Prokuroria e Lushnjes nisi dje hetimet ne lidhje me vetevrasjen e gjimnazistes Maresla Binjaku. Policia dorezoi letren e te ndjeres ku tregohet se si ne emrin dhe per Jehovain, adoleshentja vendosi t'i jape fund jetes, "pasi 7 maji per Deshmitaret e Jehovait, eshte dite e shenjte qe te con ne parajse". Reagon shoqata: "Marsela ka marre materialet tona por s'e kishim anetare". Investigim per literaturen qe iu bllokua viktimes ne banese
LUSHNJE - Prokuroria e Rrethit te Lushnjes, po heton se derisa ka arritur te ndikoje perkatesia fetare ndaj vajzes 17 vjecare Marsela Binjaku e cila i dha fund jetes tre dite me pare me arme zjarri. Adoleshentja u gjet e vdekur pasi ishte veteqelluar ne banesen e saj, en kushte te nje gjendjeje te renduar psikologjike, qe besohet nga familjaret dhe te afermit e viktimes, se ka ardhur nga ndikimi i sektit te Deshmitareve te Jehovait, qe vajza sipas tyre kishte perqafuar prej disa kohesh. Ne nje leter qe kishte lene para se te vetevritej, Marsela sipas te afermve, shkruante: "Jetoj nje jete boshe dhe te kote... Nga librat per Jehovain kam mesuar se data 7 Maj eshte nje dite e shenjte dhe kush flijohet ne kete date per Jehovain, shpiti i tij nuk vdes por shkon ne parajse... Mami dhe Babi. Ju dua shume dhe te me falni per kete shqetesim qe po ju sjell". Nga biseda e korrespondentit tone ne vendngjarje, me te afermit, mesuam se Qemali duke pare se gruaja kishte pune shume me makinen qepese kish futur vitin e kaluar te bijen Marselen ne nje kurs rrobaqepesie ne Lushnje. Ne kete kurs ajo ishte njohur me disa gra te cilat ishin deshmitare te Jehovait te cilat e kishin pajisur me literature per kete sekt fetar. Prinderit nuk dinin gje. Lidhjen me Deshmitaret e Jehovait prinderit e mesuan pasi kishin lexuar mesazhin qe kishte lene e bija e tyre, pas vetevrasjes. "
Gazeta "Korrieri" 11 maj 2004
C'mendoni per rrezikun e sekteve te huaja fetare qe veprojne ne Shqiperi?
Po per rrezikun qe vjen nga njerez te vetequajtur udheheqes shpirterore?
Krijoni Kontakt