Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211

    "Politika" vret kusherinjtë anëtarëte PS dhe PD

    "Politika" vret kusherinjtë anëtarëte PS dhe PD


    Autori i Lajmit: Kristaq Thano

    FIER - Një grindje e vjetër politike ka përfunduar në tragjedi. Trifon Sema, 40 vjeç, dhe Nikolla Sema, 50 vjeç, nga fshati Agim i komunës Libofshë, kushërinj të largët me njëri-tjetrin, janë bërë viktimat e fundit të tragjedive për shkaqe banale, që aq shpesh shihen prej vitesh.
    Vrasësi ka mundur t’i mbijetojë përgjatë ditës plagëve që i ka shkaktuar vetes, pasi ka kuptuar se ç’vrasje makabre kish bërë e për ç’motive të kota.
    Fillimi
    “Ka nisur shumë vite të shkuara kjo histori”, tregon njëri nga gjashtë vëllezërit e viktimës, Mihal Sema. “Vëllai im, Trifoni, dhe Nikolla e kanë nisur sherrin në një komision votimi në vitin 1994, kur bëheshin zgjedhjet lokale. Ishin të dy anëtarë të komisionit të votimit. Trifoni përfaqësonte Partinë Demo-kratike, sepse ne jemi të përndjekur politikë nga regjimi monist, kurse Nikolla përfaqësonte Partinë Socialiste. Prej asaj kohe, grindjet midis tyre kanë vazhduar më tej dhe shkaqet kanë qenë të ndryshme, por jo për të arritur deri në këtë pikë ama”. Mësohet se një nga konfliktet, më i rëndi, sipas bashkëfshatarëve, ka qenë një rrugë ku kalonte viktima me një karro me kuaj çdo mëngjes, për të blerë qumështin fshatarëve. Kjo rrugicë herë pas here bllokohej nga plehrat organike të bagëtive që hidhte Nikolla në rrugën e ngushtë. Por nuk kishte rrugë tjetër dhe Trifoni ishte i detyruar të kalonte aty. Kjo, siç duket, ndodhte shpesh dhe tregtari i qymështit detyrohej të pastronte vetë rrugën e të largonte plehrat që të mund të kalonte për në punën e përditshme. Kjo mesele është bërë shpesh objekt i shkëmbimit të batutave të forta e fyerjeve. Sipas fshatarëve, kohët e fundit ky fakt duket se ka acaruar më tepër grindjen midis dy kushërinjve të largët, të cilët prej më shumë se tre vjetësh nuk flisnin fare me njëri-tjetrin, përveç rasteve të fyerjeve të ndërsjellta. Më në fund fyerjet kanë arritur deri në atë masë, saqë Nikolla dje ka rrëmbyer armën e tij të gjahut, një teke, dhe ka qëlluar mbi “armikun” e tij politik.
    Vrasja
    Mbas një sherri të ndodhur pak ditë më parë, sipas bashkëfshatarëve, Nikolla ka pritur momentin kur Trifoni do kalonte në rrugën e ngushtë me karron e tij. Vrasësi ishte i sigurt që ai do të kalonte, sepse e shihte përditë në të njëjtën rutinë rreth orës 6 e gjysmë të mëngjesit. Ndoshta ky ballafaqim i përditshëm ka bërë që çmenduria të arrijë kulmin. Prita, siç duket, ka qenë e menduar mirë, në një moment absurd çmendurie. Trifoni ka kaluar atje ku ai kalonte përditë. Nikolla ka ngritur armën dhe ka qëlluar disa herë mbi viktimën e pritës së tij. E ka goditur disa herë në trup. 40-vjeçari ka zbritur nga karroja e tij dhe ashtu i plagosur, i mbuluar nga gjaku që i rridhte nga plagët, ka ecur rreth 200 metra, duke kërkuar ndihmë te një familje aty pranë. Vrasësi që e ka parë se goditjet e armës nuk kanë mundur ta ndalojnë viktimën e tij, e ka ndjekur pas me armë në dorë. Trifoni është futur në rrugicën e banesës ku shpresonte të gjente ndihmë dhe aty është kapur nga ndjekësi. Siç duket fishekët e armës së gjahut ishin konsumuar të gjithë, ndaj Nikolla, për të përmbushur çmendurinë e tij, e ka goditur viktimën disa herë në kokë me kondakun e armës së gjahut. Këto goditje kanë qenë fatale për Trifonin, i cili ka mbetur i vdekur në vend.
    Zgjimi nga çmenduria
    Gjithçka ka mbaruar dhe 40-vjeçari ka lënë gjakun e tij në karro e në rrugë, si një dëshmi të dëshirës për të mbijetuar. Frymëmarrja e tij e fundit ndoshta ka zgjuar vrasësin nga çmenduria e tij. Pasi ka arritur të kuptojë se ç’kish bërë, Nikolla është larguar që aty, por nuk është kthyer në shtëpinë e tij. Ka shkuar tek e motra dhe ka marrë armën e gjahut të kunatit. Askush nuk e ka kuptuar në fillim se përse e donte armën. Ka ikur që atje dhe më pas është mbyllur në shtëpin e tij, ku ka qëlluar veten në trup për t’u vetëvrarë.
    Dëshmitarët
    Një komshi i Nikollës, i quajtur Jorgji, tregon ngjarjen me tmerrin që i lexohet akoma në sy. Ai tregon momentet që ka parë nga kjo ngjarje e se si ka vrapuar për t’i ardhur në ndihmë Trifonit. Sipas tij, 40-vjeçari kishte plagë të dukshme prapa kokës dhe në fytyrë, e dukej qartë që kishte vdekur. Ai tregon se me të parë që Trifoni kish vdekur, ka kërkuar ndihmë te komshinjtë e tjerë. Të gjithë bashkë kanë shkuar te shtëpia e Nikollës e i kanë kërkuar të hapte derën, sepse e dinin që diçka mund të ndodhte. Është dëgjuar një e shtënë brenda shtëpisë. Pas kësaj ka rënë qetësia dhe komshinjtë kanë shqyer derën. Kur kanë hyrë brenda, kanë parë Nikollën të mbytur në gjak, të shtrirë në dyshemenë e dhomës. Merrte frymë akoma. Është njoftuar menjëherë policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe gjëja e parë që kanë bërë, është dërgimi i vrasësit të plagosur në spital. Më pas viktima është dërguar në morg për t’i bërë autopsinë. Mbas ngjarjes makabre në familjen e Nikollës, gjithçka ka rënë në heshtje. E gjithë familja është larguar nga shtëpia. Të afërmit e vrasësit 50-vjeçar, kur i pyet për ngjarjen, ngrenë supet. Askush nuk arrin të kuptojë pse ndodhi kjo tragjedi. Mbasdite, në spitalin e Fierit, vdiq dhe Nikolla. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk arriti t’i mbijetonte plagës së marrë nga dora e tij. Shtëpitë e dy familjeve janë jo më shumë se 200 metra larg njëra-tjetrës dhe nga shtëpia e Nikollë Semës dëgjoheshin të qarat e familjarëve të Trifon Semës, sidomos vaji i gruas së tij, që mbeti e ve, me një djalë të vogël 4 vjeç dhe me një fëmijë tjetër në bark, që ajo e pret të lindë së shpejti.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Socialistet jane teper agresiv ne lagje e katunde..

    Ata i persekutojne ne 1000 forma demokratet..
    Persekutohen femijet e familjeve demokrate kudo ne shkolla e qendra banimi.. kjo fale..faktit se drejtoret e drejtoreshat e Shkollave ne te gjithe shqiperine jane emeruar enveristet me te thekur.. e kjo fale shefave te seksioneve te arsim Kultures qe jane te zgjedhur si ajka e enveristeve me obskurantiste..te vendit..

    Diktatura qe rivendosi PS e Enver Tos Klos Nano Ruco Meto Mejdaneve eshte e ndyre po aq sa e Enver hysni ramiz Myfti Kapo Hoxhave..

    PS ka Kerbacin e Parane.. dhe te dyja i perdor me mjeshteri..

    Vrasja e trifonit eshte tregues i qarte i dhunes qe ushtrojne kelishet e Stalinit dhe sot..
    Djegja e shtepise Dhalesit nga bandat e edvinit e vrasja e genc Sines nga Altini i Edvin klosa Cecove jane vec pikza ne morine e akteve te dhunes qe ushtron Kupola.. me veglat e saje ..fiset sorrollope spiuno enveriste hajdute..

    Ne Kosove vret Hashim Sali Vesel haliti me shoke..

    Te njejtin Model..te njejtin agresivitet cfaqin dy kokat e perbindeshit Stalinist..PS e Tiranes e PDK e Prishtines..

    Ngushellime te ndjerit Trifon..

    Do vi dita e do i shkoje drejtesia deri ne fund Pocaqise 70 vjecare Enveristo Tosiste..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •