Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Mendimi juaj...

    Etika e perditshme dhe etika e biznesit. Nje shembull per te kuptuar secilen prej tyre. Kur shet nje makine. Nqse bleresi eshte i njohuri, shoku yt...do t'i besh nje ulje dhe pse jo do t'ia shesesh duke i bere te ditur se cfare problemi te ka dhene makina gjate kohes se perdorimit. Kjo eshte etika personale e perditshme qe behet per hir dhe ne funksion te ndjenjave dhe maredhenieve personale me njerez te ndryshem me te cilet na lidh nje ndjenje dashurie, miqesie etj...

    Por nqse makinen do t'ia shesesh nje te panjohuri...jo vetem qe nuk i ben ulje...por tendenca mund te jete per te fituar sa me shume...apo dhe nese ulja nevojitet ajo do behet mundesisht lart nivelit te cmimit qe ke parashikuar te marresh prej makines. Ne rrjedhim te ketyre, nuk te intereson te tregosh problemet apo te japesh sygjerime qe ndikojne ne uljen e cmimit. Kjo eshte me pak fjale etika e biznesit e udhehequr jo nga ndjenja apo nga ndershmeria dhe fisnikeria por nga i vetmi motiv: Fitimi.

    Shoqeria ne te cilen ne jetojme dhe funksionojme eshte e udhehequr ne me te shumten e rasteve nga etika e biznesit. Ky eshte nje fakt i pamohueshem qe duhet pranuar pa bere romantizma te panevojshme. Shoqeria ku ne jetojme perbehet nga biznese personale dhe korporata te medha qe bejne te mundur menyren tone te jeteses te prirur nga dhe te mbeshtetur tek teknologjia.

    Ne lidhje me cfare shpjegova me lart une diku lexova dicka:

    "...Ato cka ne admirojme tek njerezit si sjellja e mire dhe shpirtgjeresia, te qenit te hapur, te ndershem, te kuptuarit dhe te qenit te ndjeshem (ndaj cka po ndodh perreth nesh) jane shkaktaret e deshtimit ne sistemin (shoqerine) tone. Dhe ato karakteristika qe ne perbuzim si pangopshmeria per te pasur shume e me shume, vetem per vete, per te pasur ne kurriz te tjetrit edhe pse duke shkelur mbi te dhe etiken, dhe interesi vetjak jane karakteristikat qe te cojne drejt suksesit. Dhe nderkohe qe njerezit admirojne kualitetin e te parave; ata dashurojne (adhurojne) produktivitetin e te dytave"...

    Ju lutem diskutoni ne lidhje me kete...
    greenflower

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-06-2004
    Postime
    82

    m-a

  3. #3
    Lady Kad Maska e gurl
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Per mendimin tim duhet gjetur balanci mes te dyja etikave. Nese ndermerr nje biznes nuk mund ti bazosh fitimet e tua tek etika personale sepse me ate ti mund te nxjerresh vetem koston 'objektit', por do ti bazosh tek etika e biznesit sepse vetem ne kete menyre arrin synimet fillestare qe kishe kur e hape kete biznes i.e. te besh leke.

    Meqe se jemi tek psikologjia, njerezit jane egoist nga natyra dhe mendojne vetem per veten e vet, qe te ngrihen sa me lart. Ajo qe the ti per sa i perket pangopshmerise v shpirtgjeresise eshte mese e vertete, sepse njerezit shpirtgjere shihen si njerez te dobet ne karakter sepse nuk mund te thone dot jo dhe prandaj shume egoist perfitojne nga miresia e tyre.

    Jeta eshte nje sakrifice, ne te cilen mbizoteron me i forti dhe per te mbijetuar duhet ADOPTOHESH.

    Cdo gje ne kete jete eshte te gjesh balancin e duhur dhe ky gjendet vetem duke jetuar, gabuar por mbi te gjitha mesuar.

Tema tė Ngjashme

  1. Medh'hebet ne Islam.
    Nga ERIKSON nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 17:07
  2. Pėrse na duhet Mendimi?
    Nga AuGuSt_ nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-11-2007, 14:09
  3. Mendimi juaj pėr veten dhe mendimi i tė tjerėve pėr ju
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 17:59
  4. Mendimi Ekstrem
    Nga green nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-11-2004, 11:28
  5. Mendimi demokratik nė vitet '30
    Nga erzeni nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-10-2002, 02:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •