Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 47
  1. #11

    RD-ja e dates 26 Janar 1991

    ..Edi Rama, me daten 26-Janar-1991,nepermjet gazetes RD , kundershton vendimin e Kuvendit Popullor qe mbronte bustin e Enver Hoxhes. Me poshte eshte artikulli i plote i botuar ate dite ne Rd. I menjehershem kundershtimi nga Zeri i Popullit.



    Artikulli i Ramės nė RD (26 janar 1991)

    Edi Rama: Dje, Sot, Nesėr.

    Dje vdiq njė njeri.
    Dje vdiq njė njeri. Njė njeri si shumė tė tjerė. Njė shqiptar. Njė komunist i ndershėm. I pėlqente tė bisedonte me ēunat siē i quante ai tė rinjtė. Kėshtu, prej kohėsh ishin miq tė mirė, edhe pse me diferencė tė madhe moshe. Kohėt e fundit pothuajse nuk fliste. Dilte nga shtėpia vetėm pėr tė kryer ritualin monoton tė radhėve tė gjata. Kur takoheshim s’mė jepte mė kėshilla si dikur. Njė ditė i kishte thėnė gruas: u ndamė me ēunat. Erdhi puna qė u ndamė me tė vėrtet me tė, edhe fizikisht, nė varrimin mė tė trishtuar qė kam parė nė jetėn time. Autobusėt atė ditė ishin nė grevė dhe njerėzit qė kishin ardhur pėr ta pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit, pak kohė patėn qė tė mendonin pėr tė vdekurin. Mund tė thuash qė e harruan. Tymi i duhanit mbi fytyrėn e zbrazėt tė mikut tim pa jetė, kujtimi i freskėt i preshve me baltė nė torbėn heroike, njė kokė legjendare prej allēie e futur nė raft, interferenca e politikomanisė qė rrinte pezull mbi kokat tona pa pėrfillur as vdekjen- tė gjitha kėto me ndihmonin qė tė bindesha se pas njė diktaturė tė egėr gjysmė shekullore, demokracisė mund ti afrohesh me llafe, po aq sa mund ti afrohesh vijės sė horizontit me vrap.Tė gjithė e duam demokracinė, tė gjithė flasim pėr tė, tė gjithė do ta presim tek dera me 31 mars. S’na mbetet gjė tjetėr veēse tė zgjedhim midis programeve tė partive, zatėm idealen , tė hedhim diku njė firmė qė i nėnshtrohemi pa kushte partisė qė disponon programin e parapėlqyer dhe tė shkojmė nė punė pėr tė fituar bukėn e pėrditshme deri nė ditėn e zgjedhjeve. Ditė shpėtimi, qė mbase duhet tė shpallet festė zyrtare pėrpara se tė zyrtarizohen vetė krishtlindjet. Por, po tė ngurosh tė bindesh pėr njė ēast, e sheh menjėherė se lumi i fjalėve, pėrveē njė deponimi civil e tė pafuqishėm tė sė drejtės, kthehet nė njė vorbull kritikash demagogjike, ku fati mė i mirė ėshtė tė mbytesh pa u vėnė re. Nė dhomė kishin mbetur tė afėrmit, unė dhe njė oficer nė pension, me tė cilin njėherė ishim grindur pėr demokracinė. Para se tė mbyllej arkivoli i dhamė lamtumirėn e fundit mikut tonė, oficeri i pari e pas tij unė. Edhe kur nė ato ēaste njeriu nuk ka kohė tė mendojė, ēuditėrisht m’u ngulit nė mend qė tė dy bėmė tė njėjtin gjest: unė jokomunisti dhe ai komunisti, e puthėm tė vdekurin. Kur erdhi momenti pėr tė ngritur arkivolin e kuq, si pėr tė mė thėnė diēka, rastėsia na vendosi tė dyve krah pėr krah, me peshėn e mikut tė pėrbashkėt, mbi supe. Natyrisht qė me tė ishim lidhur nė mėnyra dhe pėr arsye tė ndryshme, megjithatė, po bėnim diēka tė njėjtė dhe ndjenjat tona ishin shumė ta afėrta. Imazhi i thjeshtė dhe njerėzor i zbritjes sė shkallėve me barrėn mbi supet tona, mė solli krejtėsisht vizionin e varrimit tė sistemit. I tillė duhet tė jetė ai, paqėsor, pa asnjė iluzion pėrpara realitetit tė vdekjes sė tij.

    Sot lindi njė dekret.

    Mbrėmė lexova vonė “Tė pesė anarkitė” e Nolit. Megjithėse fjalėt e Nolit janė njė terapi e vlerė antidemagogjike, sot nė mėngjes mezi u zgjova nga njė gjumė me ėndrra rraskapitėse. Pa hapur mirė sytė, si zakonisht, kreva lėvizjen instiktive qė mė ēon ēdo mėngjes te dera e shtėpisė pėr tė marrė “Zėrin e Popullit”. Menjėherė sytė e lodhur mė vanė te dekreti i ri qė mbron nga keqbėrėsit pėrmendoret, bustet dhe memorialet e Skėnderbeut, vėllezėrve Frashėri, Ismail Qemalit, Fan Nolit. Hapa sytė mirė. Fan Noli! Nga dėshira qė tė ulėrija se ai nuk ka pėrmendore, gjė qė nuk e bėra nga frika se mos zgjoja tė tjerėt, pėr pak e harrova qė personaliteti i shėnuar i luftės pėr demokraci, siē thuhet nė dekret, e ka njė kokė nė allēi, e cila nuk e di se ku ka pėrfunduar, pasi ka vite qė nuk e kam parė mė. E lashė gazetėn dhe fillova tė rrėmoj nėpėr rrėmujėn e librave tė mi, sepse diku e kisha fotografinė e skulpturės sė Fan Nolit, tė cilėn e pat realizuar pėr njė ekspozitė me iniciativėn e tij personale, Thoma Thomai. Kisha njė shpresė tė vakėt, se mos ishte shėnuar nėn tė vendin se ku ndodhej. E gjeta mė nė fund, por nuk pashė asnjė shėnim poshtė, pėrveē konfirmimit tė panevojshėm pėr mua qė ishte nė gips. Vetėtimthi m’u ngatėrrua me fjalėt e Nolit mendimi se nė qindra mijėra tonelata bronz qė janė harxhuar pėr tė hyjnizuar kėtu, “idealet e errėta, tė shtrembra e tė mumifikuara tė Fanarit e tė Buhares qė pėrfyten e pėrleshen nė njė luftė pėr vdekje me idealet mė tė gjalla, elegante, e tė ndritshme tė Perėndimit”, nuk pati as dėshirė dhe as zjarr pėr tė shkrirė pak bronz pėr kokėn e tij. Gjithsesi ajo qė mė mundonte mė shumė ishte pikėpyetja se pėr ē’nevojė shqetėsohej kaq shumė shteti pėr tė mbrojtur me ligj pėrmendoret e kėtyre njerėzve tė ndritur qė populli i do sepse e deshėn, i respekton sepse e respektuan dhe i mbron vetė, sepse e mbrojtėn. Ndėrsa e bėja kėtė pyetje, njė zė nga dekreti mė pyet mua: “Po armikun e brendshėm qė mezi ē’pret rastin tė fyejė ndėrgjegjen kombėtare duke kundėrshtuar unitetin dhe normat morale tė popullit, e harrove?”. “Kėtu ambiciet janė pa fre e pa kufi; kėtu i padituri i di tė gjitha dhe i pazoti ėshtė i zoti pėr tė gjitha”. Kjo pėrgjigje e Nolit m’u duk e mirė, por e pasigurt pėr tė dialoguar me nenin e dekretit, kėshtu qė i thashė se ēuditesha pasi nuk dija ndonjė rast qė populli tė sulmonte pėrmendoret e heronjve tė tij. Lexova mė poshtė se dekreti i ri ruante edhe pėrmendoren e Enver Hoxhės. M’u duk e ēuditshme qė pushteti popullor pėr tė cilin ai ėshtė njeriu mė i shquar i kėsaj epoke, udhėheqėsi i shquar i Luftės Nacionalēlirimtare, dhe themeluesi i shtetit tė ri shqiptar, tė kishte nevojė pėr ndihmėn e ligjit qė ta mbronte pėrmendoren e tij. Mos vallė kjo ėshtė njė ndjesia ime personale?
    “Na mungojnė vetėm idealet e antropofagėve, po pėr tė zėnė vendin e tyre kemi kolltukofagė”. Befasia ime qe e plotė, kur midis rreshtave tė dekretit njoha stilin e vjetėr tė ligjeve me mundėsira tė pakufishme dėnimi pėr njeriun, nė frazėn “ēdo fyerje ose veprim qė poshtėron figurėn e personaliteteve tė tilla dėnohet me heqje tė lirisė”. Qė kjo frazė e shkėputur nga dekreti i pėrkiste posaēėrisht tendencės pėr tė ndaluar gojėt e njerėzve tė kritikonin Enver Hoxhėn, kjo ėshtė jashtė ēdo dyshimi; qė ēdo njeri qė fyen simbolet e shenjta tė gjakut dhe djersės sė derdhur pėr liri e pavarėsi duhet ndėshkuar, dhe kjo ėshtė jashtė ēdo dyshimi, por fatkeqėsia e re qė e gjeti tė gjithė opozitėn nga ky dekret ėshtė se kush i ka nė dorė ligjet dhe policinė sot nė Shqipėri, ėshtė jo vetėm i pamėsuar me demokracinė, por dhe aq i mėsuar tė mos dėgjojė tė tjerėt, saqė edhe toni i tė folurit i duket fyerje, apo edhe njė pakėnaqėsi tė shfaqur haptas e quan veprim poshtėrues ndaj figurės sė Enver Hoxhės. Zoti na ruajt nga kjo “anarki patriotike”. E vura fotografinė e Nolit nė vend dhe vendosa tė shkruaj, ashtu siē ishte, gjithė pėrjetimin e kėtij mėngjesi, qė edhe pse zgjati pak, ishte i mjaftė pėr t’i shtuar shijes sė keqe tė njė nate tė shqetėsuar dhe njė ėndėrr me sy tė hapur nė Botėn e Demagogjisė.

    Po nesėr?

    Dje vdiq njė njeri, sot lindi njė dekret, po nesėr ē’do tė ndodhė? Hėpėrhė s’mbete gjė tjetėr veēse tė kėndojmė dy vargjet e kėngės shumė tė njohur: Pėr nesėr, kushedi/Por pėr kėtė arsye/Jeta ime nuk mbaron tani.

    Pėrgjigja e ZP pėr Edi Ramėn

    Nė numrin e datės 27 janar 1991, “Zėri i Popullit” botoi njė pėrgjigje pėr Edi Ramėn tė titulluar “Pse ēuditet Edi Rama?!”

    “Dje”
    Zotit Edi Rama duke lexuar gazetėn Zėri i Popullit i paska bėrė shumė pėrshtypje dekreti i presidiumit tė kuvendit popullor qė mbron pėrmendoret dhe bustet e personaliteteve tė shquara tė historisė sė popullit tonė. i ka bėrė aq pėrshtypje, sa qė ėshtė ēuditur, pasi nė numrin e RD sė ditės sė djeshme, shkruan nė shkrimin “Dje, sot, nesėr”, “nuk dija ndonjė rast, qė populli tė sulmojė pėrmendoret e heronjve tė tij”. Sė pari ai s’ka pėrse ēuditet, sepse ligje tė tilla kanė edhe vendet e tjera tė botės, e ai, po tė interesohej, edhe mund ta mėsonte kėtė qė tė mos ēuditej. Po tė interesohej, ai si pedagog qė ėshtė, do tė mėsonte gjithashtu se ligje tė tilla nuk dalin pėr t’i mbrojtur monumentet nga populli, por nga keqbėrėsit, nga ata qė nuk kanė asnjė kredo tjetėr pėrveē asaj tė dhunės.
    “Sot”
    Por, mesa duket ai e ka hallin gjetkė. Ai ēuditet qė ka lexuar nė dekret emrin e Enver Hoxhės, ēuditet qė pushteti popullor, pėr tė cilin ai ėshtė njeriu mė i shquar, pra Enver Hoxha, udhėheqėsi i shquar i LANĒ dhe themeluesi i shtetit tė ri shqiptar, tė kishte nevojė pėr ndihmėn e ligjit, qė ta mbronte pėrmendoren e tij. Ai ēuditet se ndoshta do tu shėrbejė atyre forcave destruktive, qė duan tė fshijnė me dhunė gjithēka ka arritur populli me punė e sakrifica nė kėto dekada me nė krye PPSH. Por ai nuk duhet tė harrojė se edhe ndonjė nga liderėt e PD-sė ka deklaruar qė nėn drejtimin e shokur Enver Hoxha, Shqipėria pati arritje nė shumė fusha. Askush nuk e ndalon Edi Ramėn pėr tė shprehur pikėpamjet e tij, pėr ēfarė tė dėshirojė. Kjo tashmė ėshtė mundėsuar nė shtypin e opozitės, por ėshtė krejt e natyrshme qė aktet e dhunės dhe fyerjet publike, shteti t’i ndalojė me ligj. Sepse ato nuk i shėrbejnė demokracisė, madje e frenojnė atė. Zoti Edi Rama, qė i lutet Zotit ta ruajė nga “anarkia patriotike” do t’i thoshim se mė e ndershme do tė ishte tė shfaqte hapur ndjesitė e tij personale, dhe t’i pėrgjigjej pyetjes: mos vallė ti je pėrkrahės i atyre qė duan t’i shembin monumentet. Nėse je, thuaje troē dhe populli pastaj, do tė gjykojė mė saktė se kush i shėrben anarkisė patriotike, ti apo ligjet e shtetit, e ata qė i zbatojnė ato.
    “Po nesėr?!”
    I shkreti! E gėnjen mendja se historia i ka hapur portat pėr tė, se piedestalin e ka gati dhe… mjafton qė tė ngjitet mbi tė. Por lavdia nuk ėshtė si gripi, qė ti ngjitet kujtdo.”
    Shperndaje:
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ASrock4u2 : 19-02-2011 mė 17:08
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050








    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #13
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    e mbaj mend dhe une ate dite.
    kam kaluar aty prane dhe u trondita.
    mijra milet qellonin me gure te ngratet ushtare e police te shtetit.. dhe gjith kjo masaker .. behej per te hedhur nje kolos metalik..
    pra derrmoheshin bij nenash polic e ushtar aspak fajtor per 50 vitet diktature.. nga nje turme laramane pa koke per te rrezuar nje cop metal..

    as at dit e as sot nuk jam pajtuar me ate huliganizem.. nga i cili me von buruan qindra huliganizma.. deri tek ky i fundit.. 21 janari i ed rucit..

    cfar ishte imperativi i dites ato dite..

    e drejta per Pluralizem..

    Pastaj vinte radha.. formimi e forcimi i Partise se Dhjetorit e cila ne se do fitonte zgedhjet do ta cvidhoste kolosin metalik pa u gjakosur kerkush..

    vendim..

    keshilli bashkiak i Tiranes ne miratim te qeverise merr vendim te liroje sheshin nga busti i ish-diktatorit..

    te nesermen mbas vendimit te marre me shumice votash.. nisej nje zuk me saldatore e mekaniko c'montatore.. dhe bente urt e but c'vidhosjen e bustit dhe pastaj nje vinc po urt e bute e ngarkonte bustin mbi nje kamion.. dhe e vidhiste bustin diku ne nji magaze te shtetit..

    keshtu benen punet..

    .



    Ushtar e polic te shtetit ate dite ishin sampistet e 326. Ata dollapet levizes, 100 kg muskuj. Sa e kishte normen e ushqimit ushtria ??? Buke, ēaj e djathe. Sa e kishin normen sampistet ??? Sekret shteteror per kohen. Te krahasosh sampistet me policet e shtetit sot, eshte si te krahasosh SS me Bundespolizei. Kujto gjakosjet e studenteve neteve te dhjetorit '90. Ishin po te njejtet "sherbetore te ngrate" te shtetit qe nuk kursenin grushtat e shqelmat.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar mė parė nga Mr Zeid Lexo Postimin
    Nje gje eshte e vertet, qe brezi i prinderve tane ka qene brezi me i keq ne historin e popullit shqiptar. enver hoxha ju mohoj cdo gje dhe ata e duartrokisnin. eshte per te ardhur keq kur mendon se edhe ata qe dilnin jashte per pune ose shkolle. benin nje propagande antiperendimore.
    enver hoxha meritonte te hiqej zvar i gjalle, ndiej keqardhje qe kjo nuk u be sa ai ishte gjalle.

    vlen te theksohet. ka qene nje pakic shume e vogel qe deshin ta leminonin, por ishin shume pake dhe te pa fuqishem. prandaj dhe u leminuan

    poshte komunizmi, dhe vdekje e komistave
    Kame qeshur me lot per ket shkrime ky zoteriu thote poshte komunizemi E komunizemit i sherben po mendoj komunizemit Islam si nuk kane dallime nga diktatura e Enverit Besa diktatura e myslimanve jane me te rrezikshem se ta shkatrrojne ēdo gje shqiptare
    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

  5. #15
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar mė parė nga Mr Zeid Lexo Postimin
    Nje gje eshte e vertet, qe brezi i prinderve tane ka qene brezi me i keq ne historin e popullit shqiptar. enver hoxha ju mohoj cdo gje dhe ata e duartrokisnin. eshte per te ardhur keq kur mendon se edhe ata qe dilnin jashte per pune ose shkolle. benin nje propagande antiperendimore.
    enver hoxha meritonte te hiqej zvar i gjalle, ndiej keqardhje qe kjo nuk u be sa ai ishte gjalle.

    vlen te theksohet. ka qene nje pakic shume e vogel qe deshin ta leminonin, por ishin shume pake dhe te pa fuqishem. prandaj dhe u leminuan

    poshte komunizmi, dhe vdekje e komistave
    Kushe ka guzuare ti dale perpara Enver Hoxhes, sa ishte gjalle ??!!!

    Shume shqipetare bile bile jane friguar nga fotografia e Enverit ,edhe mbas vdekjes se tije .


    Sa veshtire e ka demokracia e mirrefillte te deportoje ne Shqiperi, ende coftinat komuniste jane gjalle.

  6. #16
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    ''Si e vura litarin ne grryken e diktatorit''

    http://www.botasot.info/img/faqja20.jpg



    ''Si e vura litarin ne grryken e diktatorit''

    Nė datėn 19 shkurt '91 rreth orės 15:00 Plenumi i KQ-sė tė PPSH-sė del me njė deklaratė, duke theksuar se kushtet e jetesės sė studentėve janė pėrmirėsuar mjaft dhe u refuzua kėrkesa e studentėve pėr heqjen e emrit tė Enver Hoxhės nga Universiteti i Tiranės, si i pabazuar. Qėndresa e KQ-sė mori fund pas dy muajsh, kur emri Enver Hoxha i Universitetit tė Tiranės, u hoq.

    Forca tė shumta speciale, tė ruajtjes sė rendit dhe tė ndėrhyrjes sė shpejtė, tė pajisura me skafandra kauēuku, shkopinj gome, gaz lotsjellės dhe qen kufiri kishin bllokuar rrugėn qė tė ēonte nga Liceu Artistik tek godina e Radiotelevizionit. Gjithashtu pėr kėtė qėllim ato kishin bllokuar rrugėn automobilistike edhe me dy makina IFA tė ushtrisė. Njė zjarrfikėse e madhe lėshoi me presion ujė me ngjyrė tė kuqe nė njė rreze tė madhe hedhėse prej 20-30 metrash, duke lagur tė gjithė protestuesit. Kjo gjė irritoi pa masė popullin demonstrues dhe ai filloi tė drejtohej tek gardhi i madh i policisė dhe forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė. Nga presioni i madh i ujit tė zjarrfikėses, shumė gra dhe fėmijė u rrėzuan pėrtokė. Kishte shumė me fėmijėt e vegjėl tė tyre dhe ndėr to ishte edhe zonja Liri Berisha me djalin e saj tė vogėl, Shkėlzenin. Zjarrfikėsja hidhte ujė me ngjyrė tė kuqe dhe nga kjo nuk shpėtoi as Liri Berisha, e cila u lag nga uji i ngjyrosur me tė kuqe dhe u dėmtua edhe nga sytė si pasojė e presionit tė madh tė ujit tė hedhur nga pompat e fuqishme tė zjarrfikėses. Duke parė kėtė moment tė rrezikshėm, protestuesit filluan tė bėrtisnin qė gratė me fėmijėt e vegjėl tė kthehen prapa. Policia arriti tė zmbrapste njė pjesė tė protestuesve deri tek ish-Shkolla Kosova ku edhe aty u bėnė pėrleshje fyt mė fyt deri nė goditje me tulla e tjegulla.

    Ndėrsa turma kryesore e protestuesve prej mijėra vetash, duke valėvitur disa flamuj kombėtarė, iu sul me njė vrull dhe kurajo gardhit tė madh tė ushtrisė dhe policisė. Pas pėrleshjeve dhe pėrpjekjeve tė pandalshme tė protestuesve, policia u detyrua tė tėrhiqej tek godina e Radiotelevizionit. Kėtu policia filloi tė shtėnat nė ajėr, tė hedhė gaz lotsjellės dhe tė vėrė nė veprim edhe qentė e kufirit ndaj protestuesve. Nė kėtė moment duhet tė falėnderojmė punonjėsit e Radiotelevizionit Shqiptar dhe tė Institutit tė Informatikės, qė nė numėr tė shumtė kishin dalė jashtė godinės sė tyre dhe ndėrkaq bėrtitėn me tė madhe: "Mos qėlloni, mos qėlloni". Kėtu u bė njė pėrleshje e dytė midis turmės tonė tė protestuesve dhe policisė edhe forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė. Kėto tė fundit, tė ndodhura pėrballė presionit dhe qėndresės heroike tė protestuesve u tėrhoqėn pranė godinės sė Kryeministrisė, duke krijuar njė gardh mjaft tė fuqishėm mbrojtės nė mėnyrė qė tė mos lejonin turmėn e protestuesve prej afro 5 mijė vetash qė i ndiqte ata, tė drejtoheshin drejt Bllokut qeveritar.

    Afro 10 deri 15 ushtarė tė forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė ishin tė rrethuar nga protestuesit pranė murit tė ish-Drejtorisė sė Pritjes. Protestuesit i rrėmbyen atyre mburojat prej kauēuku dhe shkopinjtė e gomės. Ndėrkaq, disa prej ushtarėve filluan edhe tė qanin. U Nxitėn protestuesit qė ata tė fillonin thirrjet: "Ushtria ėshtė me ne. Ushtarėt janė vėllezėrit tanė". Ata i lirojnė ushtarėt, iu dhanė edhe pajimet pėrkatėse me vete, si dhe nuk lejuan qė tė dhunoheshin fizikisht nga njerėzit e irrituar. Tek Liceu Artistik, njė turmė tjetėr e madhe forcash tė ndėrhyrjes sė shpejtė dhe tė rendit, tė shoqėruar edhe me qen kufiri, kishin pėrēarė dhe ndaluar turmėn e madhe tė protestuesve qė vinte mbas nesh nga Qyteti "Studenti".

    Adrian Heta: Unė nė makinėn qė rrėzoi bustin e Enverit

    Turma e protestuesve qe dhe mė energjike kur arriti nė sheshin "Skėnderbej", pėr t'u vendosur afėr monumentit tė diktatorit komunist. Pėr arsye se numri i forcave tė policisė dhe i forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė qė ndodheshin pranė sheshit "Skėnderbej" dhe Muzeut Historik Kombėtar, ishte tepėr i madh, u vendos qė protestuesit tė prisnin valėn tjetėr tė protestuesve qė vinin nga Qyteti "Studenti". Nė sheshin "Skėnderbej" kaloi njė veturė e bardhė dhe me sa morėm vesh brenda saj ndodhej Sali Berisha, kryetar i Partisė Demokratike. Kjo gjė i entuziazmoi protestuesit. Njė grup protestuesish qė ishin tek Liceu Artistik, pasi u pėrleshėn me policinė, u futėn tek lulishtja pranė Parlamentit nėpėrmjet Rrugės sė Elbasanit. Pastaj, pasi kaluan pranė godinės sė Bashkisė, u vendosėn rreth monumentit tė Skėnderbeut. Policia dhe forcat e ndėrhyrjes sė shpejtė tė shoqėruara me qen kufiri, tė cilėt i kishin fshehur prapa Muzeut Historik Kombėtar, filloi t'u bėjė presion protestuesve tė shumtė pėr t'u tėrhequr dhe pėr t'u shpėrndarė larg monumentit tė Skėnderbeut. Policia pėrdori edhe zjarrfikėsen, e cila hidhte me presion ujė me ngjyrė tė kuqe qė njolloste rrobat e protestuesve. Turma tjetėr e protestuesve qė ishin tė bllokuar tek godina e Kryeministrisė, e frikėsuar nga breshėritė nė ajėr tė armėve tė policisė, u tėrhoq nga tentativa pėr tė hyrė nė Bllokun qeveritar. Ata kaluan nė lulishten mbrapa Kryeministrisė dhe mbėrritėn tek sheshi "Skėnderbej", pėr t'u vendosur tek kolonat e Pallatit tė Kulturės. Ndėrkohė, ky grup protestuesish tentoi tė sulmojė pėr nga shatėrvani, por u zmbrapsėn nga policia. Disa makina tė vogla tė policisė qarkullonin nėpėr sheshin "Skėnderbej", duke u rėnė sirenave pėr t'u bėrė protestuesve presion psikologjik. Njė djalė i ri, i quajtur Durim Hoxha, shkėputet nga grupi kryesor i protestuesve qė ndodhej pranė Bankės sė Shtetit, pėr t'u kapur pas kabinės sė zjarrfikėses. Por, pas pak ai rrėzohet i dėmtuar nėpėr trup dhe me fraktura tė brinjėve.

    Grupi i katėrt i protestuesve vjen nga Qyteti "Studenti" dhe vendoset pėrreth sheshit "Skėnderbej". Ndėrmjet protestuesve (banorė kryesisht nė Rrugėn e Kavajės, nė Laprakė, nė rrugėn "Ali Demi", Kombinat etj.), qė ndodheshin pranė Bankės Kombėtare dhe monumentit tė diktatorit, hodhėn mendimet se si tė sulmohej monumenti. Fillimisht, duheshin thyer pllakat e mermerta tė shkallėve pėr tė zmbrapsur dhe pėr t'u pėrleshur me policinė. Gjithashtu, pas kėsaj nevojitej tė ndalohej ndonjė makinė e rastit, e tonazhit tė rėndė pėr tė rrėzuar me kavo monumentin e diktatorit komunist. Pėr tė realizuar kėtė aksion, Saimir Maloku sė bashku me shokėt e tij i kėrkojnė ndihmė protestuesve pėr tė gjetur midis tyre njė shofer. Prania e ushtarėve tė armatosur me snajper sipėr Pallatit tė Kulturės, hotel "Tiranės", Muzeut Historik Kombėtar dhe nė pallatet pėrreth e bėnte tė pamundur dhe tepėr tė rrezikshėm kėtė aksion dhe ky mund tė lihej pėr njė ditė tjetėr kur tė krijohej mundėsia. Minutė pas minute shtohej numri i protestuesve nė shesh. Pėr njė moment u dėgjua njė e thirrur: "Mos u prapsni dhe mos u trembni nga policia, se ata janė tė armatosur me fishekė manovėr" (fishekė stėrvitjeje qė bėjnė zhurmė, pa pasur plumb brenda). Kjo u dha shumė kurajo protestuesve. Tri makina IFA tė policisė tė mbuluara me tenda shkarkojnė pranė shatėrvanit njė grup tė madh forcash speciale tė pajisura me skafandra plastike dhe me shkopinj gome. Ata krijojnė njė gardh tė fuqishėm mbrojtės pėrreth sheshit tek monumenti.

    Ndėrkohė sheshi "Skėnderbej" ishte mbushur plot e pėrplot nga dhjetėra mijėra vetė dhe tė vendosur rreth e pėrqark tij, qė bėrtisnin duke thirrur: "Ushtria ėshtė me ne, Tė hiqet qelbėsira, Liri-Demokraci" etj. Njė grup prej 40 deri 50 vetėsh shkėputet nga turma e popullit protestues dhe vendoset pranė monumentit tė diktatorit. Ata filluan tė thyejnė pllakat prej mermeri tė shkallėve dhe nisėn tė qėllojnė policinė. Forcat speciale, tė ruajtjes sė rendit dhe tė ndėrhyrjes sė shpejtė, tė armatosura me shot gun dhe armė tė ndryshme filluan tė qėllojnė nė ajėr me fishekė manovėr dhe tė sulmonin herė pas here grupin e protestuesve tek monumenti. Ndėrkaq protestuesit i kundėrpėrgjigjeshin duke i qėlluar me gurė e copa mermeri. Nga krahu lindor i Muzeut Historik Kombėtar, nė ndihmė tė policisė erdhėn forca tė shumta tė ushtrisė dhe tė ndėrhyrjes sė shpejtė me qen kufiri. Njė protestues pranė monumentit mbante njė flamur kombėtar. Sipėr godinės sė Bankės Kombėtare, Muzeut Historik Kombėtar dhe pallateve nė hyrje tė Rrugės sė Durrėsit dhe tė Kavajės etj., policia kishte vendosur snajper dhe kamera tė fshehta. Nė mes tė radhėve tė protestuesve policia dhe Sigurimi i Shtetit kishin infiltruar shumė informatorė, tė cilėt kishin pėr detyrė tė raportonin mbi veprimtarinė e elementeve tė rrezikshėm rebelė. Por, pėrpjekjet e policisė dhe tė forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė ishin tė kota para turmės sė madhe tė protestuesve, tė cilėt u sulėn nga tė gjitha krahėt dhe i detyruan ata tė tėrhiqen. Protestuesit duke bėrtitur: "Fitore, Fitore" u sulėn drejt monumentit dhe u bėnė zot tė sheshit "Skėnderbej". Njė helikopter policie fluturonte dhe filmonte protestuesit e shumtė qė u mblodhėn pėrreth monumentit. Njė kameraman i quajtur Agim Buxheli bėnte filmime me njė kamera amatore. Nė mes tė turmės, njė qytetar rreth 70 vjeē i quajtur, Hysen Berberi, vjehrri i Saimirit, ishte i goditur nė kokė dhe i mbuluar tėrė gjak nė fytyrė. Disa gra protestuese e morėn pėr ta ēuar nė mjekim pranė ambulancės nr. 5 qė ndodhej pėrballė ish-godinės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve. Njė qytetar tjetėr nė gjendje tė plagosur ishte i shtrirė pėrtokė. Gjashtė qytetarė e marrin nė krah e vendosin tek njė makinė aty pranė dhe e nisin drejt spitalit. Gjatė kohės sė pėrleshjeve tė protestuesve me forcat speciale tek monumenti, qytetari Ardian Heta (nipi i kirurgut tė njohur prof. dr. Hysen Heta), mori njė makinė IFA tė braktisur, qė ndodhej nė sheshin "Skėnderbej". Ardiani merr drejtimin e makinės IFA dhe pasi bėn dy xhiro rreth shatėrvanit, godet me spond njė makinė zjarrfikėse qė lagte popullin me ujė tė ngjyrosur me bojė tė kuqe. Makina zjarrfikėse nga kjo goditje ndalon sė lėvizuri. Ndėrkohė, aty pranė ndodhej njė polic rreth 35 vjeē, i plagosur nė kokė nga gurėt e protestuesve dhe i mbuluar me gjak. Ardian Heta sė bashku me shokun e tij Indrit Sukaj, e marrin nė makinė policin e plagosur dhe e transportojnė nė Spitalin Ushtarak nė Laprakė. Para se tė nisej makina, shumė protestues i thonė Ardianit qė tė kthehej prapa se makina mund tė nevojitej edhe pėr rrėzimin e monumentit. Ai e mbajti premtimin dhe u kthye me makinėn pėrsėri nė shesh.

    Astrit Hatellari: Unė vura litarin nė grykėn e diktatorit

    Njė grup i madh qytetarėsh ishin tė vendosur pranė vendit ku qėndronte akoma monumenti i diktatorit komunist. Nga Rruga e Durrėsit vijnė dy djem tė rinj me njė rrotull litari prej liri. Po nė kėtė kohė mbėrrin tek sheshi "Skėnderbej" makina IFA e drejtuar nga Ardian Heta. Ai e drejton makinėn drejt e tek vendi ku ndodhej monumenti i diktatorit. Pastaj njė grup njerėzish ndihmojnė Astrit Hatellarin qė tė vendoste litarin tek monumenti i diktatorit. Pėrpjekja e parė dėshton sepse litari shkėputet. Nga makina sjellin njė kavo ēeliku jo shumė tė gjatė, tė cilėn e lidhin me litarin. Nė pėrpjekjen e dytė, Astrit Hatellari i ndihmuar edhe nga njė qytetar tjetėr e vendos litarin pranė gishtave tė dorės sė majtė i ulur poshtė, tė monumentit tė diktatorit. Pastaj u larguan tė gjithė njerėzit, qė tė mos dėmtoheshin nga rreziku i shembjes sė monumentit gjigant. Makina e tėrheq 3-4 herė monumentin e derdhur nė bronz tė diktatorit komunist, i cili bie anash nė drejtim tė Muzeut Historik Kombėtar. Afro 100 mijė vetė qė ndodheshin tek sheshi "Skėnderbej", duke u pėrqafuar me njėri-tjetrin nga gėzimi i madh i kėsaj ngjarjeje tė papėrsėritshme, filluan tė brohorasin tė entuziazmuar tej mase. Ra simboli i komunizmit. Ndėrsa nė momentin qė do tė rrėzohej ky monument, populli demokrat i Tiranės me entuziazėm tė papėrshkruar bėrtiste: "Ta heqim, ta heqim qelbėsirėn". Njerėzit nga kureshtja e madhe shkuan tek koka e monumentit tė diktatorit dhe me veprime nga mė tė ēuditshme shprehnin urrejtjen e tyre tė madhe ndaj tij. Pastaj protestuesit i vėnė kavon kokės sė kėtij monumenti gjigand. Makina IFA e drejtuar nga Ardian Heta i shoqėruar nė kabinė nga shoku i tij, Indrit Sukaj, e tėrheq zvarrė kėtė monument gjigand pėrgjatė sheshit "Skėnderbej". Mbi makinė dhe mbi monument, rrinin tė ulur njerėz tė shumtė. Gjithė populli i Tiranės, qė ndodhej nė sheshin "Skėnderbej" e shoqėronte kamionin me thirrje dhe brohoritje tė shumta.

    Sulo Jaupaj: Me autobusin e minierės hoqa zvarrė Enverin

    Pas gjithė kėtyre, makina IFA e drejtuar nga Ardian Heta vazhdon itinerarin nė drejtim tė Rrugės sė Elbasanit. Pesėdhjetė metra larg nga godina e ish-tė pėrndjekurve politikė (sot), shkėputet busti nga pjesa tjetėr e monumentit gjigand tė diktatorit. Gjithashtu makina IFA pėson defekt (i digjet freksioni) pėr arsye tė peshės sė madhe tė demonstruesve tė hipur mbi makinė dhe mbi monumentin e diktatorit. Turma e demonstruesve shkėput kavon nga makina dhe fillon tė tėrheqė vetė bustin e diktatorit, deri pranė parkut tė lodrave nė Rrugėn e Elbasanit. Gjithashtu, tek pjesa e mbetur e monumentit tė diktatorit, nga kėmbėt deri tek gjoksi, afrohet njė "Skodė" e parkut tė mallrave me shofer Sulo Jaupaj. Shumė demonstrues e lidhin kėtė pjesė tė mbetur tė monumentit me "Skodėn". Shoferi Sulo Jaupaj me makinėn e tij lėviz afro dy kilometra nėpėr rrugėt e Tiranės i pėrshėndetur nga mijėra qytetarė. Nė pjesėn malore tė Rrugės sė Elbasanit pėr t'u ardhur nė ndihmė demonstruesve tė lodhur vjen njė autobus me ngjyrė tė kuqe, qė ishte i punėtorėve tė minierės sė Kėrrabės. Kjo makinė drejtohej nga njė shofer zeshkan 50-vjeēar, qė quhej Hysen Alla. Autobusi ishte i mbushur me minatorė. Minatorėt dhe protestuesit e lidhėn shpejt e shpejt bustin e diktatorit pas autobusit. Pastaj, Hysen Alla e drejton makinėn e tij pėr tek godina e studentėve grevistė. Kur autobusi mbėrriti atje, shpėrtheu njė gėzim i jashtėzakonshėm midis studentėve grevistė tė urisė tė ngujuar dhe protestuesve. Busti i diktatorit u la i varur lart tek godina e studentėve grevistė. Pasdite, mjaft qytetarė mblidhen pėrsėri tek sheshi "Skėnderbej". Shumė prej tyre filluan tė thyejnė bazamentin prej mermeri tė errėt tė ish-monumentit tė diktatorit. Mbasi u errėsua, minatorėt e Kėrrabės e rilidhėn pėrsėri bustin e diktatorit tek autobusi i tyre. Pas kėsaj, autobusi me disa minatorė brenda vazhdon itinerarin pėr tek Rruga e Kavajės. Nė zonėn pranė ambasadave, policia gjuan me snajper autobusin dhe i thyen dy xhama. Arrestohen dhjetė minatorė, midis tyre zotėrinjtė Hysen Alla, Vladimir Xhillari, Agim Abazi, Arben Lame, Luan Paja (ish-themeluesi i degės sė PD-sė pėr minierėn e Kėrrabės, i vdekur) etj. Po atė ditė nė qytetet e Gjirokastrės dhe tė Korēės rrėzohen monumentet e diktatorit komunist. Radiotelevizioni Shqiptar si dhe agjencitė e huaja tė lajmeve jepnin njoftimin se nė Tiranė, nė mesditė, u rrėzua monumenti gjigand i diktatorit komunist.

    Nė ora 20:00 shfaqet nė televizionin shqiptar Ramiz Alia, ish-President i Republikės, i cili nė njė prononcim tė tij publik ndėr tė tjera thotė: "Sot kryeqyteti ynė kaloi njė nga ditėt mė dramatike dhe tė rėnda tė jetės sė tij. Turma tė irrituarish, duke humbur ēdo arsye logjike kaluan nė akte vandalizmi dhe arritėn tė rrėzonin monumentin e Enver Hoxhės".

    Pas orės 21:00 tė asaj nate dhe nė ditėt nė vazhdim, policia dhe Sigurimi komunist bazuar nė filmimet e kamerave sekrete dhe nga tė dhėnat e informatorėve tė tyre tė infiltruar midis protestuesve, arrestoi rreth 300 protestues. Ndėr ta, afro 70 veta u dėnuan me burgime tė ndryshme me akuzat pėr grumbullime tė paligjshme, shkatėrrim monumentesh dhe goditje tė pėrfaqėsuesve tė shtetit. Me qindra qytetarė tė tjerė u pushuan nga puna.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #17
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Muhabete kot.Ajo kohe ka vdekur....
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    Citim Postuar mė parė nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Kame qeshur me lot per ket shkrime ky zoteriu thote poshte komunizemi E komunizemit i sherben po mendoj komunizemit Islam si nuk kane dallime nga diktatura e Enverit Besa diktatura e myslimanve jane me te rrezikshem se ta shkatrrojne ēdo gje shqiptare
    nigjo ketu mer kacure.l ketu diskutojme njerez qe e dine se kush eshte komunizmi dhe e kane jetuar ate, plera te kalibrit tende qe nuk dine gje tjeter vecse te sillen verdall forumit te ofendojne fene time, nuk e kuptojne kete teme.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Postime
    237
    Ato ngjarje athere treguan shume qarte se sa thelle i kemi greqerit dhe jugo serbet.
    Shpresoj qe cdo shqiptar te nxjerre mesimet e veta nga ato ngjarje te athershme qe gjasme rrezuan bustin por ne te vertete installuan kaosin vandalizmi dhe terrorin ne kryeqytetin e shqipetarve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ozzy : 20-02-2011 mė 06:54

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    e mbaj mend dhe une ate dite.
    kam kaluar aty prane dhe u trondita.
    mijra milet qellonin me gure te ngratet ushtare e police te shtetit.. dhe gjith kjo masaker .. behej per te hedhur nje kolos metalik..
    pra derrmoheshin bij nenash polic e ushtar aspak fajtor per 50 vitet diktature.. nga nje turme laramane pa koke per te rrezuar nje cop metal..

    as at dit e as sot nuk jam pajtuar me ate huliganizem.. nga i cili me von buruan qindra huliganizma.. deri tek ky i fundit.. 21 janari i ed rucit..

    cfar ishte imperativi i dites ato dite..

    e drejta per Pluralizem..

    Pastaj vinte radha.. formimi e forcimi i Partise se Dhjetorit e cila ne se do fitonte zgedhjet do ta cvidhoste kolosin metalik pa u gjakosur kerkush..

    vendim..

    keshilli bashkiak i Tiranes ne miratim te qeverise merr vendim te liroje sheshin nga busti i ish-diktatorit..

    te nesermen mbas vendimit te marre me shumice votash.. nisej nje zuk me saldatore e mekaniko c'montatore.. dhe bente urt e but c'vidhosjen e bustit dhe pastaj nje vinc po urt e bute e ngarkonte bustin mbi nje kamion.. dhe e vidhiste bustin diku ne nji magaze te shtetit..

    keshtu benen punet..

    .
    .....po ti mer lal ke cili "dyqon e ble buken " se spo ta morim vesh muhabetin???
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 31-01-2013, 14:04
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Nishani refuzon prokurorinė, nuk dėshmon pėr padinė e Ramės
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 15:20
  5. Mbi 4 Shkurtin
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 09:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •