_________________________________
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 20-02-2011 mė 11:24
"They will not control us, We will be victorious"
Ti vertet qenke TINZAR sikur te tha nje dite nje vendas i yt .
Nuk ke tjeter pune ti i 'emancipuar" qe ofendon njerz vetem pse kane besim ISLAM ?
Shqioje vehten o shoq se vertet je bere i tepert ., leri nerezit me hallet e veta se si duket ti nuk kishe tjera halle , vetem ateher kurr ske rryme ne shtepi je i qet .
"They will not control us, We will be victorious"
"They will not control us, We will be victorious"
Bustin e Shokut Enver Hoxha e kan rrezuar bashkpuntorėt e UDB-es dhe agjenturave tė huaja qe donin ta pėrmbysin Shqiprin dhe ta bejn leck !
Populli Shqiptar e ka dashur Komandantin e Shqiptarve dhe pėr ket gje ndjehet dhe sot i deshpruar dhe fajtor qe se mbrojtjen Komandantin Legjendar i cili ēliroi dhe ngriti Shqiprin Moderne dhe i dha Arsim dhe Kultur Botrore dhe Nacionale.
Nė rrezimin e Bustit tė Shokut Enver ishin tė involvuar agjent tė UDB-es, bijt e Kriminelve tė cilet Enver Hoxha i mundi gjat Luftes Nacionalēlirimtare dhe ato forca Kriminale iken bashk me Fashizmin nga Shqipria sepse ata kishin bere Luft kunder Shqipris dhe kishin bere Masakra kunder Popullit tė Shqipris sebashku me nazifashistet !
Enver Hoxha do rroj pėr jete nė zemrat dhe mendjen tone
grepi, dora vetė
HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA
HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA
HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA
HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA
HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA
HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA
HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA
HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA
HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA
HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA
HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA
HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA
![]()
Elegance is an attitude.
o grepi .... te keshilloj te nderrosh furnizues ..... nuk e paska pase me kualitet te mire mallin ky i furnizuesi i sotshem ....____
![]()
"They will not control us, We will be victorious"
http://www.botasot.info/img/b3-20-18-8-53foto1.jpg
Berisha: 20 Shkurti, dita e kurajės dhe e lirisė sė qytetarėve
Kryeministri pėrshėndet me njė fjalim koncertin e madh festiv “20 Vjet Liri”, nė sheshin Nėnė Tereza
“Gėzuar 20 Shkurtin, ditėn e kurajės dhe tė lirisė sė qytetarėve. 20 Shkurti ėshtė njė nga fitoret mė tė mėdha tė kombit”.
Me kėto fjalė, kryeministri Berisha e nisi pėrshėndetjen e tij gjatė koncertit tė madh festiv “20 Vjet Liri”, nė sheshin Nėnė Tereza nė Tiranė, nė pėrkujtim tė rrėzimit tė bustit tė ish-diktatorit Enver Hoxha 20 vjet mė parė.
Duke vijuar se “jemi mbledhur kėtu, pėr tė festuar 20 vjet liri, 20 vjet nga greva epike e urisė sė studentėve”.
“Mė 20 shkurt, u pėrmbys diktatori i shqiptarėve, dhe kjo ėshtė dita kur ne shkallmuam bllokun bunker tė regjimit barbar qė e kishte zhytur Shqipėrinė nė mjerimin mė ekstrem”, tha ai.
Mė pas, kreu i qeverisė shtoi faktin se kjo ditė mbetet nė kujtesėn tonė, si ajo e memories sė viktimave tė sistemit komunist, tė krijuar nga kasaphana e luftės sė klasave, pėr tė mbajtur pushtetin me dhunė.
Sipas tij, lulet e 20 Shkurtit, do tė lulėzonin gjithė fushat dhe malet e kėtij vendi dhe do tė shkrinin pėrgjithmonė ngricėn e terrorit tė ngulur nga diktatura nė mendjet e shqiptarėve, pėr tė mos u kthyer kurrė mė.
Gjatė fjalimit, Berisha mbajti edhe njė minutė heshtje para turmės, pėr gjithė viktimat e regjimit komunist.
Nė sheshin “Nėnė Tereza”, tė kryeqytetit, kryeministri Berisha iu drejtua qindra mijėra qytetarėve tė pranishėm:
“Tė dashur qytetarė dhe qytetare tė Tiranės dhe mbarė Shqipėrisė,
Vėllezėr dhe motra,
Zonja dhe zotėrinj,
Jemi mbledhur sot, nė kėtė shesh tė festojmė sė bashku, njė nga ngjarjet me tė rėndėsishme, nė historinė e lirisė dhe tė dinjitetit tė qytetarėve shqiptarė, 20 shkurtin, ditėn e pėrmbysjes sė bllokut bunker komunist, ditėn e pėrmbysjes sė shtatores sė diktatorit Enver Hoxha, si dhe ditėn kombėtare tė kujtesės sė martirėve dhe viktimave tė sistemit barbar komunist.
Gėzuar 20 shkurtin, ditėn e kurajės, trimėrisė, guximit, lirive tė mėdha qytetare!
Sot, kėtė ditė e festojnė mbarė shqiptarėt, tė cilėt tek 20 shkurti shohin ditėn e ngadhėnjimit tė lirive dhe dinjitet e tė tyre njerėzor, mbi shtypjen e egėr, poshtėrimin e pamerituar, ngadhėnjimin e shpresės dhe besimit mbi dėshpėrimin e thellė, tė shkuarėn e hidhur, tė keqen mė tė madhe, qė shqiptarėt kanė njohur nė tėrė historinė e tyre kombėtare.
20 vjet mė parė, studentėt liberatorė tė universitetit tė Tiranės do tė ngujoheshin nė grevėn epike tė urisė, nė grevėn vendimtare tė lirisė, pėr heqjen e emrit tė diktatorit Enver Hoxha, universitetit nė tė cilin ata studionin. Njėlloj si nė dhjetorin e vitit’ 90, nė mbrojtje, nė mbėshtetje tė tyre do tė vėrshonte Tirana dhe mbarė Shqipėria.
Studentė, studente, burra dhe gra qė nė vitin 1991 pėrmbysėn bllokun dhe shtatoren e diktatorit qė pėr gjysėm shekulli mbolli terror, shkatėrrim vdekje, kanė 20 shkurtin ditėn e lirisė sė tyre sublime, ditėn e ngadhėnjimit, guximit, trimėrisė sė tyre, mbi terrorin, dhunėn, tanket, skuadrat e pushkatimit, tė diktaturės mė tė egėr , mė ēnjerėzore qė Evropa ka njohur.
20 shkurti ėshtė njė datė qė pėrmbysi bustin e diktatorit ėshtė vendimi i jetės sė tyre, me tė cilėn ata bėnė tė lirė veten e tyre, familjen, ditėn nė tė cilėn Partia Demokratike, opozita shqiptare mė e re e asaj kohe do tė organizonte dhe do tė shėnonte njė nga fitoret mė tė mėdha, nė tėrė historinė e kombit dhe do tė shndėrrohej nė njė nga forcat mė tė fuqishme antikomuniste, nė Evropė.
Nderim tė madh studentėve tė lirisė, atyre qindra dhe mijėra qytetarėve tė Tiranės dhe tė mbarė Shqipėrisė qė pėrmbysėn mė 20 shkurt bllokun bunker tė regjimit diktatorial, shtatoren e Enver Hoxhės, Hitlerit tė Shqiptarėve.
Nder veprės sė tyre!
Tė dashur qytetarė dhe qytetarė tė Tiranės dhe mbarė Shqipėrisė,
Sot, nė Shqipėri dhe nė mbarė kombin shqiptar janė miliona tė rinj fatlumė, tė cilėt nuk e kanė pėrjetuar kėtė ditė dhe kėtė datė, nuk e kanė njohur kalvarin skllavėrues tė regjimit tė bllokmenėve primitive. Ata janė me tė vėrtetė fatlumė, por mė fatlumė jemi ne ėshtė kombi ynė me gjeneratėn e tij tė lirisė.
Unė ju bėj thirrje atyre, nė emėr tė virtyteve dhe vlerave njerėzore, nė emėr tė sakrificave, dhimbjeve, tė prindėrve dhe kombit tė tyre, ju bėj thirrje shqiptarėve tė nderojnė kėtė ditė, si dita e kurajės njerėzore, tė mos harrohet kurrė se liritė tona, dinjiteti ynė, ēelėn errėsirėn, shkallmuan bllokun bunker, tė regjimit barbar qė kishte zhytur Shqipėrinė, nė izolimin mė tė thellė, mjerimin mė ekstrem, shtypjen mė ēnjerėzore,persekutimin, torturat, ekzekutimet, kampet e pėrqendrimit, gjenocidin, krimet kundėr njerėzimit, disa herė mė tė mėdha se ato tė tė gjitha klikave komuniste tė mara sė bashku.
Prandaj dhe kjo ditė ėshtė dhe do tė mbetet nė memorien tonė si dita kombėtare e kujtesės sė martirėve dhe viktimave tė sistemit komunist.
Nė Shqipėrinė e Enver Hoxhės dhe bllokmenėve tė tij, nė gijotinėn e kasaphanės sė luftės sė klasave qė lideri i shqiptarėve dhe bllokmenėt ngritėn pėr tė mbajtur pushtetin e tyre, u morėn qindra dhe mijėra jetė tė pafajshme njerėzore, u pėrpinė shekuj dhe shekuj, mijėvjeēarė dhe mijėvjeēarė, vitesh lirie dhe rini tė vjedhura tė njerėzve, vetėm e vetėm se ata guxonin ti luteshin zotit, tė rronin, tė jetonin dhe lėviznin tė lirė, nė Shqipėrinė e lirė. Ata donin tė kėndonin kėngėn e lirisė, nė vendin ku besimi tek zoti, liritė e dhe tė drejtat e individit, thirrjet e natyrshme perėndimore, tė qytetarit shqiptar dėnoheshin deri me vdekje. Diktatori paranojak i shqiptarėve, bllokmenėt e tij me hiperkolektivizmin total skllavėrues, urinė, dėnimin, vuajtje tė shkaktuara prej tyre, shuajtėn dhe morėn qindra dhe mijėra jetė, qė nga foshnjat e sapolindura, e deri tek qytetarėt tė gjitha moshave.
Nder pėr jetė tė gjithė atyre qė flijuan jetėn dhe rininė e tyre, pėr dinjitetin dhe liritė qė ne gėzojmė sot!
Ju ftoj ju tė nderojmė sė bashku me njė minutė heshtje viktimat e regjimit barbar komunist.
I pėrjetshėm do tė mbetet kujtimi i tyre!
Tė dashur qytetarė dhe qytetare tė Tiranės dhe tė mbarė Shqipėrisė,
Pėrmbysja e bllokut dhe shtatores sė Enver Hoxhės mė 20 shkurt tė viti 1991, do tė shėnonte “de fakto”, pėrmbysjen e tiranisė hoxhiste nė Shqipėri. Por sėrish ajo nė grahmat e fundit tė saj u vėrsul nė ato ditė shkurti me tanke, blinda e mitraloza, nė rrugėt e Tiranės dhe nė mbarė Shqipėrinė dhe ekzekutoi pa gjyq nė rrugėt e kryeqytetit dhe qyteteve tė tjera tė vendit, me dhjetėra e dhjetėra tė rinj. Mirėpo as terrori, as dhuna e shkurtit tė viti 1991, e klikės Alia- Ruēi nuk do ti vyshkėte kurrė lulet e 20 shkurtit. Ato lule tė shpresės, do tė lulėzonin, fushave, kodrave e maleve tė Shqipėrisė. Flladi dhe erėrat e ngrohta tė lirisė do tė shkrinin njėherė e pėrgjithmonė ngricėn e frikės dhe terrorit nė mendjen dhe zemrat e shqiptarėve pėr tė mos u kthyer kurrė mė mbrapa.
Ne jemi djemtė dhe vajzat , burrat dhe gratė e lirisė, tė vendosur dhe tė betuar qė tė mos lejojmė kurrė qė e shkuara tė kthehet pėr tė penguar tė ardhmen tonė. Gabuan dhe dėshtuan rėndė ata qė e provuan. I kėshillojmė qė tė mos e provojnė mė. Liria ėshtė pasioni ynė.
Tė dashur qytetarė dhe qytetare tė Tiranės dhe tė mbarė Shqipėrisė,
Vėllezėr dhe motra,
Zonja dhe zotėrinj,
Kėto 20 vite nuk kanė qene tė lehta pėr ne. Ato qė ju pėrjetuat, vėshtirėsitė, dhimbjet e sakrificat, diktatura hoxhiste shkatėrroi Shqipėrinė, mė shumė se ēe kishte shkatėrruar, ēdo luftė, ēdo epidemi, apo ēdo fatkeqėsi, ndonjė vend tjetėr tė planetit.
Mė 20 shkurt tė vitit 1991, ne ishim kombi mė i shtypur nė Evropė dhe njė ndėr dy apo tre kombet mė tė shtypura nė botė. Ne ishim kombi mė i varfėr nė Evropė, dhe njė ndėr tre apo katėr kombet mė tė varfra nė planetin tonė. Ne ishim kombi dhe vendi qė kishim pėrjetuar pushtime shekullore, copėtime dramatike, racizma tė egra, diktatura barbare.Nė vitin 90 ne ishim vendi i lirive dhe tė drejtave tė ndaluara me kushtetutė, vendi qė pas rėnies sė murit tė Berlinit, zvarriste nė rrugėt e qyteteve tona dhjetėra e dhjetėra tė rinj qė synon lirinė.
Zonja dhe zotėrinj,
Qytetarė dhe qytetare tė Tiranės dhe tė mbarė Shqipėrisė,
Sot, Kėtė ditė, nė kėtė shesh ne duhet tė gėzojmė. Asnjė komb tjetėr, nė rrugėn e lirisė nuk ka ecur mė shpejt se sa ne shqiptarėt nė dy dekadat e fundit. Sot ne jemi vendi i lirive dhe tė drejtave tė garantuara me kushtetutė, lirisė sė besimit dhe tolerancės sė shkelqyer fetare, lirisė sė mendimit dhe tė shprehjes sė tij. Sot jemi vendi i votės sė lirė, i zgjedhjeve tė lira, vendi i shtetit ligjor, i demokracisė qė funksionon. Sistemi i demokracisė, sistemi i vlerave mė tė mira njerėzore, ėshtė vepra, ėshtė kryevepra e jetės sonė.
Qytetarė dhe qytetarė tė Tiranės dhe tė mbarė Shqipėrisė,
Bllokmenėt, ashtu si 20 vjet mė parė, kur ēdo ditė, ēdo orė, ēdo javė flisnin pėr popullin dhe nė emėr tė tij, sot pas njėzet vitesh njėlloj si etėrit, pinjollėt e tyre, ēdo orė, ēdo ditė, ēdo javė, qindra dhe mijėra herė flasin pėr popullin dhe ne emėr tė tij. Ata mjeranė, nuk e kuptuan as dje dhe nuk kuptojnė as sot se populli shqiptar nuk ka folur kurrė me zėrin e tyre, se qytetarėt e lirė, se populli I lirė flet dhe do tė flasė me zėrin e tij tė lirė.
20 vite pas pėrmbysjes sė diktaturės, mė 21 janar tė vitit 2011, bijtė e etėrve qė u pėrmbysėn mė 20 shkurt tė vitit 1991, do tė ishin tė vetmit nė Evropėn e pasluftės qė u sulėn me gurė, drurė, zjarr e eksploziv pėr tė pėrmbysur qeverinė legjitime tė Shqipėrisė dhe dėshtuan. Edhe njėherė 21 janari ju mėsoi ju, se vota e lirė e qytetarėve ėshtė mė e fortė se ēdo gurė, se ēdo dru, se ēdo armė.
Bij tė etėrve hoxhistė, pushtet dhe dhunė nuk do tė merrni kurrė nė kėtė tokė. Liria ėshtė pasioni ynė.
Qytetarė dhe qytetarė tė Tiranės dhe mbarė Shqipėrisė,
Vėllezėr dhe motra,
Zonja dhe zotėrinj,
Ne qė pėrmbysėm murin e Berlinit nė Tiranė, qė shembėn bllokun bunker tė regjimit barbar dhe hapėm dyert e mbyllura tė lirisė pėr shqiptarėt, jemi sot me krenarė dhe me besim mė tė madhe se kurrė tek liria, forca e saj e fuqishme. Ne ju themi bllokmenėve tė rinj se liria nuk ėshtė vetėm pasioni ynė, por ėshtė forca e kushtetutės sė kėtij vendi tė lirė, forca e institucioneve tė kėtij vendi tė lirė. Ne jemi dhe do tė mbetemi pėrjetė djemtė dhe vajzat, burrat dhe gratė, e botės sė lirė. Me ne, shqiptarėt do tė votojnė gjithmonė tė lirė. 8 maji ėshtė prova jonė e re ndaj lirisė.8 maji do tė jetė festa e votės sė lirė.
Tė dashur qytetarė qytetare dhe qytetarė tė Tiranės dhe mbarė Shqipėrisė,
Vėllezėr dhe motra,
Zonja dhe zotėrinj,
Ne qė 20 vjet mė parė fshimė nga harta bllokun bunker dhe bustet e gjalla, shtatoren e tiranit, Shqipėrinė vendin mė tė izoluar tė planetit, me reforma tė thella dhe tė gjithanshme e anėtarėsuam nė Aleancėn mė tė fuqishme tė lirisė qė kohėrat kanė njohur, aleancėn e atlantikut tė Veriut.
Zoti e bekoftė NATON dhe vendet e saj anėtare!
Duke anėtarėsuar Shqipėrinė nė NATO, ne shndėrruam nė realitet ėndėrrėn shekullore tė shqiptarėve pėr tė jetuar tė sigurtė, nė kėtė vend, nė paqe , nė liri, tė ardhmen e tyre. Nė kėtė rrugė ne nuk u ndalėm dhe nuk u dekurajuam as nga rezoluta antinato e PPSH me emėr tė ri dhe as nga mitingjet antinato tė bllokmenėve tė rinj. “Shqipėria nė NATO “ ishte premtimi i madh i jetės sonė. “Shqipėria nė NATO” ėshtė vepėr e besimit tonė tek liria.
Bllokmenėt e rinj njėsoj si etėrit e tyre qė etiketonin qindra e qindra, herė nė ditė, si imperialiste, qeveritė e vendeve anėtare tė NATO-s, sot ata etiketojnė qeverinė tuaj, qeverinė e vendit anėtar tė NATO-s si qeveri fashiste, qeveri qė duhet pėrmbysur.
Ne u themi nga kjo tribunė pinjollėve tė bllokut se njėherė e provuat mė 21 janar, dhe mos guxoni mė kurrė ta provoni se kjo qeveri legjitime, rendi kushtetues i njė vendi anėtar tė NATO-s nuk mund tė pėrmbyset kurrė me dhunė. Institucionet kushtetuese tė njė vendi tė lirė janė kėshtjellat e lirisė. Mjerė ata qė guxojnė ti prekin ato.
Tė dashur qytetarė dhe qytetare tė Tiranės dhe tė mbarė Shqipėrisė,
Shqipėria 20 vjet mė parė ishte vendi i kloneve, i telave me gjemba dhe lėvizjes sė ndaluar. Ne sot sė bashku ia dolėm tė realizojmė ėndėrrėn tuaj mė tė bukur tė shqiptarėve, ėndrrėn e rilindėsve tanė, heqjen e vizave, lėvizjen e lirė, tė qytetarėve nė mbarė Evropėn.
Sot, pas 20 vitesh, bijtė e atyre qė firmosėn varjen e disidentėve shqiptarė, nė sheshet e qyteteve tona apo qė ekzekutuan nė kufij tė rinj shqiptarė, vitin e kaluar ndėrmorėn fushatėn e turpit, bėnė gjithēka pėr tė futur vizat tuaja, nė kutitė e tyre turpit, por dėshtuan. Sot, ju lėvizni tė lirė, jeni mė tė lirė se kurrė nė jetėn tuaj. Ne mbajtėm premtimin tjeter tė madhe tė jetės sonė.
Tė dashur qytetarė dhe qytetare tė Tiranės dhe tė mbarė Shqipėrisė,
20 vjet mė parė , Shqipėria ishte vendi I tretė mė i varfėr i planetit me rrogė, mesatare, 5 deri nė 7 dollar nė muaj. Sot, shqiptarėt kanė njė rrogė mesatare prej rreth 500 dollarėsh. Sot, Shqipėria renditet nė vendin e 87 si vendi mė i mirė, pėr tė jetuar pėr qytetarėt e saj. Vendi, i cili 20 vjet mė parė kishte pothuaj infrastrukturėn primitive, po ndėrton sot, njė nga rrjetet rrugore mė moderne nė Evropė. Vendi i cili pak vite mė parė nuk njihte internetin dhe teknologjinė e lartė ka kapur sot mesataren evropiane nė moshėn dixhitale. Vendi,i cili vetėm pak vite mė parė nuk ekzistonte nė hartėn e turizmit botėror, u pėrcaktua kėtė vit si destinacioni kryesor turistik i planetit, si “E bukura e dheut”.
Vėllezėr dhe motra,
Zonja dhe zotėrinj,
Sė bashku nga ky shesh , le tė ftojmė tė gjithė shqiptarėt kėtė ditė tė madhe tu shtrojnė njė pyetje, pinjollėve tė bllokut qė u pėrmbysėn 20 vjet mė parė; nė emėr tė tė cilave interesave qytetare, shoqėrore apo kombėtare futėn buritė e boritė e bilbilat nė parlament, kur vendi firmoste marrėveshjen e stabilizim asociimit?; organizuan mitingjet antikombėtare pėr tė penguar anėtarėsimin nė NATO, Shpifėt, trilluat dhe bėtė ēdo gjė pėr tė penguar ndėrtimin e korridorit tė kombit, bėtė gjithēka pėr tė bllokuar vizat e shqiptarėve dhe sė fundi ndėrmorėt sulmin ndaj Kėshillit tė Ministrave pėr tė marrė pushtetin me dhunė?
Unė jam i bindur se ēdo shqiptar pavarėsisht nga bindjet politike e ka tė qartė se kėto qėndrime janė nė kundėrshtim me interesat e tij jetike, personale dhe familjare, me interesat e kombit dhe tė Shqipėrisė. Ata janė interesave tė kloneve puniste-mafioze qė sot njėlloj si bllokmenėt e 20 viteve mė patė u thonė jo interesave tuaja, u thonė jo, interesave tė fėmijėve tuaj, u thotė jo thirrjeve tė miqve nė mbarė botėn.
Duke pėrfunduar fjalėn time, dėshiroj tu bėj thirrje nga ky shesh, tė rinjve dhe tė rejave, burrave dhe grave, tė moshuarve tė Shqipėrisė tė bashkohemi sot mė shumė se kurrė rreth mesazhit tė 20 shkurtit, mesazhit tė lirisė, tė bashkohemi pėr lirinė dhe tė drejtat tona, zgjerimin dhe konsolidimin e tyre. Tė bashkohemi ne sot, me besimin tonė tė palėkundur, tek e ardhmja jonė evropiane, tė ndėrtojmė ne sė bashku, ēdo orė, ēdo ditė e ēdo javė, godinėn madhėshtore tė Shqipėrisė evropiane, si shtėpia jonė, si shtėpia mė e bukur e jetės sonė, si shtėpia mė e bukur e fėmijėve tanė.
Ne qė pėrmbysėm bllokun, shtatoret dhe bustet e gjalla, ne qė ndėrtuam nė Shqipėri, sistemin e demokracisė, tė bazuar nė ekonominė e lirė tė tregut, ne qė anėtarėsuam Shqipėrinė nė NATO, garantuam lėvizjen e lirė nė mbarė Evropėn, ne kemi si forcė tė vetme besimin tonė tek zoti, besimin tonė tek njėri-tjetri, besimin tonė tek liria.
Marshi ynė i lirisė drejt Evropės ėshtė i pandalshėm. Ora jonė e lirisė nuk mund tė ndalet kurrė. Ajo rreh njė me tik- takun e zemrave tona, zemrave tė mbarė shqiptarėve.
Zoti i bekoftė shqiptarėt, lirinė dhe flamurin e tyre.
Zoti i bekoftė fėmijėt e shqiptarėve, kudo qė janė nė botė.”
http://www.botasot.info/reklama/be.20-24131.jpg
http://www.botasot.info/reklama/b4--...-30foto9-1.jpg
http://www.botasot.info/reklama/b5-2...-29foto6-1.jpg
http://www.botasot.info/reklama/bb241315.jpg
http://www.youtube.com/watch?v=a9Tij...embedded#at=34
Ju falendero z.mesuesi_1 dhe Gezuar 20 vjetori i renejes pushtetit diktatorial. gezuar Demokracin shqyparet u do qe jan.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 20-02-2011 mė 14:57
Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri
Krijoni Kontakt