Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Mentor Xhemali. Nje ze dhe nje zemer bubullime.

    Nje personalitet i shquar jo vetem i muzikes klasike,por edhe asaj partizane(marciale) e popullore eshte padyshim edhe i madhi dhe i paharruarri Mentor Gega (Xhemali).Ai radhitet ne qytetaret e nderit jo vetem te Permetit,qe lindi aq njerez te shquar,por ai hyri ne histori si krenari e kombit shqiptar.Me zerin,vokalin e tij muzika shqiptare,gjeti shkelqimin,bukurine,lulezimin e saj.
    Me 12 Maj 1924 qytetit te Permetit do ti shtohej edhe nje qytetar i ri.Mentori erdhi ne jete ne muajin me te bukur ,te qytetit te Permetit,ne muajin e trendafilave.
    Qe i vogel Mentori u rrit me kenget e dasmave anes vjoses.
    "Sot kur kendoj kenget popullore permetare me duket vetja,sikur jam mbi burim,atje ku kam pasur shtepi,dhe me ngjallet femijeria"-kujtonte ne nje interviste.
    Kariera e tij filloi me ansamblin e ushtrise.Aty doli ne pah talenti i basit Mentor Xhemali.Aty kujton me respekt dhe mirnjohje ndihmen e madhe dhe bashkpunimin me dirigjentin e tij te pare Artistin e Popullit Gaqo Avrazi.
    Viti 1952 hap nje faqe krej te re ne jeten e tij.Per 4-vjet atij i akordohet bursa per ne konservatorin" P.I.Cajkovski",ne Gudsielnikov te Moskes,per te kryer studimet e larta ne degen e kantos.Mik dhe admirues i tij ishte dhe basi bullgar me fame boterore Nikolla Georev.
    Dashuria e tij me bijen e nje oficeri sovjetik behet shkaku qe ai te rikthehet ne atdhe pa mbaruar studimet.
    Per fat te keq nje ze brilant zurin vendin korist dhe jo solist ne korin e operas ne Tirane.Derisa talenti i tij mori vendin qe i takonte ate te solistit te pare si kengetar klasik ne TOB,nje bas bariton shperthyes dhe emocionues,nje ze i ngrohte,i dashur per te gjithe.
    Mentori i muzikes ecen bashke me vitet,dhe ne kujtojme madheshtine e tij neper skena ,dhe interprewtimet e tij mbreselenese ,ku ne opera do veconim
    "Nusja e shitur","Traviata","Jollanda',rolin e Don Basilios aq te dashur per te ,tek "Berberi i Seviljes',rolin e ciganit tek "Aleko",rolin e Gremenit tek "Eugjen Oniegini",e shume te tjera role te spikatura .
    Pjesmarrja e tij ne koncerte jashte atdheut ka qene mjaft e madhe.Duke filluar me Jugosllavine me 1947,Bashkimin Sovjetik 1949,1950,Poloni 1955,Gjermani,Ceki,Hungari,Bullgari dhe serisht ne Bashkimin Sovjetik 1959,Austri 1960,Finlande 1963,R P Kine 1963,Kube 1965,Turqi,1967 Kine 1967,1972.
    Ne Austri,Finlande dhe Poloni nderoi vendin me cmime dinjitoze.
    Me 9 prill 1992,Mentori ndahet perfundimisht nga ne,ligji i natyres ja keputi jeten.Kabate e gezuara permetare heshten,edhe mali i Dhembelit uli koken.
    Ashtu si Naimi,qe i kendoi atdheut me vargje edhe Mentori i kendoi atdheut me ze.
    Ai do mbetet nje nga figurat me te shquara te artit vokal,nje nga baset me te medhenj,nje emer i nderuar i artit dhe muzikes shqiptare.
    Nje ze qe do kumboje pergjithmone,sepse arti i madh mbi jeton.
    Sa here do permendet emri i tij do kujtoj ate himnin e vertete shqiptar kengen madhore "Per ty Atdhe"
    Jeta dhe kariera e tij kaluan ne epoka te veshtira per gjithe kombin shqiptar.Ai mbeti mes ketyre viteve te veshtira ashtu sic e meritonte,artist i madh i ketyre epokave,duke u nderuar me titullin e larte "Artist i Popullit".
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,978

    Pėr: Mentor Xhemali. Nje ze dhe nje zemer bubullime.

    MENTOR XHEMALI

    Ikona e muzikės operistike shqiptare


    Mentor Xhemali ka hyrė nė histori si njė nga kolosėt qė themeluan TKOBAP.

    Ai lindi mė 12 Maj tė vitit 1924. Njė nga ikonat e muzikės operistike shqiptare. Mentor Xhemali, Artist i Popullit, do tė mbetet njė nga figurat mė tė shquara tė artit vokal.

    Ai mbetet njė nga basėt mė tė mėdhenj, njė zė i ngrohtė, i dashur pėr tė gjithė, njė emėr i nderuar i artit dhe muzikės shqiptare.

    Ndėr interprentimet e tij mbresėlėnėse nė opera veēohen rolet nė operat: “Nusja e shitur”, “Traviata”, “Jolanda’, “Berberi i Seviljes’, “Aleko”, “Eugjen Onjegin”, e shumė role tė tjera tė spikatura.

    Pjesėmarrja e tij nė koncerte jashtė atdheut ka qenė e shumtė dhe mbresėlėnėse si nė: ish-Jugosllavi, ish-Bashkimin Sovjetik, Poloni, Gjermani, Ēeki, Hungari, Bullgari, Austri, Finlandė, Kubė, Turqi, Kinė, etj.

    Sa herė do pėrmendet emri i tij do kujtohet kėnga madhore “Pėr ty Atdhe”.


    Konica.al

    https://konica.al/2023/05/ikona-e-mu...ike-shqiptare/

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,978

    Pėr: Mentor Xhemali. Nje ze dhe nje zemer bubullime.



    Mentor Xhemali

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,978

    Pėr: Mentor Xhemali. Nje ze dhe nje zemer bubullime.



    Mentor Xhemali - Pėr Ty Atdhe

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė rroj pa tė?
    Nga bebe nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 07:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •