-
i/e regjistruar
Ditet E Mira
Trokasin ne dere.
- Zoti Valantis keni nder mend te zbrisni? U be nje ore qe po presim.
Hapat terhiqen ngadale, te shurdhet ne korridorin e gjate, sa mbeta vetem, i ulur perballe nje pasqyre qe e fsheh, ne vend qe ta reflektoje, pamjen time.
-Kostantin, dreqi ta haje, hape se e hodha poshte kete porte!- u degjuan te trokitura te vendosura. Leviza i trembur, duke mbeshtetur degjimin ne pritje te kapja fjale te tjera. Jashte qendronin tre kater njerez, bashke me Esidoron, nje ish kolegun tim gjate kohes qe beja teater ne Verona.
Ckerkonte tani? Hapat bene per mbrapa me nxitim, nuk kishte mbaruar ketu, ishte e qarte. Duhej te prisja me te keqen.
Me duket se iken. Do te kthehen? Perpiqem te mos e mundoj shume veten nga keta gjarperinj dyshimesh qe me kashojne pa meshire. I hedh nje sy dhomes ku jam izoluar. Muret i kam veshur me fotografi te bera ne vende te ndryshme, me lloj lloj njerezish eh, cjete qe beja ato kohera. Ja ku jam duke qeshur ne krahet e Asias, ku te jete valle?
E ndiej deshiren qe nis leviz brenda meje duke u lekundur poshte e lart, te me binde qe e kam te kote gjithe cpo bej, me mire te degjoj zerat e njerezve qe vijne e me kerkojne, tiu pergjigjem e ti jap fund kesaj komedie.
-Eduard, Eduard, Eduard!
Eduard? Luaj vendit dhe njolla turpi nisin me dalin ne duar dhe ne fytyre.
-Eduard, Eduard!
Eshte nje ze i panjohur, ja tani spo flet, me duket se gervisht dicka ne dere, mos eshte nje mesazh ne kod, per mua, ta hap deren e ta lexoj kur i panjohuri te jete larg nje jete te tere? Apo ta provoj tani, ti jap fund kesaj cmendie e te marr persiper pergjegjesine e atyre qe kam bere?
Eduardi jam une, edhe pasqyra e ka te qarte kete kur me ngerdheshet e vazhdon te mos reflektoje asnje nga pamjet e mia.
Kohe me pare bera nje faj te rendesishem, keshtu me duket, megjithese nuk mbaj mend asnje cast te asaj qe duhet te kete rrjedhur me shpejtesine e drites, e tani dikush qe eshte prapa portes sime, gervisht me nje send te forte nje sinjal te qarte, te dukshem, te lexueshem per njerezit.
Tamam, gjithe bota, qe mund te kaloje kete mbremje e te ngjite shkallet e apartamentit tim, do lexoje ceshte shkruar ne porte, e per mua ky eshte fundi, jam i mbaruar, te vrapoj, te hap nje ore e me pare deren, Jam Eduardi, peshperit, e them edhe nje here ne mendje emrin, pastaj e leshoj nga goja me ze te larte, me nje force te erret inati dhe neverie.
Asnje nuk me pergjigjet. Atehere te dal dhe te zhgarravit mesazhin sa mos merret vesh gje?! Kembet, te mallkuarat, ngulen ne toke, sme lene te hedh nje hap para. Dora me dridhet duke rrezuar pertoke nje send hekuri qe do me duhej per te zhgarravitur mesazhin. Sikur ta kene lexuar, e tani i dine te gjitha? Te me presin, nje turme e tere e egersuar, e gatshme ti jape fund me vetegjyqesi jetes se kriminelit?
O zot i madh,-peshperit, i afrohem dritares dhe nga nje e care e grile qe e kam ulur pertoke, arrij te shoh qoshen e rruges 24 nentori. Asgje e pazakonte, vetem qe kur une bej te ul syte, hije te shpejta, kapercejne trotuarin, fshihen, hiqen barkazi, zvarriten, gjithnje e me afer, drejt meje. Me duket se po me rrethojne.
-Oh, ti gjithnje ben interesantin, Enea, dreqi ta haje, e paske mbyllur edhe deren? Ke luajtur nga mendte tani, me fton e me le te te pres jashte, ne kete te ftohte dreqi e shen merie?
Trokitje femre ne dere.
Enea,
Enea? Jam une Enea, e gropezat e syve me behen dy ujevara clirimi, lehtesohem, kollitem per te sqaruar zerin dhe duke iu afruar deres:
-Lea, e dashur, se ke idene, nje gje e jashtezakonshme, vetem ta dish, po te hap, aty je, ku dreqin
po si
oh zot, sa mire qe te kam
po te hap
ti shpjegoj (e mbeshtet doren ne dorezen e akullt, qe kercet duke me futur te drithurat ne shpirt)---
me thuaj, (dhe e ul edhe pak me teper dorezen) me thuaj,
oh, zemer, ci kane bere deres sime? Kush ka zhgarravitur aty? Me thuaj
jepi pra, ckane shkruar?
Jashte, takat e padurimit, qe leviznin me nervozizem, ndalen ne vend: me duket sikur Lea eshte afruar ngjitur me deren, duhet te jene shkronja shume te vogla, tani po i heqen syzet me skelet te kalter, i ve perseri ne vend, cpo lexon valle?...
-Brrfgakrfgv gtghfv jdf gvhkjvhk b eldozur!... dozur, fd snbbel b dinos hv vjh e di cjn !
-Perserite dhe nje here!
- Brrfgakrfgv gtghfv jdf gvhkjvhk b eldozur!... dozur, fd snbbel b dinos hv vjh e di cjn.
-Edhe njehere!
- Brrfgakrfgv gtghfv jdf gvhkjvhk b eldozur!... dozur, fd snbbel b dinos hv vjh e di cjn! Brrfgakrfgv gtghfv jdf gvhkjvhk b eldozur!... dozur, fd snbbel b dinos hv vjh e di cjn
-Oh,
-dhe degjova te binte pertoke pa fije jete. E peshperita emrin e saj. E thirra per nje kohe te gjate. Dikush kishte shkruar nje lloj formule magjike, a bicim mallkimi, kjo ishte e qarte. I dija, sigurisht qe per keto gjera sme hidhte kollaj njeri, e tani e gjora Lea dergjet pa fryme, ne korridorin qe con tek apartamenti im.
Nje ore me vone degjohen hapa, nje ze femije, pastaj nje klithme e dikush qe vjen e perplaset tek dera ime.
-Ndihme, ndihme! Me ndihmoni!
E kane pare trupin e Leas, skam cte bej, me mire qe e gjeten e po e heqin prej vendit.
-Ndihme, ndihme!
Tani po e ngarkojne ne kurrriz, sa rendon, e vdekura qe ka pushuar se marri fryme nje ore perpara, ishte Lea ime.
Ndihme!...
Zeri sa vjen e behet me i dobet. E aty ku fjalet nisin e ngaterrohen me njera-tjetren, kur jam ne gjendje te mbushem me i lehte ne shpirt, me ajer, me behet sikur degjoj te therrasin per here te fundit: Ndihme
, e pas kesaj, emrin tim: Benekant, ndihme, per ate zot, ndihme
Bie me fuqi te prera ne gjunje.
dikush me thirri me emer, Benekant, erdhi pikerisht tek une, te kerkonte ndihme, iu lut zotit dhe mua, pak a shume nje ceshtje per jete a vdekje. E une sleviza gishtin. Bera sikur nuk e njoha ate ze. Njelloj sikur ti kisha kthyer kurrizin vetes sime e te beja perpara duke munduar te fshihja per aq sa mundesha, fytyren, nga syte kureshtare te botes.
E ja tani qe po shikoja duart e mia, mu fanepsen njolla gjaku, sikur te kisha vrare dike. Ta kisha bere nje gje te tille?
-Ti PLEHRE muti! Qelbesire, hape deren, te te hedh trute ne ere! Faji yt, Markondis, Markondisssssssssssssssssssssss! Pam!
Nje krisme, pastaj Florisa qe bie pertoke me kafken e hapur ne mes. E njoha zerin e saj cdreqin beri keshtu?
-Uuuuu
.-!me del prej gjoksit nje ulerime e gjate, vajtuese, deshperimi. Vrapoj larg deres, ja nje kanape ku u futa i mbeshtjelle si nje femije i vogel. Hedh mbi koke nje xhakete te erret, duke u dridhur, te gjithe e njohin adrese time. Vijne nga jetet e mia, kerkojne shpagim, per krimet e bera, asnje te sjelle nje fjale te ngrohte, nje shporte buzeqeshjesh jashte deres, qe ti gjej kur te dal heret ne mengjes, asnje qe te nanurite per mua melodi te njohura e te dashura. Me kane rrrethuar e duan shpagim, kerkojne lekuren time, e mire pra
une sluaj gjekundi, po pres, te ikin te gjithe njehere, pastaj ta hap deren e te arratisem pergjithnje nga kjo shtepi. Nderkohe, nje gjume i rende me hidhet siper deri sa me merr frymen, e pa mundur dot te leviz dot nje gisht, fle.
& & &
Femija pese vjec, me floket e verdhe, te shpupurisur, mbi fytyre, arriti ti vidhej kujdesit te nenes se vet, e tani ndalet perballe portes se madhe prej hekuri. E sheh me habi, akoma nuk i ka ikur prej buzeve nenqeshja e bemes qe arriti te bente, ishte pikerisht ne vendin e ndaluar, te gjithe e kishin kercenuar po te bente nje cap ne drejtim te asaj dere.
U var i gjithi, ne nje loje femijesh, mbi dorezen e hekurt, e kur degjoi krismen e saj, u ngjeth nga ca ndenja te panjohura, pa patur mundesi te kuptonte cpo behej ato caste. Dera u hap, e nje drite e dobet elektrike i ra persiper duke e ftuar te hynte brenda.
Gjithe kujdes, duke ecur ne maje te gishtave, u fut ne dhomen e madhe, te panjohur, kontrolloi per here te fundit mos e kishte pikasur njeri, e as qe e vrau mendjen kur pas kraheve te tij, buzet e deres u mbyllen hermetikisht.
Brenda asaj dhome notonin ca hije te stermedha, qe si ngjallnin dot frike femijes. Ky vetem buzeqeshte, tundte koken, sikur ti dinte mire gjerat si ishin, pastaj perqendrohej ne gjera te tjera, qe ishin te reja e te papara ndonjehere. Vemendja e tij u mblodh menjehere nga nje gje e pazakonte, ne nje cep te dhomes. Nje xhakete e erret, e hedhur siper nje kanapeje, qe dukej sikur levizte.
Eci me hapa te pasigurt perpara, sa u gjend ngjitur me kanapen. Ketu i shkelqyen syte, leshoi nje piskame lumuri e klithi:
-Xhaxhi, xhaxhi, zgjohu, jam une!
Leviza neper gjume e duke hapur me mundim syte, pashe nje vogelush flokeverdhe, qe rrezatonte buzeqeshje nga njeri tek tjetri cep i buzeve.
-Dreq
.!-klitha duke luajtur vendit i gjithi. U tremba, por me shume u trondit femija, qe u mat te ikte me vrap dhe u pengua duke rene ne toke.
-Nga u fute ketu?-klitha sikur te me kishte ardhur fundi, por vogelushi shkembeu nje veshtrim sekondash me mua dhe u zbuta plotesisht. Normalizova frymemarrjen, e ndihmova te cohej me kembe, u mata ta pyes prape, por vogelushi, vuri gishtin ne buze e ia beri:
-Sheeeeeeeeeeeeeeet! Mos i trego gje mamit se i kam keq punet pastaj.
Vura buzen ne gaz. Gjthe kesaj dite, ishte hera e pare qe buzeqeshja.
-Kaq te rrepte e paske nenen tende?-iu pergjigja.
-Cpo thua? Une jam femija me i lumtur ne bote. Mua me duan te gjithe. Edhe mami me do shume
sa pak per ate qe ndien ne te vertete
Ndjeva nje shpim ne gjoks, u perkula te kollitem, e kur ngrita koken pashe ne fytyren e femijes nje dhimbje reale.
-Xhaxhi, xhaxhi, sdo ti thuash gje, atehere ?
-Ste premtoj dot,-iu pergjigja. E mora ne krahe, u afruam ne pasqyre, prej aty vinte vetem refleksi i djaloshit qe mbahej pas meje sikur te kishte nje jete te tere qe me njihte.
-Me thuaj me pare, si u fute ketu ?
-Dera u hap vete !-u pergjigj dhe mu duk kaq naiv zeri i tij, sa i besova menjehere. E ula pertoke, i shpupurisa floket, u mata ta pyes per emrin, por me vinte keq ta therrisja qe kaq shpejt ate gje te dashur, me shkronja abetaresh.
-Djalosh i keq,-i thashe. Nuk duhet te futesh pa trokitur ne dhomat e te panjohurve. Ke ikur fshehurazi, me thuaj, nena jote po te kerkon?
Ai su pergjigj, por u pame ne sy sikur te kishim ne mes nje komplot te fshehte, qe e dinim vetem ne.
-Me thuaj,- e pyeta, duke gjetur rastin te merrja vesh cme fshihte pasqyra,- me thuaj, e te premtoj qe stregoj asgje per ty, si e kam pamjen tani?
-Ti je pilot! Piloti i avionit me te shpejte ne Toke, ke tuten me te bukur qe mund te vishte ndonjehere ndonje pilot, ja ku i ke te shkruara inicialet
,-e aty ku vuri doren femija, mbi gjoksin tim, cuditerisht te shkruara mbi bluze ishin PAMSHT.
O zot sa gezim ndjeu zemra ime. Ia shtrengova fort doren, sikur koha te kishte ndalur ne vend e une te isha qenia e vetme qe gezonte nga ky privilegj i mungeses se sekondave.
-Xhaxhi, je i mire ti?-me pyeti femija.
-Une? Sigurisht qe po,-i thashe duke u mbyllur ato sekonda rishtazi ne boten time.
-Ke per ti shpetuar atehere njerezit jashte deres tende?
-Cilet njerez?-e pyeta dhe qesha, sikur e merrja pjese ne nje tjeter loje te fshehte me te. Por syte e femijes u bene nje lendine trishtimi sa une ndjeva te me mungonte fryma, e leshova doren e tij dhe duke u marramendur, kerkova te gjej nje vend ku te mbeshtetesha nje cast.
-Ti je i keq. Ke per ti bere te vuajne te gjithe. Me thuaj qe sdo ta besh kete gje. Ti, ti, ti
-e ra ne nje deshperim akoma me te madh, nisi te qaje, e skish ankim me te mjere se ky ne gjithe rruzullin e botes.
Ndjeva te me ngrijne qerpiket.
-Cpo thua?-e pyeta. Kush ti ka treguar keto perralla?
-Ti! Ishe ti qe na more e na fute te gjitheve ne kete ndertese. Me force, na detyrove te lininm ckishim tonen e na fute brenda. Na kyce me celes. Vete u mbylle ne dhomen e fundit, qe eshte e vetmja qe ka daljen e nderteses.
Sme mban mend, une isha afer teje, kur u fute nje nate mes nesh, na tmerrove
vetem buzeqeshje, i kenaqur, na shtengoje doren e na puthje sikur kushedi cte ishte. U trembem. Si erdhem deri ketu? Mami im dridhej, ste njihte kush ishe dhe i kishe ngjallur frike. U desh qe une te beja rolin e te vdekurit qe te qeshnin te gjithe. Te qeshte dhe mami im. I keq!
Ohhh! I mbeshteta buzet ne faqen e femijes, e putha e per pak e thirra me emrin tim. Ato cast kaloi ne mendjen time nje vegim disa vjecar. Sikur te kisha marre prej vetes gjithe ckisha me te dashur, gjithe cishin kujtimet e mia
I mbylla, vertet, e iu premtova qe skishin mundesi te dilnin, te iknin. Ishte e pamundur ta benin kete. Pastaj bera nje jete te re. Serish kur erdhi rradha te nderroja, perdora te njejten strategji, keshtu me duket, e i mbylla edhe keto kujtime me te tjeret. Nje jete e re. Edhe nje tjeter. E tani jam i zbrazet. Gjithe ckisha, eshte nje hotel pengjesh, te gjitha katet e mbushur perplot, e une si gardiani i vetem, qe skam kohe te njoh e te shoh e te kujtoj e te rijetoj gjerat e bukura. Eh, eshte e kote ti ruaj. As ti kercenoj, me friken me me pervidhen e ikin.
-Ti doje te na mbaje?
E mbi mua ra hija e atij qe ska shume shanse per te ndenjur gjate mbi bote. Kaq e varfer jeta e njeriut? Lamtumire, kaq te thuash e prej teje nisin dalin shpirti dhe endrrat. Bota e njerezve, fotografi te nje kohe tjeter, kur dije akoma te qeshje e te luaje me te tjeret.
-Une e di qe ti po vdes, xhaxhi, e di. Na ke mbyllur ketu, gjithe keto vite, e na ruan sikur te ishim gjera te shenjta per ty. E di. Tani qe e ndjen fundin, je penduar. Kur erdhe para ca kohesh aty ku rrime ne, te kishte rene siper nje ngjyre e zbehte vetmie. Ishe i dorezuar, premtove qe do na cliroje te gjitheve. Te lire, keshtu na the, te rendnim ku te donim, ne skajet e botes.
-Keshtu thashe, vertet?- e u mata te kujtoj, por femija me nderpreu:
-Cnuk beme te te nderronim mendje. Si e pame qe e kishe me qejf te vdisje, vendosem te na merrje me vete. Cdo dite, ka dhjete e vjet e me teper, ne deren tende vijne delegacione te apartamentit tone. Te gjithe te shajne, shpifin, trillojne krime te papara, te akuzojne, drejtojne gishtin mbi ty. Duan te te terbojne, duan te mos e besh dy mendjen por ti heqesh qafe e te rrokullisesh me ta ne boten e hicit. Jo i vetem. Asgje seshte me e poshter se ato qe te thone, vetem te te bindin ti marresh me vete. E cdo bejne keta njerez, pa ty, mbi kete bote?
Dikush nga ne, brenda, ne viziten tende te fundit, permendi zjarrin. Duam te digjemi, te na djegesh njeri pas-tjetrit. Te kercasim Pafff! e te behemi ajer blu. Nuk meritojme kete bote, as nje jete te dyte, jo njerezit e tjere, as apartamente te reja. Me mire keshtu, vetem ti ke mundesi, na jep fund, te prehemi ne paqe njehere e pergjithmone!
O zot cnxorri goja e atij femije.
-Kerkon te na leshosh pertej keshtjelles ku na fute vite me pare, po ne sdime te ecim, sdime te shohim, svlejme per gje e kur leshojme gjurmues qe hiqen zvarre si hije, jashte, naten, asnje lajm te mire sna sjellin, qe tia vleje te shpetojme.
E ne cdo fjale qe thoshte, me vinte e me ikte nje ngjyre, pastaj nje tjeter. E si u ndal te clodhej e te mbushej me fryme, sbera tjeter, vecse e kapa pas vetes dhe i thashe:
-Ke pare ndonjehre pertej dritares, qe sheh pas sheshit Kostumrica?
-Tcuk
une kam lindur ne apartament, e di, aty dritaret jane ngjyre tulle.
Qesha me ze. E ndihmova te ngjitej ne parvaz. Akoma, degjoheshin zera femijesh qe luanin me lojera lufterash. Si u ndez ne fytyre, me pa me kenaqesi, pastaj zbriti i menduar. Eh, kishte akoma nje jete perpara. Klithmat e rruges vinin ne dhome edhe me dritare mbyllur. Keshtu qe bera ate qe me takonte te beja prej kohesh. Te plotesoja deshiren e qiraxhinjve te mi.
Eja, mos ki frike, po te presin
,-i thashe femijes, qe po nisej drejt deres nga kishte ardhur. E ktheva mbrapsht, e cova tek hyrja kryesore, e hapa deren qe nxirrte jashte dhe i thashe:
-Ik tani! Dil jashte, po te presin femijet e tjere, shoket e rinj, te luash!
Nuk u desh shume ta bindja. Hijet e mbremjes e hoqen shpejt sysh meje.
U mbusha thelle me fryme. Pa e kuptuar as vete, gjeta pa u lodhur nje bidon benzine, te fshehur prej kohesh nen krevat, gati me paramendim veprimi.
Ndeza gjithe qetesi cigaren e fundit te kesaj jete, e pa e bere te gjata, cela porten e madhe, ne drejtim ne kundert me ate nga doli femija e pa e ditur se si, mu afruan, me shtrenguan, e pa me thene nje fjale me rrethuan te vdesin me mua, te gjorat kujtime te diteve te mia me te mira.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt