Etika e perditshme dhe etika e biznesit. Nje shembull per te kuptuar secilen prej tyre. Kur shet nje makine. Nqse bleresi eshte i njohuri, shoku yt...do t'i besh nje ulje dhe pse jo do t'ia shesesh duke i bere te ditur se cfare problemi te ka dhene makina gjate kohes se perdorimit. Kjo eshte etika personale e perditshme qe behet per hir dhe ne funksion te ndjenjave dhe maredhenieve personale me njerez te ndryshem me te cilet na lidh nje ndjenje dashurie, miqesie etj...
Por nqse makinen do t'ia shesesh nje te panjohuri...jo vetem qe nuk i ben ulje...por tendenca mund te jete per te fituar sa me shume...apo dhe nese ulja nevojitet ajo do behet mundesisht lart nivelit te cmimit qe ke parashikuar te marresh prej makines. Ne rrjedhim te ketyre, nuk te intereson te tregosh problemet apo te japesh sygjerime qe ndikojne ne uljen e cmimit. Kjo eshte me pak fjale etika e biznesit e udhehequr jo nga ndjenja apo nga ndershmeria dhe fisnikeria por nga i vetmi motiv: Fitimi.
Shoqeria ne te cilen ne jetojme dhe funksionojme eshte e udhehequr ne me te shumten e rasteve nga etika e biznesit. Ky eshte nje fakt i pamohueshem qe duhet pranuar pa bere romantizma te panevojshme. Shoqeria ku ne jetojme perbehet nga biznese personale dhe korporata te medha qe bejne te mundur menyren tone te jeteses te prirur nga dhe te mbeshtetur tek teknologjia.
Ne lidhje me cfare shpjegova me lart une diku lexova dicka:
"...Ato cka ne admirojme tek njerezit si sjellja e mire dhe shpirtgjeresia, te qenit te hapur, te ndershem, te kuptuarit dhe te qenit te ndjeshem (ndaj cka po ndodh perreth nesh) jane shkaktaret e deshtimit ne sistemin (shoqerine) tone. Dhe ato karakteristika qe ne perbuzim si pangopshmeria per te pasur shume e me shume, vetem per vete, per te pasur ne kurriz te tjetrit edhe pse duke shkelur mbi te dhe etiken, dhe interesi vetjak jane karakteristikat qe te cojne drejt suksesit. Dhe nderkohe qe njerezit admirojne kualitetin e te parave; ata dashurojne (adhurojne) produktivitetin e te dytave"...
Ju lutem diskutoni ne lidhje me kete...
greenflower![]()
Krijoni Kontakt