Besoja kam harrue tua Uroj 20 vjetorin e Demokracis, vdekjen e diktatures qe sa po vjen e kalbet.
Jeni shqyptari mire dhe nje nder me te urtit ne forum. Urime Festa
Besoja kam harrue tua Uroj 20 vjetorin e Demokracis, vdekjen e diktatures qe sa po vjen e kalbet.
Jeni shqyptari mire dhe nje nder me te urtit ne forum. Urime Festa
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 21-02-2011 mė 05:22
Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri
Flm Plaku per respektin dhe gjithashtu gezon te njejtin respekt edhe nga une!
Ne bindjen time do pranoja te flisnin te gjithe per kohen e diktatures.Pa perjashtim.Por ju lutem.Vetem ata qe jetuan ne Shqiperi.Qofte edhe sikur disa ta mbronin.
Por jo te flasin ata qe nuk e jetuan as edhe nje sekonde ate sistem.Dhe aq me keq,ata qe nuk jetuan as nje sekonde ne Shqiperi!
Eshte absurde!!!
Protagonistet e 20 shkurtit rrefejne rrezimin e diktatorit
Doda: Ishte nje dite e perfshire me ndjesi frike per te panjohuren
Eva Gjura
Shembja e bustit te diktatorit Hoxha, eshte perjetuar me shume emocion edhe nga vete studentet greviste te urise. Mesila Doda, nje nga studentet greviste te urise, rrefen per “Koha Jone”, emocionet e asaj dite qe per te, mbetet e paharruar ashtu si shume dite te tjera te atij viti. Zonja Doda rrefen se shembja e bustit, per studentet ishte nje e papritur e madhe qe erdhi per shkak te zhvillimeve qe mori situata, pasi kerkesa e tyre ishte per heqjen e emrit te diktatorit nga universiteti. Ajo kujton se kur eshte marre vesh lajmi, ka pasur edhe frike dhe kenaqesi te pa pershkruar. Frike, sepse ende nuk e besonin dhe kenaqesi, sepse po tregonte se studentet nuk ishin vetem, kishin dhe popullin nga prapa. Tani ajo i kujton gjerat me me qetesi dhe vlereson edhe hapat qe Shqiperia ka bere gjate ketyre 22 viteve.
Zonja Doda, si e kujtoni 20 shkurtin e 1991 ?
Ishte nje dite plot zhvillime, nje dite qe ishte e perzier me ndjesine e frikes dhe me te panjohuren per diten e neserme, pasi kishte shume presion nga ana e regjimit, por ndiheshin se temperaturat jashte greves se urise ishin rritur shume, sepse kishin ardhur prinderit dhe situata dukej se po agravohej, por askujt nuk i shkonte mendja per ate qe do te ndodhte, se do rrezohej busti. Ai bust mes Tiranes, realisht na ofendonte te gjithe neve qe mendonim ndryshe nga regjimi. Mbaj mend, qe gjate dites pati disa lajmerime, qe u hoq emri, nuk u hoq emri, qe ishte dhe kerkesa e greves, sepse ne kishim kerkesa ekonomike dhe me pak politike dhe po jua them se per heqjen dore nga kerkesat ekonomike dhe qendrimit ne kerkesat politike, ka qene z.Berisha ai, qe na e ka thene. Jashte, ne mbeshtetje te greves, ishte nje mase e madhe njerezish dhe ne nje moment te caktuar ndjeme qe turma u largua, patem nje ndjenje frike se kujtuam e na lane vetem dhe mund te nderhynin forcat e rendit dhe na nxirrnin me force. Dikush erdhi dhe na tha qe e rrezuam bustin, ne nuk e besonim nje gje te tille, kujtonim se ishin provokime te sigurimit. Pastaj nisen te vijne njerezit dhe lajmi perforcohej per shembjen e bustit. Ne atekohe, ishte e pabesuar, sepse sot duket kollaj. Mbaj mend se kane sjelle koken e bustit dhe tentuan ta fusnin nga dritarja dhe nuk pershkruaj dot entuziazmin e atyre momenteve, entuziazmin e turmes dhe tonin kur me vone u mor vesh, qe ishte hequr edhe emri i universitetit.
Tani pas 22 vitesh kur e ktheni koken pas, si e shikoni zhvillimin e Shqiperise?
Te jem e sinqerte, ne kishim menduar se do te ishte me i thjeshte progresi dhe do te kishim mundesi te kapnim kohen. Por, nderkohe, u vertetua se koha e diktatures ishte shume e veshtire te hiqet nga mentaliteti yne, ne ekonomi e ne lidhjen shpirterore te njerezve, sepse akoma ndiejme pasojat e asaj periudhe. Megjithate, pati dy shtylla kryesore, e para ishte sistemi i lirise, pra ishte per nje sistem demokratik, ku liria ishte koncepti baze dhe se parulla ishte “Liri-Demokraci” dhe e dyta, ishte evropianizimi i vendit, sepse parulla ishte “E duam Shqiperine, si gjithe Evropa”. Te dyja ide politike te jashtezakonshme, te dala nga rinia e asaj kohe, qe kur e sheh sot, mendon sesi kemi arritur ta mendonim dhe formulonim, gje qe flet per nje intuite shume te madhe politike te rinise se asaj kohe. Sot shikon se ka nje sistem funksional dhe nuk besoj se ka shprehje me te bukur sesa ajo qe tha Hillari Klinton, “nese doni te shikoni nje demokraci funksionale, shikojeni ne Shqiperi”, pra Shqiperia ka nje sistem demokratik qe funksionon dhe kjo eshte nje nga fitoret me te medha. Me pas, kemi arritjet e tjera te medha, Shqiperia u be anetare e Keshillit te Evropes, anetare e Sigurimeve te Bashkepunimit Evropian, anetare e NATO, liberalizimi i vizave e shume te tjera.
Bregu: Shqiptaret, do festojne se bashku sot 20 shkurtin
Ministrja e integrimit Majlinda Bregu, ka deklaruar se dita e sotme, e 20 shkurtit, do te mbledhe ne shesh ne oren 16:30 qindra e mijera shqiptare per te festuar diten e madhe te permbysjes se bllokut te komunizmit, diten ku moren udhe lirite tona.
“20 shkurti 1991, kishte vetem nje motiv: rrezimin e diktatures, hapjen e dyerve drejt Evropes, se shume enderruar. U ngriten te gjithe per t’i dhene fund njehere e mire vuajtjeve te prinderve, persekutimeve, ekzekutimeve, kampeve te perqendrimit. Thirrjet “Ta bejme Shqiperine si gjithe Evropa”, ishin simboli i protestave studentore dhe i gjithe levizjes popullore ne ate kohe”, u shpreh Bregu. Me tej, ajo theksoi se. “ne sot jemi qytetare te lire si gjithe Evropa, udhetojme pa barriera ne te gjithe Evropen. Ne sot jemi nje nga vendet anetare te aleances me te fuqishme ne bote, ne NATO. Ne sot, permes reformave te medha, afrohemi cdo dite e me shume me standardet Evropiane. Ne sot kemi shume arsye per te festuar 20 shkurtin, si diten qe shenoi fillimin e kesaj epoke te re transformimi, zhvillimi dhe mireqenieje, qe na ben te ndjehemi sot qytetare te denje, sic edhe e kemi merituar gjithmone te jemi”. Bregu ka theksuar me tej se sot, shqiptaret nuk harrojme se 20 shkurti eshte fundi i nje sistemi diktatorial, pinjollet e rinj, te se cilit po kerkojne me cdo kusht ta rilindin perseri. “Sot, Rilindesit e Bllokut, jo vetem nuk kane shprehur per asnje moment pendese per eterit e tyre, por vazhdojne bindshem t’u japin te njejtin denim shqiptareve; t’i bllokojne. Tentuan te bllokojne NATO-n. Deshtuan.
Tentuan te bllokojne levizjen e lire te shqiptareve neper Evrope. Prape deshtuan. Po bllokojne per tre vjet me radhe statusin e vendit kandidat. Do te deshtojne serish, nese vazhdojne keshtu”, tha Bregu.
Ruli: Me 20 shkurt, u rrezua frika
Si moment historik ku u rrezua frika dhe u konfirmua ne menyre te pashmangshme rrezimi i regjimit komunist. Keshtu e kujton Genc Ruli 20 shkurtin e vitit 1991, diten qe u rrezua monumenti i diktatorit Enver Hoxha, te vendosur ne mes te Tiranes. Z. Ruli tregon se rrezimi i bustit, erdhi ne nje moment kur disa muaj me pare qe nga dhjetori i ’90 kishte nisur pershkallezimi i presionin politik nga partia Demokratike, e cila kerkonte mbajten e zgjedhjeve te lira e pluraliste. Sipas tij, demokratet kerkonin qe zgjedhjet e planifikuara per ne shkurt, te shtyheshin per ne mars. Ruli u shpreh se qellimi ishte goditja e simbolit te Enverit dhe nisen te prisheshin bustet e Enverit, neper qendra pune dhe kudo qe ndodheshin. Gjithashtu, Ruli sjell ne vemendjen e te gjitheve, se ngjarjet qe po ndodhin ne Shqiperi ato dite, kishin nje pasqyrim mjaft te madh ne te gjitha mediat boterore, te cilat shkruanin per perpjekjen e shqiptareve ne sjelljen e demokracise dhe lirise se vendit. “Simbolika e tij ishte mjaft e madhe dhe shtypi bolero ka shkruar per kete eveniment dhe ishte perfundimisht, thyerja e frikes dhe konfirmimi i pashmangshem, qe regjimi komunist mbaroi”, kujton Ruli.
Tritan Shehu e kujton si sot 20 shkurtin e 1991. Ndryshe nga ditet e tjera te punes, ai nuk ka qene prane te semureve ne spital, por tek te rinjte, studentet qe ishin ne greven e urise dhe kerkonin heqjen e emrit te diktatorit nga universiteti i tyre. Tritan Shehu, protagonist i politikes pre 22 vjet dhe sot deputet i PD-se, kujton se pavaresisht kushteve te keqija ku zhvillohej greva, vendosmeria e atyre te rinjve dhe mbeshtetja e kryeqytetasve, ishte e madhe. Per gazeten “Koha Jone”, ai kujton se ato dite ishin plot tension, por frika nuk njihte kufi dhe vendosmeria per te ecur perpara, ishte e madhe. Ai kujton entuziazmin e pallogaritshme e te gjitheve ne momentin kur u rrezua busti, simboli i komunizmit. Gjithashtu, ai sheh me shume gjakftohtesi dhe zhvillimet e shumta te 22 viteve te Shqiperise, ku thekson se vendi ka shenuar hapa te medha para, nga zhvillimi ekonomik, deri tek anetaresimi ne NATO etj.
Z. Shehu, si e kujtoni ju 20 shkurtin e 1991?
Ate dite isha prane greves se urise me studentet, duke organizuar sherbimin mjekesor ndaj tyre. Qe nga momenti qe u hap greva e urise dhe ne vazhdim, une isha brenda ne greven e urise dhe po merresha me sherbimin mjekesor. Pati mjaft probleme dhe veshtiresi dhe kishte studente me probleme shendetesore, por kishte gjithmone nje vendosmeri, nje entuziazem dhe te gjithe ata qe ishin brenda, ishin te vendosur te shkonin deri ne fund te greves. Vendosmeria per greven ka qene e madhe dhe kishte aq shume kerkesa per te hyre brenda, edhe nga shume e shume te tjere, por kushtet higjieno-sanitare, nuk e lejonin nje gje te tille dhe une vura si kufi se, nuk do te lejohen te hyjne me studente dhe rruget e hyrjes u mbyllen. Ishte nje greve qe kishte nje motiv te madh, nuk ishte thjesht ceshtja e emrit, ishte greva e cila synonte fundin e regjimit te para zgjedhjeve te 21 marsit, ishte nje beteje idealesh me permbysjen e simbolit si koncepte, si ballafaqim. 20 shkurti ishte dita kur para greves, u ndodhen mijera banore te Tiranes, nje pafundesi njerezisht, erdhen sindikatat dhe ne nje moment, turma u drejtua drejt qendres. Une isha ne greve dhe degjova te shtena. Dola nga greva dhe nxitova drejt turmes ku degjoheshin te shtena. Fatmiresisht nuk kishte viktima, atje takova dhe time shoqe Aiden, e cila ne ate kohe punonte gazetare ne radio dhe vazhduam rrugen drejt sheshit “Skenderbej”. Arritem ne shesh dhe aty pashe qe u shemb busti i Enver Hoxhes. Ishte shembje e simbolit te diktatures, ishte nje gezim, nje entuziazem i pallogaritshem dhe i pa pare ne ato momente
Tani pas 22 vitesh, a jane arritur synimet dhe endrrat e atyre te rinjve dhe te rejave?
Une mendoj se gjithcka e ka zanafillen nga 8 dhjetori, dita e fillimit te levizjes, nga 12 dhjetori, dita e krijimit te Partise Demokratike dhe nga 20 shkurti, dita e rrezimit te monumentit. Ngjarjet kulmojne me keto tre dite te medha, per te arritur pastaj ne 22 marsin e ‘92 , e cila perben diten e fitores se demokracise shqiptare. Une mendoj se jane arritur shume. Le te kthejme pak koken prapa dhe do te shohim se Shqiperia eshte nje vend tjeter, Shqiperia eshte nje vend i lire, vend demokratik, eshte anetar i NATO-s, Shqiperia ka nje ekonomi tregu, Shqiperia ka nje media te lire, Shqiperia ka aspirata te medha, por pikenisjet e aspiratave te medha, jane keto data. Une mendoj se njeriu asnjehere nuk mund te thote se jane realizuar te gjitha, por une mendoj se themeli, baza qe ne u perpoqem, u realizua. Shqiperia eshte krejt tjeter sot.
Ceka: 20 shkurti do te mbetet si simboli i triumfit kunder diktatures
Nje nga protagonistet kryesore te 20 shkurtit, ka qene edhe Neritan Ceka, i cili per “Koha Jone”, kujton rolin e madh qe paten studentet ne kete dite, gjithashtu ai kujton se kane qene edhe qytetaret e Tiranes, te cilet nuk hezituan dhe dolen ne mbeshtetje te studenteve, te cilet ishin ngujuar ne greve urie. Ceka tashme nen petkun e diplomatit, pasi kontributi i tij ne politike keto 22 vite ka qene mjaft i konsiderueshem, thote se 20 shkurti do te mbetet si simboli i triumfit te luftes kunder diktatures ne Shqiperi. Duke u ndalur tek vitet e sotme, Ceka thote se eshte bere shume, megjithese ne ato vite nuk ishte vene ndonje afat per zhvillimin e vendit. Ceka thote se, po te kthejme koken pas, te gjithe do te shohim nje Shqiperi te zhvilluar.
Z. Ceka, si e kujtoni ju 20 shkurtin e 1991?
Eshte nje dite e paharrueshme per radhen e diteve qe shenuan permbysjen e diktatures ne Shqiperi. Ka lidhje me rolin e studenteve, te cilet ishin futur ne nje greve urie per heqjen e emrit te diktatorit nga universiteti. Por ata paten dhe mbeshtetjen e qytetareve te Tiranes dhe me pas zbriten drejt sheshit ku ishte busti i diktatorit. Kjo dite, ka mbetur si dite simboli i triumfit te luftes kunder diktatures ne Shqiperi, per arsye se kjo beteje do te vazhdonte me pas edhe me ngjarje te tjera qe e pasuan ate, sic ishte demonstrimi tek ura e Lanes me 21 shkurt, puci ushtarak tek Shkolla e Bashkuar me 22 shkurt, te cilat te gjitha treguan vendosmerine e popullit per arritjen e demokracise.
Tani pas 22 vitesh, a jane arritur synimet dhe endrrat e atyre te rinjve dhe te rejave?
Mendoj se pas 22 viteve, ato ideale qe kishim si permbysja e diktatures e vendoja e demokracise, sepse gjithe populli ishte me parullat “Liri Demokraci”, apo “Ta bejme Shqiperine si gjithe Evropa”, nje pjese e tyre dhe sidomos kjo e dyta, e te berit “Shqiperine si gjithe Evropa”, eshte ne realizim e siper. Megjithate, ne nuk kishim vene afate dhe nuk mund te dinim per sa behet, por e them me bindje se sot kemi nje Shqiperi shume te zhvilluar.
KJ
Krijoni Kontakt