DDT-ja mund te konsiderohet si nje pesticid i nje rendesie historike
per shkak te pasojave te tij ne mjedis, agrikulture dhe ne shendetin
e njeriut. Historia e DDT-se fillon ne vitin 1873 kur edhe u
sintetizua per here te pare nga nje student doktorature gjerman.
Megjithate, DDT-ja ngeli ne harrese deri ne vitin 1939 kur, ndersa
kerkonte per nje pesticid kunder insektit te rrobave, entomologu
zviceran Paul Müller e rizbuloi ate. Persistenca e vetive pesticide
te DDT-se kunder insekteve ishte kaq efektive saqe ky rizbulim i
solli Paul Müller-it cmimin Nobel ne mjekesi ne vitin 1948. Askush ne
ate kohe nuk mund te parashikonte se cfare historie do te shkruante
DDT-ja me pas.

Perdorimin e pare ne shkalle te gjere te DDT-se e beri Organizata
Boterore e Shendetesise e shtyre nga qellimi fisnik i zhdukjes se
malaries ne Afrike, Azi, dhe Ameriken e Jugut. Ne vitin 1958
sperkatje masive me DDT u ndermoren ne vendet e permendura me siper
per te zhdukur nga faqja e dheut mushkonjen Anopheles, mbartese dhe
shperndarese e malaries. Pas rezultateve teper premtuese dhe
optimiste te fillimit te ketij aksioni u vu re se mushkonjat fituan
rezistence ndaj toksicitetit te DDT-se, rastet e njerezve me malarie
filluan te shtohen, aq sa ne fund te ketij aksioni nivelet e malaries
kishin arritur ato te para-sperkatjes me DDT.

Gati paralelisht me perdorimin e DDT-se per te zhdukur malarien,
filloi edhe perdorimi i saj ne agrikulture. Vitet 1950-1960 jane
vitet e revolucionit te gjelber apo ndryshe te mbjelljes se
monokulturave. Tradita e vjeter bujqesore bazohej ne mbjelljen e
shume bimeve te ndryshme brenda te njejtes siperfaqe toke. Duke qene
se cdo bime preferohet nga nje bashkesi specifike insektesh, behej e
mundur qe bashkesi te ndryshme insektesh te silleshin ne te njejten
siperfaqe toke dhe te gjenin jo vetem bimen e tyre te preferuar por
edhe insektin e tyre te preferuar: me nje fjale krijohej nje zinxhir
ushqimor madhesia e te cilit veterregullohej duke mos e lejuar
madhesine e popullates se insekteve te dilte nga kontrolli.
Revolucioni i gjelber synoi zevendesimin e shume kulturave me nje te
vetme (monokulture). Kjo tradite e re e monokultures, e menduar si
nje menyre per te rritur prodhimtarine, favorizon vetem nje bashkesi
specifike insektesh te cilet gjejne jo vetem nje ushqim qe nuk mbaron
kurre por nuk kane as konkurrence nga insekte te tjera per hapesire
dhe ushqim. Pikerisht per te mbajtur ne kontroll popullaten e
insekteve bujqit kerkuan ndihmen e DDT-se.

Por DDT-ja nuk atakon vetem insektet e demshem por edhe ato te
dobishem. Vret gjithashtu edhe peshqit, shpendet dhe gjitaret prejet
e te cilave jane te kontaminuar me DDT. Peshqit ushqehen me krimba,
shpendet ushqehen me peshq. Njerezit gjithashtu. Nepermjet cdo hallke
te zinxhirit ushqimor perqendrimi i DDT-se rritet. Nivelet e DDT-se
arrijne aq sa te shkaktojne hollezimin e pareteve te vezeve te
shpendeve, lindje te parakohshme dhe aborte te gjitareve, deformime
te fetusit njerezor, crregullime te funksioneve te Sistemit Nervor
Qendror, te funksioneve motorike dhe difekte te organeve tek femijet
e lindur nga nena te ekspozuara ndaj DDT-se, apo crregullime
hormonale qe tek individet e rritur meshkujt mund te cojne deri ne
zhvillime te androgjenitetit.

Ajo qe e ben DDT-ne te rrezikshme eshte jo vetem toksiciteti i saj,
por edhe fakti qe DDT-ja eshte shume e veshtire per t'u zberthyer dhe
eshte ne gjendje te pershkruaje distanca te largeta. Gjysma e jetes
se DDT-se, qe eshte nje parameter qe mat se sa kohe i duhet gjysmes
se DDT-se per t'u degraduar eshte 5-20 vjet, ne varesi te kushteve te
mjedisit. Gje qe do te thote qe edhe pas 20 vjeteve DDT-ja eshte ne
gjendje te kontaminoje dhe vrase. Rasti ndoshta me domethenes eshte
ai i permbytjeve te vitit 1995 ne Kaliforni, ku fuqia e ujit beri te
mundur qe sedimentet, ku kishte DDT te grumbulluar prej vitesh, te
dispersoheshin dhe te lejonin DDT-ne te kontaminonte faunen dhe
floren duke shkaktuar nje bilanc tragjik: me qindra kafshe e shpende
te ngordhur. Pasojat e renda te perdorimit te DD-se cuan, me 1 janar
1973, ne vendimin e Agjensise per Mbrojten e Mjedist (EPA) per te
ndaluar zyrtarisht cdo lloj perdorimi te DDT-se. Vetem 34 vjet mbas
zbulimit te Müller-it, DDT-ja eshte e ndaluar nga prodhimi dhe
perdorimi ne USA dhe ne te gjitha vendet e zhvilluara.

Megjithese e ndaluar dekada te shkuara ne vendet e zhvilluara, me
mijera tone te DDT-se prodhohen cdo vit duke paraqitur nje rrezik te
madh per shendetin dhe mjedisin ne nivel boteror. Akoma shume vende
vazhdojne perdorimin e DDT-se, e lehtesuar kjo jo vetem nga
rezultatet kohe-shkurtera te DDT-se por edhe nga cmimi teper i lire i
prodhimit dhe shitjes se saj. Te dyja keto arsye, rezultatet e
shpejta dhe cmimi i ulet, mund te kene qene edhe arsyet perse
Ministria e Shendetesise Shqiptare ka zgjedhur pikerisht DDT-ne per
te kontrolluar popullaten e mushkonjave ne Divjake dhe Shengjin. Duke
u nisur nga historia e DDT-se, nje histori aspak sekrete, tingellon
ironike qe, pikerisht Ministria e Shendetesise merr persiper nje hap
te tille. Nderkohe qe problemi i mushkonjave ne dy zonat e mesiperme
do te zgjidhet vetem per kohen kur eshte ne fuqi mandati i
funksionareve drejtues te Ministrise se Shendetesise Shqiptare, ne
nje kohe me te larget pasardhesit e tyre do te duhet te ndeshen me
mushkonja me rezistente, dhe si te tilla me te veshtira per t'u
luftuar, dhe me pasojat qe ky akt i sotem do kete se pari per
shendetin e njerezve, por edhe per faunen e floren, jo vetem te te dy
zonave targete te sperkatjes me DDT por edhe te gjithe bregdetit
shqiptar dhe me gjere. Pa llogaritur ketu demet qe nje mase e tille i
sjell turizmit te pazhvilluar shqiptar, qe synon pikerisht te behet
atraktiv per turistin qe vjen nga vendet e zhvilluara, per turistin
me nje kulture dhe sensitivitet ekologjik shume te larte. Ne vend te
perdorimit te DDT-se, qeveria shqiptare duhet te shikoje mundesine
per ta ndaluar zyrtarisht perdorimin e saj ashtu si edhe gjetke, dhe
per te kerkuar, ne bashkepunim me biologet dhe ekologet, alternativa
te pranueshme per zgjidhjen e problemit te mushkonjave, por edhe te
probleme te tjera qe prekin mjedisin, dhe ne menyre konsekutive, edhe
shendetin e njerezve. Kjo do te ishte edhe hapja e rruges per nje
ndergjegjesim me te larte te funksionareve shteterore, te
specialisteve, te industrialisteve te ardhshem, te bujqeve, te
shoqerise shqiptare per mjedisin ku jetojme sot dhe per ate qe do
trashegojme me pas.