PAUELL PARALAJMERON MASA KUNDER SUDANIT
Sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell ka paralajmėruar se do tė mund tė ndėrmerren masa kundėr Sudanit, nėse nuk vendoset siguria nė rajonin e Darfurit, ku milicėt arabė kanė zhvendosur nga shtėpitė e tyre qindra mijėra njerėz. Pauell i cili zhvilloi bisedime me presidentin sudanez dhe ministrin e jashtėm nė Kartum, konfirmoi se Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė ėshtė duke pėrgatitur njė rezolutė.Pauell e pėrshkroi krizėn nė Darfur si katastrofike. Mė shumė se njė milionė njerėz janė zhvendosur nga luftimet e vazhdueshme mes grupeve rebele dhe milicėve arabė. Edhe pse qeveria nė Sudan nuk pranon tė jetė e pėrfshirė, ajo akuzohet se pėrkah milicėt. Kėrcėnimi i Pauell pėrfshin njė rezolutė mė tė ashpėr nga Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė, duke pėrfshirė edhe sanksione ndėrkombėtare. Gjithashtu shqyrtohet dhe mundėsia e dėrgimit tė njė force ndėrkombėtare paqeruajtėse, edhe pse madhėsia e rajonit do tė kėrkonte njė vendosmėri mė tė madhe pėr veprim.
http://www.top-channel.tv/lajme/bota...004063002.html
Krijoni Kontakt