-
i/e regjistruar
Do TĖ Pres Ty
Qė tju shpjegoj mė mirė si kanė shkuar punėt: Kam udhėtuar natėn, me kokėn e mbyllur ndaj ēdo lloj mendimi qė tė mė hiqte prej rrugės. Kur ndjeja erėn karakteristike tė njeriut, fshihesha si mundesha, vetėm qė ti shpėtoja tundimit. Kjo rrugė kishte qenė pak a shumė e detyruar nga ana ime. Njėlloj sikur tė zgjohesha nė ēast, e tė kuptoja sa bukur po mė shkiste prej duarsh jeta. Mund edhe ti nėnshtrohesha fatit tim, pėrse ta fsheh!
Prej kohėsh vuaja nga brenga shumė tė fuqishme, qė ndonjėherė iu ngjanin fluturave, digjnin krahėt nė dritėn e llambės e mė vrisnin vėshtrimin. Mė detyronin tė mbuloja me duar fytyrėn e tė qaja. Se pėrse, akoma nuk e kam shumė tė qartė, megjithatė duhet tė kem qenė njeri i mirė, ky ėshtė shpjegimi i vetėm qė mund tė jap. Mbase kam dashuruar ndonjėherė gjatė gjithė kėsaj kohe. Por e kam bėrė fshehurazi. Se ka marrė vesh kush, e unė kam mbledhur njė thes me letra revolte drejtuar kundėr vetes.
Kjo mė futi nė kėtė rrugė ku ec pa pushim natėn, i vetmuar.
Kam shumė nevojė tė mendoj pėr veten. Nuk mund tė mos i drejtoj fjalėt erės dhe dritės sė hėnės. Ėshtė sikur tė mė kenė ftuar nė njė tryezė tė rrumbullakėt. Detyrimet e mia janė njėri mbi tjetrin, nė tavolinė, unė e shikoj dosjen personale e mė duhet tė pengoj mendimet.
Sikur tė ishte vėrtet ashtu,-pyes, e kėtu me thėnė tė drejtėn ka mundėsi qė tė jem dyshimtar. As qė mė takon mua tė fut hundėt nė punėt e tė tjerėve, por edhe tė gjithė pa pėrjashtim kanė tė drejtėn tė kenė njė dosje si kjo e imja. Uroj me shpirt tė jem i pari nė kėtė rrugė timen, pėrndryshe do mėrzitem si vdekja. Nuk jam tip qė mė pėlqen tė pres nė rradhė. Aty ka njerėz. Mė kujtohet njėherė kur po prisja tė mblidhej njė grumbull varrimi, pėr tė kallur nėn dhe tė ndjerin. Kam qenė mė fatkeqi, sikur po mė mbanin me forcė pėr tė shkulur rrobat e trupit pėr atė. Tė qe pėr mua, do tė isha mėrzitur pėr vdekjen time. Me gjithė kėto turpe qė bėhen
Njerėzit duhen lėnė diku, kufoma, tė vetmuar, nė mes tė njė fushe tė hapur, deri sa ti tretė trishtimi i jetės qė do iu fryjė mbi ballė.
Po ētė them, kėto janė biseda qė i nxjerr me zor jashtė. Unė jam tip shumė i veēantė.
-Ti ke lindur i metė,-mė thoshin kur kėrkonin diēka prej meje. Tė gjithė e dinin qė dikur kisha rėnė nga njė lartėsi e papėrcaktuar mė kėmbė, e kisha vrapuar duke ulur mbathjet pėr tė bėrė i skandalizuar ujin e hollė.
Qė atėhere, njerėzit kur mė afrohen shohin me kujdes majėrat e kėpucėve. Unė e ndiej qė kanė frikė mos iu dal befasisht nga anash dhe i lag me urinėn time tė verdhė. Ėshtė turp kur mendoj kėshtu.
Personalisht nuk guxoja tė mos mendoja pėr fėlliqėsirat e kėsaj bote qysh kur mbeta ēilimi. Mė kujtohet njė plazh i mbushur plot me njerėz, ku femrat nxirrnin gjokset e tyre tė rrumbullakėt nė dritėn e diellit. Madje e them me bindje qė po tė mė kishte kėrkuar ajo vajza me flokėt e verdhė, unė do isha martuar me tė. Sepse pikėrisht kur njėra sisė vezake e saj u rrokullis nė kėmbėt e mia, unė e mora, e shtypa disa herė e ndjeva tė qetėsohem nė sekondė. Ika me vrap nė shtėpinė time, e vendosa pėrballė pasqyrės nė banjė, ndjeva tė burrėrohem dhe i mora erė djersės sime.
Sot mė vjen tė qesh.
Po tė mė pyesėsh tani, e kam harruar atė emėr. Tani qė ndihem nė gjendje ti them gjėrat, mė kujtohet kur merrja ēantėn e shkollės dhe e mbushja me plehėra qė gjeja rrugėve. Mė kishin thėnė qė pa dashje mund tė merrja brenda asaj ēante diēka qė i ngjante lumturisė personale, e unė e bėra koleksionin tim.
Vetėm qė isha aq naiv sa tė mos e kuptoja qė lumturia nuk duhej tė binte erė.
Edhe ato pak rrecka qė mblodha, i morrėn dhe i nxorrėn jashtė, te sheshi i madh pėrpara pallatit. I vunė zjarrin e unė qėndrova i habitur, nė gjunjė, deri sa u dogjėn tė tėra. Ngrita sytė duke ndjekur tymin, duke shpresuar qė tė kapja atė shtėllungė qielli njė ditė prej ditėsh. Vėrtet, sikur tė kisha humbur diēka timen u ndjeva atė ditė. Por nuk mbaroi kėtu. E kuptova mirė nga vėshtrimet e njerėzve qė kishte diēka qė sshkonte. Uroj veten qė humba besimin tek zoti pikėrisht atė kohė, ndryshe kush e di si do kisha pėrfunduar.
Qė tė sqarohemi, nuk ėshtė e lehtė tė thuash e humba besimin. As unė nuk e di ta kem bėrė kėtė gjė ndonjėherė. Vetėm qė shtyhem ti besoj qėndrimit tim kur ndiej keqardhje pėr tė madhėrishmin.
Keqardhja ime mund tė jetė aq e pastėr sa kushdo le tė vijė e ta provojė. Si atėhere kur u rraha me grushta me njė mė tė vogėl se vetja. E vura poshtė, kur e pashė qė e mbėrtheva paq, e godita deri sa humbi ndjenjat. E meritonte apo jo atė dru, kjo ėshtė punė tjetėr. Po tė kisha qenė nė vendin e tij, do bluaja pėrbrenda nga njė hakmarrje pėr tė vrarė. Aq keq e poshtėrova. Por nuk u ndjeva mizor. Nuk mund tė jesh i tillė kur gėzimi i veprės tė frymėzon pėr tė bėrė gjėra mė tė bukura. Mbeti vetėm frika sikur tė kisha qenė nė vend tė kundėrshtarit. Njė frikė e tillė mė mbajti gjallė kur e pashė veten pisk nė mes tė miqve tė mi.
-Do tė tė presim njė krah,-mė tha Antoni duke drejtuar sėpatėn e mishit kėrcėnueshėm. Tė gjithė tė tjerėt duartrokitėn.
-Pse?-pyeta unė dyllė i verdhė nė fytyrė.
-Kėshtu mund tė ndjehemi tė lumtur.
-Mirė,-thashė dhe zgjata krahun pa dėshirė.
Ishin katėr miqtė e mi mė tė dashur. U mblodhėn kokė mė kokė e pėshpėritėn kundėr meje. Antoni u afrua pėrsėri, duke fshirė djersėt e ballit me parakrah:
-Do tė tė presim edhe krahun tjetėr.
-U vendos?
-U vendos!
-Kėshtu mund tė ndjeheni mė shumė tė lumtur!
-Kėshtu do jesh ti qė do vuash mė shumė.
U mendova pėr pak sekonda.
-Do mė lidhni?
-Si tė duash!
-Unė do ik!
-Nuk tė mban njeri me zor!
-Po juve?
Antonio mė pa i zgurdulluar. Pėr tė ishte anormale qė unė tė ikja prej grupit. Iu drejtua sėrish kėshillit.
Unė nė atė kohė ia dhashė njė vrapi tė trembur.
-Frikacak,-mė ndiqte nga pas zėri i katėr miqve te mi mė tė mirė. Dhe qeshnin. Kurse unė i jepja tė drejtė vetes, e shtrėngoja me dorėn tjetėr krahun qė kisha dashur tė jepja sakrificė.
Qė atėhere gjithēka nė rregull. Vetėm qė kohėt e fundit mė duket sikur mezi mbushem me frymė, prandaj kam marrė kėtė rrugė tė gjatė, natėn. Ėshtė aq bukur tė shohėsh njė qiell tė pastėr me yje. Unė orė e sekondė mendoj pėr diēka qė mė ndjek nga pas, jeton me frymėmarrjen time e pėrkujdeset brenda mundėsive, pėr mua ose pėr veten.
Pėrsėrit me mendje emrin tim. E them me zė tė lartė. Natėn kjo gjė tė bėn pėrshtypje. Unė atė shpresoj. Qė mė vonė, pas dhjetėra, qindra vitesh, kėtu tė dėgjohet jehona e dobėt, plot frikė, e emrit tim. Domethėnė sdo jem i harruar. Atėhere sdo jem mė as i trishtė. Frikacak? Mbase, por unė dua tė jem plotėsisht i denjė pėr ēastet e mi.
Unė jam dhe sjam njeriu me armėn nė dorė, qė pushkaton pėr detyrė apo pėr qejf ditėt e tij njėra pas tjetrės. Po vetėm unė e bėj kėtė? Edhe tė tjerė si unė, vetėm qė kanė frikė e sdinė ēemra ti japin pastaj kohės dhe trurit.
Tani qė po udhėtoj, me kujtohet tentativa e parė. Kur isha i shtruar nė spital, para operacionit. Nuk kishte gjė tė veēantė nė gjithė kėtė. Vetėm mu duk sikur po i thoja vetes:
-Dhėntė qielli qė kur tė ēel sytė, tė kem harruar tė gjitha. Mos di mė emrat e sendeve. Mos mbaj mend fytyrat e njerėzve. Ēdo gjė qė tė prek me duar tė jetė e re dhe e paparė ndonjėherė. Kushedi si kam pėr tu ndier. Ajo jetė qė do rrjedhė nė gjakun tim do jetė aq e kėndshme, e mbushur ēdo sekondė me diēka tė paparė qė do mė ngazėllejė.
Vetėm qė kur u zgjova i mbaja mend tė gjitha. Tė gjitha, edhe ato dhimbjet e plagės, qė smė linte tė lėvizja e tė jetoja si njeri normal.
Aty e kuptova qė sia vlente aspak ashtu.
-Do marr udhėtimin,-thashė. Mu tipos qė tė lija pas vetes njė pasuri tė plotė ideologjike. Gjėra tė vdekura, e kur e mendova edhe veten njė tė tillė, nuk munda tė pėrmbahem. Klitha si i marrė, e nuk kam zėnė gjė me duar qė atėhere. Vetėm qė i kam akoma tė pėrmbledhura tė gjitha zhgaravinat. Ku i dihet. Mbase dhe gaboj. Por gabimin mė tė madh e kam bėrė kur vendosa tė mendoj se edhe unė jam prej mishi edhe shpirti. Mė vjen tė qesh, mė falni, por mė ndodh rrallė.
Ju thashė, domethėnė, ku po shkoj?
Oh, dhe kjo rrugė gjatė natės tė lodh. Ēdo hije mė ngjan me njė pemė, e pemėt mė frymėzojnė tė varem. Kaq i varfėr instikti im?
Po shkoj drejt njė shpelle qė pak njerėz e njohin. Kjo ėshtė e vėrtetė. Pėr mua po dhe po. Gjithēka aty ėshtė e rrethuar nga deti, e tė gjitha zhurmat mbyten nė shkėmbinjtė qė ruajnė gjatė gjithė kohės.
Kur tė hyj brenda nuk do mė presė njeri. Kėtė e mėson kushdo qė i niset njė udhėtimi si unė, drejt njė shpelle. Kjo ėshtė e pakta qė mund tė pres. Mė e mira qė mund tė ėndėrroj.
Ēdo jetė vallė kjo?-e duke shtyrė kėmbėt, aq i ajėrt ndihem, sa rrėshqas me kėnaqėsinė ti mendoj tė gjitha atje. Kėshtu e gėnjej veten, prandaj po shkoj. E di qė sėshtė dhe aq e vėrtetė, por ēprishi. Kam menduar gjithmonė qė do vijė dikush e do mė zgjojė nga meditimi brenda asaj shpelle. Do jesh ti qė do mė shkundėsh supin, e do mė bėsh me shenjė tė jem gati. Unė ty tė pres! Gishtėrinjtė e tu do futen ngadalė, ngadalė, brenda kafkės sime dhe do ta heqin si me magji pėrjashta. Atė do ta mbėshtesėsh diku pėrballė meje, e do presėsh aty mė larg, nė hije. Unė do e shikoj me vėmendje. Ti ske qenė ndonjėherė. As tė tjerėt. Kjo sepse unė si llogarit tė fshehurit, qė sdalin nga hijet e tyre por vetėm mė ndjekin me sy, ca sy qė si dalloj dot ēngjyrė janė.
Ajo aty, e mbėshtetur, mund tė jetė kafka ime, vetėm nėse i mungon njė dhėmballė e nofullės poshtė. Si tė jetė kėshtu, sdo di ētė bėj. Megjithėse po vrapoj si i marrė, natėn, pėr tė arritur shpellėn, prapė kam frikė mos ndihem i vetmuar pėrballė kafkės me njė dhėmb tė hequr.
-
-
E ku je mor eris Markes Anghel Asturias-i ..
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt