-
Çdo ditë
Ne labirinthin e gjurmes se gishtit tim, humbet
Ti ndjenje e vogel qe lind nga rreshkitja e nje pike vese
drejt rezervuarit te gushes
e thyhesh si drita ne krahet e pellumbave te mij
ky mall qe kam
vesh cdo dite fytyren e nje tjeter femre
Sa druhem ta puth, se mos tradhetoj ate qe ende s'eshte e imja
Ate qe pulsi nxiton ta ndjek kur me largohet
Tani nuk dua te prek me asgje
boten e ndiej me gishta
jetoj me nxitimin e pulsit
cdo dite dashuroj fytyren e gruas qe vesh malli im.
-
-
kemi folur per poezine e firmes tende dhe per prozen e shkurter. (ato i di)
ndersa ajo qe dua te shtoj eshte , se kjo eshte (per mua) poezia me e bukur qe ke shkruar.
Nuk e kam per mesazhin , me shume se sa per fjalorin , e saj , meataforen , shkallezimin , dhe paraqitjen.
... E pra , ti kurre nuk shkruan per tema madhore, sublime, etj etj etj , por mbetesh nder te rrallet qe seleksionoj une, te jesh me origjinali, me i verteti, me artisti....
(pasi edhe e dime se ne forumin e letersise , nuk behet patriotizem , moralizem , ao fame-oizem, behet thjesht Art i ri, ose art arigjinal. Ne forum une hyj te lexoj talente origjinale, jo koka te mbushura me emra autoresh, tituj librash pafund etj etj.
NE FORUM UNE HYJ TE KERKOJ E TE LEXOJ TALENTEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE, te lindur , jo krijime te shterzuara e te sajuara e te midifikuara nga mbi mbushja me lexim.
Te lexuarit me tepri , te ben te DIT-ur, po kurre poet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Nit' me ler te jem armiku yt..., pls!
-
-
El!
Armiku eshte domosdoshmeri!
Vetem fale tij ne njohim kuptimin e fjaleve qetesi, lumturi, paqe.
Ai eshte po aq i rendesishem sa ibriku i cajit, lavatricja, elektriciteti, makina, dentisti, apo ku e di une se c'fare tjeter, vetem se armikun nuk mund ta japesh borxh, nuk mund ta blesh ne dyqan, dhe as ta paguash per sherbimin qe te ben.
Armikun duhet te dish ta zgjedhesh.
Mendo per pak se sa e lehte do te ishte te gjykoje nje njeri nga armiqte e tij.
Tek armiqte tane ne depozitijme urrejtjen qe kemi, inatin, stresin dhe behemi njerez te lire.
Armikun e fajesojme sa here qe nuk na mbin gruri ne are, sa here qe nuk kemi uje, drita, sa here qe nuk na ze gjumi femijet, e na shembet shtepia.
Armiku na ndihmon te bejme paqe me veten, ate paqen e madhe pa te cilen nuk do te mund te pranonim humbjen e te njihnim diellin e fitores.
Pa armikun do te ishim si dikush i humbur ne shkretetire.
Armiku na bashkon, na ben te duam njeri tjetrin e te besojme tek ai qe kemi pas. Armiku na ndihmon te mendojme per te ardhmen, per te punuar per te.
Armikun e krijuam ne, sepse na duhej, e kur nuk ditem i dhame emrin "vetvete" per tu ndier te denje, per te gjetur forca per te qendruar perpara tij, per te mesuar te ecim, e per ta shijuar fitoren, bashke me te, e per te pertypur po bashke humbjen.
Armiku im eshte i bukur, i fuqishem, i mencur, trim, dinak.
Une e dua armikun tim.
Njeri, duaje armikun tend.
-
-
Kuajt e mij
Ma vodhen pulbardhat agimin
kuajt e mi, nuk jane me kuajt e mi
mbi shpine te tyre fiksohet hena
nata griset ne syte e mij
Ti shtrihesh brishte si horizonti
kuajt e mi, nuk jane me kuajt e mi
si tel kitare te prek ty flladi
ti me flladit me melodi
Ti perendon mbi gjinjte e tu
kuajt e mi, nuk jane me kuajt e mi
dhe e perflak ti frymen time
Gjysem demon gjys perendi
Se ty te ndiej te plote te bere
Kuajt e mi, nuk jane me kuajt e mij
Dhe smund me ty te te ndjek
Ti kocke e vetme e shpirtit tim
Se ne cdo gjethe qe vallzon
Kuajt e mi, nuk jane me kuajt e mij
Ne rrenje pemesh te kerkoj
Ne ishujt e shikimit tim
Se sot mu sos durimi pritja
Kuajt emij, nuk jane me kuajt e mij
Vrapoj drejt fundit, horizontit
Kalores I humbur I fatit tim.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt