Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "THE AVIATOR" - analizë e vogël.

    Me ne fund, pas gati dy javesh nga dita e daljes ne kinemate e ketushme, pashë Scorsese-n e fundit (autor i "taxi driver", "the last tentation of the Christ", "Raging bull"...). Pra pashe "THE AVIATOR".

    Ok, po perpiqem te shkruaj diçka edhe pse nuk kane kaluar me shume se 24 ore nga shikimi i filmit dhe "kapërdimi" i filmit me duket se ende nuk eshte kryer.

    Si fillim, duhet thene se çuditerisht, filmi ja del mbanë : Pra, eshte i arritur ! Them çuditerisht, pasi ne aparence i ka te gjithe simptomat e filmit te sëmurë që në zanafillë: film-megaproduksion, film me skenar te komanduar hollivudian...
    Ndaj dhe shtrohet pyetja: kush e shpeton filmin ?

    Doemos qe dy elementë: regjia e Martin Scorsese-s dhe loja e Leonardo DiCaprio-s.
    I pari, pra regjizori, i cili intervenon ne menyre virtuoze duke e vendosur gjithe mizaskenen nen simboliken e karantinës (Q.U.A.R.A.N.T.I.N.E) arrin ti kaloje 165 minutat e filmit... pa u kuptuar ! (me perjashtime te vogla gjate 60 minutave te para). E gjitha kjo vishet me doza humane, qe e shpeton filmin nga aparenca e tij epike hollivudiane.

    I dyti, DiCaprio, i cili fizikisht nuk ka asgje te ngjashme me Howard Hughes-in (filmi eshte biografi e miliarderit amerikan paranoiak), jo vetem ja del mbanë, por eshte per mendimin tim ne rolin e tij me te mire deri me sot: i jashtezakonshem dhe i magjishëm.
    Fatkeqsisht, nuk ndodh e njejta gje me aktoret femra te filmit: qofte Cate Blanchett (ne rolin e Katharine Hepburn-it) , qofte Kate Beckinsale (ne rolin e Ava Gardner-it) jane te pabesueshme....

    Thëne ndryshe, me disa gjera te vogla, filmi mund te ishte nje masterpiece totale kineatografike, por gjithsesi, edhe pse jo nje Citizen Kane , ja arrin te jete nja nga filmat më te mire dhe më elegantë te Scorsese-s e ndofta, nje nga me te miret e koheve te fundit.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Scorsese

    Pershendetje autori,
    e lexova kritken tende, ose me mire ate se çfare mendon nje njeri kur sapo ka dale nga kinemaja. Edhe une e pashe filmin, megjithate nuk me la aq shije te pelqyeshme, pra jo-Hollyvudiane.
    Sidoqofte nuk kam ndermend te bej nje koment per filmin, por doja te thoshja qe filmi me i realizuar i ketyre viteve te fundit i SCORSESE, sipas mendimin tim, eshte 'Les temps de l'innocence' me nje te magjishme Michelle Pfeiffer dhe Denis day Lewis... Nuk e di nese e ke pare, por mua me duket me lart se AVIATOR.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Per fat te keq, "Le Temps de l'innocence" (Age of Innocence) ende nuk e kam pare; kete jave, shfaqet ne nje nga kanalet satelitorë dhe do ta shikoj.

    Mendoj se sot eshte e veshtire te besh nje film (qofte ky edhe nga nje gjigand si Scorsese) qe te jete i pranueshem aq sa per publikun e gjërë, aq dhe per cinefilët... Nuk mund te them se "aviator" ja ka rritur plotesisht kesaj, por me duket se ja ka dale goxha mbanë (il s'en est sorti pas mal :-)

    pacim

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga autori
    Per fat te keq, "Le Temps de l'innocence" (Age of Innocence) ende nuk e kam pare; kete jave, shfaqet ne nje nga kanalet satelitorë dhe do ta shikoj.
    Po çfarë pret? S'ka blockbuster andej nga ju?

    Film i bukur !
    Daniel Day Lewis është aktor i mirë shumë. Le që është edhe shumë KJUT ( si kosovar) .

    Sa për Martin Scorsesen ( my fav) , s'kuptoj ç'e ka gjet me Leon.Nuk ka aktorë të tjerë Hollywood-i ? Prej tij, s'më bëhet me shiku me pa filmin.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    i/e larguar Maska e hubba_hubba
    Anëtarësuar
    14-01-2004
    Vendndodhja
    Sydney, Australia
    Postime
    15
    Leo Di Caprio eshte i vetmi subject negativ per "Aviator"...

    Film i shkelqyer per keto muajt e fundit ishte "Million Dollar Baby" i Clint Eastwood, me Hilary Swank dhe Morgan Freeman.

    ***** nga ana ime.

  6. #6
    i/e larguar Maska e hubba_hubba
    Anëtarësuar
    14-01-2004
    Vendndodhja
    Sydney, Australia
    Postime
    15
    Pa dale nga tema, Leo Di Caprio eshte elementi me negativ qe “Aviator” offron. Pangjashmeria eshte nje ane, megjithese s’ka shume rendesi perderisa biografite cinematografike nuk e kane domosdoshmeri.

    Talenti i Di Caprios si aktor nuk ka arritur kurre nivelin qe duhet per te prezantuar anen shpirterore te nje karakteri - me kryesorja ne nje prezantim biografik. Di Caprio eshte shume i animuar si aktor, merzitmerisht (ekziston si fjale kjo?) fallco. Personalisht se duroj dot fare. Cdo shprehje fytyre e tij me irriton tej mase.

    Nejse, “Aviator” eshte nje film rreth Howard Hughes si biografi, dhe duhet te prezantonte nje djale te shkathet me femrat, po ashtu inteligjent dhe psikopat. Secila ana do te paraqiste nje film madheshtor, por fatkeqsisht rezultoi ne nje portretizim te ceket, qe zgjati aq shume sa me lodhi duke u perpjekur te interesohesha.

    Mendo sikur Scorsese te kishte vene Eduard Norton, ose Matt Damon… Josh Hartnett etj. ne vend te Di Caprios. Atehere do ishte me te vertete e madhe.

    Dhe sa per Scorsese, besoj se ky film eshte nje turp, nese i ka ngelur nje pike sedre si cinematograf. Animimi i tepert e shkaterroi anen artistike.

    Sa per Kate Blanchett, asaj i shkon look-u i ‘30ies ose ‘40ies, por megjithate, zgjedhja ime (lucky me) do te ishte midis Kate Beckinsale dhe Gwyneth Paltrow.
    Ndryshuar për herë të fundit nga hubba_hubba : 19-02-2005 më 00:45

  7. #7
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Krejzi bjutifull muvi !

    Më pëlqeu shumë ( përfshirë këtu edhe lojën e Leonardo Di Caprio e Kate Blanchet ).
    Martin Scorsese është The Best !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Leo Di Caprio ka 30 vjet ndersa ka kariere 17 e sa vjecare.
    Ti thuash qe eshte efekt negativ,nuk han buk.
    Sidomos pasi qe morri cmimin per veper jetesore njeriu.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    49
    The Aviator ishte me shume nje film me pretendime megallomane. Leonardo Di Caprio dha nje performance te padiskutueshme dhe me nje fjale ishte vet filmi. Cate Blanchett ishte gjithashtu e shkelqyeshme. Por, filmi ne fakt dukej disi i dekoruar me efekte te bukura e me nje kinematografi te persosur , por ne brendesi mu duk i zbrazet.
    SoHo

Tema të Ngjashme

  1. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  2. Konkurset, programi dhe modeli i testit për gjuhë-letërsi
    Nga Davius në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 06:47
  3. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  4. Kisha (Nje analize e kishave qe ekzistojne sot ne bote)
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-04-2004, 10:16
  5. An interview with "The Man" - Homer Simpson
    Nga Lit në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-11-2002, 17:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •