Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Perifrazim i Demokracise Shqiptare

    "http://www.shekulli.com.al/koment/19korrik2002/mondi.shtml"

    Kur flasim pėr demokracinė Shqiptare.
    Nga EDMOND ĒATA

    1. SHQIPĖRIA DHE INTEGRIMI YNĖ NĖ EVROPĖ

    Sfida e shoqėrive ish-komuniste qė prej 1989 e kėtej mbetet konsolidimi i demokracisė. Qė, dmth. sipas Juan Linz & Alfred Stepan, shoqėri civile aktive, shoqėri politike e emancipuar, sundim i ligjit, burokraci shtetėrore e administratė publike rezultative, shoqėri ekonomike e institucionalizuar (Linz&Stepan, "Problemet tė Tranzicionit dhe Konsolidimit tė Demokracisė, 1996").

    Konsolidimi mbetet sfidė pėr dy arsye:
    (1) kėrkesės sė shoqėrive ish-komuniste pėr t'u pėrfshirė nė BE, dhe
    (2) dallimeve midis Evropės Perėndimore e Lindore nga pikėpamja e traditės demokratike, cilėsisė sė demokracisė, dhe natyrės sė problemeve qė kėrkojnė zgjidhje. Pa afrim me standardet perėndimore tė demokracisė, thelbi i ekzistencės dhe suksesit tė vetė BE-sė, nuk ka pranim nė BE. Ky ėshtė kushti pėr shoqėritė ish-komuniste. Tė cilin e "plotėsojnė" Polonia, Hungaria, Republika Ceke, Sllovenia, por jo Ballkani.

    Nė shqiptarėt e pyesim Evropėn "pse nuk na integroni?" Ndėrsa Evropa na pėrgjigjet "konsolidoni demokracinė!" Kėsisoj, fati i dėshirės sonė pėr integrim varet nga sa do tė demokratizohemi si shoqėri, sa do tė arrijė tė konsolidohet demokracia tek ne! Ne nuk po rreshtim ta bindim BE-nė tė na fusė nė vathėn e vet. Por ende nuk duam tė kuptojmė se metri me tė cilin Evropa mat besueshmėrinė tonė nuk janė ē'themi ne.

    Ėshtė ēėshtja: Sa mund tė flitet pėr konsolidim tė demokracisė shqiptare me atė mentalitet e sjellje qė reflektojnė shoqėria politike, administrata publike, individi apo shoqėria civile shqiptare? A ka, dhe cilat janė, "provat" se demokracia shqiptare po konsolidohet? Janė pazarllėqėt mes individėve politikanė, siē ėshtė pėrpjekur t'i shesė media shqiptare? Apo janė demonstrime sa cilėsore shfaqet shoqėria civile nė rolin e saj tė oponencės aktive, qytetare dhe tė pavarur pėr problemet e ditės? Sa e emancipuar ėshtė shoqėria politike? Sa karakterizohet frymėmarrja e mentaliteti i shoqėrisė nga ligji? Sa rezultative dhe problemzgjidhėse ėshtė burokracia shtetėrore dhe administrata publike? Sa tė institucionalizuara gjejnė vetveten shoqėria dhe marrėdhėniet ekonomike?

    2. PĖRSE DYSHIM NĖ KONSOLIDIMIN E DEMOKRACISĖ SHQIPTARE?

    Sė pari, prej moshės sė saj krejt tė re dhe mungesės totale tė traditės demokratike tek shqiptarėt. Sė cilės i shkojnė mjaft mirė pėrshtat fjalėt e Mustafa Nanos "mall i importuar, ushqim jo i pėrshtatshėm pėr stomakun tonė, apo raport i vėshtirė e jomiqėsor" ("Shekulli", 8 korrik 2002, "Mundimi ynė drejt demokracisė"). Kėtu, tre fenomene janė vėrejtur tek aktorėt politikė shqiptarė rrezikojnė konsolidimin e demokracisė shqiptare:

    (1) kompleksi i varėsisė ndaj faktorit tė huaj. Zgjedhja e presidentit tė radhės ėshtė prova mė e fundit. Ku "konsensusi" u zgjodh jo pse e thosh Kushtetuta, por siē e thote troē Ilir Harshova ("Shekulli", 26 maj 2002, "Komedia e Presidentit") ngaqė iu tek Doris Pack prej antipatisė pėr Nanon dhe Dushkun; ngaqė Parlamentit Evropian, mė shumė se pėr aspektin institucional kish hallin si tė pajtonte Dushkun e Nanos me ulėrimat e Berishės pa pėshtyrė njohjen e zgjedhjeve tė qershorit. Duke gjetur, siē analizon saktė Andrea Stefani ("Shekulli", 30 maj 2002, "Presidenti, imoraliteti i politikės dhe korrupsioni") me oportunė, edhe pse joinstitucionale, konsensusin pėr tė korrigjuar shtrembėrimin e ligjshėm tė socialistėve dhe kėnaqur njėkohėsisht Berishėn;

    (2) instrumentalizimi i mbėshtetjes sė huaj pėr tė fituar kredibilitet politik nė sytė e votuesve. Qė ėshtė i njėjtė si nė formėn e "ēeku tė bardhė" tė Gramoz Pashkos, dyshes Berisha-Rajerson zgjedhjet e 1992, parullės "nė qeverisim, bota nė ndihmon", apo propagandės zyrtare, ē'thotė nė letėr Ollbrajt pėr Ilir Metėn;

    (3) kokėēarjes mė shumė pėr pasjen e mbėshtetjes sė huaj, sesa angazhimit pėr dhėnien jetė dialogut tė brendshėm. Deviza, kjo karakteristikė e Berishės, Nanos. Vetė "dialogu" i fundit mes tyre nuk ishte njė kompromis historik siē u shit me zė tė lartė nga gazetaria shikimcekėt, por ishte siē konstatojnė me tė drejtė Fatos Lubonja, Mustafa Nano, Ardian Klosi, ndėrgjegjėsim i Berishės e Nanos pėr humbjen praktikisht dhe moralisht tė pretendimit pėr ta bėrė tė tyren Presidencėn shqiptare.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Artikulli vetem sa e prek ceshtjen perciptasi. Mendoj se eshte nje ceshtje shume komplekse qe nuk duhet vetem analizuar por duhen dhene edhe rrugezgjidhje.

    1. Pengesa kryesore eshte mos-reformimi i te majtes shqiptare

    Politika nuk luan nje rol paresor ne zhvillimin e nje vendi, por luan nje rol vendimtar ne emancipimin e nje shoqerie. Figurat publika te administrates se bashku me lideret politike te poleve ne vend jane modele rolesh per gjithe shqiptaret. Nese keta reflektojne integritet, karakter te forte, respekt reciprok, kulture demokratike dhe respektim te rregullave te lojes, atehere edhe shqiptaret qe i shohin ne televizor, i degjojne ne radio e neper mitingje do te mesojne dy gjera me shume mbi kulturen e re demokratike per ta.

    Ndryshe nga autori i mesiperm qe mundohet ti anashkaloje emrat e pervecem, une po them me plot goje qe i vetmi individ politik qe ka integritet dhe rezaton kulture demokratike ne qendrimet e tij eshte lideri i opozites Prof. Dr. Sali Berisha. Fatkeqesia e ketij individi eshte se eshte i rrethuar si brenda partise se tij, dhe ne krahun tjeter politik nga njerez te pagdhendur qe nuk njohin as rregullat minimale te lojes demokratike. Nese Berishes i pelqen te lexoje e studioje sistemet demokratike te vendeve mike, kundershtaret e tij politike nuk kane as deshiren me te vogel qe te edukojne vetveten me kulturen e shoqerive perendimore. Per ta kulture demokratike eshte e folura e gjuheve te huaja, kostumet e blera ne Perendim dhe pasurimi me cdo kusht e me cdo menyre pasi keshtu u duket sikur distancojne vetveten nga pjesa tjeter e shoqerise shqiptare. Per aq kohe sa e majta shqiptare nuk do te kete nje Sali Berisha, nje pjese e shoqerise shqiptare do te ngelet viktime e mentalitetit te vjeter te skllavit partiak.


    2. Edukimi i shqiptareve neper universite dhe shkolla

    Fatkeqesisht, ndryshe nga parardhesit e vet qe i meshuan fort edukimit, ata qe jane sot ne pushtet e kane paralizuar komplet sistemin arsimor ne Shqiperi. Shkollat shqiptare jane braktisur tashme jo vetem nga nxenesit por edhe nga mesuesit. Faktoret jane te shumte, por ata me kryesore jane mungesa e stabilitetit politik ne vend e shoqeruar me nje diskriminim te drejtperdrejte te shtetit ndaj mesimdhenesve. Rrogat e tyre nuk pane rritje dhe ngelen rroga minimale buxhetoresh kur cmimet kane kapur stratosferen; investime gati te paperfillshme ne riparime shkollash dhe ndertime shkollash te reja. Pushtetaret i kemi pare te perurojne rruge dhe lokale te reja por jo shkolla dhe kjo eshte per te ardhur keq.

    Ndihma me e madhe qe Perendimi mund ti jape Shqiperise, ndihma me e madhe qe ne vete shqiptaret ne mergim mund ti japim Shqiperise eshte pikerisht investimi ne arsim: hapja e shkollave private sipas modelit amerikan. Mentaliteti i nje shoqerie ndryshohet ne bankat e shkolles, dhe nese brezat e rinj nuk edukohen sic duhet, ata do te trashegojne mentalitetin e vjeter te prinderve te tyre. Investim per arsimin ne Shqiperi behet vetem nga familjet shqiptare qe i nisin femijet e tyre ne Greqi, Itali apo USA per te studiuar pasi mbarojne shkollat e mesme. Ky eshte i vetmi zhvillim pozitiv ne kete spekter, por vetem familjet e pasura mund ta perballojne nje sfide te tille.


    3. Roli i pushtetit te katert, Mediat


    Mediat gjithashtu luajne nje rol te madh ne emancipimin e shoqerive. Mediat shqiptare jane krejtesisht te varura, te ngritura me misione te caktuara qe nuk respektojne te drejten e shtetsave shqiptare per tu mireinformuar. Sigurisht, kur mediat ngrihen me qellime te tilla kaq planprishese, njerezit qe do te shkruajne e bejne news jane ata qe nuk kane karakter apo integritet. Ne masen 99.% mediat shqiptare jane vene nen kontrollin e qarqeve politike brenda dhe jashte vendit, dhe pena e njerezve te paguar nuk pasqyron realitetin me profesionalizem por justifikon rrogen ne fund te 15 diteve!!! Nese doni qe djallin ta beni engjell, engjellin djall, atehere shkoni e derdhni disa te holla ne nje nga gazetat dhe televizionet e shumta ne Shqiperi dhe deshira juaj do te behet realitet. Teksa shqiptaret u gezohen shumellojshmerise ne media e shtyp, profesionalizmi i tyre le shume per te deshiruar. Mediat ne Shqiperi pasqyrojne shume bukur krahet politike. Mesazhet qe ata percjellin mbajne gjalle frymen e konfliktualitetit dhe injorances politike.


    4. Roli i shqiptareve ne mergim

    Te gjithe shqiptaret qe jetojne ne mergim, kane fituar eksperiencen dhe kulturen e nje shoqerie te hapur demokratike. Te gjithe ne qe punojme per vite te tera jashte, qe shkojme neper shkolla kemi pare dhe fituar pikerisht mentalitetin e nje shoqerie te hapur. Eshte ky mentalitet qe ne duhet te importojme ne Shqiperi se bashku me kthimin tone atje. Kthimi ne Shqiperi i nje pjese te madhe te elites se vjeter e te re shqiptare, nuk ka per te ndodhur per aq kohe sa kesaj elite nuk i behet vend: per aq kohe sa te paaftet nuk pastrohen nga administrata publike, per aq kohe sa vendi nuk ka stabilitet politik qe vjen nga zgjedhje legjitime, per aq kohe sa sistemi i drejtesise nuk funskion sic duhet ne sherbim te se drejtes dhe respektimit te ligjeve, per aq kohe sa ligjin ne rruge nuk e bejne grupet kriminale por ligji demokratik. Kjo nuk do te thote te kerkosh shume, perkundrazi kjo eshte minimalja qe mund te kerkosh. Nese politika shqiptare do te nxjerri nje formule qe do ti plotesoje te gjitha ato te mesipermet, jam i bindur qe ata mijra shqiptare qe i jane larguar Shqiperise do ti kthehen, dhe kesaj here nuk do te sjellin vetem eksperiencen dhe kursimet e tyre, por do te sjellin edhe shpresen per dite me te mira per ata shqiptare te deziluzionuar ne Shqiperi.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Shpengimi i Demokracise Shqiptare

    Edhe une jam plotesisht dakord me ty, mor Albo, sidomos per nje pike, gabimi historik i '91 duhet korrigjuar e shlyer: "Per aq kohe sa e majta shqiptare nuk do te kete nje Sali Berisha, nje pjese e shoqerise shqiptare do te ngelet viktime e mentalitetit te vjeter te skllavit partiak".

    PROBLEMI: Reformimi i te Majtes Shqiptare qe po i Zgjatet Jeta ne Pushtet.

    Nen frymen e re te zhvillimeve politiko-metamorfoziko-diabolike, ZGJIDHJA qe une mejtoj eshte si vijon:

    Ne Kuvendin Popullor, te behet me votim te fshehte dhenia e besimit qeverise Nano, dhe ne rast fitorje te nanos, kakardhistat socialiste menjehere te anullojne vendimin e KPD-se per unifikimin e postit te krietarit me krieministrin.

    Pas kesaj, qeveria ne hije, me antare kabineti hienat (lexo Ali Kazazin ne KJ) qe rrethojne Sali Berishen, te kerkojne votebesim ne parlamentin e Dushkut, deri edhe dekretim nga Presidenti Moisiu, i cili do te vihet ne siklet te madh, nuk do te gjeje rrugedalje tjeter - do ti referohet mjetit te vetem te cilin ai mund te kete njohuri per ta zbatuar edhe ne pleqeri - do te shpalle gjendjen e jashtzakonshme.

    Ne rast fitorje si ato rradhazi pas '92 deri ne ditet tona, Sali Berisha, per te miren e te majtes shqiptare, te jape doreheqjen prej PD-se, te kooptohet menjehere ne KPD te PS, dhe, pas nje autokritike te forte e parimore, te shpallet Krietar I PS ne Kongresin e saj te Jashtezakonshem, ku menjehere do te aderojne edhe falangat e Milloshit, M. Asllanit, se bashku me bustet e fshehura ne kasolle me kashte labinotase e ne bodrume te mykura me parfume pariziene.

    Le te dridhen opozitaret, te struken e futen ne vrimen e miut, dhe te verbohen nga integriteti e rrezatimi i kultures demokratike te udheheqesit te ri te PS - do te shpetohet nje here e mire prej ngerrcit qe ka zene per kaq kohe aferen e politikes se ndyre Shqiptare.

    Jam dakord edhe me mjaft pika te tjera te diskurit tend, Albo, si per shembull moskthimin e diaspores se re apo te vjeter ne Shqiperi, por kete here po e le me kaq ...
    alumni,

    gjithmone nxenes

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •