"http://www.shekulli.com.al/koment/19korrik2002/mondi.shtml"
Kur flasim pėr demokracinė Shqiptare.
Nga EDMOND ĒATA
1. SHQIPĖRIA DHE INTEGRIMI YNĖ NĖ EVROPĖ
Sfida e shoqėrive ish-komuniste qė prej 1989 e kėtej mbetet konsolidimi i demokracisė. Qė, dmth. sipas Juan Linz & Alfred Stepan, shoqėri civile aktive, shoqėri politike e emancipuar, sundim i ligjit, burokraci shtetėrore e administratė publike rezultative, shoqėri ekonomike e institucionalizuar (Linz&Stepan, "Problemet tė Tranzicionit dhe Konsolidimit tė Demokracisė, 1996").
Konsolidimi mbetet sfidė pėr dy arsye:
(1) kėrkesės sė shoqėrive ish-komuniste pėr t'u pėrfshirė nė BE, dhe
(2) dallimeve midis Evropės Perėndimore e Lindore nga pikėpamja e traditės demokratike, cilėsisė sė demokracisė, dhe natyrės sė problemeve qė kėrkojnė zgjidhje. Pa afrim me standardet perėndimore tė demokracisė, thelbi i ekzistencės dhe suksesit tė vetė BE-sė, nuk ka pranim nė BE. Ky ėshtė kushti pėr shoqėritė ish-komuniste. Tė cilin e "plotėsojnė" Polonia, Hungaria, Republika Ceke, Sllovenia, por jo Ballkani.
Nė shqiptarėt e pyesim Evropėn "pse nuk na integroni?" Ndėrsa Evropa na pėrgjigjet "konsolidoni demokracinė!" Kėsisoj, fati i dėshirės sonė pėr integrim varet nga sa do tė demokratizohemi si shoqėri, sa do tė arrijė tė konsolidohet demokracia tek ne! Ne nuk po rreshtim ta bindim BE-nė tė na fusė nė vathėn e vet. Por ende nuk duam tė kuptojmė se metri me tė cilin Evropa mat besueshmėrinė tonė nuk janė ē'themi ne.
Ėshtė ēėshtja: Sa mund tė flitet pėr konsolidim tė demokracisė shqiptare me atė mentalitet e sjellje qė reflektojnė shoqėria politike, administrata publike, individi apo shoqėria civile shqiptare? A ka, dhe cilat janė, "provat" se demokracia shqiptare po konsolidohet? Janė pazarllėqėt mes individėve politikanė, siē ėshtė pėrpjekur t'i shesė media shqiptare? Apo janė demonstrime sa cilėsore shfaqet shoqėria civile nė rolin e saj tė oponencės aktive, qytetare dhe tė pavarur pėr problemet e ditės? Sa e emancipuar ėshtė shoqėria politike? Sa karakterizohet frymėmarrja e mentaliteti i shoqėrisė nga ligji? Sa rezultative dhe problemzgjidhėse ėshtė burokracia shtetėrore dhe administrata publike? Sa tė institucionalizuara gjejnė vetveten shoqėria dhe marrėdhėniet ekonomike?
2. PĖRSE DYSHIM NĖ KONSOLIDIMIN E DEMOKRACISĖ SHQIPTARE?
Sė pari, prej moshės sė saj krejt tė re dhe mungesės totale tė traditės demokratike tek shqiptarėt. Sė cilės i shkojnė mjaft mirė pėrshtat fjalėt e Mustafa Nanos "mall i importuar, ushqim jo i pėrshtatshėm pėr stomakun tonė, apo raport i vėshtirė e jomiqėsor" ("Shekulli", 8 korrik 2002, "Mundimi ynė drejt demokracisė"). Kėtu, tre fenomene janė vėrejtur tek aktorėt politikė shqiptarė rrezikojnė konsolidimin e demokracisė shqiptare:
(1) kompleksi i varėsisė ndaj faktorit tė huaj. Zgjedhja e presidentit tė radhės ėshtė prova mė e fundit. Ku "konsensusi" u zgjodh jo pse e thosh Kushtetuta, por siē e thote troē Ilir Harshova ("Shekulli", 26 maj 2002, "Komedia e Presidentit") ngaqė iu tek Doris Pack prej antipatisė pėr Nanon dhe Dushkun; ngaqė Parlamentit Evropian, mė shumė se pėr aspektin institucional kish hallin si tė pajtonte Dushkun e Nanos me ulėrimat e Berishės pa pėshtyrė njohjen e zgjedhjeve tė qershorit. Duke gjetur, siē analizon saktė Andrea Stefani ("Shekulli", 30 maj 2002, "Presidenti, imoraliteti i politikės dhe korrupsioni") me oportunė, edhe pse joinstitucionale, konsensusin pėr tė korrigjuar shtrembėrimin e ligjshėm tė socialistėve dhe kėnaqur njėkohėsisht Berishėn;
(2) instrumentalizimi i mbėshtetjes sė huaj pėr tė fituar kredibilitet politik nė sytė e votuesve. Qė ėshtė i njėjtė si nė formėn e "ēeku tė bardhė" tė Gramoz Pashkos, dyshes Berisha-Rajerson zgjedhjet e 1992, parullės "nė qeverisim, bota nė ndihmon", apo propagandės zyrtare, ē'thotė nė letėr Ollbrajt pėr Ilir Metėn;
(3) kokėēarjes mė shumė pėr pasjen e mbėshtetjes sė huaj, sesa angazhimit pėr dhėnien jetė dialogut tė brendshėm. Deviza, kjo karakteristikė e Berishės, Nanos. Vetė "dialogu" i fundit mes tyre nuk ishte njė kompromis historik siē u shit me zė tė lartė nga gazetaria shikimcekėt, por ishte siē konstatojnė me tė drejtė Fatos Lubonja, Mustafa Nano, Ardian Klosi, ndėrgjegjėsim i Berishės e Nanos pėr humbjen praktikisht dhe moralisht tė pretendimit pėr ta bėrė tė tyren Presidencėn shqiptare.
Krijoni Kontakt