Si e nxiti sėmundja, Gabriel Garcia Markezin, tė hedhė nė letėr kujtimet e njė jete tė magjishme
"Pakėsova nė maksimum marrėdhėniet me miqtė, stakova telefonin, anulova tė gjithė udhėtimet dhe ēdo lloj plani tjetėr qė kisha menduar pėr tė ardhmen. U mbylla brenda, pėr tė shkruar pėrditė, pa ndėrprerje..."
Ai ka qenė gjithmonė njė prej shkrimtarėve mė tė disiplinuar. "Gabo" ngrihej qysh herėt nė mėngjes, pėr t'u ulur pėrpara "Macintosh"-it tė tij besnik, me kokėn mbushur plot fjalė magjike, nga ato qė kanė karakterizuar Amerikėn Latine, gati pėr t'i hedhur nė tastierė. Ajo pjesė e Gabriel Garcia Markezit nuk ka ndryshuar kurrė. Por mė pas, nė 1999 shkrimtari nga Kolumbia, laureat i Ēmimit Nobel nė vitin 1982 dhe njė prej autorėve mė tė famshėm tė Amerikės Latine mėsoi se ishte i sėmurė me Kancer limfatik. Nė mėnyrė tė menjėhershme, "Gabo" vendosi tė "mbyllej brenda" katėr mureve tė shtėpisė sė tij, pėr tė shkruar me njė zell tė jashtėzakonshėm, i paparė ndoshta qė nga koha kur ai shkruante kryeveprėn e tij, "100 vjet vetmi" nė vitin 1967. "Shoku" i vetėm i tij ishte paketa me cigare, qė ia sillte vazhdimisht e shoqja, Mercedes.
"Pakėsova nė maksimum marrėdhėniet me miqtė, stakova telefonin, anulova tė gjithė udhėtimet dhe ēdo lloj plani tjetėr qė kisha men duar pėr tė ardhmen", i tregoi autori tė pėrditshmes kolumbiane El Tiempo, nė njė prej komenteve shumė tė rralla qė ka bėrė pėr sėmundjen e tij, pėr tė cilėn zakonisht refuzon tė flasė. "U mbylla brenda, pėr tė shkruar pėrditė, pa ndėrprerje".
Sot, tre vjet pasi ka bėrė kėrkime dhe ka shkruar me qindra fletė, Garcia Markez, 75 vjeē, qė iu nėnshtrua kemioterapisė nė njė spital tė Los Anxhelesit dhe mė pas vendosi tė pushojė nė shtėpinė e tij nė qytetin e Meksikos, pret tė shijojė suksesin e njėrit prej librave ndoshta mė tė shumėmpritur, "Vivi Para Contarla", ose "Jetoj pėr tė rrėfyer".
Vėllimi i parė i kujtimeve tė shkrimtarit, ėshtė njė pėrmbledhje kujtimesh mbushur me emocione, tė hidhura dhe tė ėmbla, pėr vitet e para tė jetės sė njeriut aq shumė tė adhuruar nė Amerikėn Latine, saqė edhe nė tė gjithė Globin njihet me nofkėn, "Gabo". Pjesa mė e madhe e tyre ėshtė pėrqėndruar nė qytetin "e bananeve", nė veri tė Kolumbisė, i cili pavarėsisht varfėrisė dhe izolimit, mbante pėrbrenda vetes mistere dhe magji, qė kanė frymėzuar qė nė fėmijėrinė e tij, tregimtarin Garcia Markez.
Libri 579-faqėsh, i botuar nga Shtėpia Botuese kolumbiane Norma, ka dalė nė qarkullim tė mėrkurėn nė Kolumbi, ndėrsa nė pjesėn tjetėr tė Amerikės Latine dhe Spanjė, ditėn e premte. Ai mund tė botohet nė gjermanisht dhe italisht ndoshta deri nė fund tė kėtij viti, si dhe nė Shtetet e Bashkuara, nė fillim tė vitit tė ardhshėm.
Pėr adhuruesit e tij, "Vivi para contarla" ėshtė njė thesar, nė tė cilin, bashkė me pasurinė, gjendet edhe ēelėsi i tė fshehtave dhe mistereve qė frymėzuan Gabriel Garcia Markezin, dhe qė do tė mund tė shpjegojė se si njė jetė e pasur, mbushur me personazhe plot ngjyra, furnizoi njė imagjinatė shumė tė ndezur, e cila i ka sjellė botės disa prej xhevahireve mė tė ēmuar tė letėrsisė bashkėkohore.
"Lexohet si roman, por ajo ėshtė nė tė njėjtėn kohė njė kronikė e jetės sė autorit si dhe njė reportazh pėr realitetin kolumbian tė gjysmės sė fundit tė shekullit tė kaluar", thotė Roberto Pombo, njė mik i ngushtė i Markezit dhe botues i edicionit meksikan tė revistės kolumbiane "Cambio", drejtor i sė cilės ėshtė vetė Markezi.
Natyrisht, shu-mė lexues e dijnė mirė se ky katundth i vogėl dhe i fjetur, mbushur me pemė bajamesh dhe shtėpi shumė-ngjyrėshe druri ėshtė Makondo, qyteti imagjinar ku jetonte familja e jashtėzakonshme Buendia, tek "100 vjet vetmi". Eshtė njė qytet lufte dhe paqeje, hakmarrjeje dhe dhune, dashurie dhe dėshpėrimi, si dhe izolimi tė pafund - njė parajsė e humbur dhe njė metaforė pėr Amerikėn Latine.
Ata e dinė shumė mirė gjithashtu se historitė fantastike tė Gjeneral Nikolas Markez, gjyshit tė Garcia Markezit - tregime pėr luftėn e 1 mijė ditėve dhe duelet fatale - kanė zėnė rrėnjė nė kokėn e shkrimtarit, qė nė start. Ato u bėnė ushqimi kryesor i Gabos pėr kryeveprat e tij tė sė ardh mes. Megjithatė, "Vivi para contarla" shkon edhe mė thellė.
Lexuesi mėson nė Vėllimin e parė tė kujtimeve tė autorit, momentin e saktė kur 23-vjeēari Garcia Markez, atėherė njė gazetar qė luftonte shumė pėr tė zėnė njė pozicion sa mė tė mirė, kuptoi gjatė njė udhėtimi shumė emocional nė shtėpinė e tij tė lindjes, se fati i tij ishte i lidhur pėrjetėsisht me penėn. "Ajo qė do tė zbuloni ėshtė se veprat e Markezit burojnė tė gjitha nga kujtimet qė vėrshojnė, kur ai gjendet pėrballė shtėpisė ku kaloi fėmijėrinė", thotė Pombo.
Dhe me tė vėrtetė, pohon Markez nė veprėn e tij, ai kuptoi se do tė bėhej "shkrimtar, ose asgjė", dhe qė, do tė shkruante romanin e parė, ose do tė "vdiste".
Autori shpjegon se si pjesa mė e trishtė e historisė sė Kolumbisė, siē ishte masakra e punėtorėve tė Kompanisė sė bananeve, "United Fruit" u fut thellė nė ndėrgjegjen e tij, duke frymėzuar jo vetėm shkrimet, por edhe pikėpamjet e majta. Dhe sa dhimbje i shkaktoi humbja e njerėzve tė dashur...
"Sot, ėshtė e qartė: Njė pjesė e imja kishte vdekur bashkė me tė", shkruan Markez pėr gjyshin e tij, qė e adhuronte aq shumė. Dhe vazhdon: "Por unė gjithashtu besoj, pa patur as dyshimin mė tė vogėl, se qė atė moment unė isha njė shkrimtar nė fillesat e veta, qė kishte nevojė vetėm sa tė mėsonte tė shkruante".
Vetė Garcia Markezi ka folur shumė pak pėr librin e tij tė ri dhe nuk i ėshtė pėrgjigjur deri tani kėrkesave pėr intervistė. Sipas miqve tė tij, njė prej shkaqeve ėshtė se ai nuk ka aspak dėshirė tė flasė pėr sėmundjen. Njė gjė e tillė ka shkaktuar njė stuhi spekullimesh nė rrethet letrare tė Amerikės Latine, ndėrkohė qė fansat e tij vrisnin mendjen se ēfarė stili letrar do tė pėrdorte, dhe si do ta strukturonte veprėn e fundit.
"Tė gjithė duan tė dinė sa mė shumė pėr kėtė njeri - ėshtė magjia e Makondos", thotė Gerald Martin, i cili ėshtė duke pėrfunduar njė biografi tė Garcia Markezit. "Ky njeri ėshtė aq shumė i famshėm, dhe tė gjithė e njohin aq mirė, e megjithatė, ata nuk arrijnė ta imagjinojnė se si do ta shkruajė Gabo historinė e vet".
Kujtimet janė shkruar nė njė stil gazetaresk, tė drejtpėrdrejtė, me shumė pak grima nga realizmi magjik, qė karakterizon pjesėn mė tė madhe tė veprave tė tij. Libri pėrmbledh jetėn e Markezit, deri nė mesin e viteve pesėdhjetė, pikėrisht atėherė kur Gabo, djali i madh i njė farmacisti dhe njė punėtoreje tė telegrafit, lė fakultetin Juridik, pėr t'u bėrė gazetar.
Libri ėshtė "gdhendur", nėn ndikimin edhe tė historisė shpesh tė dhunshme tė atyre kohėve, kaosit tė Bogotazos, ose demonstratave tė vitit 1948 nė kryeqytetin kolumbian, tė cilat shpėrthyen pas vrasjes sė politikanit shumė popullor, Jorge Eliécer Gaitįn. "Besoj se u ndėrgjegjėsova", shkruan Markez, se "atė ditė tė 9 prillit 1948, nė Kolumbi filloi shekulli i Njėzetė", njė aluzion ky pėr dhunėn qė ka mbėrthyer kėtė vend, qysh atėherė.
Mė pas, ai rritet si njė kronist nė gazetat e qyteteve bregdetare si Kartagjena dhe Barankuila. Eshtė njė botė mbushur me redaktorė tė menēur, me kėshilla tė mėnēura pėr gazetarin e ri nė moshė, dhe njė koleksion miqsh letrarė qė frekuentojnė njė bar me emrin La Cueva, ku diskutojnė pėr shkrimtarė si Uilliam Folkner, Daniel Defo dhe Xhejms Xhois.
"Ne kishim aq shumė gjėra tė pėrbashkėta", shkruan autori, "sa shpesh na thonin se kishim tė njėjtin baba". Kujtimet ndalen pikėrisht nė ēastin kur Markez boton librin e tij tė parė, "Stuhi gjethesh" dhe niset pėr nė Europė, ku do tė punojė si korrespondent i gazetave kolumbiane.
Tė paktėn dy vėllime tė tjerė janė nė pėrgatitje e sipėr, ku njėri vazhdon ndoshta kujtimet e tij deri nė 1982, kohė kur Gabo mori Ēmimin Nobel, dhe tjetr pėrqendrohet nė marrėdhėniet e tij me figura tė tilla botėrore, si Fidel Kastro, Bill Klinton dhe Fransua Miteran.
Pėr vetė Markezin, botimi i kujtimeve tė tij nė "Vivi Para Contarla" do tė thotė rikthim pėr tė eksploruar edhe njėherė fėmijėrinė e tij, dhe pėr tė fshirė nė tė njėjtėn kohė mitet dhe pasaktėsitė qė janė shkruar pėr tė qė nga koha kur fitoi famė spektakolare, pas botimit tė "100 vjet vetmi". "Ai donte ta tregonte vetė historinė e tij, si u rrit bashkė me gjyshin nė njė shtėpi tė vogėl, nė njė vend tė papėrfillshėm, por gjithėsesi, magjik", thotė Martin. "Ai kishte kohė qė priste ta bėnte kėtė, dhe tani ishte me tė vėrtetė momenti i duhur". Ashtu si nė librat e mėparshėm, Gabo ėshtė mbėshtetur tek njė dyzinė tė afėrmish, miqsh dhe nė disa raste gazetarėsh, tė cilėt, nėn kontratė, e kanė ndihmuar tė grumbullojė detaje dhe fakte, qė do ta ndihmonin tė rindėrtonte ngjarjet. "Duhen kapur mbresat, kujtimet, duhet shkuar tek miqtė dhe tė afėrmit, duhen ballafaquar deklaratat me kujtimet", i tha nė fillim tė kėtij viti Markezi njė gazetari brazilian.
I njohur pėr prirjet e tij gazetareske, Markez gėrrmoi hollėsi tė rėndomta, siē ėshtė pėrshembull bekgraundi i njė lojtari bejzbolli nga Republika Dominikane, tė cilin e kishte njohur 50 vjet mė parė, apo historia e njė bordelloje nė bregdet, ku kishte jetuar pėr disa kohė, ose emri i njė radhitėseje qė kishte punuar nė tė njėjtėn gazetė me tė, nė vitet e para tė punės.
Njė mik i tij, Jaime Abello dhe Jaime Garcia Markez, njėri prej vėllezėrve tė shkrimtarit, u ulėn shpesh herė pėr tė shkruar raporte tė detajuara pėr Gabon, ndonėse detajet misteriozė kishin njė rėndėsi periferike pėr librin. "Gabo, si njė gazetar i mirė, mbledh gjithnjė shumė informacione, por pėrdor vetėm njė pjesė tė tij", thotė Abello, Drejtor i Fondacionit nė Kartagjenė, tė cilin Markez e krijoi pėr tė trajnuar gazetarė tė rinj.
Vetė Markez rilexoi edhe njėherė editorialėt e dikurshėm nė gazetė, romanėt e tij, libra pėr atė vetė dhe familjen e tij, si pėrshembull intervistat e Silvia Galvisit me klanin Markez. Gjithashtu, shkrimtari intervistoi shumė prej tė afėrmve tė tij. "Kur na telefononte dhe na pyeste pėr detaje shumė tė vogla, kisha ndjesinė se kėrkonte vetėm interpretimin tonė, se ndoshta po pėrpiqej tė shihte nga kėndvėshtrimi ynė", thotė Jaime Garcia Markez, 62 vjeēar.
Autori ka shfauqr mė shumė interes pėr rindėrtimin e Arakatakas, e cila njihet si njė vend mbushur me personazhe imagjinarė, plot dhunti natyrore.
Nė rininė e tij, Garcia Markez ishte i mrekulluar veēanėrisht nga historitė pėr vdekjen. Nė kujtimet e tij ai shkruan se si ka parė trupin e parė: njė burrė i goditur pėr vdekje, teksa pėrpiqej tė hynte me forcė nė njė shtėpi, njė "pamje qė do tė mė mbetej nė kokė pėr vite me radhė".
Por, Markez ėshtė njė shkrimtar i munduar nga vdekja, disa thonė se ka shumė frikė prej saj. Njė gjė e tillė ėshtė evidente nė librat e Gabos; pothuajse tė gjithė fillojnė me vdekje, apo njė temė tė ngjashme me tė. Shmangja qė Garcia Markez i bėn funeraleve ėshtė legjendare, dhe vdekja e njerėzve tė afėrt tė tij - dy vėllezėr dhe e ėma vdiqėn gjatė kohės qė shkruante kujtimet - e prekin thellė. "Njėherė, Markez tha: Nuk ėshtė se kam frikė nga vdekja, por jam i zemėruar me tė", thotė i vėllai, Jaime.
Gustavo Tatis, gazetar nė qytetin bregdetar tė Kartagjenės, thotė se njėherė, shkrimtari ka shpjeguar frikėn e tij nga vdekja nė njė intervistė. "Problemi me vdekjen ėshtė se ajo zgjat pėrgjithnjė", kish thėnė.
E vėrteta ėshtė se Markez ka sakrifikuar shumė pėr tė pėrfunduar vėllimin e parė, qė sapo ka dalė nė qarkullim. Shkrimtari pėlqen shumė tė qėndrojė pranė njerėzve me pushtet. Ai ėshtė mik i shumė liderėve botėrorė, shpesh herė ka pirė e ėshtė dehur, me rebelė e diplomatė, madje nė vendin e tij ka luajtur shpesh ndonjė rol pas kuintave, gjatė bisedimeve pėr paqe.
Tė gjithė ata qė e njohin mirė Markezin thonė se qė nė hapat e tij tė para si gazetar ai ka menduar tė shkruajė historinė e jetės, si dhe pjesė tė historisė sė trazuar tė Kolumbisė. Ngjarje tė jetuara, disa personale, janė tė ndėrthurura nė tė gjithė veprat e Gabos. Prindėrit ishin frymėzimi i tij kur shkruante "Dashuri nė kohėrat e kolerės", dhe njė vrasje e ndodhur nė njė qytet tė vogėl, ishte modeli pėr "Kronikė e njė vrasjeje tė paralajmėruar".
Shumė miq tė tij thonė se kanceri, thjesht e nxiti Markezin tė shtrėngojė rripin. Miqtė mė tė ngushtė thonė se vepra mė e fundit e Markezit duhet parė thjeshtė si njė festim i jetės sė shkrimtarit, dhe jo si lajmėtare e vdekjes. Dhe vėrtetė, thotė Abello, "titulli i librit flet mė qartė pėr kėtė histori".
"Gjithė motivimi i tij pėrmblidhet nė atė titull, Tė jetosh pėr tė rrėfyer - ėshtė kėnaqėsia e tė rrėfyerit tė historisė", ka thėnė Markez. "Eshtė njėsoj si tė thuash: Ia vlen tė jetosh".
Krijoni Kontakt