisht shumė herė njerėzit i mėsojnė disa ēeshtje sa pėr tė bėrė polemika tė pafrytshme me tjerėt, ose pėr tu futur nė hasmi shkencore tė pafundta, e jo qė nga kjo dije tė mėsojnė veten dhe tė tjerėt me gjėra qė kanė dobi prej tyre nė dynja dhe ahiret.
    Njeriu nuk duhet tė mėson dijen me qėllim qė tė hulumton defektet dhe gabimet e tjeravė (miraun), ose pėr tė vėrtetuar domosdo pikėpamjet dhe mendimet e tija (xhidalun) ose pėr tė paaftėsuar tjetrin qė ta mbroj qėndrimin e vet, duke ia ofenduar fjalėt dhe duke e akuzuar se ėshtė injorantė dhe i paaftė, etj. (Shiko: "Ihjau Ulumidin", 1/ 113).
    Shtytėsi pėr ta bėrė kėtė vepėr njeriu me tjerėt ėshtė tentimi pėr tė ngritur veten me dijen qė ka dhe sulmi ndaj tjerėve duke manifestuar mangėsitė e tyre. Kėto dy gjėra janė epshe tė fshehura tė shpirtit. E para ka tė bėjė me dlirėsimin e shpirit tė vet dhe kjo ndėrlidhet me pretendimet e mendjemadhėsisė dhe kryelartėsisė, kurse nėnēmimi dhe ofendimi i tjerėve ndėrlidhet me natyrėt shtazarake, e cila sjell dėshirėn pėr tė shkyer, dėmtuar dhe coptuar tjerėt.
    Nėse vazhdohet me debate dhe polemika sterile dhe tė pafrytshme arrihet deri te hidhėrimi, dėshira pėr ta mbrojtur qėndrimin e vet me tė drejtė apo pa tė drejtė, akuzimin e qėndrimit tė kundėrshtarit dhe zėnka mes tyre shndėrrohet nė luftė tė ngjajshme me atė qė ndodh mes dy qenve, ku secili mundohet ta kafshon tjetrin aq shumė dhe fortė sa ta dėmton dhe rrėzon.
    Nėse dikush thotė: nėse njė njeri ėshtė nė tė drejtė, ai e ka domosdo tė insisiton nė kėrkimin e tė drejtės sė vet sadoqė i bėn padrejtėsi dikush, ky njeri si duhet tė sillet? A duhet tė debaton dhe polemizon? A qortohet ky ngulmim pėr tė marė hakun e vet?
    Duhet ditur se ky qortim dhe akuzim vlen pėr ata qė polemizojnė pa tė drejtė dhe pa dije, vlen pėr atė qė polemikėn dhe hasminė e tij e pėrzien me fjalė ofenduese dhe nėnēmuese pėr tė cilat nuk ka nevojė dhe pėr atė hyn nė hasmi thjeshtė nga inati dhe dėshira pėr ta mposhtur kundėrshtarin.
    Kurse atij qė i ėshtė bėrė padrejtėsi dhe i cili e forcon argumentin e tij nė mėnyrė fetare, pa tejkalim tė kufinjve, pa ofendime, pa inati dhe dėmtime, kjo vepėr nuk ėshtė haram. Po, mė mirė ėshtė ta braktisė me aq sa ka mundėsi, sepse kontrollimi i gjuhės nė rast tė hasmisė ėshtė njė gjė e vėshtirė. (Shiko: "Ihjau Ulumidin", 3/ 113)
    Sherijati kėrcėnon me tė madhe ata qė posedojnė kėto vese tė kėqija dhe tė ulta. Transmeton Imam
    Buhariu, rahimehull-llah, nė sahihun e tij nga Ubade ibėn Samit, radijall-llahu anhu, i cili ka thėnė:
    خرج النبي صلى الله عليه وسلم ليخبرنا بليلة القدر فتلاحى رجلان من المسلمين فقال خرجت لأخبركم بليلة القدر فتلاحى فلان وفلان فرفعت وعسى أن يكون خيرا لكم فالتمسوها في التاسعة والسابعة والخامسة . رواه البخاري

    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, doli tė na e tregojė Natėn e Kadrit, mirėpo i gjeti dy musliman ziheshin mes tyre e tha:

    "Dola tu tregojė kur ėshtė Nata e Kadrit, mirėpo ziheshin filani dhe filani, e u ngrit kjo dije prej meje dhe ndoshta kjo ėshtė mė mirė pėr ju, andaj kėrkojeni nė natėn e njėzet e pestė, njėzet e shtatė dhe njėzet e nėntė". (Buhariu dhe Muslimi).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 12-10-2006 mė 21:49
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  2. #2
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Imam Neveviu, rahimehull-llah, duke e komentuar kėtė hadith mes tjerash thotė:

    "Zėnka dhe hasmia janė tė urrejtura dhe janė shkak i denimeve tė ndryshme". (shiko: "Komenti i Sahihu Muslimit", 8/63).

    Aisheja, radijall-llahu anha, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
    إن أبغض الرجال إلى الله الألد الخصم

    "Njerėzit mė tė urrejtur te All-llahu, janė polemizuesit e ashpėr dhe ata qė nuk lėshojnė pe nė hasmi". (Buhariu dhe Muslimi).

    Ebu Seid El-Hudriu, radijall-llahu anhu, tregon:
    وعن أبي سعيد الخدري رضي الله عنه قال : كنا جلوسا عند باب رسول الله صلى الله عليه وسلم نتذاكر ينزع هذا بآية وينزع هذا بآية فخرج علينا رسول الله صلى الله عليه وسلم كما يفقأ في وجهه حب الرمان فقال يا هؤلاء بهذا بعثتم أم بهذا أمرتم لا ترجعوا بعدي كفارا يضرب بعضكم رقاب بعض )) رواه الطبراني في الكبير ، (صحيح لغيره )

    "Ishim ulur te dera e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i pėrsėritnim gjėrat, njėri sillte njė ajet e tjetri njė ajet. Na doli Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i skuqur nė fytyrė sikurse kokra e shegės e na tha: a me kėtė jeni dėrguar, me kėtė jeni urdhėruar, , mos u ktheni pas meje nė mosbesimtar tė godisnin kokat e njėri tjetrit". (sahih, transmeton Taberaniu).

    Ebu Umame, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
    ما ضل قوم بعد هدى كانوا عليه إلا أوتوا الجدل ثم تلا رسول الله صلى الله عليه وسلم هذه الآية { ما ضربوه لك إلا جدلا بل هم قوم خصمون }

    "Nuk devijon njė popull pas udhėzimit nė tė cilin ka qenė pėrpos nėse janė dhėnė pas polemikave sterile, pastaj lexoi ajetin kuranor:

    "…Ata nuk tė thanė atė, vetėm si polemikė, por ata janė njerėz ngatėrrestarė". (Ez-Zuhruf: 58)". (Sahih, transmeton Tirmidhiu).

    Ebu Umamete, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
    أنا زعيم ببيت في ربض الجنة لمن ترك المراء وإن كان محقا وببيت في وسط الجنة لمن ترك الكذب وإن كان مازحا وببيت في أعلى الجنة لمن حسن خلقه

    "I garantoj shtėpi nė qoshet e xhennetit atij qė le polemikėn edhe nėse ėshtė nė tė drejtė, shtėpi nė mes tė xhennetit atij qė le gėnjeshtrėn edhe nė shaka dhe shtėpi nė lartėsi tė xhennetit pėr atė qė ka moral tė mirė". (Hasen, Ebu Davudi).

    Ragib Esfahaniu nė librin e tij "Edh-Dheria ila Mekarimush-Sheria" mes tjerash thotė:

    "Hasmia ėshtė e padobishme dhe pa efekte kthyese, kurse polemika edhe pse ka mangėsitė e veta ndihmon nė zgjimin e kuptimit dhe ngacmon dėshirėn pėr absorbimin e dijes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 12-10-2006 mė 21:50
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  3. #3
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Hasmija shkakton vetėm armiqėsi dhe refuzim tė vėrtetės, andaj All-llahu e ka bėrė mė tė keqe se sa polemikėn, e ka thėnė:
    {بل هم قوم خصمون }
    "…por ata janė njerėz ngatėrrestarė". (Ez-Zuhruf: 58)".
    { فَإِذَا هُوَ خَصِيمٌ مُبِينٌ (77) }
    "…, ai kundėrshtar i rreptė". (Jasin: 77)…".
    Shėrimi i polemikės dhe debatit
    Shėrimi i kėtyre sėmundjeve ndėrtohet mbi parimin e "thyerjes sė mendjemadhėsisė, i cili e stimulon pėr tė manifestuar vlerėn e tij dhe shtazarisė e cila e stimulon nėnēmimin e tjerėve.
    Shėrimi i ēdo defekti ndodh me eliminimin e shkaqeve, kurse shkaqe tė polemikės, debatit dhe hasmisė janė ato qė i pėrmendėm, e vazhdimi nė to i bėn shprehi dhe natyrė qė dominojnė me personalitetin e tij dhe nuk mund tė duron tė qėndron larg tyre.
    Tregohet se Ebu Hanifeja, rahimehull-llah, Davud Taiut i ka thėnė: pse i ke dhėnė pėrparėsi izolimit? Tha: qė ta luftoj veten pėr tė lėrė polemikėn. Tha: participo nė tubime, dėgjo ēka thuhet dhe mos fol. Tha: ashtu edhe veprova, mirėpo nuk kam parė luftė mė tė vėshtirė pėr mua se kjo".
    Edukata e debatit
    Hatib Bagdadiu, rahimehull-llah, i ka sqaruar disa rregulla dhe edukata tė debatimit nė librin e tij "El-Fekih Vel-Mutefekih", 2/25, dhe nga e gjith ajo del se prej tyre janė keto:

    1- Devotshmėria.

    Ai thotė: "polemizuesi dhe debatuesi duhet tė vėndon devotshmėrinė para debatit tė tij, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, ka thėnė:
    فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ
    "Andaj, sa tė keni mundėsi ruajuni prej dėnimit tė All-llahut, …". (Et-Tegabun: 16).
    إِنَّ اللَّهَ مَعَ الَّذِينَ اتَّقَوْا وَالَّذِينَ هُمْ مُحْسِنُونَ (128)
    "S'ka dyshim se All-llahu ėshtė me ata qė janė tė devotshėm (qė ruhen prej tė kėqijave) dhe me ata qė janė bamirės". (En-Nahl: 128).

    2- Sinqeriteti.

    Ai thotė: "Le tė posedon nijet tė sinqertė nė debatin e tij, duke patyr synim fitimin e kėnaqėsisė sė All-llahut, sqarimin e tė vėrtetės dhe pėrforcimin e tij, e jo ngadhnjimin ndaj kundėrshtarit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 12-10-2006 mė 21:46
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  4. #4
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Imam Shafiu, rahimehull-llah, ka thėnė:

    "Me ēdo kėnd qė kam biseduar kam dashur tė ketė sukses dhe tė ndihmohet, tė ketė kujdesin dhe mbikqyrjen e All-llahut. ēdo herė qė kam biseduar me dikend nuk jam brengosur haku a del nga gjuha ime ose e atij".
    3- Kėshilla duhet tė jetė pėr fenė e All-llahut dhe pėr atė me tė cilin debaton.
    Ai thotė: "Nė kėtė mėnyrė e pėrmbledh tė gjithė fenė, sepse kėshilla ėshtė obligim ndaj secilit musliman.
    Xherir ibėn Abdullahu, radijall-llahu anhu, ka thėnė:
    عن جرير بن عبد الله قال بايعت رسول الله صلى الله عليه وسلم على إقام الصلاة وإيتاء الزكاة والنصح لكل مسلم . متفق عليه .
    "Kam dhėnė beslidhjen Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pėr tė falur namazin, pėr tė dhėnė zekatin dhe pėr tė kėshilluar secilin musliman". (Buhariu dhe Muslimi).
    Imam Shafiu, rahimehull-llah, ka thėnė: "Ēdo herė qė kam debatuar me dikend nuk kam dashur tė gabon ai".
    4- Tė jet dinjitoz dhe serioz gjatė debatimit.
    Ai thotė: "Gjatė debatiti duhet patur dinjitet dhe seriozitet, sjellje tė mirė dhe heshtje tė gjatė, flet vetėm kur ėshtė nevoja, e nėse del ndonjė fjalė e urrejtur nga kundėrshtari duhet gėlltitur atė dhe nuk ia kthen nė tė njejtėn mėnyrė. All-llahu, azze ve xhel-le, thotė:
    { ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ السَّيِّئَةَ }
    "Ti tė keqen kthe me mė tė mirėn. Ne e dimė mė sė miri atė qė shpifin ata". (El-Muminun: 96).
    { وَإِذَا خَاطَبَهُمْ الْجَاهِلُونَ قَالُوا سَلاماً (63)}
    "E robėrit e Zotit janė ata qė ecin nėpėr tokė tė qetė, e kur atyre me fjalė u drejtohen injorantėt, ata thonė: "Paqe!". (El-Furkan: 63).
    Ibėn Abasi, radijall-llahu anhu, tregon njė rastė qė ka ndodhur nė kohėn e Omerit, radijall-llahu anhu, e cila manifeston nevojėn pėr sjellje tė mirė me kundėrshtarin dhe veprimin sipas porosive kuranore.
    Ibėn Abasi, radijall-llahu anhu, thotė: "Ujejne ibėn Hisn ibėn Hudhejfe erdhi te djali i vėllaut tė vet, Hur ibėn Kajsi. Ky ishte nga ata qė i afronte Omeri, radijall-llahu anhu, sepse kuraatė, dijetarėt e Kur'anit, ishin shoqėruesit dhe kėshilltarėt e Omerit, qofshin pleq ose tė rinjė. Ujejneja i tha djalit tė vėllaut tė vet, Hurit: ti ke autoritet te Kryetari i muslimanėve, mer leje qė tė takohem me te. Mori leje huri pėr kushėririn e tij, e kur hyri ujejne te Omeri, radijall-llahu anhu, i tha: Of orė biri i Hatabit! Pasha All-llahun, ti nuk na jep shumė dhe nuk gjykon mes nesh me drejtėsi. U hidhėrua Omeri, radijall-llahu anhu, saqė deshti ta denojė, kurse Huri i tha:

    Vazhdon.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 12-10-2006 mė 22:04
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  5. #5
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    ... Tha .....Kryetar i muslimanėve:

    All-llahu, azze ve xhel-le, i ka thėnė Pejgamberit tė vet:
    { خُذْ الْعَفْوَ وَأْمُرْ بِالْعُرْفِ وَأَعْرِضْ عَنْ الْجَاهِلِينَ (199) }



    "Ti (Muhammed) merre faljen, urdhėro pėr mirė dhe hiqu prej tė padijshmėve". (El-A'raf: 199). Kurse ky ėshtė nga tė padijshmit. Pasha All-llahun nuk e kaloi kėtė ajet Omeri, radijall-llahu anhu, pasiqė ia lexoi Huri, sepse ishte njeri qė i zbatonte porositė kuranore". (Buhariu).
    5- Nuk e ngrit zėrin sa nuk duhet.
    Ai thotė: "Nuk duhet ngritur zėrin, nuk duhet ēarė fytin e lodhė gjoksin, sepse kjo vjen nga hidhėrimi, por as qė e ulė zėrin saqė nuk mund ta dėgjojnė ata qė janė tė pranishėm, por ėshtė mesatar".
    6- Duhet tė jetė i logjikshėm.
    Ai thotė: "duhet tė jetė i logjikshėm, tė flet rrjedhshėm dhe tė din ta shpreh atė qė dėshiron ta thotė, sepse kjo i ndihmon nė debatin e tij".
    7- Duhet tė stėrvitė veten kur ėshtė nė vetmi duke i parashtruar vetes pyetje dhe duke u dhėnė pėrgjigje.
    Kėtė duhet ta bėjė qė mos tė frenohet dhe pengohet nga shikimi dhe pyetjet e ndryshme tė njerėzve.
    8- Tė jetė i gjallė dhe ambicioz.
    Dija ėshtė e rėndė dhe nuk mund tė fitohet pa punė dhe sakrificė, por duhet mund dhe flijim.
    9- Nuk duhet tė nėnēmon kundėrshtarin.
    Edhe nė qoftėse kundėrshtari ėshtė i vogėl ose i ri, nuk duhet nėnēmuar ate, por sillet me te sikur edhe njerėzit tjerė.
    10- Nuk duhet tė jetė i mahnitur me fjalėt dhe debatin e vet.
    Mahnitja ėshtė nė kundėrshtim me veprimet e sakta dhe sjell mėkatin, i cili ėshtė koka e ēdo belaje.
    11- Mos tė nxiton me gjykimin ndaj kundėrshtarit.
    Vlerėsimet dhe gjykimet nuk duhet t'i nxjer nga fillimi i debatit, sepse ndoshta fjalėt e tija tė fundit e sqarojnė qėllimin e fillimit tė debatit dhe ato mund tė japin kuptime tė sakta.
    Dhe nė fund e jep kėtė porosi:
    "Duhet tė flet me dije, tė dėgjon me butėsi, nuk duhet tė nxiton tė jep pėrgjigje, nuk sulmon me pyetje, e ruan gjuhėn nga fjalėt qė mund tė thuhen pa dije, nga debatimi mbi gjėrat qė nuk i kupton, sepse kjo mund ta shpien nė turpėrim dhe ndėrprerje tė debatit, e kjo bėhet pastaj mangėsi dhe zbritje e pozitės tek ata qė e kanė shikuar si dijetar dhe njeri me vlerė".
    All-llahu na dhashtė sinqeritet dhe dashuri pėr tė vėrtetėn kudo qoftė ajo dhe nga kush do qoftė na ardhtė ajo. All-llahu im, mė mundėso ta shoh tė vėrtetėn si tė vėrtetė dhe ta pasojė atė dhe tė kotėn si tė kotė dhe ti shmangem asaj. Amin.
    Bekir Halimi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 12-10-2006 mė 22:05
    Why do people with closed minds always open their mouths?

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Debati pėr Drejtėsinė dhe roli i Spartak Ngjelės
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-12-2005, 05:43
  3. Dėshton debati Nano-Berisha
    Nga klos nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 28-06-2005, 09:16
  4. Nis debati pozite-opozitė nė lidhje me uljen e taksave
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-03-2005, 23:11
  5. Debati mbi natyrėn e autoqefalisė sė Ortodoksėve tė Shqipėrisė
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 01-08-2004, 23:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •