Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    Shaktarrohet një rrjet i fuqishëm trafikantësh droge në RSH

    Shkaterrohet rrjeti VIP i heroines

    Policia e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine e Pergjithshme dhe homologet italiane, mbyllen dje fazen e pare te operacionit antidroge. Lista e plote e 6 te prangosurve dhe 12 te shoqeruarve dhe lidhjet mes tyre. Si u krye ne fshehtesi te plote aksioni me efektivat e 5 drejtorive policore dhe RENEA-s. dhe refreni i "sekretit hetimor."



    Dashamir BICAKU

    TIRANË - Policia e Shtetit deklaroi dje se ka shkaterruar nje organizate te fuqishme te trafikut nderkombetar te drogave te forta. Pas nje operacioni qe zgjasti 48 ore, dje autoritetet policore dhe ato te Prokurorise se Pergjithshme, publikuan emrat e pese te arrestuarve, nje te gjashti te ndalur si dhe shoqerimin e 12 te tjereve, mes tyre edhe emra te njohur te artit dhe politikes. Te arrestuarit jane, Arian Selimi, Petraq Avrami,

    Mehmet Fejzullaj, Blenard Fejzullaj, qe te gjithe nga Tirana dhe Kujtim Beqiri nga Shijaku. I ndaluar eshte Elis Progrozhda nga Tirana. Personat e shoqeruar, jane Arben Nikulaj dhe Nikolle Filipi nga Lezha, Perikli Dhales dhe djemte e tij Frenkli dhe Heti,

    Elvira Avrami, Inis Gjoni, Artion Rakipi, Igli Zeneli, Dritan Kola, qe te gjithe nga Tirana, si dhe Luan Krasniqi, Agim Krasniqi, i mbiquajtur Igli Aliaj, nga Fieri.

    Plot 48 ore me rradhe, ka zgjatur pjesa e pare e operacionit te arrestimit te gjashte personave te cilesuar si drejtues te organizates se trafikut te droges. Kjo organizate, u konsiderua dje, si e shkaterruar nga autoritetet e policise shqiptare. Gjithcka ka ndodhur shpejt dhe me shume ngut, me qellim arrestimin e te gjithe anetareve te dyshuar te rrjetit te trafikut te droges. Gjithcka ka qene e kushtezuar nga zhvillimi i nje seance te nje procesi gjyqesor ne ngarkim te disa personave te tjere ne Milano, te cilet jane njohur per perfshirjen e tyre ne kete grup nderkombetar te trafikut te droges. Zhvillimi i kesaj seance detyrimisht sillte edhe publikimin e faktit se organet italiane te drejtesise, kishin prere flete-arreste edhe per persona te tjere te ketij grupi. Ndaj menjehere urdherat e arresteve jane percjelle me urgjence nepermjet lajmesve te postes sekrete, ne ministrine e Rendit dhe ne Prokurorine e Pergjithshme.

    Nisja e operacionit

    Fillimisht operacioni ka nisur ne Lezhe, me Arben Nikulajt dhe Arben Filipit, te cilet jane shoqeruar ne ambientet e drejtorise se Policise se Lezhes. Po te henen, si edhe gjate paradites se te martes, agjentet sekrete te policise kane mbajtur nen vezhgim nje pjese te mire te njerezve, te cilet i shin perqendruar vecanerisht ne Tirane. Kur ora po trokiste 18.00, ne menyre te njekoshme Forcat Speciale te Policise, kane hyre ne veprim, ne nje bar-restorant luksoz ne qender te Tiranes, si dhe ne disa banesa, ku mendohej se mund te qendronin personat, per te cilet hetuesit italiane, kishin kerkuar homologeve te tyre shqiptare, arrestimin e tyre.

    "Sekreti hetimor"

    Cdo gje qe lidhej me operacionin e mesiperm, eshte mbajtur ne menyre sekrete dhe iu eshte shmangur publikimit veprimeve ne publik e aq me teper shmangia eshte bere ndaj medias. Aq sa dje ne nje konference per shtyp, Drejtori i Pergjithshem i Policise, nuk u lodh shume per te gjetur pergjigje tjeter pyetjeve te gazetareve, duke perdorur sllogane te zakonshme, si: "Jemi ende ne kuader te hetimit", "cdo gje eshte nen hetim", si dhe "Keto jane ceshtje te hetimit, dhe policia nuk mund te shprehet per kete". Nderkaq nga Ibraj, eshte vleresuar niveli i bashkepunimit me policine italiane, per shkembimin e informacionit dhe dergimin e flete-arresteve per ekzekutim.

    Finalizimi

    Rezultati ne fakt jo i plote, ka kenaqur drejtuesit e tij, kur mesnaten e te martes duke u gdhire dita e djeshme, ishin vene ne pranga pese persona per te cilet ishin prere flete arrestet, si dhe nje i ndaluar. Keshtu i ashtuaquajturi si drejtues i grupit, Arian Selimi ishte nder te paret qe u ndaluan, ndersa me pas i shin kapur edhe Petraq Avrami nga Berati, banues ne Tirane, si dhe Mehmet e Blenard Fejzullai, banues ne Qytetin Studenti me origjine nga Fieri. Keta dy te fundit, sipas burimeve te policise, kishin me shume se gjashte muaj qe banonin ne Tirane, ndersa kishin ardhur nga qyteti i Fierit, ku kishin banuar ne lagjen "1 Maji". Po keshtu eshte ndaluar, nga policia, por ende pa urdher arrest, Eli Progrozhda, ndersa ne Durres eshte arrestuar Kujtim Beqiri. Nderkaq pervec te arrestuarve dhe te ndaluarve te mesiperm, policia ka shoqeruar ne ambientet e policise se Tiranes edhe 12 persona te tjere, te cilet sipas njoftimeve jane marre ne cilesine personave qe mundej te kishin dijeni mbi ceshtje te ndryshme qe i perkisnin hetimit.

    Vala e arresteve

    Mes tyre nuk kane mungur personat VIP te shoqeruar, si Inis Gjoni e njohur mjaft ne ekranet e televizioneve te ndryshme, si nje nga vajzat me te sukseshme te spektakleve. Kjo e fundit njekohesisht edhe e dashura e te arrestuarit kryesor, Arian Selimi. Po keshtu ne polici, ka perfunduar edhe kryetari i Komisionit Zonal Zgjedhor te Tiranes, Perikli Dhales, sebashku me dy djemte e tij, Henri e Frenkli Dhales. Burimet zyrtare te Policise, pohuan dje se tashme mund te veprojne edhe mbi pasurite e personave qe jane arrestuar dhe qe mendohet se mund te jene vene nga te ardhurat e parave te trafikut te droges.

    Shperndarja Gjeografike ne Shqiperi

    LEZHË

    TIRANË

    DURRËS

    FIER

    BERAT

    Me destinacion: ITALINË

    Shperndarja nderkombetare e Organizates

    TURQI

    BULLGARI

    MAQEDONI

    SHQIPERI

    ITALI

    Masat per bllokimin e pasurive

    Identifikimi i pasurive

    Ngrirja e llogarive bankare

    Asetet ne shoqeri tregtare

    Sekuestro pasurive te paligjshme

    Personat e arrestuar



    ARJAN SOKOL SELIMI, Tirane

    PETRAQ FERDINANT AVRAMI, Tirane

    MEHMET FEJZULLAJ, Tirane

    BLENARD MEHMET FEJZULLAJ, Tirane

    KUJTIM RIZA BEQIRI, Durres

    I ndaluar

    ELIS FATMIR PROGROZHDA, Tirane

    Personat e shoqeruar

    ARBEN LUIGJ NIKULAJ, Lezhe

    NIKOLL NUSH FILIPI, Lezhe

    PERIKLI LORENT DHALES, Tirane

    FRENKLI PERIKLI DHALES, Tirane

    HETI PERIKLI DHALES, Tirane

    ELVIRA THOMA AVRAMI, Tirane

    INIS ANTONIO GJONI, Tirane

    ARTION XHEMAL RAKIPI, Tirane

    INGLI NAIM ZENELI, Tirane

    DRITAN SABRI KOLA, Tirane

    LUAN HASAN KRASNIQI Fier

    AGIM KRASNIQI, Fieri

    (i mbiquajtur IGLI HASAN ALIAJ)

    AKUZA

    Organizim i Trafikut Nderkombetar te Lendeve Narkotike dhe psikotrope.

    Parashikuar nga neni 283/a, i Kodit Penal

    Parashikon burgimin e personave pergjegjes qe jane organizatore te trafikut, ne nje denim me jo me pak se 15 vite burg




    24/06/2004

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Sado i madh/vogël apo sado sencacional ky lajmë të jetë, LUTEM që të shoh më shumë lajme të tilla në shtypin shqiptar.

    Përgëzime këtyre policëve për operacionin.

    Drini.

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Korrierët "tradhëtuan" grupin e heroinës, 5 anëtarë në pranga
    Lajmi i ores 8:20 AM



    TIRANE (24 Qershor) - Numrat e telefonave që u janë gjetur në celular dy korrierëve të drogës të arrestuar dy vjet më parë në Milano kanë çuar në zbulimin e të gjithë rrjetit shqiptaro-italian që furnizonte me heroinë tregun e qytetit më të madh në veri të Italisë. Korrierët e arrestuar nga policia italiane nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë për zbardhjen e rrjetit, pavarsisht lehtësirave që u janë ofruar. Por numrat e telefonave të zbuluar në celularët e tyre kanë mjaftuar për të nisur një hetim dyvjeçar që do të çonte në goditjen e organizatës së Tiranës dhe celulave të saj në katër qytete të tjera të vendit. Janë në dashur dy vjet hetime e përgjime telefonash për të ardhur në operacionin e koduar KOMPAST. Rezultati është konsideruar i suksesshëm nga Ministria e Rendit Publik, duke realizuar arrestimin e 5 personave, dhe ndalimin e një tjetri, ndërkohë që janë shoqëruar 12 të tjerë, mes të cilëve VIP-a të spektaklit dhe njerëz me mbështetje politike. Në fakt, gjithçka e ka zanafillën dy vjet më parë, kur Prokuroria Antimafia e Milanos nisi përgjimin e një rrjeti trafikantësh heroine që vepronte në këtë qytet të Italisë. Falë mijëra telefonatave të përgjuara u zbuluan të gjithë anëtarët e grupit. Më pas ishte prokuroria shqiptare që firmosi urdhër arrestet dhe startoi aksionin. Pas një pune kolosale investiguese, rezultoi se linja e trafikut të heroinës që mbushte tregun e Milanos, e kishte pikënisjen nga Turqia. Ajo kalonte tranzit në Shqipëri dhe në fund mbërrinte në Itali. Sipas burimeve, heroina turke përshkonte linjën e njohur Bullgari-Maqedoni dhe hynte në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Bllatës. Vetëm dy javë më parë, ministri Toska, deklaroi nga kjo pikë se kishte informacione për kalimin e drogave të rënda. Itinerari i mëtejshëm mbahet ende i fshehtë nga policia, por dihet se si droga dilte në rrugë detare nga porti i vogël i Shëngjinit.

    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  4. #4
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Droga vinte nga Turqia, kalonte në rrugë tokësore deri në Shëngjin, nga ku dërgohej në drejtim të Milanos

    Droga, rrëfehet Inis Gjoni

    Arjan Selimi, Inis Gjoni, Perikli Dhales e dy djemtë e tij, personat më të njohur, të lidhur me organizatën

    Ened Janina

    TIRANË- Operacioni policor, i bazuar mbi përgjimet telefonike të anëtarëve të organizatës shqiptaro-italiane të trafikut të lëndëve narkotike ka vënë në pranga 6 persona, ndërkohë që 12 të tjerë janë shoqëruar dhe pyetur në polici. Në listën e të implikuarve në këtë rrjet gjigant të trafikut të heroinës bien në sy emrat e Arjan Selimit dhe të dashurës së tij, Inis Gjonit, e njohur si “shoë-girl” në botën e spektaklit, e kryetarit të KZQV-së së Tiranës, Perikli Dhales dhe dy djemve të tij si dhe persona të tjerë, të cilët kanë lidhje me biznesmenë të njohur në vendin tonë. Operacioni i filluar mesditën e së martës është cilësuar si tepër i suksesshëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, i cili ka bërë publikë emrat e personave të arrestuar dhe të shoqëruar në polici, pas akuzave që i implikojnë ata në organizatën kriminale me qendër në Milano të Italisë. Arjan Selimi, Petraq Avrami, Blenard Fejzullaj, Mehmet Fejzullaj dhe Kujtim Beqiri janë 5 personat e kapur në bazë të urdhër-arresteve, të firmosura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërkaq, policia ka ndaluar një tjetër person dhe ka shoqëruar 12 të tjerë, të cilët rezultojnë të lidhur me personat e arrestuar.
    Rrjeti i trafikut
    Rrjeti i trafikut të drogës që drejtohej nga organizata shqiptaro-italiane ishte shtrirë nga Turqia me destinacion Italinë. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se droga vinte në Shqipëri kryesisht nga Turqia, por edhe nga vende të Lindjes. Drejt brigjeve italiane, heroina nisej nga Porti i Shëngjinit, ku dyshohet për persona të tjerë të implikuar. Ajo dërgohej në Milano, nga ku shpërdahej nga korrierët në të gjithë Italinë. Kreu i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, ka shpjeguar dje, detajet e operacionit që solli arrestimin e pesë personave të akuzuar si trafikantë droge. Ibraj ka treguar dje se hetimet për pesë të arrestuarit ishin kryer fillimisht nga policia italiane. Ajo kishte grumbulluar materiale dhe prova në lidhje me ta dhe kishte kërkuar bashkëpunimin e organeve shqiptare për të vazhduar hetimin. Disa kohë më parë, Prokuroria për Krimet e Rënda kishte filluar hetimet dhe procedimin penal në ngarkim të pesë të arrestuarve të dy ditëve më parë. Në bashkëpunim me policinë, prokuroria kishte mbajtur nën vëzhgim dhe kishte kryer përgjime të të arrestuarve. Këto përgjime vërtetonin implikimin e tyre në një organizatë gjigante të trafikut të heroinës, që e kishte qendrën në Milano të Italisë. Disa ditë më parë, një ekip special i prokurorisë italiane i kishte dorëzuar homologëve të saj prova të tjera për pesë personat e arrestuar. Përgjime telefonike dhe prova të tjera të grumbulluara nga policia italiane i janë shtuar dosjes ekzistuese në Shqipëri. “Në bazë të hetimeve paraprake dhe analizës së materialeve të grumbulluara, u bë e mundur të përcaktohen dhe identifikohen personat e implikuar në këtë trafik, duke e shtrirë operacionin në kohë dhe hapësirë”, -tha dje, Bajram Ibraj.
    Hetimet
    Ibraj pohoi dje se nga hetimet paraprake, kreu i të implikuarve shqiptarë në organizatë, Arjan Selimi dhe Petraq Avrami, Blenard Fejzullaj, Mehmet Fejzullaj dhe Kujtim Beqiri, e kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në rrethet Tiranë, Durrës, Lezhë, Fier dhe Berat. “Në përfundim të këtij operacioni, janë arrestuar pesë persona, është ndaluar një si dhe janë shoqëruar 12 shtetas të tjerë, të cilët paraqesin interes për zhvillimin e hetimeve dhe kryerjen e verifikimeve të mëtejshme në lidhje me trafikun e lëndëve narkotike me destinacion Italinë”,-tha Ibraj. Përveç të arrestuarve, me interes për hetimin kanë qenë dëshmitë e personave të shoqëruar, ku spikasin emrat e Inis Gjonit, Perikli Dhales dhe dy djemve të tij si dhe Elvira Avramit. 12 të shoqëruarit kanë shpjeguar pozicionin e tyre në lidhje me trafikun e heroinës dhe më pas janë lënë të lirë nga policia, por pa u përjashtuar nga hetimet. Mbi ta, prokuroria po kryhen verifikime dhe hetime të hollësishme për të verifikuar prozicionin që kishin në trafikun e lëndëve narkotike. Gjatë hetimit të çështjes nga ana e prokurorisë është parashikuar që këta persona të thirren disa herë për të dëshmuar.

    24/06/2004
    LINDI EDHE "ANDREA"

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Zbulohet një tjeter rrjet trafiku në Fier, sekuestrohen 11 kg heroinë

    Lajmi i ores 8:50 AM

    FIER (24 Qershor) - Zbulohen dhe sekuestrohen në qytetin e Fierit plot 11 kile heroinë, ndërsa në pranga kanë rënë tre persona. Siç është bërë e ditur dje nga burime konfidenciale, forcat e policisë, në bazë të një informacioni që kishin, kanë ndaluar një autoveturë "Benz" në aksin rrugor Fier-Vlorë, dhe konkretisht në Qafën e Koshovicës. Brenda saj uniformat blu kanë gjetur 10 kg heroinë. Ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona që gjendeshin brenda saj. Ilir Saliaj dhe Petrit Sulejmani janë dërguar menjëherë në qeli, ndërsa autovetura e tyre dhe lënda narkotike janë sekuestruar. Po dje në qytetin myzeqar, Fier, policia ka ndaluar një tjetër autoveturë "Benz", brenda së cilës ka gjetur një kile heroinë. Uniformat blu kanë bërë të ditur se është arrestuar drejtuesi i automjetit, Aleksandër Furrxhiu, i cili ishte edhe pronari i makinës. Megjithëse prej dy ditësh ka nisur një superoperacion i koduar "Kompast" për një rrjet droge, bilanci i të cilit deri dje ishte katër të arrestuar, një i ndaluar dhe disa të shoqëruar, sipas Ministrisë së Rendit, tre të arrestuarit e mësipëm nuk janë pjesë e kësaj organizate. Policia e Fierit dje nuk ka dhënë asnjë informacion për sasinë prej 11 kg heroinë dhe tre të arrestuarit, megjithëse janë nga ky qytet, duke thënë se "operacioni është kryer nga Tirana". Madje, nuk e ka publikuar as si lajm, ndërsa për të dhëna të tjera shtesë për tre të prangosurit as që bëhet fjalë. Megjithatë, në rrugë të tjera është bërë e mundur të mësohet se për të arrestuarit kanë ardhur materiale nga vendi fqinj, Italia. I arrestuari i djeshëm Ilir Saliaj, sipas burimeve nga qyteti i Fierit, është pjesëtar i të njëjtit fis me Renato Saliajn, i cili është shpallur në kërkim që në prill të këtij viti, pasi në banesën e tij në lagjen "1 Maji" në Fier janë gjetur 68 kg heroinë dhe disa armë. Prej tri ditësh gjithëçka ishte mbajtur sekret. Uniformat blu ishin në dijeni të lëvizjes së tre fierakëve. Madje, ishin njoftuar edhe se nga jashtë do t'u vinte një sasi e konsiderueshme droge. Dhe, pikërisht dje, kur policia ka mësuar se Saliaj Sulejmani dhe Furrxhiu kishin marrë në dorëzim drogën, atyre u është ngritur edhe "kurthi". Uniformat blu kanë zënë pritë në vëndet ku e dinin se do të kalonin tre të kapurit për trafik droge dhe sapo i kanë parë makinat e tyre, u kanë bërë shenjë për të ndaluar, duke bërë që të sekuestrohen plot 11 kile heroinë. bm/bm (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  6. #6
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Heroina, grupi i Fierit zbulon bosin e ndërtimeve Arben Veliko

    Lajmi i ores 8:20 AM

    VLORE (25 Qershor) - Pas zbulimit të grupit të Fierit dhe vënies në pranga të 2 trafikantëve, një tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor në trafikun e drogës në zonën e jugut është vënë në pranga. Arben Veliko, është emri i të sapoarrestuarit të policisë së Fierit nën akuzën e "mbajtjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike". Ai ka rënë në duar të policisë së Fierit pas ndjekjes pa hile të një linje të trafikut të heroinës drejt Greqisë. Por, për celulën antidrogë të ministrisë së Rendit, që është duke bërë një pjesë të veprimeve në Fier dhe Vlorë, emri i 38 vjeçarit Arben Veliko ishte më shumë se i njohur. Sipas tyre ai është konsideruar si "number one" në zonën e Vlorës dhe nga hallkat më të rëndësishme të këtij trafiku në Shqipëri. Sipas burimeve të antidrogës në duar të policisë Veliko ka mbërritur fare pa rezistencë. Ai ishte kapur në Vlorë pranë banesës së tij duke udhëtuar me një makinë me dokumenta krejt të rregullta. Burime të antidrogës dhe të policisë së Vlorës pohojnë se bëhet fjalë për një njeri, emri i të cilit shqiptohet me zë të ulët në rrethet kriminale të Shqipërisë Jugperëndimore. Sipas të njëjtave burime "biznesi" i tij kryesor për vite me radhë ka qenë tregtia me shumicë e drogave, apo trafikimi i tyre në drejtim të Italisë, edhe pse pak vite më parë ishte burgosur në Greqi i akuzuar për trafik droge. Të njëjtat burime pohojnë se Veliko nuk është një tip i dhunshëm dhe askush nuk di të pohojë përzierjen e tij në vrasje apo veprime të ngjashme. Sipas hetimit të policisë së Vlorës, Arben Veliko vitet e fundit ka filluar të investojë të ardhurat e tij kryesisht në fushën e ndërtimit të pallateve për banim. Të njëjtën sjellje kishte rezervuar Arben Veliko dy ditë më parë edhe për agjentët e antidrogës në momentin kur ata kishin ndaluar makinën me të cilën ai udhëtonte duke e urdhëruar të mos bënte asnjë lëvizje të tepërt dhe duke i treguar një urdhër-arresti sipas të cilit akuzohej për posedim dhe trafik ndërkombëtar droge. Deri këtu antidroga kishte mbërritur pas hetimit të çështjes së filluar vetëm pak orë më parë në Fier. Viktimat e para në Qafën e Koshovicës (Fier) ishin Pertit Sulejmani (nga lagja "1 Maji" Fier) dhe Ilir Saliaj (nga lagja "Grizë" e qytetit të Patosit). Gjatë kontrollit në makinën e tyre policia gjeti të fshehura pranë motorrit 10 kilogramë pluhur të ngjashëm me drogën heroinë, e cila më pas rezultoi të ishte përzierës që përdoret nga trafikantët për të shtuar sasinë e heroinës me qëllim shumëfishimin e hetimit. Porse një rastësi bën që në duar të policisë të bjerë një tjetër trafikant droge, i quajtur Aleksandër Furrxhi, (nga lagja "Sheq" e Fierit, i cili kishte në makinë 1 kilogram heroinë të pastër. Thjesht ai morri në telefon një nga të ndaluarit e policisë, por në këtë kohë pa e kuptuar kishte lënë vendtakim me vetë policinë. Gjatë marrjes në pyetje të tre të ndaluarve policia arrin të zbulojë emrin e Arben Velikos. Një nga të tre të ndaluarit e policisë, gjatë marrjes në pyetje, ka pohuar se drogën "dorë të parë" e kanë marrë tek Arben Veliko në Vlorë. Kjo informata ka bërë që Veliko të bjerë në duar të policisë. Ndërkohë i arrestuari i tretë në radhë, Aleksandër Furrxhi, ka pohuar para hetuesve se rrugën me drogë në drejtim të Greqisë e ka bërë edhe herë të tjera, kundrejt një shume parash rreth 1 mijë euro për 1 kilogram heroinë të dorëzuar.

    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    More ky Perikliu si emer i njohur me duket mua! Mos ishte gje kryetar i KQZV per PD-ne ne Tirane? Edhe ky si pronari Tv Shijakut i paska djemte e mbare shume!

  8. #8
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... ja paskan bere "fora" policet e Toskes, çuna trima qenkan treguar, po pse nuk tregohen trima edhe me autobuzat e helikopterat e Xhoanes e me skafet e tragetet e Nano-Gjinushit ... nejse, si duket ky do te kete qene realizimi normes, 1 grup çdo 6 muaj ... sa per propagande Nano-Toska jane te paret, njesha jane, edhe vete Gebelsi do t'i kishte zili ... po per fat te keq paskan arrestuar edhe njerez me 1001 halle si puna atij kasapit nga Shijaku ... ka mundesi te dali ndonje barcalete nga ky "operacion i fuqishem policor" alla-Toska ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #9
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... ja paskan bere "fora" policet e Toskes, çuna trima qenkan treguar, po pse nuk tregohen trima edhe me autobuzat e helikopterat e Xhoanes e me skafet e tragetet e Nano-Gjinushit ... nejse, si duket ky do te kete qene realizimi normes, 1 grup çdo 6 muaj ... sa per propagande Nano-Toska jane te paret, njesha jane, edhe vete Gebelsi do t'i kishte zili ... po per fat te keq paskan arrestuar edhe njerez me 1001 halle si puna atij kasapit nga Shijaku ... ka mundesi te dali ndonje barcalete nga ky "operacion i fuqishem policor" alla-Toska ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #10
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Kasapi i liruar: Unë dhe trafikantët e drogës

    Për tri ditë me radhë, është cilësuar si një nga anëtarët e organizatës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe vetëm pas këtyre ditëve, ai rezulton vetëm një kasap i thjeshtë.

    Kujtim Beqiri nga Shijaku rrëfen tri ditët në qelitë si “trafikant”.

    Kujtim Beqiri, në vend të njohjes së masës së arrestit, fitoi dje lirinë, duke u kthyer në shtëpinë e tij, ndryshe nga katër të arrestuarit e tjerë. Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi gjykatës që ta lerë të lirë të arrestuarin, pasi është kapur gabimisht. ”Ne na kanë ardhur të dhënat për një Kujtim tjetër, mbiemrin e të cilit nuk mund ta themi, për arsye hetimi; kemi ngatërruar objekt”, janë shprehur para gjyqtarit të gatshëm, përfaqësuesit e akuzës. Sipas 38-vjeçarit nga Shijaku, ai është lënë i lirë, pasi në momentin kur i kanë marrë gjurmët e gishtërinjve, nuk kanë rezultuar të njëjta me ato që kishin ardhur nga Italia. ”Unë di të shes vetëm mish, dhe jo drogë. Madje, kësaj të fundit, nuk ia di as erën dhe as ngjyrën”, tha dje Beqiri. Ky i fundit, në një intervistë për gazetën ”Panorama”, tregon momentin e arrestimit dhe çfarë pyetjesh i kanë bërë në qeli. Ku e kanë kuptuar oficerët gjyqësorë që kishin ngatërruar personin.

    Ju, në fillim u akuzuat si trafikant droge, ndërsa tani jeni i lirë. Përse ju liruan?
    Kur erdha te gjykata, më futën në katin e parë, e cila ishte sallë e madhe. Sapo filloi seanca dhe gjyqtari kishte zënë vendin e tij, prokurori iu drejtua duke i thënë se për arrestimin tim, kishte qenë ngatërrim objekti dhe se duhet të lihesha i lirë. Pas dhjetë minutash, jam gjendur i lirë. Pra, atyre iu deshën disa ditë që të mendoheshin mirë e të dallonin nëse unë jam trafikant apo kasap. Në fakt, ç’është e vërteta, unë deri tani nuk kam shitur drogë, por vetëm mish.

    A mund të na e tregoni ditën kur erdhi policia dhe ju arrestoi?
    Ka qenë ora 5 mëngjesit kur më bëri zile kolegu im. Bëhet fjalë për ditën e martë që kaloi. Mua m’u duk normale, se ai vjen çdo ditë, pasi ngrihemi që herët në mëngjes e shkojmë te stani im për të marrë qumështin, se, përveç dyqanit të mishit, kam edhe një dyqan ku bëj akullore, me të cilin merret bashkëshortja. Hap portën e hekurit, kur shikoj se bashkë me shokun tim, kishin ndaluar tre furgonë policie. Një prej tyre shkëputet dhe më thotë se duhet të shkoja me ta. Unë i pyeta nëse do të qëndroja shumë me ta, por ata më thanë se do kthehem shpejt. Madje, kur i pyeta se përse po më merrnin, ata më thanë se dinin aq sa dija unë. Më pas, shumë prej policëve që kishin rrethuar shtëpinë, më thanë se do t’i bënin kontroll shtëpisë. Unë i kërkova leje vetëm sa të lajmëroja bashkëshorten; më pas ata bënë kontroll të imtësishëm. Nuk kanë kaluar shumë minuta, dhe kam përfunduar në polici në Durrës.

    Kur mbërritët në Durrës, a ju morën në pyetje?
    Kur kam qenë në polici, mësova se unë akuzohesha për drogë dhe u habita. Ndërsa kur më morën në pyetje, ishin dy persona dhe më pyetën në fillim gjeneralitetet. Kur u tregova emrin e nënës dhe të babait dhe se isha i datëlindjes 1965, ata filluan të shikonin në sy njëri-tjetrin, si të hutuar. Më pas, më treguan disa foto djemsh. Një foto ishte e njërit që u soll në gjykatë. Por unë nuk njhja asnjë nga ata. Më thonin se ishin nga Lezha, Miloti, Laçi, por unë vazhdoja të mos i njihja.

    Ju keni qëndruar në paraburgim në Durrës apo në kryeqytet?
    Jo, kam qëndruar në Durrës. Vetëm sot kur u lirova, isha në Gjykatën e Tiranës.

    A keni qenë ndonjëherë jashtë shtetit?
    Jo. Një herë që kam qenë, po rrezikoja jetën dhe bëhet fjalë për shumë vite më parë. Ndërsa tani, kam arritur të punoj pak përditë dhe të siguroj të ardhura të mjaftueshme për familjen time. Edhe kur isha në qeli, po mendoja me vete se unë, sikur të kem bërë edhe rrugë të largët, vij në shtëpi vetëm një orë sa të shikoj fëmijët e t‘i dëgjoj erën shtëpisë dhe pastaj, jam i qetë. Ndërkohë, që m’u desh të qëndroja për tri ditë në qeli, gabimisht.

    Po në seancë, nuk u përmend emri i personit që është vërtet i implikuar?
    Prokurori tha para gjyqtarit se bëhej fjalë për një Kujtim tjetër, mbiemri i të cilit, për shkak të hetimeve, nuk do të thuhej. Por me sa dëgjova unë edhe në birucë, më duket se ai Kujtimi tjetër jetonte në Durrës dhe jo në Shijak.

    Po në qeli, si të trajtuan; ushtruan dhunë ndaj jush?
    Në qeli ishin ato lloj kushtesh që as hasmin të mos e shohësh atje. Kisha dëgjuar në televizor për kushtet, por kur i provova vetë, atëherë u binda edhe më shumë. Ata djem atje unë nuk e di se pse kishin hyrë, por di të them se më kanë dhënë shumë kurajo që të mos demoralizohesha më shumë.

    A ju kanë thënë se duhet të ktheheni përsëri në polici?
    Jo, në gjykatë kuptova se më kishin ngatërruar dhe se për atë çështje, nuk kam pse të shkoj më në polici. Më morën një herë dhe më lanë të lirë, se isha i pafajshëm.



    Çfarë ndodh në familjen Beqiri pas lirimit të 38-vjeçarit

    Pas tri ditësh ankthi, në familjen Beqiri është rikthyer përsëri buzëqeshja dhe qetësia. Ndërsa më pas, lirimi i 38-vjeçarit është kthyer në një shaka, duke u komentuar me shprehjet nga të afërmit: “Pagove lekët e drogës, prandaj je vetëm ti i lirë”. Të gjithë ata që e njihnin Kujtim Beqirin, janë çuditur që kasapi i tyre merrej me drogë, me një nga organizatat më të mëdha. Por, kjo nuk ka bërë, gjithsesi, të humbin besimin te njeriu që njihnin, duke thënë që në fillim se patjetër do të ishte ndonjë keqkuptim, dhe në fakt, ashtu ndodhi. Ina, bashkëshortja e të arrestuarit, tregon se në fillim, kur erdhi policia në shtëpi, nuk e kishin kuptuar se ata kishin pasur si qëllim kryesor Kujtimin. “E kam pritur bashkë me nënën e Kujtimit, gati dy ditë, pasi të afërmit na gënjenin se po kthehet tani e po kthehet pastaj”, tregon 30-vjeçarja, e cila është tronditur shumë pas arrestimit të të shoqit. Më pas, ajo nuk harron pa përmenduar se më të vështirë e ka pasur për t’ua shpjeguar tre fëmijve. “Vajzës i thashë se kishte ikur në Maqedoni. Djali i madh e mësoi, ndërsa i vogli, pyeste herë pas here për të”, vazhdon më tej ajo. Të njëjtin shqetësimin kanë ndarë edhe nëna e Kujtimit, Bedria, si dhe vëllezërit e motra e tij.



    Incidenti në familje

    “Duket sikur është hapur dera në shtëpinë time, për fatkeqësi”. Kështu shprehet Kujtim Beqiri, i cili sapo ka ardhur në shtëpi ka mësuar se djali i tij ka rrezikuar jetën për shkak të një incidenti me makinë. “Në fillim s´po i kuptoja njerëzit, nëse po më thonin “shyqyr” për mua apo për djalin”, tha 38-vjeçari, i cili për tri ditë ka ndenjur në qelitë e paraburgimit.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Desktopë të fuqishëm: Sisteme të shpejtë dhe të lirë, me Core i7
    Nga YlliRiaN në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-02-2009, 04:57
  2. Tërmet i fuqishëm godet Iranin
    Nga Davius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-04-2006, 22:31
  3. Një shperthim i fuqishëm në Prishtinë
    Nga SKAI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 08:53
  4. Kondrabanda e naftes vazhdon fuqishem ne qeverine Nano
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-01-2003, 10:38
  5. E fortë,i fortë,te fuqishem
    Nga denku në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 22:12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •