Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Angli,940 shqiptarë të kthyer në 3 muaj

    Faqja 11 - AKTUALITET Korrik 1, 2004 Gazeta Shqiptare


    SHQIPERIA E TRETA NE LISTEN ZYRTARE, POR E PARA REALISHT

    940 shqiptarë të kthyer në 3 muaj

    Angli, publikohet raporti i azilkërkuesve të dëbuar


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra, Muhamed Veliu


    ANGLI

    Ministria e Brendshme Angleze, Home Office, nëpërmjet një raporti të detajuar ka publikuar shifrat e azilantëve të dëbuar nga Anglia. Gazeta Shqiptare ka arritur të sigurojë një kopje të tij, ku për herë të parë në pesë vitet e fundit mësohet zyrtarisht se sa është numri i shqiptarëve të deportuar nga shteti ishullor. Shifrat që i përkasin 3-mujorit të parë të vitit 2004 tregojnë se numri total i të deportuarve, krahasuar po me të njëjtën periudhë të vitit 2003, është rritur 27 për qind. Në top listën e 10 vendeve me numrin më të madh të depotuarve renditen disa vende të Eupopës Lindore, të cilat, marrë së bashku, përbëjnë 53 për qind të totalit të të deporturave. Në listën e dhjetë vendeve me numrin më të madh të azilantëve, të cilët janë riatdhesuar, Shqipëria zë zyrtarisht vendin e tretë me 190 azilantë të kthyer. Ndërsa vendin e parë e zë Serbia dhe Mali i Zi me 470 azilantë, pasuar nga Iraku me 205 vetë.
    "Për tremujorin e parë të 2004-ës 3320 personave 'single' u është refuzual azili në Angli", thuhet në raport. Aplikantët e dështuar janë ndaluar nga oficerët e emigracionit kudo ku ata kanë pasur rastin t'i kapin dhe më pas janë dërguar për në vendet e tyre të origjinës. Duke ekzaminuar kërkesat për azil në Angli, raporti bën të ditur se numri i aplikimeve gjatë periudhës janar-mars 2004 ka rënë me 17.5 për qind. Nëse kjo shifër qëndron në të njëjtin nivel edhe në muajt në vazhdim, do të shënojë uljen më drastike të aplikimeve që nga viti 1998, ku "Home Office" tha se kërkuan azil rreth 46 mijë persona. Jo vetëm kaq, nga ky raport zyrtar ka dalë në pah edhe numri i personave të dëbuar për vitin 2003, ku numërohen gjithsej 13190 pesona, ku në top listën e 5 vendeve renditen Serbia e Mali i Zi me 2265 vetë, Republika Çeke 840, Afganistani 715, Rumania 700 dhe Shqipëria me 700 persona. Po t'i shtosh kësaj shifre dhe 17135 familje të deportuara po këtë vit, totali i deportimve për 2003-in arrin në 30325 azilantë.

    Shqiptarët

    Nuk është aspak e rastësishme prezenca në vend të tretë e shtetasve shqiptarë, të cilët janë përfshirë në "fshesën" angleze. Raporti tregon se 190 shtetas shqiptarë kanë provuar shijen e hidhur të riatdhesimit. Në fakt, kjo është vetëm maja e ajzbergut, pasi, kur dihet që shumica e shqiptarëve në Angli janë regjistruar si shtetas kosovarë me nacionalitet Serbinë e Malin e Zi, i bie që kjo shifër të jetë tri herë më e lartë se ajo që thuhet në raport. Në numrin prej 750 personash të deportuar për në Serbi dhe Mal të Zi, shumica e tyre janë shtetas shqiptarë dhe vetëm një pakicë shqiptarë etnikë nga Kosova. Të gjithë këta janë përcjellë me aeroplanë për në aeroportin e Prishtinës. Një përthyese shqiptare, që punon në një qendër detencioni në Londër, u shpreh për Gazetën disa kohë më parë se "çdo të enjte nga aeroporti i Gartwikut në Londër niset një avion 80 vendësh me shtetas shqiptarë për në Prishtinë".

    "Fshesa" angleze

    Nëse një emigranti i vjen refuzimi i kërkesës së bërë për azil, ai ka të drejtë që ta apelojë këtë vendim brenda dy javësh. Shumë nga ata i kanë fituar apelet, por numri i atyre që i humbin ato po rritet dita-ditës, si rezultat i stabilitetit politik të vendeve nga ku ata kanë pretenduar se u janë shkelur të drejtat. Një humbje e gjyqeve të apelit do të thotë që një person do të kthehet në vendin e origjinës. Shumë emigrantë më pas kalojnë në të zezë. Ata nuk mund t'i fshihen policisë me asnjë mënyrë, pasi gjatë kontrolleve oficerët e emigracionit mbajnë me vete një kompjuter portable, ku emigranti vendos gishtin e madh dhe atje del nëse ai duhet të lërë vendin apo jo. Operacionet e "gjuatjes" së emigrantëve janë intensifikuar dukshëm në lagjet ku ka më shumë të tillë, si në stacionet e trenit, në rrugë, trena, autobuzë apo në banesa, kryesusht në lagjet "Wood Green", "Barking Essex", "Ilford Essex", "Acton".


    Projektligji i ri anglez ndalon ndihmën sociale për azilantët

    Pas pak ditësh një ndryshim i ashpër pritet në ligjin për emigracionin, propozuar nga ministri i Brendshëm britanik, David Blunkett, i cili do të prekë edhe azilantët shqiptarë. Projektligji, i cili, nëse do të bëhet ligj, thotë se "azilkërkuesit, të cilët kanë marrë përgjigje negative për kërkesën e qëndrimit dhe nuk mund të largohen për në vendet e origjinës, rrezikojnë t'u ndërpriten ndihmat sociale". Por, sipas projektligjit që mendohet t'i kalojë Parlamentit, parashikohet që kjo kategori azilkërkuesish të kryejë punë të ndryshme për të siguruar jetesën. Sipas gazetës "The Sun" mësohet se azilkërkuesit e "dështuar" do të kryejnë "community work", punë në komunitet, që do të shpërblehet me vazhdimin e marrjes së ndihmave sociale. Ata do të sigurojnë jetesën e tyre duke pastruar muret e zhgarravitura me bojë (graffiti) nga fëmijët, si dhe do të merren me pastrimin e plehrave nëpër qytete. Masat e reja të propozuara në projektligjin e ri do të prekin të gjithë ata azilantë të cilëve u është refuzuar qëndrimi në Britaninë e Madhe. I gjithë qëllimi i kësaj nisme të re, ndërrmarrë nga ministri Blukett, është dhënia fund e shpenzimeve milionapaundëshe nga azilantët e dështuar, dhe angazhimi i tyre në punë, duke dhënë kontributin e tyre në shoqërinë angleze.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anëtarësuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    Mire keta qe vijne tani ne 2004 po per shqipetaret qe kane ardhe ne angli qe ne 1997/98 si i behet?
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  3. #3
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Kthejne kan kthyer edhe do te kethejne,fshesa ka filluar me kohe duke kapur njerez nga autobuzet publike,dyqane bile bile (me e fundit)edhe ne ceremonia martese(ku te shkretit shqiptare be bejne 1 martese per 1 cop dokumenti).
    Edhe nga ana e apelimeve nga 3 mundesia qe kan pasur ato i kan hequr te gjitha vetem 1 kane lene,dmth mbas 1 refusimi vetem per 1 te drejte apeli ke, ku i vetmi argument qe mund te beshe eshte per te drejtat e njeriut,sesa e forte kjo eshte varet tek vete individuali.Pasi agrgumentet (arsyet poltike)qe ato kane aplikuar ne fillim nuk mund te argumentohen me ne gjygj pasi kosova/shqiperia jane ne listen e shteteve ku refugjate mund te kthehen pasi eshte qetesi ne vendin e tyre (lista e bardhe si i thone keta).
    po ashtu edhe legal aid(qe eshte ndihma qe pagun shteti per keto aplikant ne zyrat e avokateve)eshte limituar ne 3/4 ore per ceshtje.Fshesa ka filluar me kohe,pasi nqfse Home office i limiton oret presantuesit te aplikantit athere ceshtja nuk do jete edhe aq e fuqishme pasi avokati/punojs ceshtjes nuk ka aq kohe te shpensoje,kshq shumica e tyre paguajne privatisht.Ku vetem per 1 leter ose 1 interviste nuk ben me pak se £500,shqiptari duke qene ne gjendjen qe mund te kthehen ai mundohet ti siguroje edhe ato te shkreta £500 e jo te paguaj letra avokatesh ku eshte ne 98% per humbje gjygji.
    Po ashtu policeve ju eshte dhene e dreja (dicka qe se kan pasur)qe te ndalojne cdo te dyshuar(qe ato vete mendojne) qe jane refugjat edhe ti pyesin per dokumenta ose sesi jane me Home officin,deri ku ka vajtur ceshtja.Shumica e tyre jan kapur edhe me makina,shum shqiptare qe jane ne te zeza (edhe nqfse kane cik mendje ne koke)nuk duhet te ngasin makine,pasi makina eshte e vetmja gje qe ja ben policit me dore.
    Me vjen sinqerisht keq per gjith keto qe kthjene mbrenda 1 jave 5shoke te vellait kan ikur,edhe me te vertete e di sesa shpejt te kapin edhe mbrenda 48 oreve je ne shqiperi, e vetmja gje qe keto njerez ne te zeze mund te bejne edhe martese me te huaj,ky eshte i vetmi shpetim per ta,edhe ato martesa mos ti bejen ne UK,por ama te terheqn azilin edhe te kin tek Ambasada Angleze,pasi nga gjith kjo fshese qe po ben anglia kendej, ka bere 1 te mire andej.Visa po jepen me shumice para 1ore mori vise 1 kushoja ime,dmth qe per 1 qe eshte i martuar me angleze (ca do lloj rrace,por qe ka british)nuk eshte e veshtire aspak...kerkesa per visa jane bere me IND te skaduara edhe akoma prinder/motra/vellezer kan ardhur se ju eshte dhene visa.Me kete dua te them qe 1 ane eshte shtrenguar por ama 1 ane tjeter eshte liruar(ambasada angleze)...
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  4. #4
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    S`ka faj Anglija, shifrat e emigrantve duhen ulur, por pse na bie neve Shqiptareve letra me brime gjithmone thuaj? Troc muabeti c`do emigrant shqiptare qe ka ardhur ketu, dhe momentalisht eshte ne te zez eshte dhe ka qene i pa fat qe ne sekondat qe ka shkelur ketu. Ne jemi emigrantet qe e shumta 5-6 vjet kemi ketej, dhe ne baze te ketyre dyhen shkurtuar shifrat, para se te dalin jashte kontrolli, po fakti qe na ka rene neve Shqiptarve (kryesisht) hise eshte per te ardhur keq, se ngado qe shkojme s`na hecen. Mjer Shqiptari shkret thuaj.

    First come first serve, sic ka qene gjithemon ashtu do jete. Ne su treguam te shkathet, ose mbase nuk na u dha mundesia qe para 10 vitesh te kishim ardhur ketej, dhe gjerat do kishin ndrushuar shume, per c`do njerin nga ne besoj, per arsye se do kishte "dhe per te ngrene dhe per te lene" por gjithesesi "forca kraharore" pra ato pallata qe po i ndertohen ketyre ose kryeqyteti qe po i mirembahet ka nje "dore" te forte Shqiptaresh qe punojne per keto dhe biles per shume lire sduhet harruar... Gjithesesi kokat e larta, nuk i vene re keto gjera, sepse ato jane teper te zene me ceshtje "me te rendesishme" (gjoja) qe te ulin koken tek populli klases baze.

    Neise cfaredolloj hapi marrin rruget per ne emigranetet, nje mesazh kisha-

    Zoti Vonon por S`harron. Vetem shpresat mos i humbi, se Anglia nuk eshte e vetmja menyre per te rregulluar jeten.

    Driloni...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pyes_Lotin : 02-07-2004 më 21:26
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    problemi eshte se per ç'do Shqiptar qe largojne kane 300 000 arabe-pakistaneze-indjane-
    sri-lankeze-.... qe ju hyjne ne Angli.

    Kjo eshte hipokrizi .... s'do shume mend per tu kuptuar ....

  6. #6
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Citim Postuar më parë nga RoniSotiri
    problemi eshte se per ç'do Shqiptar qe largojne kane 300 000 arabe-pakistaneze-indjane-
    sri-lankeze-.... qe ju hyjne ne Angli.

    Kjo eshte hipokrizi .... s'do shume mend per tu kuptuar ....
    Edhe nga ato kan kthyer mos u bej merak.Por duke qene shqiptare nuk mendoj se na intereson edhe aq shum per rraca te tjera...kshq duke mos ditur fakte pergjigjemi keshtu.
    por mos harro qe skllaveria Arabe/afrikane/indiane ka qene ajo qe ka ndertuar kete angli.Po ashtu me Afriken jugore ka paasur koloni ku gjuhe zyrtare eshte anglishtja po ashtu ke qytete qe kane emrin e mbretereshes.
    Me menyren sesi jan sjellur shqiptaret mund te them qe duhet te jene mirenjohes,pasi cdo gje e kan pasur qyl...dicka qe se kan pasur as ne Greqi as Itali.Kshq pervec se ta vleresonin e kan cfrytezuar, e di qe nuk jan te gjthe keshtu pasi ka shum qe jane adoptuar por ama Home Office shikon % negative ejo ate pozitiven. Por ama nga ajo % e madhe qe kane krijuar disa injoranta tani vuajne edhe keto te shkrete qe kane punuar ne ndertime e plot pune te tjera...per te mbajtur familjet ne shqiperi...
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  7. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Mire moj bunny ç'te te them une e dine vete punen e tyre Britishat ...

  8. #8
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Roni shpersoj mos te ma kesh mare per te keq,thjeshte te citova pasi e pashe te arsyeshme, shpresoj mos te kesh mare gje personalisht...Flm per kuptimin
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  9. #9
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Eh bunny Bunny do noi dru ti me ndonje purtek te that!

    -----------------------------------------------------------------------------------------------------
    Kryesisht Shqiptaret e kane pasur koken te ulur qe nga momenti qe kan shkelur ketu,pavarsisht se individ mendoje se mund te bejne gjithcka ilegale, por e shumta ketu qe kane dal ne te zez po i shkon qumshi nenes ne maj te hundes per ato dy lek qe po nxjerrin, dhe ne ato kushte qe jetojne per te pasur nje te ardhme me te mire diku ne Shqiperi,dicka vetem sa per te jetuar sepse pare per te hapur biznes qe dikush mund te enderroj si ben dote kurr ketu me pune krahu.

    Ne si popull dhe si Shqiptare jemi mese ose teper tolerant ndaj Anglezve, ne krahasim me popujt e tjer qe po e "hajne" kete shtet deri ne rranz, dhe mos ne ndonje dite do ja shofin kur ta nxjerrin deri ne kocke. Sa per benefitet qe kemi marr ne, i kemi marr dhe pse jo mos ti merrnim kur na i jipnin,? ose ose pse mos te tregohemi dhe ne te shkathet si cuna, te bejme "benefit fraud" kur mundesite jane me shume se 80% sic ben 99% e rraces me ngjyre?

    Per kete gje flas me fakte dhe jo bazuar se cfare degjojne veshet rreth e rrotul. Me vjen vertet inat nga c`do gje te ketill qe ne shume syte e atyre qe i kane kalur dhe vazhdojne ti kalojne , keto ide qe "shqiptaret nuk po i japim merita ketyre" do i dukeshin pertej ideve ose mendimit absurd, qe nje njeri mund te llogjikoj.

    Asgje me teper s`kisha per te thene pervec se ne Shqiptaret Jemi ne gracken e sistemit, where there has to be someone picked on! The keto gjene neve ngaqe s`kam prektes sesi te kapin ndoje xhamajkan prej zverrgu dhe ta importojne se ku "fecken e zhapzezez" do e exportojne? se ai miku ka 3-4 indentitete dhe ketu nuk figurone. Pra pse keto shkerdhata nuk kapen me zezaket dhe gjithmon na bie ne ne hise ?, sepse ne Shqiptaret sa her qe mundohemi te bejme dicka te drrejt na e fusin sa krahu, dhe kur mundohemi te bejme dicka me ane ilegale e hajme te gjithe si popull.

    Personalisht deri para 1viti e gjys 2 vjetesh dhe une merrja ndihma socliale te ketyre dhe nese do me ipeshe mundesija akoma do i merrja dhe pse jo mos ti merrja kur "indjanja" ka 30vjet ketu dhe akoma me job center eshte, duke gjetur pretekset qe "Oh they call me paki racial abuse at work" Pse mos ti marr dhe une ose sic i merr njeri tjeter? Nese merrja ndihma une s`do me ndryshonte si person, se merrja 2 me pak ose 2 me shume per mua njelloj do ishte sepse, aty ku i merr aty ky shtet ti ha prap, kshuqe motra e vellezer prap del jek e jek.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pyes_Lotin : 04-07-2004 më 20:52
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  10. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Jo moj bunny aspak, pak a shume e mora vesh se ç'doje te thoshe. Une thjesht doja te
    nxirrja si ide qe Evropa po shkon drejt varrit me kete politke pro-extra-evropjane
    dhe extreme-anti-evropjano-lindore.
    Shiko shifrat qe te bindesh. Thjesht ne France (mendoj qe eshte e njejta situate ne
    Britani) qe nga 1960 deri ne 2004, numri i arabeve (magrebine=algjerjane, maroken,
    tunizine) ka kaluar nga afersisht 0 ne afersisht 6-7 milojne zyrtarisht, dhe
    10-12 milojne sipas zyres se shtypit te "imamit=hoxhes" se lagjes time :-)

    Nje situate te tille kishte dhe ShBA ku raportet e popullsise gjate viteve 1980 po ndryshonin
    me shpejtesi ne favor te afrikaneve, hispanikeve e arabeve. SHBA nxori ligjin e llotarise
    per te ekuilibruar hyrjet ne vend.

    Mendoj qe Evropa duhet te perkrahi hapur dhe publikisht futjen e popullsive nga Evropa
    lindore per te ekuilibruar kete mase maramedse te popullsive extra-evropjane qe eshte
    futur gjate 40 vjeteve te fundit. Por siç e di shume mire ti (mendoj se ke bere
    shkollen aty), politika e Evropjaneve eshte ajo e fshehjes pas gishtit te vogel te dores.
    Politike e pa guximshe, politike qe siç e thekson dhe ti kerkon te justifikoje kete pushtim
    masiv me faktin se dikur arabet apo zezaket kane qene te presekutuar.
    (Per zezaket jam pak a shume dakort, por arabet mesa di une kane qene
    tregetaret dhe gjahetaret me te medhej te negrove gjate periudhes se egzistences se
    skllaverise).

    Por siç ta thashe ne pergjigjen time e dine vete punen e tyre keta ... jam kurjoz te
    di se deri kur do kene kontrollin mbi extra-evropjanet... Me shpejtesine e rrtijes se
    tyre ketej mendoj qe s'do kemi "fatin" te shikojme se si brenda nje brezi nje nga
    kontinentet me fudull u pushtua pa asnje te shtene arme nga nje popullsi e ardhur
    nga larg!!
    Aritmetike: rregulli i treshit + progresjoni gjeometrik i korigjuar ...
    1960 - 2004 -> 7 miljone (10 % e popullsise)
    2004 - ? -> ??? miljon (51% e popullsise)
    Te dhena shtese per ushtrimin:
    - 70 000(zyrtarisht), 160 000 (burime te tjera) numri i arabo-magrebineve qe futen ne France nepermjet
    martesave (te rregullta e te parregullta), bashkimit familjaer, ilegalisht etj etj....
    - 4 femije / grua - lindjet mesatare per magrebinet
    - 1.2 femije / grua - lindjet mesatare per francezet
    - 20% numri i homosesualeve (me perkufizim homoseksual = 0 femije veç ndonje mrekullie)
    - grate "franceze" kane humbur sensin e maternitetit nen presjonin e levizjeve feministeve
    (pune te baraberte me burrin = orare te barabarta = pamundesi per t'ju kushtuar njeres
    prej mrekullive te botes, lindjes se femijeve), diktatures se 'elegances' - nje shtatezani
    te prish linjat ... etj etj

    Pyetje : duke patur parasysh te dhenat gjeni daten kur popullsite extra-evropjane
    do kalojne cakun e 51% ne France?


    E di qe te flasesh me kete gjuhe ne shume vende ketej te etiketojne si raciste ... Por
    une nuk jam i ketejshem dhe ne fund te fundit jam i bindur qe sido qe te kthehet
    rrota e historise Shqiptari do dije te mbijetoje, kjo eshte ajo qe na intereson gjith
    ne Shqiptareve!

    Shendet e te mira!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •