..Edi Rama, me daten 26-Janar-1991,nepermjet gazetes RD , kundershton vendimin e Kuvendit Popullor qe mbronte bustin e Enver Hoxhes. Me poshte eshte artikulli i plote i botuar ate dite ne Rd. I menjehershem kundershtimi nga Zeri i Popullit.
Artikulli i Ramės nė RD (26 janar 1991)
Edi Rama: Dje, Sot, Nesėr.
Dje vdiq njė njeri.
Dje vdiq njė njeri. Njė njeri si shumė tė tjerė. Njė shqiptar. Njė komunist i ndershėm. I pėlqente tė bisedonte me ēunat siē i quante ai tė rinjtė. Kėshtu, prej kohėsh ishin miq tė mirė, edhe pse me diferencė tė madhe moshe. Kohėt e fundit pothuajse nuk fliste. Dilte nga shtėpia vetėm pėr tė kryer ritualin monoton tė radhėve tė gjata. Kur takoheshim s’mė jepte mė kėshilla si dikur. Njė ditė i kishte thėnė gruas: u ndamė me ēunat. Erdhi puna qė u ndamė me tė vėrtet me tė, edhe fizikisht, nė varrimin mė tė trishtuar qė kam parė nė jetėn time. Autobusėt atė ditė ishin nė grevė dhe njerėzit qė kishin ardhur pėr ta pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit, pak kohė patėn qė tė mendonin pėr tė vdekurin. Mund tė thuash qė e harruan. Tymi i duhanit mbi fytyrėn e zbrazėt tė mikut tim pa jetė, kujtimi i freskėt i preshve me baltė nė torbėn heroike, njė kokė legjendare prej allēie e futur nė raft, interferenca e politikomanisė qė rrinte pezull mbi kokat tona pa pėrfillur as vdekjen- tė gjitha kėto me ndihmonin qė tė bindesha se pas njė diktaturė tė egėr gjysmė shekullore, demokracisė mund ti afrohesh me llafe, po aq sa mund ti afrohesh vijės sė horizontit me vrap.Tė gjithė e duam demokracinė, tė gjithė flasim pėr tė, tė gjithė do ta presim tek dera me 31 mars. S’na mbetet gjė tjetėr veēse tė zgjedhim midis programeve tė partive, zatėm idealen , tė hedhim diku njė firmė qė i nėnshtrohemi pa kushte partisė qė disponon programin e parapėlqyer dhe tė shkojmė nė punė pėr tė fituar bukėn e pėrditshme deri nė ditėn e zgjedhjeve. Ditė shpėtimi, qė mbase duhet tė shpallet festė zyrtare pėrpara se tė zyrtarizohen vetė krishtlindjet. Por, po tė ngurosh tė bindesh pėr njė ēast, e sheh menjėherė se lumi i fjalėve, pėrveē njė deponimi civil e tė pafuqishėm tė sė drejtės, kthehet nė njė vorbull kritikash demagogjike, ku fati mė i mirė ėshtė tė mbytesh pa u vėnė re. Nė dhomė kishin mbetur tė afėrmit, unė dhe njė oficer nė pension, me tė cilin njėherė ishim grindur pėr demokracinė. Para se tė mbyllej arkivoli i dhamė lamtumirėn e fundit mikut tonė, oficeri i pari e pas tij unė. Edhe kur nė ato ēaste njeriu nuk ka kohė tė mendojė, ēuditėrisht m’u ngulit nė mend qė tė dy bėmė tė njėjtin gjest: unė jokomunisti dhe ai komunisti, e puthėm tė vdekurin. Kur erdhi momenti pėr tė ngritur arkivolin e kuq, si pėr tė mė thėnė diēka, rastėsia na vendosi tė dyve krah pėr krah, me peshėn e mikut tė pėrbashkėt, mbi supe. Natyrisht qė me tė ishim lidhur nė mėnyra dhe pėr arsye tė ndryshme, megjithatė, po bėnim diēka tė njėjtė dhe ndjenjat tona ishin shumė ta afėrta. Imazhi i thjeshtė dhe njerėzor i zbritjes sė shkallėve me barrėn mbi supet tona, mė solli krejtėsisht vizionin e varrimit tė sistemit. I tillė duhet tė jetė ai, paqėsor, pa asnjė iluzion pėrpara realitetit tė vdekjes sė tij.
Sot lindi njė dekret.
Mbrėmė lexova vonė “Tė pesė anarkitė” e Nolit. Megjithėse fjalėt e Nolit janė njė terapi e vlerė antidemagogjike, sot nė mėngjes mezi u zgjova nga njė gjumė me ėndrra rraskapitėse. Pa hapur mirė sytė, si zakonisht, kreva lėvizjen instiktive qė mė ēon ēdo mėngjes te dera e shtėpisė pėr tė marrė “Zėrin e Popullit”. Menjėherė sytė e lodhur mė vanė te dekreti i ri qė mbron nga keqbėrėsit pėrmendoret, bustet dhe memorialet e Skėnderbeut, vėllezėrve Frashėri, Ismail Qemalit, Fan Nolit. Hapa sytė mirė. Fan Noli! Nga dėshira qė tė ulėrija se ai nuk ka pėrmendore, gjė qė nuk e bėra nga frika se mos zgjoja tė tjerėt, pėr pak e harrova qė personaliteti i shėnuar i luftės pėr demokraci, siē thuhet nė dekret, e ka njė kokė nė allēi, e cila nuk e di se ku ka pėrfunduar, pasi ka vite qė nuk e kam parė mė. E lashė gazetėn dhe fillova tė rrėmoj nėpėr rrėmujėn e librave tė mi, sepse diku e kisha fotografinė e skulpturės sė Fan Nolit, tė cilėn e pat realizuar pėr njė ekspozitė me iniciativėn e tij personale, Thoma Thomai. Kisha njė shpresė tė vakėt, se mos ishte shėnuar nėn tė vendin se ku ndodhej. E gjeta mė nė fund, por nuk pashė asnjė shėnim poshtė, pėrveē konfirmimit tė panevojshėm pėr mua qė ishte nė gips. Vetėtimthi m’u ngatėrrua me fjalėt e Nolit mendimi se nė qindra mijėra tonelata bronz qė janė harxhuar pėr tė hyjnizuar kėtu, “idealet e errėta, tė shtrembra e tė mumifikuara tė Fanarit e tė Buhares qė pėrfyten e pėrleshen nė njė luftė pėr vdekje me idealet mė tė gjalla, elegante, e tė ndritshme tė Perėndimit”, nuk pati as dėshirė dhe as zjarr pėr tė shkrirė pak bronz pėr kokėn e tij. Gjithsesi ajo qė mė mundonte mė shumė ishte pikėpyetja se pėr ē’nevojė shqetėsohej kaq shumė shteti pėr tė mbrojtur me ligj pėrmendoret e kėtyre njerėzve tė ndritur qė populli i do sepse e deshėn, i respekton sepse e respektuan dhe i mbron vetė, sepse e mbrojtėn. Ndėrsa e bėja kėtė pyetje, njė zė nga dekreti mė pyet mua: “Po armikun e brendshėm qė mezi ē’pret rastin tė fyejė ndėrgjegjen kombėtare duke kundėrshtuar unitetin dhe normat morale tė popullit, e harrove?”. “Kėtu ambiciet janė pa fre e pa kufi; kėtu i padituri i di tė gjitha dhe i pazoti ėshtė i zoti pėr tė gjitha”. Kjo pėrgjigje e Nolit m’u duk e mirė, por e pasigurt pėr tė dialoguar me nenin e dekretit, kėshtu qė i thashė se ēuditesha pasi nuk dija ndonjė rast qė populli tė sulmonte pėrmendoret e heronjve tė tij. Lexova mė poshtė se dekreti i ri ruante edhe pėrmendoren e Enver Hoxhės. M’u duk e ēuditshme qė pushteti popullor pėr tė cilin ai ėshtė njeriu mė i shquar i kėsaj epoke, udhėheqėsi i shquar i Luftės Nacionalēlirimtare, dhe themeluesi i shtetit tė ri shqiptar, tė kishte nevojė pėr ndihmėn e ligjit qė ta mbronte pėrmendoren e tij. Mos vallė kjo ėshtė njė ndjesia ime personale?
“Na mungojnė vetėm idealet e antropofagėve, po pėr tė zėnė vendin e tyre kemi kolltukofagė”. Befasia ime qe e plotė, kur midis rreshtave tė dekretit njoha stilin e vjetėr tė ligjeve me mundėsira tė pakufishme dėnimi pėr njeriun, nė frazėn “ēdo fyerje ose veprim qė poshtėron figurėn e personaliteteve tė tilla dėnohet me heqje tė lirisė”. Qė kjo frazė e shkėputur nga dekreti i pėrkiste posaēėrisht tendencės pėr tė ndaluar gojėt e njerėzve tė kritikonin Enver Hoxhėn, kjo ėshtė jashtė ēdo dyshimi; qė ēdo njeri qė fyen simbolet e shenjta tė gjakut dhe djersės sė derdhur pėr liri e pavarėsi duhet ndėshkuar, dhe kjo ėshtė jashtė ēdo dyshimi, por fatkeqėsia e re qė e gjeti tė gjithė opozitėn nga ky dekret ėshtė se kush i ka nė dorė ligjet dhe policinė sot nė Shqipėri, ėshtė jo vetėm i pamėsuar me demokracinė, por dhe aq i mėsuar tė mos dėgjojė tė tjerėt, saqė edhe toni i tė folurit i duket fyerje, apo edhe njė pakėnaqėsi tė shfaqur haptas e quan veprim poshtėrues ndaj figurės sė Enver Hoxhės. Zoti na ruajt nga kjo “anarki patriotike”. E vura fotografinė e Nolit nė vend dhe vendosa tė shkruaj, ashtu siē ishte, gjithė pėrjetimin e kėtij mėngjesi, qė edhe pse zgjati pak, ishte i mjaftė pėr t’i shtuar shijes sė keqe tė njė nate tė shqetėsuar dhe njė ėndėrr me sy tė hapur nė Botėn e Demagogjisė.
Po nesėr?
Dje vdiq njė njeri, sot lindi njė dekret, po nesėr ē’do tė ndodhė? Hėpėrhė s’mbete gjė tjetėr veēse tė kėndojmė dy vargjet e kėngės shumė tė njohur: Pėr nesėr, kushedi/Por pėr kėtė arsye/Jeta ime nuk mbaron tani.
Pėrgjigja e ZP pėr Edi Ramėn
Nė numrin e datės 27 janar 1991, “Zėri i Popullit” botoi njė pėrgjigje pėr Edi Ramėn tė titulluar “Pse ēuditet Edi Rama?!”
“Dje”
Zotit Edi Rama duke lexuar gazetėn Zėri i Popullit i paska bėrė shumė pėrshtypje dekreti i presidiumit tė kuvendit popullor qė mbron pėrmendoret dhe bustet e personaliteteve tė shquara tė historisė sė popullit tonė. i ka bėrė aq pėrshtypje, sa qė ėshtė ēuditur, pasi nė numrin e RD sė ditės sė djeshme, shkruan nė shkrimin “Dje, sot, nesėr”, “nuk dija ndonjė rast, qė populli tė sulmojė pėrmendoret e heronjve tė tij”. Sė pari ai s’ka pėrse ēuditet, sepse ligje tė tilla kanė edhe vendet e tjera tė botės, e ai, po tė interesohej, edhe mund ta mėsonte kėtė qė tė mos ēuditej. Po tė interesohej, ai si pedagog qė ėshtė, do tė mėsonte gjithashtu se ligje tė tilla nuk dalin pėr t’i mbrojtur monumentet nga populli, por nga keqbėrėsit, nga ata qė nuk kanė asnjė kredo tjetėr pėrveē asaj tė dhunės.
“Sot”
Por, mesa duket ai e ka hallin gjetkė. Ai ēuditet qė ka lexuar nė dekret emrin e Enver Hoxhės, ēuditet qė pushteti popullor, pėr tė cilin ai ėshtė njeriu mė i shquar, pra Enver Hoxha, udhėheqėsi i shquar i LANĒ dhe themeluesi i shtetit tė ri shqiptar, tė kishte nevojė pėr ndihmėn e ligjit, qė ta mbronte pėrmendoren e tij. Ai ēuditet se ndoshta do tu shėrbejė atyre forcave destruktive, qė duan tė fshijnė me dhunė gjithēka ka arritur populli me punė e sakrifica nė kėto dekada me nė krye PPSH. Por ai nuk duhet tė harrojė se edhe ndonjė nga liderėt e PD-sė ka deklaruar qė nėn drejtimin e shokur Enver Hoxha, Shqipėria pati arritje nė shumė fusha. Askush nuk e ndalon Edi Ramėn pėr tė shprehur pikėpamjet e tij, pėr ēfarė tė dėshirojė. Kjo tashmė ėshtė mundėsuar nė shtypin e opozitės, por ėshtė krejt e natyrshme qė aktet e dhunės dhe fyerjet publike, shteti t’i ndalojė me ligj. Sepse ato nuk i shėrbejnė demokracisė, madje e frenojnė atė. Zoti Edi Rama, qė i lutet Zotit ta ruajė nga “anarkia patriotike” do t’i thoshim se mė e ndershme do tė ishte tė shfaqte hapur ndjesitė e tij personale, dhe t’i pėrgjigjej pyetjes: mos vallė ti je pėrkrahės i atyre qė duan t’i shembin monumentet. Nėse je, thuaje troē dhe populli pastaj, do tė gjykojė mė saktė se kush i shėrben anarkisė patriotike, ti apo ligjet e shtetit, e ata qė i zbatojnė ato.
“Po nesėr?!”
I shkreti! E gėnjen mendja se historia i ka hapur portat pėr tė, se piedestalin e ka gati dhe… mjafton qė tė ngjitet mbi tė. Por lavdia nuk ėshtė si gripi, qė ti ngjitet kujtdo.”
Shperndaje:
Krijoni Kontakt